Premisa e parë dhe themelore e një analize të saktë është të pasurit qartë të natyrës së partive politike në një moment të caktuar historik si dhe përcaktimi i saktë i asaj që ato synojnë. Nëse lë në harresë këto premise, përfundimi i analizës do të jetë i deformuar. Dhe kjo është mangësia e analizave dhe vlerësimeve që rëndom bëhen sot lidhur me situatën në Shqipëri. Prandaj në vend se të zbulojnë shkakun e të keqes, ato degradojnë fatalisht në moralizime që nuk i vlejnë askujt.
***
Konkretisht kemi dy parti të mëdha, PS dhe PD, që përplasen për reformën zgjedhore. Një analizë jashtë natyrës së partive të shtyn drejt këshillave moralizuese si: “është mirë të merren vesh”, “duhet të venë interesin e Atdheut mbi atë të partive” e të tjera demagogjira si këto që nuk i hyjnë në punë as dreqit. Për më tepër një analizë e tillë e gjymtë nuk shpjegon se përse nuk është i mundur mes tyre konsensusi për reformën në drejtësi, edhe pse shumë i dëshiruar nga pjesa më e madhe e shqiptarëve.
***
Për mendimin tim, ky konsensus nuk është i mundur, në radhë të parë, për shkak të natyrës autokratike të lidershipit të PD me në krye Sali Berishën. Natyrë që është demonstruar që në ditët e para të qeverisjes së PD, menjëherë pas rënies së komunizmit. Berisha, nga posti i Presidentit të Republikës, bëri gjithçka për themelimin e një pushteti gjyqësor të varur prej tij dhe në shërbim të ambicieve të tij politike. Këtij qëllimi i shërbeu “kursi i plepave” që zëvendësoi besnikët e PPSH me besnikë të Berishës në gjyqësor, shkarkimi i 4 kryeprokurorëve si dhe keqpërdorimi i prokurorisë dhe gjykatave për të shantazhuar e dënuar kundërshtarët politikë (burgosja e Fatos Nanos mbetet mjaft kuptimplotë) por edhe për të mbrojtur veten dhe delfinët e tij nga ndëshkim i ligjit për krime dhe korrupsione të faktuara (rruga Durrës-Kukës, “Gërdeci”, “21 janari”). Autokrati Berisha e ka mbajtur gjyqësorin përherë në sqetullën e tij për ta keqpërdorur. Ai ka bërë ndër vite pikërisht atë për të cilën akuzon sot se është gjoja aspiratë e Edi Ramës. Për shembull, akuzon Ramën se aspiron të kapë Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLD). Por qysh në vitin 1994 Human Rights Watch/Helsinki, denonconte kapjen e KLD nga Berisha dhe qeveria e tij. Nga një publikim i atyre viteve prej këtij institucioni mësojmë se: “…ka mjaft prova që tregojnë se ky Këshill ka qenë instrument i rëndësishëm për nënshtrimin e pushtetit gjyqësor nga ai ekzekutiv…ka patur shumë raste në të cilat gjyqtarët janë pushuar nga puna, janë urdhëruar ose janë emëruar në detyra më të ulëta me urdhër të Këshillit, për shkak se kanë dhënë vendime që nuk janë përputhur me pikëpamjet e qeverisë dhe të presidentit”.
***
Berisha akuzon Ramën për diçka që e ka bërë vetë. Zef Brozi, ish kryetar i Gjykatës së Kasacionit i shkarkuar për mosbindje ndaj vullnetit të autokratit Berisha, në një intervistë të atyre kohëve dhënë Human Rigts Watch/Helsinki, do të pohonte se “Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk bën asgjë pa aprovimin e Berishës. Ai është nën kontrollin e tij të drejtpërdrejtë. Pse? Sepse përbëhet vetëm nga njerëz që i ka propozuar dhe emëruar ai vetë”. Duke patur të qartë natyrën prej autokrati të Berishës, duhet të jesh ose fanatik i tij, ose i blerë dhe i korruptuar prej tij që të besosh se Saliun e ha meraku për pavarësinë e gjyqësorit. Është krejt e kundërta. Berishën e alarmon pikërisht mundësia e krijimit të një gjyqësori të pavarur nga të gjithë. Për të kuptuar qëllimet e tij të vërteta duhet të ballafaqosh ato që ai thotë me ato që ai ka bërë. Dhe në konkluzion do kuptosh se Berisha synon pikërisht të kundërtën e asaj që propagandon. Duhet t’i kthesh kokëposhtë deklaratat e tij për të gjetur të vërtetën. Për shembull, kur thotë “Rama synon të kapë drejtësinë” duhet kuptuar se është ai vetë që synon të mbajë të kapur drejtësinë.
***
Në rast se e lë jashtë analizës këtë natyrë të lidershipit të PD, që nuk ka ndryshuar edhe pasi ajo ka rënë nga pushteti (nuk kemi dëgjuar as edhe një kritikë në PD dhe Berisha mburret nga kjo parti si lideri historik pas shembullit dhe mësimeve të tij duhet të ecet edhe në të ardhmen) mund të të duket normale dhe e drejtë kërkesa e tij për emërimin e titullarëve të magjistraturës me 2/3-tat e votave të Parlamentit, dhe jo me 3/5-tat siç këmbëngul shumica. Por kur ke parasysh natyrën autokratike dhe të korruptuar të lidershipit që qëndron pas kësaj kërkese, kupton se ajo nuk synon ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit, por përkundrazi, një vetokraci që do t’i jepte mundësi një pakice të korruptuar që të mbrojë veten nga ndëshkimi i një drejtësie të pavarur prej saj.
***
Ky synim, i kamufluar me alarm fals për kapjen e gjyqësorit nga shumica, del edhe më në pah kur ballafaqon pretendimet e PD me atë çka ofron realisht reforma. Është e vërtetë që Komisioni i Venecias vëren se nëse anëtarët e KLD zgjidhen me 3/5-tat ekziston rreziku i kapjes se tij nga një shumicë që aktualisht i ka 3/5-tat. Dhe kjo është situata në Shqipëri. Por Venecia nuk ka sugjeruar si zgjidhje që shumica e cilësuar të rritet me 2/3-tat sikundër i bie këmbës PD. Në vend të një ndryshimi të tillë që, në fakt, do t’i jepte PD një veto që do t’i mundësonte të impononte në KLD emërime të parrezikshme për korrupsionin që trashëgon, Venecia ka propozuar që në legjislacionin zbatues të reformës të sigurohet që propozimet e kandidatëve të jenë sa më të lira nga ndikimi politik.
***
Dhe këtë sugjerim të Venecias e kanë patur parasysh ekspertët ndërkombëtarë (OPDAT dhe EURALIUS) si dhe ata të pavarur shqiptarë që kanë bashkëpunuar me ta, kur kanë hartuar draft projektin. Për rrjedhojë, pavarësisht se zgjedhja bëhet me 3/5-tat (84 vota) asnjë rrezik nuk ka për kapjen e KLD apo gjyqësorit në tërësi. Sepse, sikundër kanë bërë të qartë publikisht ekspertët, kandidatët që do votohen nga Parlamenti do të propozohen nga një numër institucionesh të vetë gjyqësorit. Pra, kandidaturat do të propozohen nga një mjedis institucional policentrik, jashtë politikës dhe shumë i vështirë për t’u dominuar nga një parti apo shumicë në pushtet.
***
Ndërkaq, edhe kohëzgjatja e mandateve do të jetë e tillë që asnjë parti apo shumicë në pushtet, të mos ketë mundësi të ndërrojë të gjithë stafin e një gjykate por vetëm një numër të vogël të tij. Natyrisht, ajo mund të ndërrojë edhe të gjithë stafin e Gjykatës Kushtetuese apo të Gjykatës së Lartë por për këtë, do t’i duhej të qëndrojë në pushtet për më shumë se dy apo tre mandate rresht. Një arsye më shumë që shqiptarët të kuptojnë se nuk është mirë që një parti apo koalicion, të qëndrojë më shumë se dy apo tre mandate në pushtet.
***
Me projektin që është përgatitur nga ekspertët, rreziqet e kapjes së gjyqësorit nga një shumicë në pushtet minimizohen si kurrë më parë. Prandaj edhe alarmet e PD për kapjen e gjyqësorit nga Rama dhe për ambicien e këtij të fundit për t’u bërë edhe kryeprokuror, edhe kryegjyqtar, rrëzohen nga një shqyrtim i vëmendshëm i projekt reformës. Por nuk është e para herë, që Berisha (dhe pas tij Basha që ndjek Berishën si hija trupin e vet) akuzon të tjerët për ato që ka bërë vetë apo planëzon t’i bëjë vetë. Sepse është Berisha që ka bërë kryegjykatësin kur burgosi liderin e opozitës Fatos Nano, kur më pas (në vigjilje të vitit 2005) premtonte se nuk do ta burgoste Fatos Nanon po të vinte në pushtet, kur impononte pezullim të gjykimit për Lulzim Bashën. Ka qenë Berisha që bënte kryeprokurorin kur shkarkonte kryeprokurorët Haxhia, Rakipi apo Sollaku se nuk i bindeshin vullnetit të tij, apo kur shantazhonte dhe fyente publikisht Ina Ramën. Prandaj, sa herë që hap gojën Berisha, që të kuptosh të vërtetën duhet që t’i kthesh përmbys ato që ai thotë. E kundërta e tyre është e vërteta. Edhe për reformën në drejtësi.

Dita na merzitet me kete berishen cdo dite. Nuk keni tema te tjera te cilat shqetesojne njerezit. Nese nuk shkruani dot i vini drynin dhe hapeni kur te jete prape ps ne opozite se ashtu shkelqeni
Nuk ju ka thene Rama qe ka bere pakt me berishen dhe nuk do i prek asnje qime floku. Pse beheni kaq budallenj??????????????????????????
Po nuk u fut ne burg ky plehre nuk ka per te ecur perpara ky vend
Ndonje shkrim per Ilir Meten do e beni?
Konet e informacionit e ‘gazetaret’ te rraces FEV-ZI kane ngelur pa kocka qe u kane hedhur tere jeten treshja BE NA ME Sali Biberaj e arvizi—–NDERRONI MELODI ose merni ARRATI!
Rama nuk ka bythe. Keshtu si po skillet Rama, na bind se ka bere nje mare eshte te HESHTUR e te forte dhe nuk I dihet se ku. Rama po nuk coi ne ve dine duhur Berishen DUHET TE Ike edhe vete. I ka bere lesh arapi gjerat. Populli do drejtesi jo mareveshje me kriminelet.
Tani e kuptuat qe berisha e ka koken poshte?Por del qe paska bythen me te zgjuar.Fol poshte e pjerdh larte.
O DITA, KY STEFANI NUK PO E KUPTON SE I BIE LEGENIT KOT ME KET SAL BERISHEN DHE ESHTE BERE BOZE NAJ MESOHENI JU DUKE MOS JA BOTUAR SHKRIMET SE NA CAU TRAPIN. PO NE NJE VRIME I BI FYLLIT. TSHKRUJ NOJ GJO TJETR MO JAHU.
Deri kur :Ky Kuvend,kjo qeveri,ky popull do t’i mbajne syte e lidhura,veshet te zena,gojen e mbyllur per saLESHserbin qe eshte krimineli me i madh i te gjithe kohrave te Shqiperise.
Deri kur PD do ta kuptoje ,sa te kete pelicelinen s’ka per te fituar kurre.