Ish-prokurori i rrethit të Gramshit, Violent Çoniku, tashmë avokat në Tiranë, ka hetuar dosjen e vrasësve të deputetit demokrat Azem Hajdari. Gjatë një bisede me të, zhvilluar në zyrën time më 23 maj 2008, ish-prokurori Çoniku, më ka rrëfyer trajtimin e kwsaj dosjeje krimi. Tani, 16 vjet pas ngjarjes, kjo vrasje ka ridalë sërish në skenë nëpërmjet gazetës “DITA”, pas një interviste të gazetares Mira Kazhani, zhvilluar me Jaho Salihi-Mulosmanin, të dënuarin e përjetshëm me akuzën si vrasës i Azem Hajdarit. Deklarimet e Salihit, kanë aktivizuar dëshmitë dhe pozicionet e shumë gazetarëve investigues vendas e të huaj, madje edhe reagimin e zonjës Fatmira Hajdari, bashkëshortes së Azemit. Në bisedën e zhvilluar me gazetarin Halili, ish-prokurori Çoniku, flet për “odisenë” e mos hetimit të plotë të dosjes “Hajdari”
– Zoti Çoniku, kur e keni patur kontaktin e parë me dosjen “Hajdari”?
Në tetor të vitit 2002, jam ngarkuar me urdhër të prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, për t’u paraqitur dhe për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar “Klosi”, i cili kishte në trajtim dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Në këtë komision parlamentar jam përgjigjur për çdo pyetje, të drejtuar prej ish-anëtarëve si Bashkim Fino, Mustafa Muçi, Gazmir Bizhga, Spartak Ngjela, Fatos Beja, Edi Paloka etj, të cilët kanë kërkuar informacion nga ana ime, mbi një çështje, që unë kisha hetuar si prokuror në Gramsh, në lidhje me dy të arrestuarit Isamedin Haxhia dhe Halil Haklaj, të cilët ishin arrestuar në 17 korrik 1998, “për trafik armësh”.
Këto emra, më pas rezultoi se kishin lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit. Për këtë edhe u thirra në komisionin hetimor parlamentar. U jam përgjigjur gjithë pyetjeve, në përputhje me dosjen hetimore që kisha përgatitur për ta, në lidhje me arrestimin e tyre, për trafikun e armëve.
– Në ç’drejtim orientoheshin pyetjet që ju bënë deputetët e komisionit hetimor?
Pyetjet nisën për dy të arrestuarit Isamedin Haxhiaj dhe Halil Haklaj, rreth dosjes hetimore me nr.106, korrik 1998, persona të cilët akuzoheshin “për trafik armësh” dhe më pas, sipas ngjarjeve e akuzave, akuzoheshin për vrasjen e Azem Hajdarit. Konktretisht, deputeti Spartak Ngjela, më ka paraqitur në komision një dokument, të cilin e kishte tërhequr me autorizim të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Thoedhori Sollaku, dokument që përmbante një informacion të dërguar nga SHISH, firmosur nga ish drejtuesi i Fatos Klosi, në të cilin përcaktohej, se (unë) prokurori i Gramshit Violent Çaniku, kisha arrestuar dy shtetas dhe konkretisht zotërinjtë Isamedin Haxhia dhe Halil Haklaj, pasi sipas atij dokumenti, “gjoja mua, më kishte telefonuar Azem Hajdari, për t’i arrestuar”.
Ky dokument, besoj se gjendet në Prokurorinë e Përgjithshme, në arkivën e SHISH dhe në Komisionin Parlamentar, dokument të cilin ma kishte përmendur shoqërisht edhe ish-Prokurori i çështjes “Hajdari”, zoti Haxhi Giu, por që na atë kohë, nuk i kushtova rëndësi. Kur u ballafaqova në Komisionin Parlamentar, këtë dokument ma paraqiti deputeti Spartak Ngjela.
Zoti Ngjela, më pyeti me këmbëngulje: – A është e vërtetë kjo që thotë SHISH, në këtë informacion? – A qëndron fakti, që Azemi të ka dhënë porosi për të arrestuar Haxhiajn dhe Haklajn? Përgjigja ime ishte kjo: – Ai informacion është një trillim i SHISH dhe Azem Hajdari, nuk më ka zënë në gojë emrat e tyre asnjëherë.
Më pyetën dhe anëtarët e tjerë, të cilët interesoheshin për arrestimin e tyre dhe nëse kishte ndonjë ndërhyrje, për t’i liruar nga burgu. Madje, Bashkim Fino më tha, se “kishte përgatitur 100 pyetje, por që nuk m’i bëri, mbasi më tha se “i kuptova gjërat”. Por zoti Fino, më bëri një pyetje për Fatos Klosin, duke u interesuar “nëse gjendej zoti Klosi, apo jo në Gramsh dhe a kishte ndërhyrë tek mua si prokuror, për t’i liruar”. Unë ju përgjigja: “Fatos Klosi ka qënë në Gramsh në datën 24 gusht 1998, kur dy personat ishin në burg, por nuk më ka kërkuar lirimin e tyre. Po në atë datë dhe në atë orë, ka qënë në Gramsh edhe ish-ministri i Drejtësisë, Thimjo Kondi”.
– A keni patur kontakt atë ditë, me zotin Thimjo Kondi?
Nuk kam patur asnjë kontakt, madje as përshëndetje me të. Ai shkoi në Gjykatën e Rrethit Gramsh, që ishte një kat poshtë prokurorisë. Unë nuk e di se çfarë bisedoi, por di faktin që procesi gjyqësor i Haxhiajt dhe Haklajt, ishte caktuar nga gjyqtarja e çështjes Brundilda Çarçiu, të zhvillohej në datën 20 tetor 1998. Pas ardhjes dhe ikjes së Thimjo Kondit në gjykatën e Gramshit, data e gjyqit ndaj tyre u afrua dhe u caktua në datën 4 shtator 1998, seancë në të cilën, si Isamedin Haxhiaj dhe Halil Haklaj, befasisht dhe në mënyrë të papritur u liruan.
– Sipas jush, cili ishte motivi i lirimit të tyre?
Nuk u dha asnjë shpjegim në seancë gjyqësore, por lirimi i tyre u motivua me faktin, që armët ishin në qarkullim të lirë për gjithë shqiptarët pas hapjes së depove në vitin 1997 dhe kështu, sipas vendimit të gjykatës Gramsh, ata u dënuan vetëm me kohën e paraburgimit. Madje u bënë edhe “kujtesa”, që “të mos merret më askush me këtë çështje”.
– Po ju, a keni patur ndërhyrje për lirimin e tyre?
Këtë pyetje, ma ka bërë komisioni Hetimor Parlamentar dhe unë dëshmova, se kisha një ndërhyrje, veçse jo nga SHISH por nga Izet Haxhia, vëllai i Isamedin Haxhiajt, bodigardi i Sali Berishës, i cili dihet që në ato kohë fliste në emër të “doktorit”, por që kjo ndërhyrje nuk më nxiti të ndikoja në lirimin e tyre. Madje pas refuzimit tim të prerë, Izet Haxhia nuk e vazhdoi më kërkesën. Ata janë liruar, siç e thashë më sipër, pas ardhjes në gjykatë të ish-Ministrit të Drejtësisë Thimjo Kondi.
– A e ka patur dosjen e tyre, Komisioni Hetimor Parlamentar?
Ajo dosje është përgatitur nga mua dhe më pas kur jam interesuar, më kanë thënë: “Nuk egziston më në prokurori”, mbasi sipas informacioneve, “këtë dosje e kishte marrë SHISH”.
– Ç’ lidhje ka lirimi i tyre, me vrasjen e Azem Hajdarit?
Ata u liruan në datën 4 shtator 1998. Sipas dokumentit të SHISH, që m’u paraqit në Komisionin Hetimor Parlamentar, thuhej që “këta i kishte arrestuar “një porosi e Azem Hajdarit, porosi që më ishte dhënë mua prej Azemit”.
Ky dokument, u ishte bërë i ditur dhe dy të arrestuarve Haxhiaj e Haklaj, të cilët e kishin në dorë, madje siç më kanë deklaruar gjatë hetimeve “kjo ishte lojë, për t’i nxitur për të krijuar konflikt me Azem Hajdarin e për t’u hakmarrë ndaj tij”.
Pas lirimit të tyre në datën 4 shtator 1998, ndodhi vrasja në datën 12 shtator 1998, vrasje për të cilën u arrestua Isamedin Haxhiaj dhe miku i tij Fatmir Meta, si dhe u akuzua Halil Haklaj, i cili afro 1 vit më pas, në datën 4 gusht 1999 u vra, përpara se të bëheshin arrestimet për vrasjen e Azemit.
– Me çfarë vendimi, doli Komisioni Parlamentar pas pyetjes tuaj?
Komisioni Hetimor Parlamentar, duhej të kërkonte hapjen e dosjes, për arsye se aty u paraqitën fakte dhe rrethana të reja të ngjarjes, që hedhin dritë mbi organizatorët e vërtetë të vrasjes së deputetit Azem Hajdari. Nga hetimet e bëra, kam rezultuar se grupi i vrasësve të Azem Hajdarit përbëhej nga 17 persona, nga të cilët 6 janë vrarë. Nëse dosja hetohet nga e para, dalin të gjithë emrat e vërtetë të kësaj vrasjeje. Kam kërkuar, që në Komisionin Parlamentar të thirret ish-ministri Thimjo Kondi, i akuzuar si liruesi i tyre real dhe si ndërhyrës për të shpejtuar datën e gjyqit në Gramsh e për t’i liruar ata, por gjithë anëtarët e Komisionit të të dy krahëve politikë heshtën dhe e mbyllën procesin e pyetjes time, për dosjen “Hajdari” pa asnjë vendim.
– Përveç Komisionit Parlamentar, cilët kanë dijeni rreth informacioneve tuaja “sekrete”, në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit?
Vetëm Sali Berisha! Madje Berisha, ka prova që nuk janë prezantuar as në dosje, as në gjykim, as në hetim nga prokuroria dhe as janë lejuar të trajtohen prej meje në Komisionin Hetimor Parlamentar. Për dëshminë që dhashë në Komisionin Hetimor Parlamentar, kam vënë në dijeni vetëm zotin Sali Berisha, i cili, për hir të së vërtetës, e ka marrë dëshminë time me shkrim, para se të vija në komision, ose më saktë, qysh në muajin gusht 1999. Ai i ka të gjitha letrat e dosjes dhe dëshminë time.
Njw javë përpara paraqitjes në Komisionin Hetimor Parlamentar, kam shkuar përsëri tek Sali Berisha kur isha me detyrë prokuror në Pukë, duke më njoftuar nëpërmjet sekretarit të PD Pukë, i cili më erdhi në shtëpi e më tha: “Me porosi të doktor Berishës, më ka njoftuar Edi Paloka, që të paraqitesh urgjent në Tiranë”. Ashtu veprova. Kur shkova në zyrë tek Sali Berisha, ai më tha: “Këto ditë, do të jesh i thirrur në Komisionin Hetimor Parlamentar për dosjen “Hajdari”. Thuaj ato që më ke thënë mua dhe deklaro që Fatos Klosi dhe Thimjo Kondi kanë qenë në Gramsh dhe pas ikjes së tyre, janë liruar Isamedin Haxhiaj e Halil Haklaj. Ke mbështetjen time”.
– Si vijoji më tej dhe si u mbyll, biseda me Sali Berishën?
Është një bisedë, që do ta bëjë publike më vonë… Mund të them, se unë kam bërë disa takime me Sali Berishën për “dosjen” e Azem Hajdarit dhe ecurinë e saj në hetime. Berisha më thërriste duke shfrytëzuar faktin, që unë isha isha mik i afërt i Azem Hajdarit.
Ka edhe shumë fakte të tjera, të cilat ia kam dhënë nga hetimet dhe bisedat konfidenciale, që kam bërë me Haxhiajn dhe Hakljan. Sali Berisha i di të gjitha, ia kam lënë me shkrim, me detaje. Më porosiste: “Mos i trego askujt as në familje, që ke biseduar me mua. Mos i jep askujt asgjë nga këto që më ke dhënë mua”. Disa kohë pasi i kisha dorëzuar provat në një takim tjetër me të, unë i kërkova Berishës të hapej hetimi për këtë dosje. Ai më tha: “Patjetër që do ta hapet. Kur të vijmë në pushtet do ta hapim”.
– A mendoni se provat që ka Berisha, zbardhin çështjen “Hajdari”?
Siç e thashë, Sali Berishës i kam dhënë shumë fakte dhe emra që nuk i kam thënë as në Komisionin Hetimor Parlamentar, sepse komisioni e ndërpreu pyetjen time. Berisha është i vetmi person, që i di të gjitha detajet, emrat dhe faktet që nuk janë futur as në dosjen gjyqësore. Sali Berishës i kam dhënë prova të plota me emra e pseudonime personash dhe vendesh, kode komunikimi sekrete mes atyre që organizuan dhe realizuan vrasjen e Azem Hajdarit. Por ai ka vite që i ka bllokuar e nuk i nxjerr këto prova. Sikur Berisha, të çoj në prokurori vetëm disa prej atyre provave, dosja “Hajdari” e detyron drejtësinë ta rihap këtë dosje urgjent dhe ajo zbardhet lehtësisht e shumë shpejt.
– Në gjykimin tuaj, rezulton se mund të rihapet dosja “Hajdari”?
Dosja “Hajdari”, rihapet vetëm me vendim të Gjykatës së Lartë, me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithëshme, me bazë ligjore: “Rishikim i çështjes, kur dalin prova të reja”. Të tilla “prova të reja” ka me shumicë Sali Berisha nga ato që i kam dhënë unë, por që mendoj se qëllimisht, nuk figurojnë të jenë “qepur” e trajtuar në dosjen përkatëse. Madje, as Sali Berisha nuk i ka paraqitur në organin e akuzës, siç më deklaroi.
Nëse dosja rihapet, Berisha le t’i çoj këto prova sic ka deklaruar, ose t’ia kërkoj prokuroria, sipas ligjit mbi procedurën e denoncim-dëshmive, të personit që ka dijeni, që është shprehur publikisht me akuza konkrete dhe që disponon “prova të reja”. Ai i ka këto prova.
Është një dosje speciale me “Nr. 106”, që mbanë brenda gjithë të vërtetën e vrasjes së Azem Hajdarit, por që vazhdon të mbahet e bllokuar. Sali Berisha, si mik i Azem Hajdarit, i betuar mbi trupin e tij “për drejtësi”, duhet të jetë i pari që duhet të kërkoj këtë rihapje dosjeje.
– Ç’është kjo dosje me “Nr. 106”, që mbahet e bllokuar dhe ku gjendet?
Ju bëjë me dije, se “Dosja Nr.106”, ka gjithë deklarimet reale gjatë pyetjes së Haxhiajt dhe Haklajt, me detaje e prova paraprake, të cilat nëse trajtohen me korrektesë dhe vlerësim të plotë gjykimi, mendoj se të çojnë lehtësisht në vrasjen e vërtetë të Azem Hajdarit. Unë kërkova nga Komisioni Hetimor Parlamentar, që procesi i pyetjes time për vrasjen e Azem Hajdarit, të niste nga hapja e dosjes hetimore “Nr. 106”, por anëtarët e komisionit refuzuan.

Fakte ka,por arrestime nuk ka.Kush do te jet ai burre qe te beje zap nje antiburre?Kur do bejne detyren prekuroria e gjykatat tona?Kush e pengon qeverisjen e re qe te veproi?Kush e pengon Edi Ramen,bashkefajtoret me Saliun?Votuesit 1 miljonesh po presin.NQS s’vepron-keto do kthehen ne te kundert.
Fytyra e vertete e Berishes.
“Mos trego as ne familje qe ke folur me mua per keto”, po ja qe vjen nje dite dhe e verteta del ne drite.
Ky prokuror duhet te tregoje dhe materialet qe ka fshehur per ndryshe kurre nuk do ta kete ndergjegjen te qete dhe jo vetem ndergjegjen….
Me vjen keq per fisin e Haklajve qe me sa duket ky vampir (Berisha) e ka shuajtur perfundimisht.
Dy fjale per komentuesin Meteh dhe Drejtesin : I nderuar komentues Meteh,nese ju i vini faj Edi Rames per problemet e deri sotme e keni gabim.Ka ikur koha e Partise -Shtet ku drejtuesi i partise bante ligjin si ne kohen e Enverit e ma keq ne kohen e Saliut.Ju e shihni mire qe Drejtesia si Gjykatat e Prokuroria nuk varen prej Qeverise.Besoj qe çdo dite e ma shume po bindemi se KLD i formuar nga Saliu dhe i mbrojtur nga vartesi i tij Nishani po mbrojne kriminelet duke i nxjerre jashte nga burgjet.Nese jetoni ne Shqiperi i kupton ma mire keto gjera.Detyra qe i del Edi Rames dhe Kualicionit Qeverisesh ashte çmontimi i kesaj katrahure ne Drejtesi nepermjet ligjeve te reja.Kjo pritet te bahet por don edhe kohe edhe mbeshtetje.
Sa per Drejtesine e sotme ashte fatkeqesia e popullit shqiptar sepse krimineli mbron kriminelin,hajduti mbron hajdutin,populli i thjeshte i vuan.Duhet vertete nje lloj Revolucioni me duar te pastra por me vullnetin e Parlamentit qofte edhe sikur gjygjtaret e prokuroret te zgjedhen direkt nga populli.
A mund te mendoj se tek zoti Violent Celiku,ish-prokuror,te kene triumfuar pas 16 vjetesh skrupujt dhe morali profesional ,njerezor dhe kombetar???????
Ende nuk mund t’ja pohoj vetes kete.Eshte vete ai ,qe ne vijim,do te ma jape kete mundesi.
Ky Violenti diçka di por nuk kupton qe Saliuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu i ka hapur nje dosje me vehte ketij te gjorit e e akuzon si bashkepunetor ne mbylljen e dosjes “Hajjjjjjjjjjjjdari”.
Une kam lexuar edhe shume vite me pare nga keto deshmi prej teje ! Ke shume te drejte,por sa e sa i kane shkuar nder duar keto deshmi ! Deshmitare te tille, si personi juaj , nuk duhet te preferojne te shkojne ” per gjah “, apo te qarkullojne lirshem ! Shprehja e Sali Berishes qe ” …edhe ne familje mos i bisedo keto ” , eshte me pasoja per Ju ! Qofsha i gabuar , zoti Violent !
PO CA PRET O LLALLE E THARTUAR. DERGOI GJYKATES SE LARTE KERKESEN PER RIHAPJEN E PROCESIT HAJDARI. ÇA PRETE TI URDHER NA BERISHA QE TE VURI ATY KUKULLEN E TIJ. AJD MOS U MERZIT O LLALLE SE I RI JE DHE KETU DO I LASHE DHE TI. DO DALIN 1 DITE TE PA LARAT. PUUUUUUU LEGEN BURRE. IK BEJ DOREQE MINIMUMI I NJE BURRERIE
Eshte fatkeqesi per Shqiperine dhe shqiptaret.Qeverisja e sotme eshte:” litari i lene jashte” i nastradinit,pluralistit Ramiz Alia.Shumica e deputeteve-pushtetare dhe familjareve te tyre pelqejne vetem perfitimin,kusarine dhe eshte i parendesishem per ta Atdheu,Dinjiteti Njerzor,Familja.Votoni shqiptare per mashtruesit,genjeshtaret,spiunet ,hajdutet te tipit Pelicelina-Ajdari.