Studimet aktuale sugjerojnë se galaktika jonë, Rruga e Qumështit, ka deri në 400 miliardë yje dhe më shumë se 50 miliardë planete. Shkencëtarët besojnë se 1% e tyre (rreth 500 milionë planete) kanë kushte të përshtatshme për të zhvilluar forma jete.
Në trupin e njeriut ndodhen rreth 60.000 milje enë gjaku. Nëse do t’i rreshtonim ato njëra pas tjetrës, do të bënim 2 herë e gjysmë xhiro përqark botës.
Ndërsa lexoni këtë frazë, 25 milionë qeliza të trupit tuaj vdesin, por mos u frikësoni sepse organizmi juaj krijon çdo ditë afro 300 miliardë qeliza të tjera.
Kanguri mund të kërcejë vetëm nëse bishti i tij prek tokën.
Një kërmill mund të kalojë në gjumë tre vjet rresht pa u zgjuar asnjëherë.
Sipas austronatëve universi mban erë biftek të pjekur në skarë, metali të nxehur dhe tym saldimi.
Orgazma e derrave zgjat rreth 30 minuta.
Ketrat harrojnë ekzistencën e rreth 50% të arrave dhe lajthive që fshehin gjatë ditës.
Në trupin tonë ndodhet aq hekur sa për të krijuar një gozhdë të gjatë rreth 8 centimetra.
Çdo sekondë, në Shtetet e Bashkuara konsumohen rreth 45 kilogramë çokollata.
Futja e gishtave në hundë në mënyrë të përsëritur është një çrregullim obsesivo-kompulsiv i quajtur rhinotillexomania.
Bibla është libri më i vjedhur i të gjitha kohërave në bibliotekat e mbarë botës.
Truri jonë prodhon energji të mjaftueshme sa për të ndezur një llambë.
Disa lloje kafshësh kanë aftësinë të ngrijnë bashkë me akullin gjatë dimrit dhe më pas të shkrijnë dhe të rikthehen në jetë gjatë pranverës.
Një njeri mund të jetojë edhe pa 80% të zorrëve të tij. Trupi ynë mund të duket i brishtë, por është e mundur të jetojë edhe pa një pjesë të stomakut e shpretkës si dhe pa 75% të mëlçisë së tij.

Nga keto mrekullina paska dhe marrina brenda.