Nga Bedri ISLAMI
Në instagramet e shumta dhe në faqet e tyre në rrjetet sociale tashmë e shfaqin hapur babëzinë, fitimin marramendës, mburrjen e shfrenuar dhe arrogancën e pazakontë: një model që tashmë ka fituar qytetarinë e këtij vendi: bëhet fjalë për fëmijët e njerëzve të fuqishëm të politikës shqiptare në trajtën e tyre të drejtpërdrejtë.
Është një fenomen krejt i zakonshëm tashmë, të cilin e kemi në përditshmërinë tonë, në rrugë, në resurset e pushimeve, në udhëtimet, në kalimin e maqinave të shtrenjta e luksoze, në kapadaillëkun që shfaqet me aq pompë e bujë, në luksin që duket sikur nuk dihet se nga vjen, por që të gjithë e kanë adresën, në krijimin e një jetë sheikësh të vegjël dhe, më në fund, në kapjen e strukturave të shtetit, si të kapnin një qëngj për veshësh.
Shqipëria po mësohet me këto spurdhjakë të familjeve politike. Ata, dalngadalë, po bëhen normë, mënyrë jetese, zakonshmëri e përditshme.
Këto spurdhjakë, dy dekada më parë, as që kishin lindur ose ishin ende të vegjël, dhe nuk i dinë thirrjet e baballarëve të tyre kundër bllokut komunist, jetës luksoze që ishte në atë rrethinë të mbyllur, asnjëri prej tyre nuk e di se si një ditë-natë mijëra njerëz ishin të gatshëm të marshonin drejt bllokut të mbyllur për të zhbllokuar gjithçka, asnjëri prej tyre nuk e di se si përfliteshin lidhjet e bijve dhe bijave të bllokut, dhe ajo që shkruhej e thirrej asaj kohe , për pinjollët e një elite politike komuniste, në shumë raste pak lidhje kishte me të vërtetën.Tani, e gjithë ajo që ka ndodhur, është si një lodër fundviti në krahasim me atë që po ndodh sot. Spurdhjakët, pasi kanë nënshtruar etërit e tyre, tani mund të nënshtrojnë një elitë të tërë politike.
Shembulli më i dukshëm i saj është një spurdhjak berishian, me emrin Shkëlzen. Në vitet e fundit të mbretërimit të babait të tij, ai kishte vënë poshtë vetes, si një sekser politik, të gjithë dikasteret ku kishte interesa, të gjithë strukturat nga dilnin paratë; atij i dërgonin fakse të veçanta ministrat, që më pas dolën se kishin qenë shokë të motrës së tij; atij i linin një zyrë të veçantë deri në Ministrinë e Mbrojtjes; një armatë e tërë e Forcave të Armatosura ishte vënë në shërbimin e tij, vargan makinash që sillnin vdekjen në Gërdec lëviznin pas një vërshëllime, avionë të fshehtë niseshin nga Rinasi drejt vendeve të panjohura duke transportuar armë dhe barut; përmes shikimit të tij tjetërsoheshin prona, jepeshin leje, ngrihej një strukturë e tërë mafioze, e cila, ende ka gjurmët e saj.
Kush ishte ky njeri që sillte shtetin nëpër duart e tij si sjellin tespijet; çfarë vlere kishte pasur ai, çfarë risie kishte sjellë në jetën e shqiptarëve; cila forcë e kishte vendosur atë në olimpin e parasë dhe të presionit?
I ikur në vitin 1997 nga Shqipëria, pasi babai i tij kishte shembur gjithë vendin, ai gjeti strehë në shtëpinë e një kushëriri të tij, Hasan Berishës, i cili , pasi ishte arratisur nga Shqipëria, kishte zënë vend për pak kohë në Jugosllavi, dhe më pas, me ndihmën e shtetit jugsllav, kishte marrë udhën drejt Suedisë. Atje, krejt befas kishte ngrtur bizneset e tij, të lidhura më shumë me klubet e natës, por kjo nuk është një temë e këtij shkrimi. Hasan Berisha e priti djalin e kushëririt, i cili, edhe pse ishte president i dorës së hekurt, nuk kishte mundur të siguronte jetën e njerëzve të tij.
Historia tashmë dihet, djali u burrërua larg atdheut, u martue me kushërirën e tij, njerëz të një gjaku, u bë baba i dy fëmijve dhe si i tillë, prind, erdhi në Shqipëri. U rikthye, dhe si përqeshje me mësimin që kishte kaluar, iu hodh gjithë shtetit përsipër.Edhe vazhdimi i historisë dihet; jeta e tij vetjake nuk është interesante; një histori e zakonshme e bjerrësit, i cili, edhe kur është në “lulëzimin” e tij, përsëri është i bindur se pas vetes nuk ka asgjë tjetër, veçse shkretimin.
Historia se si femijët e ish-kryeministrit zaptuan hallkat e shtetit, është po ashtu e ditur dhe e njohur për këdo. Ajo që qëndron pas tyre, është po ashtu e njohur, një klan i tërë mafioz, i veshur me pushtet dhe i përforcuar nga njerëzit e dhunës. Fakti se si dy bijzës arritën të venë nën kontroll ministra, pushtetarë, biznesmenë, është ndër më të shëmtuarit për dinjitetin e vetë shtetit. Një spurdhjak politik, merita e të cilit deri kur rierdhi në Shqipëri ishte një martesë mes gjakut, arriti të vendosë diktatin e tij, pushtetin e tij, të nëpërkëmbë dinjitetin e zyrtarëve, të cilët, mbaheshin pas kësaj miqësie, si pas një dere të sigurtë , të hapur për pushtetin e tyre.
Gjithë ditën e ditës ata dëgjuan babain e tyre të fliste për mafian, krimin ekonomik e politik, për bllokun e neobllokmenët, bijtë e bllokut dhe farefisin e tyre, ata dëgjonin se si lakohej deri në brezin e katërt secili nga njerëzit që nuk i pëlqente babait të tyre, dëgjonin se si mallkoheshin prokurorë dhe hetues që mund të merreshin me to, se si degradohej përsonaliteti dhe dinjiteti i njerëzve, ndërsa jo më tinëzisht, ata bënin llogaritë e fitimeve, ngrinin vila buzë detrave, shijonin pushime të shtrenjta.
Ata dëgjonin babain e tyre të fliste për “malavita” serbe, për klanin e Zemunit, por babai iu afroi një mik familjar, i cili, as më pak e as më shumë ishte pjesë e strukturave të larta të klaneve udbashe serbe. E po ashtu, babai i tyre dëgjonte për bëmat e fëmijve të tyre, tërbohej në parlament kur ia përmendnin, kërcënonte se do ia bënte fytyrën si sholli i lëkurës së këpucës kujtdo që hynte në “teritorin” e familjes së tij. Ata dëgjonin babain e tyre të fliste për kodin e nderit, ndërsa i biri , pasi e përcillte gruan nga familja që i kishin dhënë strehë…niste aferat e reja dashurore…Ishte i bindur se i lejohej gjithçka, sepse, pasi e kishte dëgjuar të atin të thonte “shteti jam unë”, kishte thënë mbi vete se unë jam mbi shtetin.
Një shembul nuk përbën një vijë. Një shembull është vetëm një, nëse mbetet i tillë. E keqja e madhe është se kjo është kthyer në rutinë, normë jetese, gjë e zakonshme. Mjerimi i të gjithë kësaj qëndron në aktin se quhet normalitet nëse, me të gjithë familjen, i hip në qafë shtetit, e rrjep atë deri në palcë dhe kjo quhet, për më tepër, zotësi. Në qeverisjen socialiste, njëri ndër deputetët e njohur të saj, ndoshta ndër më të ndershmit që ka politika e sotme, Namik Dokle, kishte dhëndrrin shofer në ambasadën tonë në Spanjë. Nënkryetarja e atëhershme e parlamentit, me zellin më të madh, foli për nepotizëm, dhunim të shtetit, skajim të fatit njerëzor. Disa muaj më pas, pas rrokadave politike të së majtës, ajo u bë shefja e parlamentit. Ndër veprimet më skandaloze ishte dërgimi i dhëndrrit të saj, jo si shofer, por si nëpunës i rëndësishëm në përfaqësitë tona diplomatike, aty ku e bija studjonte, Strasburg, Paris. Shteti merrte përsipër të githa shpenzimet, nga strehimi, që është gjë e shtrenjtë, ushqimi, udhëtimi…Nuk e dinte e bija se e gjithë kjo që po ndodhte ishte një shkelje e të gjitha rregullave të shtetit, ishte e gjitha në kundërshtim me atë që ishte brohoritur, për liri e drejtësi..? Sigurisht, e dinte. Edhe nëna e saj e dinte. Mirëpo kjo ishte bërë normë tani, normë që kishte filluar nga sipër, nga maja e olimpit politik shqiptar dhe ishte rrokollisur poshtë, drejt të tjerëve.
Mjafton të ndjekësh, qoftë edhe nga larg, mënyrën e jetesës së bijve dhe bijave të një klase të tërë politike, pasurinë që kanë, udhëtimet që bëjnë, gjërat që reklamojnë, për të patur një ide të vakët rreth asaj që po krijohet marramendshëm shpejt: klani i spurdhjakëve të politikës. Është e dhimbshme, por e vërtetë, se e gjithë ajo që ndodh në këto sfera të politikës, konceptohet prej fëmijve të tyre si një e drejtë e natyrshme, si diçka që është lehtë të merret me mend, e për më tepër, si aftësi.
Atyre nuk u bën më përshtypje, ndoshta nuk u ka bërë asnjëherë, se e gjithë kjo pasuri vjen nga vjedhjet, korrupsioni, grabitja, shitja e interesit kombëtar; ata nuk duan t’ja dinë se babai apo nëna e tyre nuk janë asgjë tjetër, veçse pjesë e klanit vjedhës, të rrënimit të shtetit dhe të shembullit nga vjen bjerrja e besimit të njerëzve tek shteti.
Si mund të besojë dikush se ka drejtësi reale në vendin tonë kur shikon jetën e Gjin Gjonit, dhe të dhjetëra e dhjetra prokurorëve, gjykatësve, ministra e ish ministra, komunarë e bashkiakë…e për më tepër si mund të besosh kur fëmijëpt e tyre, ende 20 vjeçarë mburren me pasuritë milionëshe, si të mburreshin me një libër të bukur.
Në fund desha t’ju tregoj dy ngjarje: njëra është thuajse 10 vite më parë, kur qeverisnin socialistët. Me një mikun tim vjenez, E.Reiter, ishim në Shqipëri dhe po rrinim në një lokal afër “21 dhjetorit”. Pranë nesh u ulën tre djem të rinj dhe një më i rritur, ishte mësuesi i tyre. Njëri nga djemtë, si morëm vesh nga biseda, ishte djalë ministri; tjetri djali i shefit të policisë në Lezhë, i treti ishte një djalë i urtë, që dukej se bënte punët e vështira të tyre. Burri ishte mësuesi që kishte marrë me vete nxënësit, sepse dy të parët donin të pinin një cigare. Djali i ministrit tregonte se si babai i tij, gjatë pushimeve në Turqi, kishte luajtur tavëll me pronarin e hotelit, se si babai i tij ishte mjeshtër i madh dhe se me një dorë kishte fituar 100 mijë dollarë. Pronari , si mësuam, kishte marrë në Shqipëri dy tendera rrugësh. Tavlla ishte e qartë.
Miku im vjenez, i cili e flet shqipen krejt rrjedhëm, i dëgjonte dy djemtë dhe më tha se shteti i së drejtës do të fillonte jo kur do të dënonte këto djem të rinj, por baballarët e tyre dhe këtë mësues që i dëgjonte. Ndaj, në një shkrim të mëhershëm kam thënë se, ndoshta më e mira e përzgjedhjes së kësaj qeverie, ishte në mosthirrjen e asnjërit prej emrave të njohur ministrorë.
Shembulli i dytë vjen nga mijëra kilometa larg. Një familje gjermane, Ëalker, është e njohur për pronat e saj, shtypshkronat, pasuritë imobiliare, klinikat, për një rrjet të tërë pasurish që e kanë bërë përmes disa dekadave. I biri i tyre, quhet Paul dhe tani është rreth të 18 viteve, punon shpesh pasditeve në pronat e familjes së tij. Punon me orë pune, si të gjithë. Dhe ka vetëm një shkak: kërkon të marrë patentën e shoferit. Për këtë duhet të paguajë kursin dhe për të paguar, duhet të punojë. Kaq e thjeshtë është kjo. Asnjëri nga prindërit nuk i bën dhuratë pagesën e orëve të mësimit. Jo se nuk kanë, por sepse ashtu duhet. Dhe sepse gjithçka është vënë me djersë të ndershme.
E mendoni dot një birbo politik në Shqipëri, nga këto spurdhjakët që citova më sipër, e nga shumë të tjerë që janë të njohur apo të panjohur, që të punojë për “kaq pak gjë”, të korrë bar, të pastroj makinat, të krasitë pemët dekorative…? Është krejt e pamundur.
Unë njoh me dhjetëra djem të rinj në Shqipëri, vajza të reja, nga familje të ndershme, të cilët pasi mësojnë paradite, punojnë deri natën vonë, jetojnë me djersën e tyre, por këto nuk gjenden, ose më saktë, gjenden krejt rrallë, në klanin e familjeve spurdhjake të politikës, të cilët kanë nxjerrë nga hundët spurdhjakë të vegjël politikë.
Dhe pasi kemi duruar për disa dekada prindërit e tyre, do të na duhet të durojmë edhe bijtë e bijat e tyre? Medet.

PERSHENDETJE DITA
Ndërtimet e reja te Diga e Liqenit
Sot pashe qe kishte filluar punimet Gener 2 e Bashkim Ulajt te Liqeni. Ulaj eshte prane Berishes, per ata qe nuk e dine. Leja ishte per pallate 17 kateshe! Nderkohe, mora nje shok qe ka me shume informacion dhe tha qe kjo nuk ishte shqetesuese, krahasuar me ndertimin qe pritet te beje firma e Irfan Hysenbellit. Behet fjale per nje pallat 40 katesh, qe do mbije ne fillim te diges.
Ku di ndonje gje me teper, i lutem te na e thote te gjitheve qe ta dime deri ku shkon makuteria e “parise”.
P.S. Si i behet me upload ca foto te zones ku kishte fillu ndertimi?
O Bedri , je shume qesharak ne kete shkrim
Por Sala prandaj e humbi pushtetin , se midis te tjerave kishte edhe ekto te meta qe reshton ti me siper
porse nga ana tjeter te merresh ne keto kohe me bemat e djalit te Sales , nderkaq qe Banka kryesore e Shtetit shqitpar eshte bere si thesi i Sudes , tregon se qenke nje medioker,
ose je nje i semure nga vulgariteti i fanatizmit partiak….
Nuk te bejne pershtypje ty more , depudetet rugece te futur ne PS, qe nxjerrin ripin e godasin depudetet e opozites , sikur jane halabake rugesh ? Apo kjo gje te duket normale ty…?
Nuk te ben pershtypje ty o Bedrana ,ky qejfldiu i Kocos , per te cilin po zjen gjithe Shqiperia ?
Nuk te ben pershtypje ty ,qe nje i lakuar Prokurroia italiane dhe nga Mafia italiane , zgjidhet ne krye te pushtetit lokal ne Vlore ?
Nuk te ben pershtypje ty vjedhja e Bankes se shtetit dhe per me teper akoma arroganca e tej-skajeshme e Fullanit qe thote :”..jam ne pushime ndaj nuk shkoj ne prokurori..” ?
Kjo eshte skandaloze fare ,sikur nuk ka pushtet fare ne ate vend ……as opozite, as pozite , as gje fare
Per kete rast , po ta diskretitosh Salen qe i del ne Mbrojtje Fullanit, jo te merresh me ato “pulat e ngordhura ”
Ndersa ti o Bedrana , na flet per djalin e Sales –WOW ! Na mbushe mendjen me kriticizmin tend “konstruktiv”
Pse nuk i bllokon kkrrt e republikes keto punime?
Konstatime te njohura ,diagnoza e Arnaut stanit.Ajo qe me beri pershtypje eshte se autori shef kermat e njeres ane .Per palen tjeter nuk ka sy .Per Nano ,Kokedhime ,Gramoz ruc e gjithe soin e sorollopin komunist asnje fjale .Mekanizmi i propogandes komuniste funksionon mjaft mire .
PUSHTIMI KOMUNIST VAZHDON .EKONOMI,DREJTESI,POLICI .USHTRI e TELLALLET E SHTYPIT,MEDIAS ,jane ne duart e tyre .E vetmja shprese per venin eshte Kokedhima dhe Agron Cane .Ti popull arnaut bej durim
DHE MEQE I ZOTI PER GJE TJETER S’JE
MBAI NE KURRIZ SEMIRE I KE
z. Bedri, keni shume te drejte qe sillni ne vemendjen e publikut keta spurdhjake, dhe sinqerisht qe ju pergezoj per nje gje te tilla. Nje gje nuk e kuptova: perse nuk permend edhe emrin e Erikut te Full Hajnit? apo kunantin e Lul pd-se? Me duket se te ka mbetur ora vetem tek salistet… Por ne qofte se deshiron te jeshe i besura dhe i drejte me publikun mos harro te permendesh edhe Nanoistet, Metistet dhe Edistes ……!! Tung.
Ju pershendes Z.Bedri per shkrimin qe botoni ne DITEN-tone.Siperher i sakt dhe dobiprures per kete vend qe po vuan nga oligarkia aktuale dhe pasardhese me e tmerrshme.Ne keto 23 vite ky popull eshte vjedher,vrare e poshtruar nga drejtusit e pafte,por & qellimkeq dhe tashme eshte zor te meret kthesa per me mire.PSE? A mendon Zeni,Argita e CO per popullin?Kurrsei!Ky vend rregullohet athere kur ishpushtetaret,& aktual qe kan abuzuar me pushtetin-te futen ne burg dhe tu seguastrohet pasunia,duke i vene ne interes te popullit.Po a mund te behet kjo?Rasti i FULLANOMANISE verteton se korrupsioni ka arritur kulmin & drejtusit e BSH mbrohen nga ishet & pushtetaret aktual.Fullhani duhej arrestuar qe diten e pare dhe femijet e tije duheshin lene pa brek ne prapanice.Po kush do e beje kete?Kryeministeri RAMA- me gjith predispozicionin,nuk ka kopetenca & ndodhet ne fushe te minuar.Po Arvizu pse shkoi te Fllani?Po Meta pse nuk prononcohet? BOBO ÇNA GJETI E ÇDO NA GJEJE..MJER POPULLI QE S’NGRIHET SE U VRA ME 21 JANAR…!!!???
E kam me ju bashkekombasit e mi… jeni idjote deri ne neveritje. Viheni ne mbrojtje te kraheve politike nderkohe qe cdo dite vidhet dhe varferohet jeta juaj dhe e pasardhesve tuaj. Shihini gjerat me syrin kritik dhe respektoni dinjitetin tuaj. Mjaft duke qare hallin se po ju preken krahet politike se ata spurdhjake kane menduar per jetet e tyre dhe te femijeve te tyre dhe sinqerisht as qe besoj se e kane nevojen qe ju ti mbroni.
Bedriu “ushqim” per lexuesit, mbetet gjithmone.