Amerika e vështirë e Eduardit

anazapta
gazeta dita cover

Çfarë i ka ndodhur Eduard Selamit dy vitet e fundit në SHBA. Nga dënimi në Gjykatë i paditur nga dentisti i vet, te divorci dhe dëbimi nga shtëpia prej bashkëshortes Pegi, ish-Miss i viteve ’90. Faksimilet e dënimit gjyqësor, ngelja pa të ardhura dhe pa punë. Historia që zbulon arsyen e vërtetë banale të ndryshimit të papritur në qëndrimet ndaj Berishës…

 

Edward Selamaj (njohur edhe si Eduard Selami), ose profili i paautorizuar i një emigranti të papunë 

Dalja më e fundit e Eduard Selamit në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut dhe rreshtimi i tij pa kushte në mbështetje të Berishës në këtë pragfushate i bëri shumëkujt përshtypje dhe çudi, nisur dhe nga qëndrimet kritike të Selamit ndaj Berishës në 17 vitet e fundit.  Por ajo çka shkaktoi diskutime të tjezgjatura rreth kësaj dalje të Selamit, ishte përpjekja për të gjetur motivet e vërteta që e bënë Selamin të bënte këtë ndryshim trajektoreje të papritur. Disa folën për ftesë të beftë dhe këmbëngulëse Berishës, me qëllimin për të penguar negociatat e Selamit me Partinë e Bamir Topit. Të tjerë folën për një “shqisë të gjashtë” të Selamit, i cili ka gjetur momentin më të përshtatshëm për të “futur këmbët” dhe për të luftuar për drejtimin e Partisë Demokratike në këtë fund të mandatit të dytë e të shumëkonsumuar të demokratëve. Pati dhe nga ata që kapërcyen shumë me imagjinatë duke e shpjeguar mbërritjen e Selamit, si një “direktivë amerikane” me qëllim influencimin e rrymave liberale në PD-në e atrofizuar nën dominimin absolut të Berishës.  A mund të ketë shpjegime të tjera për të mbërritur te shtysat e kësaj lëvizje të Selamit? Një tentativë për t’iu afruar sa më shumë dhe me objektivizëm asaj që realisht po ndodh, ndoshta do të ishte pyetja se nga erdhi, më shumë se pyetja se ku do të shkojë.

Amerikani
Në përpjekje për t’iu përgjigjur kësaj pyetje gazeta “DITA” ka mbledhur një sërë informacionesh dhe të dhënash që hedhin dritë mbi jetën në Shtetet e Bashkuara të Eduard Selamit që prej largimit të tij në vitin 1996. Kur flasim për Selamin në Amerikë duhet të kemi parasysh se gjeneralitetet shqiptare nuk pijnë ujë. Ai në Shtetet e Bashkuara njihet si shtetasi “Edward Selamaj”. Kështu vendosi të regjistrohej në tokën e premtuar kur shkeli 17 vite më parë sëbashku me bashkëshorten.  Pasi Selami nuk arriti të marrë ndonjë diplomë në universitetet ku shkoi me bursën më të mirë amerikane – bursën Fullbrajt – u  vendos fillimisht në Bronks e pastaj në zonën e Virxhinias, ndërsa  në muajt dhe vitet e para vazhdonte të kishte kontakte me disa personalitete amerikane që i kishte njohur nga pozita e tij e dikurshme në Tiranë si një ndër drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike.

Në vitin 1997, në kulmin e rrëmujës ai u kthye për pak ditë duke pretenduar se i kishte sjellë Berishës “një mesazh nga një mik i fuqishëm amerikan”, por Berisha nuk denjoi ta priste në zyrë. Pas kësaj orvatje Selami kthehet në Amerikë, për të qëndruar gjatë pa ardhur në Shqipëri… Shumë gjatë. Shkëlqimin dhe vëmendjen që e kishte të rezervuar nga statusi shoqëror në Shqipëri, i duhej ta harronte në tokën e premtuar, kështuqë Edward Selamajt i duhej të siguronte jetesën dhe nisi të kërkonte për punë.

 

 

 

Faksimile e ekstraktit gjyqësor në “Virginia Beach” ku pasqyrohet padia e dytë që bashkëshortja i ka bërë Selamajt më 15 nëntor 2011
Faksimile e ekstraktit gjyqësor në “Virginia Beach” ku pasqyrohet padia e dytë që bashkëshortja i ka bërë Selamajt më 15 nëntor 2011

Automobila
Pas një experience të shkurtër me shitjen e makinave të përdorura në Bronks, në vitin 1999 Edward Selamaj nisi punë në një kompani të quajtur “Charles Barker”. Kompania ndodhet në rajonin  “Virginia Beach” dhe është një koncesionar, kryesisht për automobila të markave japoneze. Shtetasi Selamaj punoi për afro një dekadë në zanatin e shitjes së automobilave. Pjesën më të madhe të kësaj dekade si shitës makinash e kaloi në kompaninë “Charles Barker”, por pak kohë punoi dhe në koncesionarin zyrtar të kompanisë “Toyota” në “Virginia Beach”. Statusi i tij gjatë gjithë kësaj dekade si shitës automobilash ka qenë agjent shitjesh, pra dikush që telefononte, priste dhe përcillte blerës të ndryshëm të interesuar në blerjen e një automjeti. Herë pas here  shfaqej edhe në Zërin e Amerikës, ku e ftonte Elez Biberaj, me të cilin ishte njohur e miqësuar që në fillimin e viteve 90’, fliste dhe analizonte situatën politike në Shqipëri dhe më pas kthehej te automobilat.

Agjenti i pronave
Në vitin 2008 Edward Selamaj vendosi të heqë dorë nga zanati i makina-shitësit. Ai mendoi se do gjente begatinë duke shfrytëzuar tregun e pamatë të shitjes së pronave të patundshme në Shtetet e Bashkuara. Zgjodhi një periudhë të keqe, pasi bash në këtë vit, në SHBA shpërtheu kriza ekonomike, e cila në gjenezë të saj kishte abuzimet dhe humbjet me kreditë e këqija për pronat e paluajtshme. Megjithatë Selamaj  këmbënguli për t’u bërë pjesë e këtij tregu, madje këtë vit nisi punë si bashkëpunëtor i jashtëm i një kompanie real-estate të quajtur “Prudential Toën”. Selamaj kërkoi dhe punoi shumë të bëhej pjesë e stafit të kësaj kompanie por të dhënat sugjerojnë se ai mundi të ishte vetëm një bashkëpunëtor “part time” i saj. Në vitin 2009 ai aplikoi për të marrë një licensë si agjent i pronave të paluajtshme, licensë të cilën e siguroi në fillim të vitit 2010. Në këtë kohë nisi të punonte për një tjetër kompani lokale në real-estate  të quajtur “Country Real Estate”.

Por tregu nuk ishte i lehtë dhe përveç vështirësive në punë Selamajt po i trokisnin dhe problemet në rrafshin familjar. Eduard Selami viziton sërish Shqipërinë në vitin 2010, jep edhe një intervistë për “Top-Channel”, kritikon sërish Berishën dhe niset prapë për në Shtetet e Bashkuara. Asokohe u fol se ardhja e tij ishte një kerkesë e tërthortë ndaj Berishës për ta bërë kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë. Por Berisha, kishte punë të tjera në mendje dhe me siguri që nuk kishte ngutin e Selamit.

 

Faksimile e ekstraktit gjyqësor në “Virginia Beach” ku rezulton se klinika KDA ka paditur Edward Selamaj dhe i kërkon të paguajë shërbimin e dhëmbëve
Faksimile e ekstraktit gjyqësor në “Virginia Beach” ku rezulton se klinika KDA ka paditur Edward Selamaj dhe i kërkon të paguajë shërbimin e dhëmbëve

Paditë në gjykatë
Nga viti 2011 e deri në mëtimin së fundmi në Tiranë ka qenë kohë e vështirë për Edwardin. Për Selamajn nisi një periudhë tejet e vështirë me financat dhe të ardhurat e veta. Flet vetë edhe padia që ka bërë ndaj tij një klinikë dentare e cila i kërkonte atij që të paguante shërbimin e kryer për rregullimin e dhëmbëve. Bëhej fjalë në total për një pagesë prej… 300 dollarësh. “Konikoff Dental Associates INC” quhet klinika dentare që paditi për mashtrim dhe dëm shtetasin Edward Selamaj, i cili në fund të gjykimit më 21 korrik të vitit 2011 duhej të paguante një total prej 600 dollarësh duke përfshirë dhe shpenzimet e gjyqit.

Por problemet nuk kanë të mbaruar për të pasi më 15 Nëntor të vitit 2011 bashkëshortja e tij Pegi depozitoi në gjykatë një kërkesë për divorc. Pegi Vreto (Peggy Selamaj në dokumenta) njihet si një nga MISS-et e fillim viteve 90’. Çifti ka tre fëmijë. Divorci u miratua diku nga Shkurti i vitit 2012. Por gjashtë muaj më vonë më 31 Korrik 2012 sërish bashkëshortja e tij depoziton një tjetër kallëzim në gjykatë ku madje kërkon largimin e tij të menjëhershëm nga banesa, Selamaj për disa kohë u sistemua në shtëpinë e të vëllait të tij i cili jeton gjithashtu në Shtetet e Bashkuara. Gjatë vitit 2012 shtetasi Selamaj duket se ka punuar për disa kohë edhe taksist në “New York” për të siguruar jetesën. Pas gati 17 vitesh emigracion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edward Selamaj e gjeti veten pa një perspektivë dhe pa zanat dhe me një familje të copëtuar. Dhe u shfaq në Tiranë, në emisionin e Blendi Fevziut, nga ku na bëri të gjithëve të ditur se 17 vite oponencë ndaj Berishës kishin marrë fund dhe se ishte i gatshëm të rreshtohej pranë tij pa ekuivok.

 

*********

 

REDAKSIONAL

Banaku i Mziut, banaku i Fevziut dhe tajarja e Berishës

 

Karikaturën shoqëruese të kopertinës së sotme na e shtiri në mendje Berisha duke komentuar “tajaren” e rivalit të tij politik gjatë mbledhjes së djeshme me deputetët e PD. Kjo që po botojmë është pikërisht një histori me tajare.  Nuk është një histori private e Edwardit apo Eduardit, aq më pak eshte e tille kur bëhet fjalë për një person që nesër do jetë ligjvënës.

Eduardi në fakt ngjason në këto rrethana me të tjerë shqiptarë, më pak të njohur se ai,  por njësoj të dëshpëruar e të papunë që shkojnë e trokasin tek lokali poshtë LSI-së apo tek lokali ngjitur me Bashkinë e Kamzës ku rri Xhelal Mziu, me shpresën se “partia” do t’ua gjejë “një vend” e në këmbim shesin shpirtin, dinjitetin, votën.

Vetëm se në rastin e Eduardit, banaku ku u mbështet nuk ishte ai i Mziut, por ai i Fevziut, ndoshta i vetmi privilegj ky që i ka sjellë e kaluara e tij si ish-drejtues i lartë i Partisë Demokratike… (më saktë, “partia” e Berishës). Partia, e cila mund ta pranonte Selamin dhe selamë të tjerë në kohë dhe në rrethana të tjera. Por jo. Berisha i do të tillë, njerëz të thyer e të nevojtosur. I duhen vetem kur kanë braktisur çdo ideal dhe besim dhe u ka mbetur vetëm lëpirja e tajares. Dhe diçka për Eduardin… Mos të të vijë ligsht për këtë kopertinë, o mik. Madje duhet të na falënderosh. Më mirë ta botonim ne këtë histori, se sa të ta mbante në sirtar Berisha.

 

 

******

Dëshmia e Mero Bazes: Si e injoroi Berisha Selamin në vitin 1997*

Si e përshkruan Mero Baze ardhjen e beftë në Shqipëri të Eduard Selamit në vitin 1997 dhe dëshmia se si Berisha nuk denjoi ta priste as në ditët e tij më të vështira politike në kulmin e krizës politike dhe shoqërore.

Ndërkohë, në Tiranë kishte mbërritur Eduard Selami. I ikur një vit më parë nga Shqipëria, pas përjashtimit brutal nga kreu i Partisë Demokratike, shfaqja e tij në hotel Rogner ato ditë të fundit të shkurtit ishte një rifreskim i kujtesës së hidhur. Më kërkoi të flisnim më vete dhe paksa gjatë. |Kërkesa e tij ishte e thjeshtë. Donte të takonte Sali Berishën, me çdo kusht. Kishte një mesazh për të. Ia premtova se do t’ia kërkoja me ngulm kërkesën e tij, por kisha pak shpresa se do ta priste. Kishte shumë ngjyra rikthimi i tij në ato çaste në Tiranë.
Kishte ikur prej Berishës në ditët e plotpushtetshme të tij dhe po kthehej në ditët më të zeza të tij. Dukej si një mallkim për çfarë kishte ndodhur, kur mendoje se gjithë e gjithë ishte pak më shumë se një vit.
-A mund të më thuash diçka më konkrete apo diçka më të koduar për Berishën, që ta bind? – i thashë.
-E di ai kush më ka nisur. Një mik i tij i vjetër në Uashington, që edhe unë e kam shumë mik. Mos ia thuaj këtë të fundit, por ai më ka thënë se Berishës i ka ngelur ose të mbushë helikopterin plot me karburant për rrugë të gjatë, ose t’i bjerë shkurt e të më presë mua.
U përpoqa të përfytyroja Berishën sikur t’ia thosha këtë. Me siguri që biseda do të mbaronte për dy sekonda. Por nuk ishte vetëm Berisha që e keqkuptonte dhe e shikonte me konspiracion vizitën e Selamit.
Edhe të sapolarguarit prej tij, po ashtu ishin dyshues. Në praninë time atij i dha dorën Dashamir Shehi dhe më pas Neritan Ceka, duke bërë kujdes që të shprehin një farë dyshimi për praninë e tij. Por i shqetësuari më i madh ishte Azem Hajdari. Për shkak të afërsisë me mua, nuk bëri fare kujdes ta fshihte zemërimin.
-Po ke ardhë me e ngjallë atë kufomën, e ke gabim, – i tha. – Ai do të të marrë me vete. I qetë dhe shumë i shqetësuar nga keqkuptimet që po shkaktonte vizita e tij, Eduardi i siguroi se as kishte ndërmend që ta shpëtonte Berishën.
-Ka mbushur Aleksandër Meksi gjithë Tiranën që ke ardhur t’i zësh vendin, – tha Azemi. – Unë s’e dua fare atë, por ky kufoma nuk duhet ndihmuar, se ti i shton jetën. Selami buzëqeshi gjithë mirëkuptim për mllefin e Azemit. Ishte i vetmi që kishte guxuar ta përcillte ditën që e zbuan nga partia. Ishte, si gjithmonë, mik i çdo kundërshtari të Berishës në PD dhe aleati i gjithkujt që ai e shpallte armik.Ia thashë Berishës të gjitha: praninë e Eduardit, kërkesën e veçantë të tij, komentet rreth vizitës së tij. Dhe u përpoqa t’ia mbushja mendjen ta priste qoftë edhe pesë minuta.Refuzonte vazhdimisht, por nuk më dha ndonjë arsye. Pasi dhe unë bëra të pacipin duke këmbëngulur disa herë, më bëri një shpjegim tërësisht sociologjik për shkakun e refuzimit.
-Unë kam pas raporte të tjera me të, – më tha. – Nuk është puna te politika. E kam pas si djalin tim në shtëpi. Ka bërë dush në shtëpinë time. S’mund ta pranoj kaq lehtë, pas këtyre që kanë ndodhur. Harroje këtë kërkesë.
Ia thashë një orë më pas Eduard Selamit, po në korridorin e Rogner-it. Me shpresa të shuara për çfarë po ndodhte, më shtrëngoi dorën dhe u largua.
– Do të iki herët nesër në mëngjes, – tha.
– Shpresoj të kalojë sa më lehtë e gjithë kjo.

*Marrë nga libri i Bazes “Viti ‘97”

 

Share This Article
33 Comments
  • kjo karikature nuk eshte reale fare.radha per t’i lepire bythen saliut eshte shume e gjate.radha fillon me nishanin,vazhdon me antaret e qeverise,me deputetet dhe shume te tjere qe futen pa radhe.prandaj edward koqja nuk mund te futet pa radhe per t’i lepire bythen saliut,se te shqyejne atje.edhe mulin nuk e lene te futet pa radhe.

    • ky eduard si i thua ti koqja mund te krahesohet me neritan ceken,tritan prasin,genc polloe ruli ministrin aktor arben imamin
      ata jane lepiresit e peshtymes se tyre qe kane hedhur kunder saliut

  • Duke vlerësuar sugjerimin e mësipërm: “…prandaj edward koqja nuk mund te futet pa radhe per t’i lepire bythen saliut,se te shqyejne atje.edhe mulin nuk e lene te futet pa radhe.” kopertina do te ishte nje poster i shkelqyer per 23 qershorin, duke i vene decituren “Ne ecim për PARA përpara, po pas bythës se Saliut”. Perfytyroni te shperndahen qindra e qindra fletushka te tilla ne mitingun e permortshem te paraqitjes se Edwuardit se cfare ere do te vije, pak a shume si ajo qe pat thene dikur ne ILB Kamëz Prof. A. Xoxa “Çfare vjen pas kesaj ere?…”

  • njerezit thojne se perse nuk shiten letrat higjenike neper supermarkete dhe uje ka me pakice thuajse mungon po ku te lene tajar lepiresit ju ka bere gjuha si leter zmelire duke ja zmeriluar mire psiqikut sali tajaren radha eshte e pafund i fundit deri tani DASH SHEHI me shume efekte anesore i ka bere ministres se integrimit ju ka zgjatur fytyra se lepiri me si nje surrat kale eshte bere e jo me edward selami …

  • ashtu esht gjith kuvendi bythlepirsa, biznesmen q mbrojn bizneset e tyre, mediokra… ja ku u be parlamenti. Dhe pastaj ankohemi pse nuk ecen shqiperia e ngrat

  • Shume jane shtuar ne shqiperi byth-lepirsit e Qelbesires Berisha,profesor ,doktor,artist e te tjere.Me vjen keq se keta tipa shume shpejte do drojne byth lepirje..Mjere ju dhe familjet qe ju kane

  • Pse nuk e mori me perpara Saliu? Sepse keshtu i duhen njerezit qe mban rrotull pa personalitet. Kane 4 dite qe e shetisin kete Edin si lolo dhe ky shperndan deklarata pro regjimit sikur te jen karamele zana. Ptu, race e poshter. Me mire laj pjata dhe ruaj dinjitetin more kopuk se te vesh ti bashkohesh nje bande vrasesish.

  • Ja kushe do kandidoje per deputet i parlamentit Shqiptar! pake randesi ka ngjyra politike!e ranesisheme eshte qe populli te kuptoje se c’fare rreziku poe kercenon.
    Njerze te pa asnji personalitet kerkojne pase gjithe ketyre viteve,te afrohen ne politik per te siguruar mbi jetesn…..Turpe dhe vetem turpe!per Eduart Selamin,po aqe turpe pe Berishen qe se pushone se afruari ne partin demokratike njerzit ma te inkriminuar,ata qe ne 97-ten hypen mbi tanke per ti shtypur koken Berishes sote minister mbrojtje!!!!!! ja ku ndodhet Shqiperia me politikat e saje coroditese.
    Zgjedhje te ndersheme ne 2013 !!!!! ku mbahen keto zgjedhje? ne Shqiperin ku mbreteron sundimi i diktatorit Berisha! ase qe duhet imagjinuare se do kete zgjedhje te lira.
    Qofsha une i gabuare! po deklerat e Sali Berishes per nji mandat te trete,nuke duhen marre me te qeshure.Populli votone,numerojne mercenaret e Berishes te cilet poi armatose per ti pature te gatshem perballe revoltave dhe trazirave qe do ta trondisin Shqiperin!. Berisha nuke leshone pushtet,nuke ka dialoge,nuke pranone keshillat e nderkombetareve,e njofime temperamentin e Berishes,jo se ashte trime,eshte shume frigacak,po kure frigacaku behet trime eshte shume i rrezikeshem!.Trimat qe dikure i rrahu dhe i persekutoje,ju dha rruget e botes,sote vine ke baba Sali qe te zene nji karrige deputeti apo ndonji poste ministrore me c’fare do cmimi qofte,populli paguan si c’do here.Intelektualet dhe populli liridashes qe do Eurpianizimin duhet te beje te pa munduren qe ta parandaloje te keqen qe rrezikone Shqiperin.Votime ne Shqiperi nuke duhet pranuar me Sali Berishen kryeminister.Shqiperia ka intelektual,ka djeme dhe vajza qe dine te marrin fatet e atdheut ne dore,jo trazirave dhe perkeqesimit te situates politike perpara nderkombetareve,po behemi gazi i botes.Berishes ,Selamit dhe Selamxhijeve duhet gjetur vendi.Atdheu eshte i joni,jo prone e Saliut dhe Ilir Metes me hajdutet per rrethe,forca e popullit shembe dhe shaterron cdo te keqe qe poi kanoset Shqiperise nga keta dallaverazhije te pa nder dhe te pa moral,te pa zote dhe te pa atdhe.

  • mire e ka nje parafoles ketu.. Saliu mbledh bythelepirsa pa dinjitet si ky zotnia. Ai Rama nga ana tjeter se ku vete gjen ca biznesmen mafioza. Dhe populli duhet te votoj mes merdes dhe kakes

  • Eh mer Edward mer Edward……….kot thone keta qe e shite bythen ti, ku ke bythe ti…….ti thjesht u veteofrove si facolet tani qe dimri eshte ne kulmin e vete dhe doktori po ndjen masen e madhe te qurreve qe i eshte ngurtesuar nga i ftohti dhe qe pritet ti shkrije me 23 Qershor……Eh mer Edward mer Edward ska nxjerre ndonjeher Librazhdi trima qe te prisnim kaq shume nga ty ne…..behu gati Edward behu gati, ne 23 Qershor do lagesh seriozisht….doktori do shfryje shume qurre…..

  • U be nami per ate 230 dollareshen e Kosta Bajrabes. A ka gje per te thene Saliu i ndercem dhe zedhenesja e tij seksi lidhur me faturen e papaguar te Selamit?? He pra, pse dy standarde mor zoterinj. Po Blendi Fevziu ka ndonje emision per te bere sic beri per Barjaben??

  • Njerez dhe halle gjejne strehe tek politika shqiptare. Nje njeri ,qe e ka zbuar e shoqia kerkon derman ne Tirane.
    Qajani hallin ketij menderes.

  • Shqiptare, jeni me te vertete te ndyre.

    Artikullshkruesi jeton ne SHBA, ka bere ca kerkime ne Internet dhe ka pyetur nja dy kushurinj (natyrisht ish-sigurimsa, nga te cilat ka me kile ne Bronks)

    Nuk e kuptoj, cila eshte akuza kunder Selamit ketu: qe u nda nga gruaja? qe beri gjyq me dentistin? Apo qe provoi pune te ndryshme, si gjithe emigrantet?

    Je me te vertete i ndyre…

  • Po edhe po te jene te verteta, ku qendron problemi o njerez injorante, dembele, kurvare qe skeni piken e njerzillikut ,por vetem dini te hidhni balte nga kompjuterat tuaja te zverdhur nga cigarja. Ti vije turp atij qe e ka shkruar kete artikull. Puna nuk eshte turp o njerez te ndyre, per aq kohe sa eshte e ndershme. Cfare te keqe ka qe njeriu te mundohet te gjeje me te miren per veten dhe familjen , edhe se kjo do te kerkoje te shkosh nga nje pune ne tjetren. Po juve o njerez me dhjete mije lek nje xhep, e paketa davidoff, syze “armani” e xhinsa te Gabi, qe ju qelben shpite nga shurra ne banje se skeni uje ti hidhni halese,,mos jeni me te mire??? Ah eshte ndare nga gruaja….pune e madhe fort, asnje si di arsyet, prandaj mos hani mut kot! Pastaj shifni degjeneratat qe keni ne krye te partise suaj , dhe nderkohe qe po e beni kete, skanoni me sy katundaret qe po ju kalojne perpara se kane dhe ato nevoje per 10 mije lekeshin tuj ….

    • Ti more pam qenke nje kastravec nga trute si ato qe ka sala per reth, flet me nje fjalor te ndyre si sala.Ke goje e te shash dhe popullin tend.Populli is i mire po ka ne krye ato ndyresira qe po e njollosin e po e turperojne Shqiperine. Une qe po shkruaj nuk jam as me salen e as me edin.Po dua vetem te them kete qe Edwarti qe iku nga Shqiperia iku se nuk ju puqnin mendimet me salen e tani i puqen sepse sic is shkruar me siper,keta njerez si ky nuk kane as dinjitet e as personalitet ,e keto ka sala pas, qe na humbin vlerat si popull ne sy te botes.Asnje nuk na njeh e na do,se duan te na drejtojne keto ndyresira pa ide e pa dinjitet.

      • e di … e verteta vret! Dhe sidomos juve te “paanshme” ju vret edhe me keq. Dhe prandaj keni ngel aty ku jeni se genjeni veten me nje kafe dhe tre ore thashetheme, e ju duket se keni kap qellin e i dini te gjitha. Jeto moj Lira ne boten tende te vogel (Sal-Ed) dhe mundohu te ngresh sa me shume zerin per te mposhtur mendimin e kundert se vetem ne kete menyre do ngelesh e kenaqur. Mua me vjen keq vetem per nje gje, qe Ed Selami do bjere ne ate llum njerezish dhe do drejtoje njerez si puna jote e ca te tjereve ketu…

    • Po mor Pam po, veçse problemi këtu është se tashmë nuk po vjen si ylli i larguar me shqelma nga Berisha, por si dështak e si njeri pa dinjitet.
      Tani t’i kërkojë falje salehit?

      Një këngë nga Jugu ( e përshtatur):

      ” Ed Selami me kulturë,
      Pse s’qëndrovë në Shqipëri?
      Salës ti ia bëre mutnë
      Por ia hëngre përsëri ”
      ….
      E kupton tani si është puna?

  • Per pjesen e b…lepirjes skam koment tjeter pervecse eshte nje fenomen sa majtas e djathtas edhe ca te tjere qe i citojne te ky shkrimi jane mjeshter ne kete zanat.

    Por nuk shoh asgje te keqe qe dikush shkon ne amerike dhe jeton si te mundet ne kete rast si shites makinash apo realtor (shites i pasurive te paluajtshme) eshte shume me mire se sa te rrije kot me asistence sociale apo te merret me pune te pista.

    problemet jetesore apo familiare te dikujt ne shqiperi eshte mire te mos permenden se shume vete i kane ato perfshi edhe lideri i te majtes, lideri historik i se majtes, gazetaropolitikanet qe i jane shtuar radheve te majta edhe ca te djathte pa dyshim.

    sa i perket fullbright-it si nje person qe i njeh mire bursat amerikane, ju siguroj qe fullbright nuk eshte nje program me te cilin merret nje diplome pasi eshte per studimet pas universitare (ka disa fullbright-iste majtas e djathtas qe mund ta konfirmojne) pervecse ne juridik pasi bursa eshte vetem njevjecare dhe vetem masterat ne drejtesi mund te merren brenda vitit ndersa masterat e tjere MBA, etj. zgjasin dy vjete dhe smund te “diplomohesh” ne to me bursen e fullbright.

    jam skeptik qe eduard selami do te arrije te kete nje kontribut te shquar ne politiken shqiptare por pa dyshim do te kete nje kontribut pozitiv.

    Mendoj se kjo gazete ka bere nje pune shume te mire ne disa investigime te cilen duhet ti vazhdoje e jo te behet nje gazete fleterufeshe.

  • Eshe soji yne i mbrapshte.Te neveritshem, poshte se zakonshmes.U ngjajne gjallesave te pyllit.Çakej e hiena qe ushqehen me kerma, ujqer qe ulerijne dhe brejtes qe dalin e hyjne nga vrimat, terheqen nga era e ngordhesirave dhe tremben nga hungerimat e me te medhenjve.Buburrece e krimba qe zvarriten pas tyre ne simbiozen e perjeteshme.Fatalitet qe jeta njerezore kushtezohet prej ketyre egersirave.Keta nuk kane mend, nuk kane shpirt, nuk kane dimensione kohe e hapsire, jane monstrat e klonuara te se keqes qe zgerdhihen, perskuqen, perndizen, perqeshen, perpeliten kur flasin, sepse jane genjeshtare, truthare, zullumqare.Jane pjella e nje populli te vuajtur, te prapambetur,te genjyer qe ka jetuar duke u ngopur me luge te zbrazet dhe duke qene i perhumbur, nga kotesia eshte ndjere krenar. Keta jane lukunia me e turpshme e pushtetareve rrumpalle, qe na çojne drejt gremines me vrasje, vjedhje,trafik seksi e droge me te cilat shtojne pasurine e paràne.Lehjet e ketyre i degjojme nga mengjesi ne darke dhe mburren qe na shohin neper udhekryqet e botes si qente bastarde.Ky eshte soji yne i perdale, eshte injoranca jone qe na ka damkosur ne balle, prej se ciles duhet te çlirohemi dalengadale.Zoti na e befte mbare!.

  • Po mor Pam po, veçse problemi këtu është se tashmë nuk po vjen si ylli i larguar me shqelma nga Berisha, por si dështak e si njeri pa dinjitet.
    Tani t’i kërkojë falje salehit?

    Një këngë nga Jugu ( e përshtatur):

    ” Ed Selami me kulturë,
    Pse s’qëndrovë në Shqipëri?
    Salës ti ia bëre mutnë
    Por ia hëngre përsëri ”
    ….
    E kupton tani si është puna?

  • Ik ore se Edi i ka zene radhen dikujt tjeter te lepije bythen e saliut… Esht pa radhse ndoshta i ka pague ndonje rshfet sales

  • Per hir te se vertetes ,per ate cka MERO BAZE ve ne gojen e Sali berishes ne vitin 1997 ,qe refuzon te pres Eduard selamin ,ne ditet e tij me te veshtira ,tregon se SALIU ne ate kohe ka patur aresye te forta dhe te drejta per te mos e pritur Eduard Selamin ne takim.

  • nuk dua te paragjykoj askend,por duhet te jesh emigrant per te kuptuar sesa e veshtire eshte te adoptohesh.Ne emigrantet kemi bere e bejme pune shume te veshtira,se diplomat e dikurshme nuk pijne uje.Prandaj nuk me duket e mire futja ne hallet e tjetrit.Ndarjet jane nje hall tjeter i madh

  • @ nga keto qe shkruhen eshte per tu gezuar te pakten nga fakti, se megjithese Saliu e ka patur si djale Edwardin e paska lene me gisht ne goje. Ky djale te pakten nuk e ka vjedhur Shqiperine si te tjeret dhe ato 300 $ borxh jane gjynah ti permendesh, se keto dollar i do nje dr. ne Amerike se i tha pacientit miremengjes. Nqs. Edwardi nuk ja ka dhene keto para per kete arsye ka bere shume mire. Une do isha kursyer pak persa i perket ketij sekreti dhe me behet qefi qe keto dollare nuk ja ka borxh atdheut te tij. Nuk kam aspak konsiderate per asnje person te politikes berishiane, por fakti qe Selami qenka larguar pa para nga Shqiperia me gezon dhe cuditerisht me zbut pak qendrimin ndaj tij. Te pakten Selami nuk ka grabitur para nga atdheu.

    • @Bocari,

      vetem 1 vit e gjys me vone dhe Eduarti “i varfer” qe s’kishte te paguante $300 na del me nje deklarate pasurie miliona dollareshe. Hajde shte hajde… Ja pra ku eshte dhe arsyeja qe Eduardi iu basjkua PD-se dhe jo Topit.

  • Ky i shkreti ka 17 vjet qe i bie kokes me grushta:C`bera une,qe nuk ju lepiva Berishes,paraja ishte ne Shqiperi!.Erdhi ne fund 15 diteshi,Berisha me te tijte e kane mjele lopen dhe nuk kane lene nje pike per Selamin.

  • Bijt e shqipes, qent e kombit….

    Cue Selami e nis fjalimin
    ku paska pas shqypja trimin
    hup gurbetit tash sa vjet
    mbasi shkoj gjithe me lezet
    per me shef kryet ne ato ane
    kur kje ba gjama ne Tirane
    kur do shoke e miq ja vrane
    kur pat dal Selami me name
    tu rrejt gocat ato studente
    tue ba qefe e lezete
    neper klube e hotele
    bashke me shoket e “demokracise”
    kur ja sunduen qeverin shqypnis
    neper kohet e Salis
    tu vjedh fonde e tu mush xhepa
    tu ba vila ka bregdeti

    E kur nuk mujti ma Selam lebeti
    mori rrugat ka kurbeti
    shkoj e zu vend ne Amerik
    me do rrena per politike
    kesh ka ken ne parti opozite
    kesh ka dal kundra Salihit
    kesh ska gisht ne asnji hajni
    kesh nuk asht marr ai me kurvni
    tu i rrejte vajzat me kopili
    me u gjet pune ne qeveri
    vec sa ndor pak per me i shti
    e me ba hordhek dashni
    cka ne shqypni po i thone kurvni…..

    E besa Amerika zemer gjane
    ja ka besue rrenat me name
    e azil selamit i kan dhane
    ka ndjet trimi si shkulan
    tue shetit e tue lane name
    me shume rrena gjithkah ka thane
    keshdemek tu filozofue
    per politiken e rrenue
    cka ne shqypni e kish lane shkatrrue
    vra nder veti e marrue
    kuraveve tue u sakatue
    e pshtoj bythen e u shef largue

    Por mbas shume vitesh na ish pendue
    e ka marr malli prap me u pajtue
    e po i con fjale Selami Sales
    a po ndije o baba i marres,
    del i here e te bajm kuvend
    se due me ardhe me tu ba krah primend
    per me te mbajt prap ne qeveri
    kryeminsiter te pakufi,
    vec ma nep i post ne ministri
    sa tbaj qef edhe do vjet
    sa smka dale tullaci krejt.

    Hajde burr po i thote Salihi
    se e ke gati i post minsitri
    vec me fole sa me shume
    me myt te drejten ku asht cdo kund,
    e ne pacim rrezik me u rrzue
    bashka sa tmundena me qindrue
    me myll ceshtje e me i shue
    te cdo krimi qe ka kalue
    per me mujt e me i pshtue
    njata leke qe vjedh i kemi te palue
    e neper banka jashte i kem cue
    hajde Selam bre he kjosh bekue
    po i thot Sala kur kje tu rrzue
    hajde trim se i kena ne dore
    me gjykata e prokuror
    se presidentin e kem me veti
    i kem celsat e cdo pushteti
    e ska cna ban asnje qeveri
    e jo ma Iliri e Edi
    qe do ti rrzojme tu i provokue
    tu i sha e tu i sulmue
    me atentate mafiet tu i shkatrrue
    se i kena ne dore bandat gjithkund
    me celular minat ja u qesim
    me atentate gangsterash ja u njehim
    se na drogen e kena ne dore
    se na kuravt i kena monopol
    per me i shit ne maqedoni
    ne serbi e ne greqi
    i bajne punet djemt e partise
    vec ti hajde ktu me ja nis……

    Erdh Selami kokrra e trimit
    pa baluke sic ka pas kene
    se ra i kish pase qelja tue ende
    ra edhe hunda i kish pase
    krrus ish kene e ba si drras
    por prap tu mjat ne kurriz te Sales
    neper fondet e qeverise
    neper paret e Shqypnise
    zuni vend Selami prap perbri Salise

    He kur ka ardh koha cunit te Enverit me fole
    merr Selami mendje holle:
    A po ndije more prokuror
    kryeminsitrin me marr ne dore
    Njat Ed Ramen me arrestue
    me arrestue e ne burg me shti
    se po ban shenja me shoket e ti
    ja u luen gishtin e ja ban me sy
    ne paralment kur ai po rri,
    thote Selami pa mahi,
    ne Ora Njuz tue mbajt fjalimin
    ka po ja qet trimi shqypnis timin….
    Sa vete njajo Gazezatre e mire
    asht cudit e ka lyp Zotit Meshir
    ashtu ne heshtje pa mujt me fol
    kur ka ndije at rrokopoll
    ka kerkon me arrestue Krymeindistrin
    ne nje kohe kur kriminelat e Janarit
    sillen sheshit e pazarit
    here kryetar vendit e here krybajraktarit…..
    cudit eshte ajo gazetare
    por ska cban se ashtu i kan thane
    per me ndije Selamin ka po len nam.

    E per te tjera thote Selami, sdue me dite
    as nje ngjarje qe ka ndodh ma pare
    as ate me 21 Janar,
    sdona me u kthye mbarpa ne histori
    por kryemisntrin duem ne burg me shti
    e kriminelat e Janarit
    spo i zen ne goje zogu i gomarit
    qe po i mban ison Sali vrastarit…..

    Ka hesht vajza gazetare
    tu e ndije ate far debilit
    qe po flet per demokraci
    tue bashkpunue me njat prokurori
    qe arreston per grushta e shpulla
    deputet besa e goxha burra,
    por jo, nuk arreston askand per plumba
    as per krime vrasje ne bulevard
    ne ate dite te zeze me 21 janar
    nuk arreston as nuk denon njeri
    se korrupti e mban ne gji
    ate gjykate e prokurori
    presidentin mutaqe zi
    qe kurr ma zi skane ba ne shqypni,
    por dashte ai Zot e ja kthefte ne shpi
    gjithcka po i bajne popullit aq zi
    tu i vjedh e tu i gri
    e tu i vra me ushtri
    e tu i shef krimet ata me kopili
    Sala vet e Bujari i ti
    e tash Selami me kopili
    me mbrojt lulushin me gjithe parti
    e me i hip Shqypnis prap me qeveri
    tu e rrzue Edin, me prokurori
    andrra e Sales me kompani……
    …………………………………..
    Nga
    Gege Toska i ri

  • Ska faj selami amerika i ka len robt pa pune kahone.une se kuptoj kete vend hem papune dhe hem do me i thene tjerve cka duhet me bo.

  • Jam lexues irregullt i gazetes Dita.Ky shkrim nuk eshte i denje per gazeten.Por edhe une munde te jap shume shembuj servilizmi dhe amorraliteti tek partija ime socialiste……….por nuk ja vlen.Sidoqoft respekte gazetes Sidomos gazetaerve Viktor Malo dhe Andrea Stefani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *