19 qershor 2021

anazapta

Share This Article
3 Comments
  • Oh sa ftyre e tmerrshme. Edhe nje here me i kujroj ditet kur nate e dite lehte ne parlament. Lehte aqe shume sa qe femijet u frigonin te shiqonin televizorin.
    Kure do pushoj!?

  • Analize me fakte te gjalla per krime teper te renda deri kunder njerezimit

    FATKEQESIA KOMBETARE

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    – Si Berisha !

    Shifrat enigmatike dhe pasojat tragjike…

    Cfare kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez XY, qe ia permendi ish- deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!?
    Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !?
    Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!?
    Jane pyetjet e tij jo te miat.
    Jane bere gati kater vjet nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e asnje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes.
    Nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise …..!
    Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !?
    Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist.
    Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per ish Presudentin dhe ish- Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe kishte ne dore fatet e vendit !
    A e dini pse?!
    Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per “Qoftelargun” e asaj kohe qe “eshte ka e drejton vendin sikur t’ia kete inat popullit te vet”
    Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht e rrenonin aq shume Shqiperine si qeveria e sterkorruptuar e tij.
    Se treti, emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar – SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokracise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij UDB-es serbe…

    Zi e me zi per Shqiptari

    Se katerti, kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se qe rrezikoi perjashtimin e Shqiperise nga OKB-ja, sic e ka deklaruar disa here vete ish- ambasadori i RSH ne OKB, Z. Pellumb Kulla mendjendritur.
    Se pesti, “E kam ba per Kosoven”, rreni e vazhdon te genjeje edhe sot donkishotisht Sali Berisha, sikur ajo te ishte e pavarur e jo nen gjendje shtetrrethimi, autoblindash e tankesh serbe qe tymosnin e grrithnin rruget e Prishtines e mbare Kosoves edhe me naften e Atdheut ame Shqiperise.
    Se gjashti , ftohja dhe acarimi i marredhenieve me ish- Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen.
    Se shtati, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove perfshi Hashim Thacin, ne vitet 94-96 ndersa takohej me Milloshevicin
    Se teti , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-u i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembyesve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga drejtesia shqiptare nen pretekstin me absurd te mundshem ” per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar” duke i dhene vetes edhe rolin e krye-Kryegjykatesit Suprem te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me emerimin e tij ne poste te larta ku ndodhen burimet kryesore te te ardhurave te shtetit shqiptar

    Nga katrahura ne katrahure

    Se nenti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur shqiptare ne Kosove ne ate kohe si “organizate terroriste…. marksiste- leniniste…. si dore e zgjatur e Beogradit” ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise.
    Se dhjeti , organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, prej te cileve 4000 te vrare e mbi 4 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira vdekjeprurese e rrenim deri ne zhberje…
    Se 11-ti Urdheri per te derguar mercenare te armatosur nga Veriu kunder vellezerve tane te jugut, e papare kjo ne historine shqiptare
    Se 12-ti Urdheri i Bashkim Gazidedes, si komandant i gjendjes se jashtezakoneshme, qe nuk bente as shurren pa marre leje nga Berisha per perdorimin e avioneve luftarake per te bombarduar Jugun me napalm e bomba KRIME TE TREFISHTA KETO KUNDER NJEREZIMIT te pohuara nga pilotet atdhetare e humane. Si bij te popullit te vet ata i hodhen ato ne malet e pabanuara para se te uleshin ne aerodromet italiane, ku kerkuan e fituan me merite Azil Politik dhe de jure e de fakto meritojne titullin “ Haronj te Popullit” qe i shpetuan jeten duke rrezikuar te veten por u lane ne harrese nga politika gati 25 vjecare shqiptare.
    Se 13-ti Organizimi e drejtimi i grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998. Ai shkeli jo vetem kodin e jetes, por edhe kodin e vdekjes. U keqperdor ne menyren me makaber deri edhe arkivoli me kufomen e heroit te demokracise Azem Hajdari per te shqyer dyert e Kryeministrise, per cka ka protestuar mese njehere edhe vete bashkeshortja e Azemit te ndjere.
    Se 14-ti Po te mos ishin paralajmerimet ultimative te Uashingtonit, do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re… duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves ne kulmin e gazepit, barbarise dhe genocidit te terrorizmit shteteror serb kunder popullit e Kosoves vet.
    Se 15-ti, Rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese te shoqerise a me sulme kunder UCK-se per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe u sherbyen vetem Beogradit dhe Milloshevicit,
    Se 16-ti, sic e kane deklaruar Gjenerali Clark, ish- kryenegociatoret Hollbrouke, ish zevendessekretari i shtetit Rubin, sh-sekretarja Shtetit Albright dhe vete Presidenti amerikan Bill Klinton keto akte antishqiptare e fund e krye proserbe i vuri ne pozite te veshtire edhe vete kryealeatet e kryemiqte tane strategjike.

    Nga dhuna ne terror

    Se 17-ti tragjedia e Gerdecit e 15 marsit 2008 shkaktoi mbi 500 viktima, midis te cileve 26 shqiptare te pafajshem te vdekur , fakira qe punonin si skllever pa asnje sigurim shoqeror e pa asnje mase sigurie teknike e jetesore ne fabriken e vdekjes se qevezise Berisha ose “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit” shkroi gazeta me e madhe ne Botes “ The New York Times”
    Perparimi i regjimit te Berishes eshte i dukshem: nga “Bande e gangstereve” ne 97-en kalon ne nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” !!! Keta percaktore nuk jane te miat por te mbretereshes dhe Mbretit te shtypit te lire, te pavarur boteror “ The Times” e Londres dhe “ The New York Times” te “ “Kryeqytetit te Botes”.
    Se 18-ti, zullumi antikombetar i Berishes e kodoshit te tij Bashes dhe qevezise me te korruptuar ne historine e Shqiperise po ashtu shenon lartesi te reja. Ne prag te zgjedhjeve te reja parlamentare ata miratojne marreveshjen atdheshitese te Otrantos me Athinen, e cila akoma mban ne fuqi me ligj gjendjen e luftes me Shqiperine, tashme nje vend aleat e anetar i NATO-s.
    Se 19-ti Po te mos ishte kushtrimi atdhetar i Kolonelit te flakur nga detyra Myslim Pashai dhe padia e PS qe cuan ne vendimin e Gjykates Kushtetuese, Shqiperia do te kishte sot rreth 350 kilometra katrore me pak ose dhjete Shen Nauma me shume ne nje pellg ku flitet per nje det prej triliona fuci nafte e biliona tone metrik gazi natyror.
    Se 20-ti, Secili prej bashkepunetoreve te Berishes ne kete akt tradhetie kombetare gradohen ne majat e diplomacise, ushtrise. Spikat emerimi i“ Kolonelit te Asfalise greke me tre gishta” Sic e kishte etiketuar vete Sala Arben Imami ne krye te Ministrise se Mbrotjes se Shqiperise!

    Nga vjedhja e pasurive dhe votave tek …

    Se 21-ti Berisha dhe qeveria e tij e korruptuar e atdheshitese nuk lene mjet pa perdorur per ta kaluar sa me shpejt kete akt atdheshitjeje Greqise para zgjedhjeve.
    Po ashtu ministrat e tij dhe krejt peshkaqenet e korrupsionit hidhen ne gare per te shperblyer mercenaret e Berishesme tendera pa fund.
    Brenda 30 diteve te fundit te mandatit te pare te Berishes dhurohen mbi 50 tendera hidrocentralesh, rrugesh… me vlere prej rreth gjysem miliardi euro vetem per klanin e korruptuar rreth Berishes.
    Se 22-ti, vjedhja masive e mundit e djerses, pasurive te taksapaguesve shqiptare, pasohet nga vjedhja masive votave te tyre ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009.
    “ Votat u numeruan keq ose shume keq ne 30 per qind te tyre” thekson raporti i vezhguesve te Evropes dhe Amerikes demokratike ODHIR- OSBE. Per cudi a per leverdi reciproke ata i japin note kaluese kesaj demokracie ala Ahmedinaxhad ne zemer te Evropes e Berisha qeveris me me pak vota popullore dhe me me pak se nje te dhjeten e votave te trukuara e sakatuara edhe nga modeli Hollandezo- Spanjoll i Kastriot Islamit!

    Qevezia e hajnave dhe vrasesve te shumefishte

    Se 23- ti, si rezultat i ketyre vjedhjeve krijohet edhe qeveria e hajnave me ne krye Padrinon Sali Berisha. Ish- ministri i Transportit dhe i Puneve te Jashteme Lulezim Basha i akuzuar jo vetem nga opozita, por edhe nga Prokuroria e Pergjithshme per vjedhje qindra milioneshe ne autostraden kombit emerohet ne krye te Ministrise se Brendshme. Nje i akuzuar per shkelje rendi e ligji emerohet ne krye te forcave te rendit e ligjit!!!
    Se 24-ti, Ish- Ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu ne kohen e tragjedise Gerdeci, i akuzuar ligjerisht per korrupsion, shperdorim detyre dhe vrasje massive te shqiptareve, human trafik… emerohet si Minister Mjedisi ne vend te dergohet per stazh drejtesie ne birucat e Bences.
    E mbreme, Sali Berisha me zerin e figuren e tij deklaroi se Kuvendi ia hoqi imuniteti e deputete ndersa nga ana tjeter po Berisha ua riktheu duke e zgjedhur deputet dhe minister Mjedisi ne qeverine e re te tij. Ku mund te gjente minister me te mire Mjedisi ne Bote se ate qe e ktheu Gerdecin ne nje varr masiv per 28 te vdekur e qindra te plagosur bashke me “ Sypeshkaqenin” e tij.
    Ia hoqem imunitetin dhe i ridhame súper-imunetin, deputet e minister bashke me impunitetin ( pandeshkueshmerine ligjore)qe te shpetoj djalin dhe vetin, eshte mesazhi cinik i ketij autokrati par excellence ala Luigji I 14 “ Ligji jam une.”
    Cfare pafytyresie politike e cnjerezore e nje kardiologu e mjeku qe mbi gjithcka ka Betimin e Hipokratit?

    Fjalet plumba dhe ….

    Se 25-ti dhunes fizike te Berishes dhe regjimit te tij ndaj shqiptareve i shtohet edhe dhuna verbale, sharjet prej rrugaci, kercenimet dhe shperthimet skizofrenike kunder opozites shqiptare dhe liderit te saj Edvin Rama, kunder cilitdo qe i kundervihet paranojes diktatoriale te Sali Berishes, qe eshte kthyer ashiqare ne Luigjin e 14-te te Shqiperise “Ligji jam une” dhe klani im. Te tjeret jane “shiftaret e njerkes”!
    Se 26-ti, shkelja flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para ligjit , duke i ndare ne shqiptaret e Sales dhe ne “shiftaret e njerkes” eshte dhunimi me i madh jo vetem i Kushtetutes shqiptare, qe askush si Sali Berisha nuk e ka kthyer ne nje pacavure pa kurrfare vlere.
    Se 29-ti, Eshte po ashtu edhe shkelja me flagrante e Konventave Nderkombetare per te Drejtat dhe Lirite Njerezore. Eshte edhe ushqimi me dru i zjarrit te revoltes popullore.
    Se 30-ti , kjo shkelje e flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para Kushtetues dhe Konventave te te drejtave e Lirive Themelore te Njeriut shoqerohet me vete zvetnimin njerezor te ish- kryeministrit shqiptar dhe qevezise se tij perballe greves se urise se dhjetra deputeteve te opozites para selise se tij. Bashke me kete degjenerim te cdo ndjenje njerezore vdes edhe iluzioni se ne shpritin e mendjen e kryeminsitri shqiptar ka mbetur qofte edhe nje gjurme e Betimit te Hipokratit, si ish- mjek.

    Parzmorja e hekurt e diktatorit ne vend te bluzes se bardhe te doktorit

    Se 31-ti, ne vend te bluzes se bardhe te mjekut, qe pat premtuar se do ta rivishte sapo ta kerkonin interesat e demokracise dhe subjektit kryesor te saj demosit, popullit shqiptar ai veshi parzmoren e nje vrasesi e diktatori pa maska me fjale e me plumba.
    Tashme ai imazh ka vdekur pergjithnje. E vetmja gje qe ka mbetur gjalle dhe e fuqishme ne shpirtin mendjen dhe praktiken e Sali Berishes eshte shpirti fanatik komunist, enverist, stalinist i tij.
    “ Une do te qendroj ne pushtet edhe 30 a 35 vjet… aq sa te me jape ymer ai lart” deklaron Kim Jong Ili i Shqiperise. Komentet jane te teperta. Sali Berisha shqeu masken e fundit dhe do te shfaqej keshtu me parzmoren e hekurt te nje diktatori komunist pranojak qe ashtu si babai i tij shpirteror ekzekutoi publikisht kater shtetas te pafajshem , qe shikon kudo armiq, puciste, bastuna, stilolapsa revolvere, pilula me helme.
    Tragjedia e 21 janarit 2011 hoqi edhe iluzionin e fundit per antikomunistin 24 karat komunist Sali Berisha.
    Perfundimisht, ai doli para popullit dhe para Botes sic eshte ne te vertete, si ekzekutor publik i qytetareve te vete te lire, faji i vetem i te cileve ishte se kerkonin liri e demokraci, nje jete me te mire per veten, per femijet dhe femijet e femijeve te vet.

    Si ta nxjerrim vdekjen nga politika
    shqiptare !?

    Duke vrare kater prej nesh, ai na ka vrare secilin e te gjithe ne. Secili prej nesh mund te ishte ate dite aty ku ishin ata, ne betejen per liri e demokraci sipas modelit me te te perparuar e me te sprovuar ne Bote, asaj amerikane.
    Bashke me plumbat e urdheruar te zbrazen mbi kater prej nesh, ne politiken e Sali Berishes ka hyre vete vdekja.
    E vetmja gje qe e nxjerr vdekjen nga politika, thote Nobelisti Gabriel Garcia Markez , eshte denimi me vdekje i politikes se vdekjes.
    Po aq ne mos edhe me sakte e tha edhe mendimtari kombetar shqiptar Akademiku Rexhep Qosja, dikur miku e perkrahesi me i vendosur i Berishes: Kush perdor dhunen ne politike nga dhuna do te vdese!
    E tha hapur e teper njerezisht edhe diplomati i larte amerikan Countryman i cili e filloi konferencen e shtypit sot ne Ambasaden amerikane ne Tirane me ” trishtimin” per vrasjen e 4 shqiptareve me 21 janar 2011.
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! Ato po bien cdo dite e me fort!
    Sali Berisha nuk ka qene nje agjent i rendomte por nje operativ strategjik afatgjate jo vetem i UDB-es por edhe +++++

    A thua rastesi jane te gjitha keto fakte …

    … e qe amerikanet kane edhe shume me teper nga burime e deshmitare te gjalle edhe jashte por edhe brenda kupoles se tij pa llogaritur super teknologjine e tyre
    Kur Cani e Curri e pyeten mbreme per miqte e tij jo vetem qe i kishin dhene keto keshilla vetevrasese dhe vete rolin e Bashes, po aq te inkriminuar ne aferat e tij, si hafije e amerikaneve, Berisha belbezoi pa ditur se cka thoshte e cka bente!?
    A thua rastesi apo kambana alarmi pa fund per lidhje te nendheshme te fshehta me Mosken, Beogradin dhe Parisin e shkerdhyer para e mbrapa me te dyja,
    A thua rastesi eshte edhe zgjedhja e avokatit francez, Gjykates franceze.. nga Sali Berisha per mbrojtjen e tij per akuzat per korrupsion, qe jane vetem maja e ajbergut te krimeve te tij shume me te renda qe e rrenoi, zhberi,shkermoqi mbi 15 here ne 13 vjete te sundimit te tij.
    Kush shitet nje here, shitet gjithehere, thone vellezerit tane amerikane.

    SHENIM :

    KJO ANALIZE ESHTE SHKRUAR E BOTUAR PJESERISHT QYSH NE FILLIM TE VITIT 2008 DHE ME 27 MAJ 2011 NE QINDRA GAZETA E PORTALE SHQIPTARE KUDO NE BOTE.
    PERDITESUAR SOT PAS INTERVISTES SE MBREMSHME TE TIJ NE “ ZONE E LIRE” TE ARJAN CANIT NE TV “ KLAN”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *