Çekiçi i Gjinit

anazapta

Redakional

GJINOKRACIA

(një konferencë kushtuar kultit të dështimit)

Dje u zhvillua konferenca më e pazakontë në Shqipëri. Konferenca Kombëtare Gjyqësore. Është ndoshta e vetmja konferencë kombëtare institucionale e cila përjetohet si një rit funebër. Gjithë personalitetet që mbajtën fjalën, Presidenti, Kryetari I Gjykatës së Lartë, Kryetarët e Gjykatave të Rretheve, Ministri i Drejtësisë, të gjithë pa përjashtim, në fjalimet e tyre vinin theksin tek fakti se sa keq kishte degraduar dhe është degjeneruar sistemi që ata drejtojnë, sistemi gjyqësor.

Kur lexon fjalimet e Presidentit dhe Kryetarit të GJykatës së Lartë, duket sikur ke të bësh me dy Esse që i kushtohen “kultit të dështimit”. Është e paimagjinueshme që njerëz të zgjedhur në krye të sistemit gjyqësor të flasin kaq gjatë për degradimin dhe problemet serioze që po reflekton ky sistem, ndërsa nga ana tjetër të mos adresojnë asnjë problem konkret. Nëse shikon problematikën kryesore të trajtuar nga krerët e sistemit, kupton se bëhet fjalë për të njëjtën retorikë me fjalë përgjithësuese për “volumin në punë me çështjet” apo “afatet e përfundimit të gjyqeve”. Nga ana tjetër, të njëjtët citojnë kinse të shqetësuar raporte të organizmave ndërkombëtarë në të cilat gjyqësori shqiptar paraqitet si një sistem që po arrin pikën kritike, duke rrezikuar të na kthehet në një sistem të mirë organizuar padrejtësie.

Për ironi të fatit, kjo konferencë gjyqësore përkon me një nga periudhat kur degradimi ekstrem i gjithë  sistemit është bërë objekt i akuzave të ndërsjellta të vetë gjykatësve. Rasti më i freskët është ai i denoncimit që kreu i Apelit të Tiranës, i ka bërë pak ditë më parë anëtarit të KLD-së Gjin Gjoni. Episodet ku denoncohet Gjoni për implikimin e tij janë të larmishme duke nisur që nga mbulimi i aksidenteve ku janë përfshirë të afërm të tij, e deri tek lehtësimi dhe dhënia e ndihmës në mënyrë të tërthortë për trafikantë ndërkombëtarë apo dhe mbështetja arbitrare me vendime gjyqësore e personave që pretendojnë pronësi nëpërmjet akteve të vërtetuara si të falsifikuara.

Problemi i korruptimit absolut ka përfshirë dhe KLD-në, qeverinë e gjyqësorit, rasti i Gjin Gjonit është më i paprecedenti. Por nëse Gjin Gjoni është shembëlltyra, problemi është shtrirë në mënyrë kapilare në të gjithë gjyqësorin shqiptar. Nuk ndodh në asnjë Këshill të Lartë Drejtësie në asnjë vend të Evropës, ku dosjet për gjykatësit e korruptuar të bëhen aq shumë sa që të jetë e vështirë t’i gjesh kubaturë për t’i arshivuar. Nga ana tjetër, Problemi mbi Problemet, është se në KLD, atje ku këto dosje duhet të hetohen, frenat i kanë marrë ata që dhe dosjet i kanë më të trasha.

Duket si një situatë pa rrugëdalje, këtë ngërç dhe impotencë institucionale reflektoi dhe konferenca e djeshme gjyqësore, sistemi ka marrë fizionominë e emblemës së tij, fizionominë e Gjin Gjonit. Dje dukej sikur të gjithë ishin mbledhur në Konferencën e Gjinokracisë, pasi drejtësia nuk mundet kurrë të jetë objekt i konferencave të atilla, ku i ngrihet kult dështimit…

 

Share This Article
3 Comments
  • Cfare presin.Vetem fjale per kete fole grenzash te quajtur “Drejtesi shqiptare” te perfaqesuar nga karushi ne fjale i Plepave.Perderi sa do te vazhdojne te na flasin vetem per bemat e plepaxhinjve,pa i denuar per ZHDREJTESINE dhe per pasurimin e tyre ne menyre te paligjeshme,na bejne te mendojme se poltika shqiptare mbetet nje mut,te gjithe mbrojne njeri tjetrin per parate ne dem te popullit te mjere qe shpreson me kot.VEPRONI sa me shoejt.

  • Kush do te vendose Drejtesine Kryetari i KLD-se qe nuk ngre dot pantallonat e tij… apo nenkryetari i KLD-se Cefa qe nuk di te flase shqipen,,,?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *