Në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013 një rëndësi të veçantë kanë marrë edhe debatet në fushën e programeve sidomos të treguesve ekonomikë, financiarë dhe socialë.
Lidershipi i PD e ka fokusuar veprimtarinë e tij në bëmat e katër viteve të shkuara duke numëruar e prerë shirita për çdo rrugë e rrugicë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe; e keqja qëndron në faktin se po flitet në formë rrëfimore: kemi bërë këtë, këtë edhe këtë “duke harruar” të bëjnë ndonjë krahasim me programet që vetë i kanë miratuar.
Për të plotësuar këtë mangësi po përpiqemi të sjellim në vëmëndje të opnionit publik, dhe veçanërisht të zgjedhësve, disa të dhëna për shkallën e (mos) realizimit të disa objektivave të programit të Qeverisë për vitet 2009-2013 miratuar në Kuvendin e Shqipërisë më 16.9.2009.
1. Programi: Qeveria synon që Shqipëria të kalojë sa më shpejt efektet e krizës botërore mbi ekonominë dhe të arrijë ritmet e rritjes dy shifrore e t’i ruajë këto për një periudhë të gjatë.
Realizimi: Kjo do të thotë që rritja e PBB të ishte mbi 10 për qind në vit! Në fakt ka ndodhur e kundërta: ritmi i rritjes të PBB ka rënë në nivelin më të ulët të gjithë periudhës të tranzicionit, përjashtuar vitet 1991, 1992 dhe 1997. Sipas CIA-s, ekonomia shqiptare për vitin 2012 është rritur vetëm 0.5 %. Efektet e krizës botërore jo vetëm nuk janë kapërcyer, por në të kundërtën, i kanë futur gjithandej ujë “anijes” ekonomike shqiptare.
2.Programi: Bazuar në performancën e lartë dhe efektet pozitive të vërejtura si dhe në vlerësimet e përfitimeve dhe risqeve, reforma fiskale do të vazhdojë të thellohet duke konsideruar një shkallë më të ulët të TVSH për shërbimet e mallrat e lidhura me arsimin dhe shëndetësinë.
Realizimi: Duket se kemi të bëjmë me një “tautologji”, inflacion fjalësh, për të shprehur një angazhim konkret. Në fakt, TVSH për shërbimet e mallrat në arsim dhe shëndetësi jo vetëm nuk është ulur por as nuk shtruar për diskutim, madje as për barna për të sëmurët kronikë.
3. Programi: Objektivi i Qeverisë është që në fund të mandatit të arrihet pavarësia nga kushtet ekstremale hidrike. Për këtë qëllim do të vazhdojnë investimet masive në sistemin e prodhimit, interkoneksionit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike bazuar në kombinimin e fondeve publike dhe ato private shqiptare e të huaja. Qeveria do të vazhdojë idenë e shfrytëzimit të burimeve radioaktive në prodhimin e energjisë, me hapa të vendosur.
Realizimi: Realiteti është shumë larg nga objektivi dhe as mund të bëhet fjalë për pavarësi nga “kushtet ekstremale hidrike”. Në të kundërtën varësia është rritur bashkë me borxhet për importimin e energjisë elektrike. CEZ-i falimentoi. Asnjë investim publik për shtimin e kapaciteteve prodhuese. Hidrocentrali i Skavicës ka dalë nga axhenda e ndërtimit. Interkoneksioni, transmetimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike ka mbetur peng i mosmarrëveshjeve me Këf gjermane. Z. Berisha besoj se do ta ketë harruar idenë e një reaktori atomik në Shkodër.
4. Programi: Objektivi kryesor i Qeverisë është furnizimi me 24 orë ujë të pijshëm.Brenda vitit 2010, do të përfundojnë të gjithë ujësjellësat në ndërtim e sipër, në zona turistike bregdetare dhe do të nisë ndërtimi i ujësjellësave të mëdhenj për zonat turistike nga Kepi i Rodonit, Durrësi, Kavaja, Divjaka, dhe do të merren masat për garantimin sa më parë të furnizmit me 24 orë ujë të qytetit të Tiranës. Brenda vitit 2011 do të përfundojnë të gjitha impiantet e përpunimit të ujërave të zeza, kanalizimet dhe landfillet për mbetjet e ngurta, në të gjithë zonën bregdetare të vendit.
Realizimi: Realitetin më mirë se kushdo e njohin vetë qytetarët që do të ishin të kënaqur të kishin qoftë edhe disa orë ujë në ditë. Këtë e dinë shumë mirë edhe pushuesit në zonat turistike në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Golem, Vlorë, Sarandë e gjetkë, të cilët iu drejtohen kamerave televizive duke u ankuar për mungesën e ujit. Tirana nuk ka 24 orë ujë të pijshëm në ditë, madje disa zona nuk kanë as dy orë. Impiantet e përpunimit të ujërave të zeza, kanalizimet dhe landfillet në zonën bregdetare ende nuk kanë përfunduar edhe pse kanë kaluar dy vjet nga 2011.
5. Programi: Fondet buxhetore për bujqësinë do të dyfishohen brenda 4 viteve. Ne synojmë që në një hark kohor afatmesëm 6 vjeçar të dyfishojmë prodhimin bujqësor e blektoral.
Realizimi: Buxhetet për bujqësinë në vitet 2009-2012 kanë qënë përkatësisht 6.6; 5.4; 6.4; 6.8milliard lekë. Kurse prodhimi bujqësor për vitet 2009-2011 vite ka qënë përkatësisht 211.8 227.3 dhe 233.9 miliard lekë. Shifrat faktike me gishtat e një dore i zbresin në tokë premtimet në erë të qeverisë.
6. Programi: Qeveria do të kalojë në një program me instrumente specifike e të mirëkoordinuara të mbështetjes të zhvillimit industrial si ngritja e 5 parqeve industriale.
Realizimi: Fjalët janë goxha të zgjedhura por fakti është se deri më sot nuk është ngritur ndonjë park industrial! Kjo është arsyeja pse po përsëriten premtimet për programe, instrumente, e mirëkoordinime…
7. Programi: Politikat dhe zhvillimet mjedisore do të mbështeten me fonde të konsiderueshme publike si dhe private. Deri në fund të mandatit, parashikohet dyfishimi i fondeve publike për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Realizimi: Nga të dhënat zyrtare del se buxheti i Ministrisë të Mjedisit… për vitet 2009-2013 ka zënë përkatësisht 0.18 %, 0.14 %, 0.14 %, 0.17 % dhe 0.15 % të PBB gjithsej. Në vitin 2013 janë parashikuar rreth 2.2 miliard lekë, kundrejt 2.1 miliard lekë më 2009. Pra nuk bëhet fjalë për fonde të konsiderueshme, por krejtësisht të pamjaftueshme.
8. Programi: Maxhoranca dhe Qeveria e Integrimit Europian kanë si objektiv madhor krijimin e 160 mijë vëndeve të reja të punës. Synojmë që niveli administrativ i papunësisë të ulet nën 11 %. Mbi 90 % e vendeve të reja të punës do të krijohen për shkak të faktorëve të programuar.
Realizimi: Ky objektiv madhor nuk është realizuar. Sipas të dhënave INSTAT-it Shqipëria në vitin 2000 kishte 1,068 mijë të punësuar, më 2008 – 974 mijë dhe më 2011 – 928 mijë. Pra, objektivi madhor është bërë minor. Shkalla e papunësisë (formale) nuk ka rënë nën 13 për qind, kurse ajo reale arrin me herë më shumë. Tani PD do ta zgjidhë problemin duke lidhur aleancën e punësimit me …partitë e vogla!
9. Programi: Politikat aktive të rritjes ekonomike si dhe ato sociale kërkojnë si kusht ruajtjen dhe konsolidimin e stabilitetit makroekonomik. Parametra bazë optimale që qeveria mendon se profilizojnë këtë stabilitet janë: inflacion në nivelin e 3 % në vit, borxh publik në 50 % të PBB, defiçit buxhetor në nivelin e 3 % të PBB.
Realizimi: E vërtetë është se politikat e rritjes ekonomike si dhe ato sociale kërkojnë si kusht ruajtjen dhe konsolidimin e stabilitetit makroekonomik. Mirëpo këto kushte janë shkelur, madje me të dy këmbët, sidomos për borxhin publik ku niveli ka arritur në 63 % të PBB dhe të defiçitit buxhetor në 3.5 % të PBB.
10. Programi: Shpenzimet publike vlerësohen të optimizuara në nivelin e 30-32 % të PBB.
Realizimi: Vlerësimi i optimizimit është i drejtë por realizimi faktik i shpenzimeve publike është në nivelin 28-29 % të PBB.
11. Programi: Rritja e pagave me prioritet ato të ulëta do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme me një nivel rritjeje rreth 10 %.
Realizimi: Pagat janë rritur por jo me ritmet e programit qeveritar. Rritja e pagave mesatare mujore reale (duke mbajtur parasysh edhe ndikimin e rritjes të inflacionit) në sektorin publik janë rritur në masën prej rreth 3-4 për qind, jo më shumë. Kaq do të bënte çdo qeveri.
12. Programi: Qeveria deklaron se shpenzimet publike dhe private për arsimin dhe shkencën do të arrijnë në 7 % të PBB-së, me qëllim masivizimin dhe përmirësimin cilësor të arsimit shqiptar. Qeveria do të planifikoj një Fond për shkencën, teknologjinë dhe inovacionin, prej 0.6 % e PBB dhe do të implementohet nga një agjenci e specializuar.
Realizimi: Në zbatim të programit Qeveria deklaron se shpenzimet publike për arsimin dhe shkencën nga 39.3 miliard lekë më2009 kanë rënë në39.1 miliard lekë më 2012. Ndërkohë që nuk dihen fondet private, shpenzimet për arsimin publik në raport me PBB kanë shënuar ritmet më të ulëta përkatësisht 2.9 dhe 2.8 për qind në vitet 2010-11.Kurse një fond për shkencën, teknologjinë dhe inovacionin, zë vetëm 0.1 % të PBB në vit, me herë larg premtimit.
13. Programi: Realizimi i një sistemi shëndetësor cilësisht të ri do të jetë motoja dhe zemra e reformave për vitet 2009 – 2013. Reduktimi i korrupsionit në sektorin e shëndetësisë do të bazohet në radhë të parë në masat me natyrë parandaluese. Sigurimi i burimeve financiare të bollshme dhe të qëndrueshme për sistemin shëndetësor përbën një nga sfidat më të vështira për suksesin e këtij sistemi në të ardhmen. Buxheti për shëndetësinë do të rritet me 60%.
Realizimi: Nga anketimet dhe praktikat e shumë qytetarëve rezulton se korrupsioni në sektorin e shëndetësisë vazhdon të renditet në majat më të larta.Për “burime financiare të bollshme dhe të qëndrueshme” as mund të bëhet fjalë dhe kjo duket qartë nga mungesa kronike dhe abuzimet me çmimet e barnave. Buxheti për shëndetësinë në vitet 2008-2012 kundrejt buxhetit gjithsej ka rezultuar përkatësisht 9.5 %, 10.0 %, 10.9 %, 11.3 % dhe 9.1 %.Shifrat “flasin” vetë!
14. Programi: Pensionet do të vazhdojnë të rriten me një ritëm mesatar 10 % për qytetin dhe 15 % për fshatin, ndërsa të ardhurat do të rriten me 12-15 % në vit duke arritur që në vitin 2013 krahasuar me vitin 2005 të jenë 50 % më të larta duke rritur kështu aftësinë vetmbajtëse të skemës së sigurimeve shoqërore. Brenda vitit 2013, pensionet e fshatit të barazohen me pensionet e qytetit.
Realizimi: Pensionet janë rritur me një ritëm mesatar vjetor 5 % për qytetin dhe 10 % për fshatin.Në vitin 2013 pensionet e fshatit parashikohet tëzenë 66 për qind tënivelit të pensioneve të qytetit. Me këto ritme, pensionet e fshatit do të barazohen në vitin …2022!
15. Programi: Qeveria do të mobilizojë të gjitha fondet e nevojshme, do të gjejë të gjitha mënyrat e përshtatëshme që sirenat e mjerimit të mos ulërijnë më në Shqipëri. Brenda viti 2013 ne synojmë që çdo qytetar shqiptar të ketë ndihmë ekonomike mbi 2 dollarë në ditë.
Realizimi: Qeveria nuk ka mobilizuar asnjë fond të veçantë për të parandaluar sirenat e mjerimit. Në vitin 2013,si dhe në vitet e mëparëshme, një qytetar i varfër ka përfituar një ndihmë ekonomike prej 33 cent në ditë ose 6 herë më pak!
16. Programi: Për të zbutur sadopak problemet e mprehta me të cilat po përballet mosha e tretë, qeveria do të percaktojë me ligj të veçantë një paketë shërbimesh dhe benefitesh që i garantohen kësaj moshe për të kompensuar nivelin aktual të ulët të pensioneve e cila parashikon njëpension të 13-të, transport dhe trajtim mjeksor falas, benefite për personat që u shërbejnë të sëmurëve të kësaj moshe.
Realizimi: Qeveria nuk i ka zbutur aspak problemet e mprehta me të cilat po përballet mosha e tretë, nuk ka përgatitur ndonjë ligj të veçantë në formën e një pakete shërbimesh dhe benefitesh për të kompensuar nivelin aktual të ulët të pensioneve. Qeveria, jo vetëm nuk u ka dhënë pensionin e 13-të por u a ka prerë edhe “gjysmën e gjelit” në fund të vitit. Për benefite të tjera as që bëhet fjalë, dhe ato që janë miratuar nuk zbatohen në praktikë.
17. Programi: Drejtimet kryesore të programit të qeverisë me specifike komunitetin Rom do të adresojnë çështjen e punësimit të fëmijëve të këtij komuniteti, strehimin e fëmijëve të braktisur në qendra ditore, integrimin e tyre në proçeset e shkollimit dhe aftësimit profesional për t’i përfshirë ata më pas në skemat e punësimit.
Realizimi: Për komunitetin Rom ka një strategji të veçantë të miratuar që në vitin 2003 por realizimi i saj ka mbetur në letër. Gjëndja e strehimit, punësimit, arsimimit dhe aftësimit profesional është në pikën më të ulët. Këtë e shohim me sytë tanë çdo ditë në dhe pranë qyteteve tona dhe në ekranet televizive qëtregojnë realitetin dhe nuk i bëjnë fresk qeverisë.
18. Programi: Qeveria do t’i përmbahet pa asnjë hezitim kërkesave të NATO-s për mbajtjen e nivelit prej 2% të PBB-së të buxhetit të mbrojtjes dhe do të tregojë kujdes të veçantë për përdorimin sa më të efektshëm të tij.
Realizimi: Qeveria pa hezitim nuk i është përmbajtur kërkesave për mbajtjen e nivelit prej 2 % të PBB-së të buxhetit të mbrojtjes por e ka ulur këtë në : 1.66 % më 2008, 1.86 % më 2009, 1.61 % më 2010, 1.66 % më 2011 dhe 1.5 % më 2012. Pra, një farë rritje është shënuar vetëm më 2009 kur Shqipëria u pranua në NATO, kurse më vonë ka pasur rënie.
Ballafaqimi i 18 objektivave ekonomike, financiare dhe sociale të mësipërme të nxjerra nga programi i qeverisë i katër vjetëve më pare me shkallën e realizimit të tyre tregon për një“hendek” të thellë midis “të thënës dhe të bërës”.
Shkaqet e këtij “hendeku” janë të ndryshme. Ato janë rrjedhojë e kapaciteteve të ulëta programore, e dëshirës të lidershipit të partisë për të premtuar sa më shumë me qëllim tërheqjen e zgjedhësve, e qëndrimit nënvleftësues ndaj efekteve tëkrizës botërore mbi vendin tonë etj.
Por vjen një ditë kur duhet dhënë llogari për realizimin e programeve qeveritare. Zgjedhjet e 23 qershorit për Kuvendin e Shqipërisë përbëjnë pikërisht një moment reflektimi për të votuar jo forcat politike që premtojnë shumë, por ato që venë në jetë objektivat e programuara.
po ca te beja mo cate beja si mos te genjeja une ta ndaja popullin nga ps ,, tja nderoja mendjen popullit te votonte pe r mua po tani ca tethem ,,,tani ndava nga ps xhuvelin kacin dogjanin kadelin,,,e ca te tjere po harova s edo ti mbaj mebuke kater vjet ,,plus mediunndoken mediun e shuem te tjere ,,e katandisa pd si kokoshi nje thele,,,,po si eshte gjendja memire ne opozite ,leke ska me .pune ska ,neqipro pesuamdeme te pallogariteshme,,,,do marim buk me vete me duket ne parlament ,,ishalla kan heq femijet ndonje gje menjane s e une dhe lili aha dopleqerojme keq ,,,mua me duhet nje autoblind per te levizur po ika kryeminister ,,,ska antiplumb qe me shpeton,,,dreq o pune duhet me flet edh ene krevat me antiplumb,,,,plus duhet dh eantiplumb ngambrapa sdihet kushta fut tani e kam ber e grupin e pd lesh arapi ,komunist ballist legalist ..skisha c abaja ma ,,,shyqyr q e bene duva per mu ata hoxhhallaret ,,,,ishalla ,,ne jemi ndryshimi pe r para sb,,,
HAHAHAHA I MADH KY KOMENTI…SHIKONI SALIU ESHTE NJE NJERI I DESHTUAR NE KOMPLEX…
Per mua deshtimi me i madh i Berishes eshte:
Ndertimi i avllive me mure te larta dhe mos ndertimi i urave .
Muret e uleta a te larta krijojne krijojne ‘murgerine’ e njerezve, krijojne hendekun mes njerezve, krijojne ndasite mes krahinave, krijojne ‘keshtjella’ ndaj beshkesise europiane, krijojne ‘gjakmarrje’…
Per urat nuk i njeh absolutisht, pasi per te perfituar nga ndonje levizje politike ka shfrytezuar ‘vahet’ per bashkepunim, ka shfrytezuar te pa karakteret , ‘delfinet’ , ata qe tjeter kund hane e tjeter kund bejne dua…
Berisha e beri miletin qe disa te nderrojne parti per qef te prijesit ( dhe kjo eshte kryesore per te) dhe disa te tjere te nderrojne prijes per qef te partise ( qe jemi ne pritje ta shohim).
Me mire nje fund me dhimbje sesa dhimbje pa fund.
Mjafton te degjojme Salen qe per 6 vitet e para ’97 dhe 8 vitet e fundit perdor vetem nje kohe te foljes ne kohen deftore: te ardhmen ” DO TE… dhe asnjehere beme… realizuam… apo po bejme . Dhe kjo sepse ai e di qe mesimi serb: ” Genje, genje se dicka do te mbetet”, ndikon shume ne kujtesen tone( per fat te keq) afatshkurter. Vini re fushaten berishiane: Ka vetem nje program: Armiku Edi Rama, vjedhesi i votave Edi Rama, pergojimi i tij nate e dite. Vetem njerezit pa horizont dhe miope, nuk shohin se sa krime jane bere e po behen ne vitet qe komandon pushtetin Berisha, si ne ekonomi, si ne vrasjet pafund te punonjesve te rendit apo vrasje te tjera qe nuk jane zbuluar e ndoshta nuk do te zbulohen kurre. Pse nuk u arrestua Kulici qe vrau nje vajze te pafajshme? Kush e ndohmoje te fluturoje jashte vendit, ne drejtim te “paditur” ? Njerez, jini vigjelente te pakten per here te pare ne fillimin e njeqindvjecarit te ri te shtetit shqiptar. Mendoni per femijet tuaj sepse diktatura e ish komunistit Sali, po troket fort.
Po po e bukur do ishte
Berisha duhet te largohet me hir,si Nano,apo me pahir si Gadafi.Shikoni, njerez, se si eshte katandisur dhe vendosni per ke do te votoni.Shikoni ku jemi katandisur si popull dhe mos votoni kete te semure plak qe do te na shpjere ne lufte civile se do t’i vjedhe votat.
Shum e bukur karikatura e Saliut, po mire do ishte te ishte dhe nje numer llogarie bankare ne Zvicer , se atje eshte pasuaria e shtetit Shqipetare qe berisha e ka cuar per investimet e tija :P, nuk di si ske ndergjeje o sali duke vjedhur, po ska nevoj te ndergjegjsohesh se erdhi 23 qeshori dhe do fillosh te qash ,
te iki njehere ky njeri e te shpetoje vendi ,rajoni e me gjere..populli punun vete vetem te mos pengohet…
Sali Berisha eshte simboli i keqperdorimit dhe d e g j e n e r i m i t
të Pushtetit.
Une po ndalem ne nje fakt. Sali Berisha eshte kthyer ne nje Don Kishot , por në se Don Kishoti i Servantesit kishte “hoby” mullinjt e eres…. Saliu yne ka inagurimet, manin e te sëmurit pas inagurimeve. Ti ndertonte keto vepra me leket e shtetit, hajde de, edhe mund te gezonim, por Saliu yne nderton me para borxh!!!
Dhe shpesh me kushte skllaveruese!
Shikoni ndertimin e hidrocentralit te Bushatit. Kostua e tij eshte katastrofike , rreth 200 milion Euro! …Dhe eshte nje hidrocentral shume i lehte per tu ndertuar sepse nuk ka dige ujembledhse, por punon me ujin e digave te ndertuara para 1990-ës!
Dhe eshte dhene te shfrytezohet nga ndertuesit e huaj, per disa dhjetvjeçare, deri sa hidrocentrali te behet per tu rinovuar totalisht!
Keshtu dhe shume vepra te tjera me para borxh!
Shikoni hidrocentralin tjeter ne jug, ate te Kalivaçit. Ai ka mbi 10 vjet qe ka nisur dhe eshte kthyer ne nje L a v a t r i ç e per te lare parat, ndersa hidrocentrali, njoftojne mediat, zor se do te ndertohet ndonjeherë!
Inagurimet e Berishes jane nje metode e paster p o p u l i s t e, per ti thene popullit qe po ndertohet, po ne fakt me anen e ketyre inagurimeve mashtrohet populli per deshtimet e Qeverise!
Mendesia komuniste e inagurimeve, prerjes se shiritave edhe nga 3-4 here per nje veper , eshte nje eufori populiste.Asnje udheheqes perendimor, kudo ne Europe nuk merr pjese ne inagurime populiste si Berisha!
Pse?
Sepse ne ekonomine e tregut fituesi i vertete eshte ai qe merr parate, investitori, ndertuesi!
Sali Berisha, me marifetet e tij , me teatrin e inagurimeve,
deklarimit te sukseseve qe jane vetem ne mendjen e sëmure te Berishes,
me kontrollin e rrept dhe personal mbi institucionin e statistikave,
mashtron dhe genjen me perqindjet qe i aprovon vet Kllouni Mashtrus!
Te gjithe e dime qe Shqiperia eshte kasollja jo vetem me e varfer ne Europe, por dhe ne rajon, por kete te vertete Berish Bolleku, Mashtrusi,
e fsheh dhe deklaron e flet per vende te para ne Europe, bile pas Gjermanise dhe vendeve te tjera te zhvilluara!
Berisha eshte thjesht nje Mashtrus primitiv,
i “afte” te mbuloje me genjeshtra deshimet e qeverisjet se tij dhe borxhin k a t a s t r o f i k qe ka sot Shqiperia ndaj Botes!
Shikoni dhe nje fakt te thjeshte. Banka Boterore deklaronte para pak kohe se mbi 90 perqind e shqiptareve i marrin apo nuk i marrin 5 Euro ne dite….
Ndersa vetem nje perqindje e vogel, jane pasuruar pa kufi, 55 multimilionere zoterojne sot mezatarisht mbi 110 milion Euro pro person….
Pra te varfer qe varferohen pa kufi dhe te pasur qe pasurohen pa kufi!
Kjo eshte qeverisja k a o t i k e e Rrumpalles , Kryekriminelit dhe Kryehajdutit , qe e ktheu Shqiperine ne republiken e hajdutve , Kolumbine e Europes!
sala mund te jetoj vetem me pushtetin dhe per pushtetin. nuk ka altrnative tjeter ndaj vetes. eshte i denuar te jetoj ne birucen e marrezis se tij.
Sa shume deshtime te tjera ka akoma, ky pushtet me nje doktor hajdut ne krye vetem deshtime ka njohur gjate gjthe qeverisjes se tij.
Po nuk ka se si i kalon efektet e krizes ekonomuke botereore Berisha kur ai nuk e praon faktin qe jemi prekur shume nga kriza..Nese nuk e pranon nje gje, s’ke se si ta ndreqesh.
Uljen e TVSH per malrat ne sherbim te arsimit dhe shendetesis, asgje nuk ka bere per TVSH e ilaceve, madje gjithmone ka qene problem mungesa e ilaceve e medikamenteve ne spitale. Ky eshte nje tjeter deshtim i Berishes dhe me te drejt ju e keni renditur ne numrin e madh te deshtimeve te tij
Mos e pyet sa shume ka genjyer Berisha per gidrocentralet, shkon i peruron nga 4 5 here te njetat punime qe ka nisur qysh kure ne Devoll…
Ai ka lajthitur fare, nuk i mjaftonte vetem genjeshtra qe shqiperine do ta bejte superfuqi energjitike ne Rajon, por dikure u shpreh edhe per hidrocentralin berthamore,e mori e gjithe bota per te cmendur kur e degjoi.
Berisha deshtoi edhe ne borxhin publik, e ka rritur shume ate dhe e ka varferuar akoma me shume popullin, duke i shtuar edhe nje borxhe mbi kurriz.
Berisha uleret ne cdo miting se ka bre nje arritje te madh qeveria e tij duke e antarsuar vndin ne NATO, po sa para harxhon buxheti i shtetit per ti paguar NATOS, kete pse nuk u’a thote shqiptareve?
Ka dshtuar komplet me ndihmen ekonomike, kjo qeveri sot jo vetem qe nuk i siguron te varferve 2 dollare ne dite, ashtu si premtoi po as 1 cent ne dite jo….Ndihma ekonomike ne fshat eshte lemoshe, 20 mije lete te vjetra…Si mund te jetoje nje familje prej 4 pjestaresh me 20 mije leke te vletra more Sali Berisha?
Per komunitetin Rom, nuk ka bere absolutisht asgje, me urdher te tij er te ngritur pallatet e miqvete tij u prishi edhe ato kasolla te varfera qe ato kishin ngritur ne periferi te Tiranes, e i la ne qiell te hapur, e jo me te pretendosh ndihme prej tij.
keta mjaftohen me prenmtime nuk kan rendesi fare nese ato qe premtojn i realizojne apo jo . per ta rendesi ka rritja ekonomike dy shifrore per gjepat e tyre dhe te familjareve te tyre dhe jo per qytetaret shqiptar te cilve buxheti familjare u eshte paksuar ne menyre tre shifrore . shqiptaret sot jane me te varfer., jane me te pa pune , jane me pak te mirearsimuar etj. tashme koha eshte per ta ndryshuar rendin e gjerave dhe kete ndryshim te kerkuar nga cdo shqiptare me mendje e ofron Rilindja dhe ekipi i saje fitues
Falemnderit profesor per kete shkrim, ku ne menyre te permbledhur jepen deshtimet e qeverise Berisha. Jane komente qe te ngelen ne mendje dhe u tregojne njerezve qe te mos shohin gunen(fjalet e premtimet) por punen qe ka bere qeveria dhe pastaj te vendosin ke duhet te votojne.
ky njeri dhe kjo qeveri e marrosur shikon endrra me sy hapur kur ne te verte nuk ka mbajtur ne mas premtimet e saj. ka shtur rruge? po ka shtruar por ne te verte jane jasht cdo standarti dhe jane lek te marrura borxh te cilat po e shpien vendin drejt gremines fatale.
Sistemi shendetesor eshte me i deshtuari dhe me i rrenuari gjate ketyre viteve…Nuk mund te shkosh ne sputal pa patur xhepin plot me para….se te kerkojne qoken qe nga roja te dera e deri te doktori….Asnje medikament nk ofron spitali, cdo ilac duhet ta bleshe privatisht, dhe per me teper edhe blerjen ta kryesh ne farmacine qe te rekomandon doktori, sepse e ka farmacin e tij,ne te cilat shet ilacet qe mer ne spital.Katastrofe.
Genjeshtare i pandreqshem dhe deshtak je more Sali Berisha, te erdhi fundi i pandalshem me 23 Qershore kur shqptaret te te votojne kunder per te gjtiha deshtimet e qeveris tende qe kane ndikuar mbi shoqerin e thjeshte.