1924/ Reagimi i qeverisë shqiptare mbi shqiptarët e Çamërisë në Greqi

Elena Tase

“Paris-Midi” ka botuar, të shtunën e 26 korrikut 1924, në ballinë, një shkrim në lidhje me reagimin e qeverisë shqiptare në mbrojtje të shqiptarëve të Çamërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Situata e shqiptarëve në Greqi

Tiranë, 26 Korrik.

Qeveria Shqiptare i ka telegrafuar Lidhjes së Kombeve një apel të ri për t’u ankuar se shqiptarët e Çamërisë janë të detyruar të emigrojnë nga Greqia.

Apeli thotë se shqiptarët janë të vendosur të strehohen në Shqipëri, në vend që të emigrojnë në Turqi. Kjo popullatë synon të vendoset në kufirin shqiptar në krahinën e Gjirokastrës.

Qeveria shqiptare deklaron se ka respektuar angazhimin e bërë ndaj Lidhjes së Kombeve lidhur me pakicat greke, por e ka për detyrim moral të ndihmojë popullatën shqiptare të Çamërisë dhe se duhet që të merret parasysh se do të ndodhin incidente të rënda pasi shqiptarët (çamët) do të strehohen në vendet e banuara nga banorë që flasin greqisht.

Qeveria shqiptare thotë së Greqia do të mbajë përgjegjësinë e këtyre incidenteve.

e.t./dita

Share This Article
5 Comments
  • Per cilen Qeveri “Shqipetare” po flasim,per ate qe Zogu i deklaronte ambasadorit turk qe “Ketu je ne shtepine tende”!
    Dhe vertete,Turqia e krijoi Al- banine se ndryshe do ishte Perandori Greke Bizantine Orthodhokse.
    Pamvaresisht qe edhe Dogma Orthodhokse qe transformoje Identitetin,Kulturen,Emrat,Ndergjen e vendasve te quajture “Pagane”,kur ne te vertete ata adhuronin Perendite dhe jo Njerez qe ngjallen apo “bejne” mrekullira.
    A nuk eshte Mrekullia me e Madhe Dhimokratia nga “kriminelet” Pagane qe kaq shume e kane luftuar dhe e luftojne edhe sot kriminelet e vertete te Krishterimit?

    Ky eshte fakt historik qe nuk vihet per diskutim nga historiane te ndershem.
    Fakt eshte qe kjo histori dhe identitet eshte luftuar dhe luftohet edhe sot me nje zell te pa shembullt nga mercenare te Erdoganit,te fashizmit,te cdo shteti vetem te jete kunder Greqise dhe Identitetit para Osmane.
    Eshte ironike kur te degjeneruarit dhe te ashtuquajture Al-banians flasin per te “drejta” kunder Sllaveve ne Balkan,kur keta nostalgjike me ndergjegje (Osmane) considerojne “demokrate” Anglezet pushtues ne Amerike,Australi e gjetke.
    Eshte fakt historik dhe nuk diskutohet,kush ishte Orthodhoks ishte Greke qe pas ndarjes se Perandorise se Romes nga Kostandini ne 476 kur vendosi edhe gjuhen Greke zyrtare ne Perandorine e Lindjes dhe popullsia e quante veten Romji.
    Kush u kthye myslimane me dhune (kemi rastin e Janicereve) apo nga frika quhej Turk dhe as qe kishte lidhje me ndonje identitet “Arberore”.
    Kjo u vertetua me Revolucionin Greke te 1821 te udhehequt nga Arvanitasit kurse Naimet,Abdyllahet,Shemshedinet,Ismailet,Hasanet shkuan tek Baba Sulltani kur Arvanitasit kishin rreth 50 vjet qe cliruan Epirin dhe Greqine nga keta bashibozuke dhe Osmane.

  • z. Pellazg, edhe emrin e ke vjedhur se nuk je pellazg por nga rraca qe ka vjedhur historine e pellazgeve dhe ilireve.
    Nuk eshte e vertete qe Turqia ndihmoi qe te krijohej Shqiperia. Ishin Rilindja Kombetare ajo qe i ndrroi mendjen Ismail Beut i cili udergua nga Turqia si deputet i saj- qe te shpallte pavaresine ne vend te autonomise , madje i dha dhe flamurin qe kemi sot flamur te dhuruar nga nje pinjoll i Gjergj Kastriotit.
    Se dyti Romanoit ishin greqisht foles, por Kostandini i madh nuk ishte romanoi por Ilir nga Nishi. Sipas Kristo Frasherit, besimtaret e ritit lindor apo orthodokset ngaterroheshin shpesh nga perendimoret si grker apo romanoi por ata nuk ishin romanoi dhe quheshin ose ilire ose bizantine. Kete mund ta faktoj me epitafin e Reposh Kastrioti ne te cilin thuhej: Reposh Kastrioti Dux Illyricum .
    Se treti formimi i Greqise nga arvanitet orthodokse dhe greket vendas krijoi nje iluzion ne perendim se keta ishin helenet e lashte, qe ne fakt nuk ishin. Kjo shkaktoi se bashku me sjelljen ne Greqi te 1 milion greqisht folesve pas mareveshjes se Lozanes- nje histeri anti fqinje sidomos kunder arvanitasve dhe shqiptareve myslimane te cilet u debuan nga Epiri.
    pOR KJO NUK DO TE THOTE QE NE DHE BOTA DO TA HARROJE TE VERTETEN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *