19-vjeçari më me fat në botë, i shpëtoi 3 sulmeve terroriste

Elton Tafaruci

Mason Wells, 19 -vjeçari nga SHBA konsiderohet njeriu më me fat në botë pasi i mbijetoi për të tretën herë sulmeve terroriste.

Hera tretë ka qenë ditën e djeshme, pasi Mason ndodhej në aeroportin e Brukselit në momentin e shpërthimit të bombave. Ai shpëtoi fatmirësisht me disa plagë të lehta. Aktualisht, ai është nën kujdesin e mjekëve në një spital në Belgjikë.

Hera e dytë ka qenë më 13 nëntor, datë kur ndodhën sulmet e Parisit dhe 19-vjecari ishte pikërisht në kryeqytetin francez si një misionar i kishës mormone.

Dhe hera e parë ka qenë shumë pranë vendit ku kishte shpërthyer bomba edhe në Maratonën e Bostonit./E.T

327697659832d7831846d8953473

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *