Del nga arkivat biseda e famshme Gensher-Çarçani e 23 tetor ’87

DITA Online

Vizita I – Të parën herë H.D.Gensher ka ardhur në Shqipëri në vitin 1987, të nesërmen e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Bisedimet për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë Federale filluan në Bon, nga fundi i vitit 1984 dhe vazhduan deri në vitin 1987. Nënshkrimi i dokumentit përfundimtar u bë në Tiranë.

Vizita II – Më 15 qershor 1991 H.D.Gensher vjen sërish Shqipërinë. Kjo ishte vizita e tij e dytë. Si herën e parë, ashtu edhe në qershor të vitit 1991, bisedoi si dashamirës i vendit tonë dhe i popullit shqiptar. Gjatë vizitës së qershorit 1991 H.D.Gensher bisedoi me ne për fazën e dytë, për pranimin e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në KSBE. 

Vizita III – Vizitën e tretë H.D.Gensheri e bëri në Shqipëri, në muajin prill 1992. Duhet thënë se Gjermania në përgjithësi, ka qenë vazhdimisht më afër pozitës sonë lidhur me çështjen e Kosovës, me njohjen e të drejtave të saj dhe ka dënuar qëndrimin antishqiptar të serbëve.

Hans-Dietrich Genscher 

ARKIVA/ Nga vizita e ministrit Federal të Punëve të Jashtme të Republikës Federale Gjermane. Çfarë u bisedua në 23 tetor 1987 pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike

 

Bisedim i zhvilluar në 23 tetor 1987, në pritjen që i bëri Kryetari i Këshillit të Ministrave, Adil Çarçani, Ministrit Federal të Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskancelarit të Republikës Federale Gjermane, Dr, Hans Ditrih Gensher. Në pritje merrnin pjesë zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Vangjel Çërava, kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit, Niko Gjyzari, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Gjon Gorishti, dhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka. Pas përshëndetjeve të rastit u zhvillua kjo bisedë:

 

Adil Çarçani: Si jeni me shëndet zoti ministër?

Dr. Hans Ditrih Gensher: Shumë mirë, u pritëm me përzemërsi shumë të madhe e me kohë shumë të mirë

Adil Çarçani: Kohën në vendin tonë e gjetët shumë të bukur dhe, sikurse koha, jam i mendimit dhe kam besim se edhe vizita juaj, megjithëse e shkurtër, do të kalojë me sukses dhe do të jetë e frytshme.

Dr. Hans Ditrih Gensher: Ky është edhe qëllimi im: ne duhet t’i futemi me seriozitet të madh zhvillimit të marrëdhënieve tona. Kemi bërë një hap të rëndësishëm me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, por kjo nuk duhet të mbetet formale. Ne dëshirojmë që këto marrëdhënie t’i mbushim me jetë. Duhet të  shkëmbejmë pikëpamjet tona politike me njëri -tjetrin, të shikojmë ku puqemi e ku nuk puqemi dhe ne dëshirojmë të zhvillojmë një bashkëpunim shumë të gjatë në ekonomi, shkencë, teknikë e kulturë. Ne nuk duhet të kursejmë asnjë fushë ku mund t’i zhvillojmë marrëdhëniet tona.

Adil Çarçani: Ashtu është, pajtohem me ato që thatë. Në radhë të parë, e ndjej të nevojshme t’ju uroj mirëseardhjen në vendin tonë dhe t’ju them se vizitën tuaj Qeveria e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, opinioni zyrtar dhe i gjithë opinioni i vendit tonë e kanë mirëpritur dhe e shikojmë si diçka mjaft pozitive. Shfaq besimin tim, të Qeverisë e të popullit, se vizita juaj do të shërbejë me siguri zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona në të gjitha fushat e ndryshme. Është e domethënës fakti që vizita juaj bëhet brenda një kohe relativisht të shkurtër, pas ngjarjeve të shënuara, do të thosha historike, ndërmjet vendeve tona – pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës Federale Gjermane dhe Republikës Popullore të Shqipërisë, gjithë populli shqiptar, tërë opinioni i brendshëm e përshëndeti këtë si një akt të rëndësishëm, që do të hapë një perspektivë të mëtejshme intesifikimi në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve. Edhe para vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona ka pasur shkëmbime të ndryshme, si shkëmbime tregtare, shkencore, kulturore-artistike e në fushën e turizmit, të cilat kanë qenë në përgjithësi të dobishme. Personalitetet zyrtare e shkencore të Republikës Federale Gjermane dhe të Republikës Socialiste të Shqipërisë kanë bërë vizita reciproke, studiues të ndryshëm shkencorë të degëve të ndryshme kanë marrë pjesë në konferenca e simpoziume që janë zhvilluar përkatësisht në Republikën Federale Gjermane e në Shqipëri. Marrëdhëniet tona tregtare  janë zhvilluar normalisht e me korrektësi, sikurse dhe marrëdhëniet kulturore-artistike etj. Ne mendojmë se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona janë krijuar edhe më tepër mundësitë që këto shkëmbime të zhvillohen më tej, të intesifikohen deri në përfundimin dhe të marrëveshjeve të veçanta ekonomike, tekniko shkencore, në lëmin e transferimit të teknologjisë, kulturore-artistike, turistike etj. Të gjitha këto do të shërbenin shumë për njohjen dhe bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet popujve dhe dy vendeve tona. Dëshiroj t’ju siguroj se predispozicioni i Qeverisë sonë, i të gjithë organeve e institucioneve tona shtetërore, është i tillë që këtyre marrëdhënieve, zhvillimit të tyre të mëtejshëm t’u jepet një impuls i ri. Siç edhe mund të jeni njohur pak a shumë, Shqipëria para Luftës së Dytë Botërore ka qenë nga vendet më të prapambetura në Evropë nga ana ekonomike dhe e zhvillimit shoqëror e kulturor, kurse pas çlirimit, në këta 43 vjet të pushtetit popullor, ajo ka bërë hapa të mëdhenj përpara e të pakrahasueshëm me të kaluarën. Janë ngritur degë të shumta të industrisë, sidomos të industrisë së rëndë, të nxjerrjes së mineraleve, pa lënë pas dore industrinë e lehtë dhe ushqimore. Në krahasim me të kaluarën është bërë një zhvillim i dukshëm i bujqësisë drejt një progresi shkencor në rritje, në zbatimin e të rejave agroteknike dhe marrjen e rendimenteve më të mëdha në prodhimet bujqësore e blegtorale, pa folur pastaj për zhvillimin e arsimit e kulturës, ku është bërë një përmbysje e vërtetë, një revolucion i tërë. Para çlirimit mbi 85 për qind e popullsisë ishte analfabete, kurse sot kemi një sistem të tërë shkollash deri Universitetin, Akademinë e Shkencave etj. Me gjithë këto arritje të mëdha, në planet tona e sidomos në planin e tetë pesëvjeçar që miratoi Kongresi i 9-të i Partisë, ne kemi caktuar detyra të mëtejshme e të rëndësishme për të zhvilluar më tej, në radhë të parë, ato degë të ekonomisë sonë që mbështeten në shfrytëzimin e lëndëve tona të para, sidomos nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve të ndryshme, si të mineralit të kromit, ku  ne kemi rezerva të konsiderueshme, të hekur-nikelit, ku gjithashtu kemi rezerva të mëdha, të mineralit të bakrit etj. I kemi kushtuar rëndësi zhvillimit të  energjitikës, nxjerrjes së naftës e të gazit dhe shtimit të energjisë elektrike, sot e në perspektivë. Në të njëjtën kohë kemi caktuar detyra të rëndësishme dhe për industrinë e lehtë dhe ushqimore, për t’u dhënë një zhvillim të tillë të mëtejshëm që të përballojnë më mirë nevojat në rritje të popullit me mallra të konsumit të gjerë, pa folur pastaj për bujqësinë që, siç e dini është baza e sigurimit të ushqimit të popullit, e sidomos të drithërave të bukës, sigurimi i së cilës në vend ka qenë për ne një arritje historike. Në planin tonë të pesëvjeçarit të 8-të kemi parashikuar masa për të intesifikuar degët e industrisë minerare në shtimin e prodhimit të tyre, por edhe për të përmirësuar nga ana cilësore teknologjinë e nxjerrjes së kësaj pasurie, teknologjinë e pasurimit e të shkrirjes së mineraleve, për t’u marrë atyre sa më shumë nga komponentët që ato përmbajnë. Mekanizmi i proceseve të punës në pasurimin e mineraleve të kromit, hekur nikelit, bakrit etj., si dhe vendosja e teknologjive të reja dhe shkrirjen e këtyre mineraleve, janë disa nga objektivat tona të rëndësishëm për t’u arritur gjatë pesëvjeçarit të 8-të e në vijimësi. Parashikojmë, gjithashtu, masa e detyra të rëndësishme për shtimin e zhvillimin e mëtejshëm të prodhimit bujqësor e blektoral, për t’i rritur me ritme më të larta, por kjo kërkon masa të rëndësishme për një mekanizëm të mëtejshëm të bujqësisë, kimizimin e mëtejshëm të saj e mobilimin e tokës. Shtimi i prodhimit industrial e bujqësor, rezultat i zhvillimit me përparësi të këtyre dy degëve të rëndësishme, ku mbështetet kryesisht ekonomia jonë, sot e në perspektivë, kërkon që gjatë planit të 8-të pesëvjeçar të zhvillohet intensivisht dhe transporti, sidomos të rriten kapacitetet e tij dhe të modernizohet ai, për të përballuar zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit tonë. Në të gjitha këto drejtime të zhvillimit të këtyre degëve bazë të ekonomisë tonë dhe, në radhë të parë, të zhvillimit të atyre degëve që i shërbejnë prodhimit të mjeteve të prodhimit siç është industria e rëndë, ne mendojmë se janë të gjitha mundësitë që të konkretizojmë me Republikën Federale Gjermane masa dhe bashkëpunim të mëtejshëm, , nëpërmjet marrëveshjeve ekonomike, teknike, shkencore, transferimit të teknologjive, vendosjes së teknologjive të reja, automatizimit të prodhimit, mekanizimit të proceseve të punës etj., siç është biseduar edhe ndërmjet delegacioneve tona gjatë takimeve të ndryshme që kemi pasur, veçanërisht kohët e fundit. Kjo nuk përjashton, përkundrazi, kërkon që edhe marrëdhëniet tregtare, zhvillimi i tyre, shkëmbimi i mallrave të eksportit e të importit ndërmjet të dy vendeve,  të marrin një zhvillim më të madh. Mendimi ynë është se kemi ç’të blejmë në Republikën Federale Gjermane, por në të njëjtën kohë kemi dhe se çfarë të shesim. Dëshira jonë është që Republika Federale Gjermane të ishte partneri kryesor, në radhën e shteteve evropiane, në zhvillimin e tregtisë ndërmjet dy vendeve tona dhe ekzistojnë mundësitë në këtë drejtim, si dhe vullneti nga ana jonë. Kemi besim të plotë se një predispozicion e vullnet të tillë do të gjejmë edhe në organet e institucionet përkatëse të Republikës Federale Gjermane. Ekzistojnë edhe mundësi të tjera. Ne disponojmë në vendin tonë pasuri të tjera, sidomos minerale që gjer më sot nuk i kemi shfrytëzuar, siç është nikel-silikati, rezervat e mëdha të kripës minerare, rezervat e konsiderueshme të azbestit e të tjera minerale që ende nuk i kemi vënë në qarkullim. Vënia në qarkullim e këtyre mineraleve nëpërmjet shfrytëzimit të tyre do të ishte në interes si për vendin tonë, ashtu dhe për Republikën federale Gjermane, sigurisht në bazë të leverdisë e të interesit reciprok. Unë dëshiroj t’ju them e t’u siguroj se përfitimi që do të kishte vendi ynë nga një zhvillim i tillë i marrëdhënieve tona ekonomike, teknike, shkencore, tregtare, etj., me Republikën Federale Gjermane, do të përdorej në radhë të parë, për zhvillimin e mëtejshëm të forcave prodhuese, sepse në politikën tonë ekonomike që ka zbatuar gjer më sot Partia dhe Qeveria jonë, sipas mësimeve të arkitektit të Shqipërisë socialiste, shokut Enver Hoxha, i është përmbajtur gjithnjë parimit të zhvillimit me përparësi të forcave e të mjeteve të prodhimit, si bazë për rritjen e mirëqenies së popullit, sot e në perspektivë, dhe për fuqizimin e mbrojtjes së atdheut.

Adil Çarçani: Do të dëshiroja që në të gjitha këto fusha e drejtime që përmenda në këtë takim të rëndësishëm me zotin Gensher, të dëgjoja edhe mendimet konkrete të tij ose edhe ide të tjera që mund të kishte ai, të cilat do t’i mirëprisja. Dëshiroj gjithashtu të siguroj edhe një herë se te qeveria e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, te të gjitha organet përkatwse të pushtetit të ekonomisë sonë, Qeveria e Republikës Federale Gjermane, të gjitha organet dhe institucionet e saj përkatse do të gjejnë kurdoherë predispozicion, gadishmëri dhe qendrim pozitiv për konkretizimin e të gjitha problemeve që diskutuam mbi bazën e interesit e të leverdisë reciproke të të dy vendeve, në format dhe mënyrat më të përshtatshme e të lejushme për të dyja palët, brenda normave dhe rregullave juridike konstitucionale, për të cilat paraprakisht janë zhvilluar edhe bisedime dypalëshe. Ne kemi në vendin tonë një gjendje të shëndoshë, siç mund t’ju kenë vënë në dijeni dhe t’ju kenë informuar edhe ministri ynë i Punëve të Jashtme. Kemi një gjendje të qëndrushme, vijimësi në zbatimin e politikës së jashtme e të brendshme të vendit, sipas mësimeve jetëdhënwse të shokut Enver Hoxha, mësime këto që me konkurrencë vazhdojnë të zbatohen nga Partia dhe pushteti ynë popullor, me në krye shokun Ramiz Alia, vazhdues i denjë i veprës së shokut Enver Hoxha. Në politikën e jashtme vendi ynë zhvillon një politikë të hapur, i thotë haptazi mendimet dhe qendrimet në çdo rast, fakt ky që i ka rritur prestigjin Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Jemi për ruajtjen e paqes dhe kundër luftës, në mbrojtje të të gjithë popujve që luftojnë për liri e të drejtat e tyre dhe, mbi të gjitha, me vendosmëri punojmë e luftojmë për të mbrojtur pavarwsinë e sovranitetin e atdheut tonë socialist kundër përpjekjeve të shumta të imperializmit e të socialimperializmit ndaj vendit e popullit tonë dhe popujve të vendeve të tjera. Kemi qenë dhe jemi në mbrojtje dhe për sigurimin e paqes në Evropë e në botë, veçanërisht në zonën e Mesdheut e në Ballkan, si dy zona shumë nevralegjike e të nxehta aktualisht. Një qendrim e politikë e tillë aktive në vendin tonë ndaj të gjitha problemeve i shërben ruajtjes sw forcimit të paqes së vërtetë në Evropë e në Botë. Në të njëjtën kohë dëshiroj të shfaq mendimin e Qeverisë e të popullit tonë, se vlerësojmë vendin tuaj, politikën që ndiqni në mjaft çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe qëndrimet dashamirëse ndaj vendit tonë, me zhvillimin e marrëdhënieve tona të gjithanshme. Vlerësojmë vizitën tuaj si shfaqje të vullnetit të mirë të qeverisë suaj dhe tuajat personalisht zoti ministër, për t’i shpënë gjithnjë e më përpara këto marrëdhënie në fushën politike, ekonomike, teknike, shkencore dhe në drejtime të tjera. Ju falenderoj për këtë dhe për vëmendjen e treguar.

Dr.Hans Ditrih Gensher: Zoti Kryetar i Këshillit të Ministrave, ju falenderoj për pritjen dhe për sqarimin që më bëtë për politikën tuaj. Qeveria Federale Gjermane vendosi marrëdhënie me vendin tuaj, me qëllim që të nisë një fillim të ri, por edhe me ndërgjegje të lidhjeve historike që ekzistojnë ndërmjet gjermanve dhe shqiptarve, si dhe të periudhës së tmerrshme të historisë gjatë së cilës populli juaj ishte i detyruar të hiqte shumë të këqija. Tani ne duhet ta hedhim shikimin në të ardhmen dhe unë mendoj që ne së bashku mund të bëjmë shumë mbi bazën e barazisë absolute e të një bashkwpunimi të barabartë. Ne jemi të mendimit se është e rëndësishme që të kemi një dialog të dëndur politik me njëri-tjetrin, për të kuptuar më mirë politikën e njëri- tjetrit, se çfarë kërkon ajo si në çështjet e brendshme, ashtu dhe në ato të jashtme. Ne jemi gjithashtu të mendimit që marrëdhëniet ekonomike, që kemi pasur prej kohësh, duhet të shtohen e të thellohen në mënyrë të theksuar. Ne kemi një ekonomi popullore, e cila është freksible (e epshme) dhe mund të përshtatët me nevojat që ka patneri është e nevojshme që ne të konstatojnë e të gjejmë pikat bashkuese për një bashkëpunim të gjerë ndërmjet nesh. Mendoj se ne mund të bisedojmë për një marrëveshje bashkëpunimi dhe se nuk mund të mendojmë vetëm për shkëmbime tregtare, por edhe për një bashkëpunimi teknik, i cili do të shërbejë edhe formimit edhe përgatitjes. Ne gjithmonë kemi krijuar përvojë për përpjekjet e përbashkëta për përgatitjen, për formimin, kjo rrit dhe dijen për të mësuar mw mirë se çka tjetri për të ofruar. Meqënwse dhe Ju jini të interesuar, mund të arrijmë dhe një bashkpunim të ngushtë tekniko-shkencor. Ju te ne do të takoni një rezonancë shumë pozitive. Ne jemi të interesuar që zhvillimi në të gjitha vendet e Evropës të shkojë përpara dhe mendojmë që kjo është diccka e mirë për stabilitetin në Evropë. Nëqoftëse do të jemi të lidhur ngushtë nga ana ekonomike me njëri-tjetrin, me një bashkëpunim ekonomik, që mendoj se mund të konkretizohet edhe me përfundimin e një marrëveshje kooperimi, kjo jo vetëm që do të jetë shumë e rëndësishme, por do të krijojë mundësi edhe për të gjetur forma të ndryshme në zhvillimin e njëri-tjetrit. Duhet marrëveshje për bashkëpunim tekniko-shkencor, por edhe për shkëmbimet kulturore-artistike etj. Dhe në këtë drejtim kemi pasur një sërë kontaktesh deri më sot. Edhe përsa i përket turizmit do të thosha që kjo është vetëm në dorën tuaj, se gjermanët janë shumë të dhënë pas udhëtimeve. Në qoftë se gjermani ka qenë p.sh, tri herë në një vend, menjëherë shpreh dëshirën të shkojë në atë vend edhe për herë të katërt, kështu që, Zoti Kryetar i Këshillit të Ministrave, në qoftë se ofrohet një gjë më e madhe në këtë drejtim, më shumw gjermanë mund të vijnë. Për këtë agjencitë turistike tona janë shumë të interesuara. Gjithashtu dhe shoqëria jonë ajrore “Luftanca” është e interesuar të hyjë në bisedime me ju për gjetjen e mundësisë për një linjë në kryeqytetin tuaj dhe unë besoj se kjo do të ishte diçka shumë e mirë, sepse shtohen edhe mundësitë e udhëtimeve e të njohjes. Por, siç e thashë, ne nuk duhet të nënvleftësojmë edhe marrëveshjen kulturore, sepse këto ndikojnë në krijimin e besimit ndaj njëri- tjetrit. Mundet të mendojmë për shkëmbimin e lektorëve, ne jemi gati t’ju japim bursa për studentë dhe, me një fjalë, Zoti Kryetar, ne e marrim me seriozitet zhvillimin e marrëdhënieve dhe ju duhet ta dini se ne, e marrim me seriozitet zhvillimin e marrëdhënieve dhe ju duhet ta dini se ne, gjermanët në qoftë se vendosim të bëjmë diçka, e bëjmë me themel atë.

Adil Çarçani: Tamam ashtu është dhe ne kemi çmuar edhe e çmojmë këtë, por dijeni se të njëjtën karakteristikë ka dhe populli ynë, vendi ynë.

Dr.Hans Ditrih Gensher: E dimë. Dua t’ju them atë që me ndjenjat e thella të njerëzve tanë ne kemi kushte të mira. Ne duam me të gjithë popujt e botës, por veçanërisht me të gjithë popujt e Evropës të kemi marrëdhënie të ngushta. Pak më parë unë i thashë ministrit të Jashtëm, se më përpara ishte larg ku banonin gjermanët dhe ku banojnë shqiptarët, por zhvillimi teknollogjik largësitë nuk i ndryshon, por ne jetojmë tani afër njëri-tjetrit dhe ne jemi të mendimit që të gjitha shtetet në Evropë mund të japin kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kontinentit tonë. Ne kemi ndjekur me vëmendje të madhe, edhe pa pasur marrëdhënie diplomatike, zhvillimet e vendit tuaj dhe përpjekjet tuaja për t’i dhënë një zhvillim modern vendit tuaj. Ne kemi pikpamje të ndryshme me njëri-tjetrin për sa i përket krijimit të shoqërisë dhe ekonomisë sonë, por secili të vendosi për veten e vet.

Adil Çarçani: Sipas normave përkatëse ligjore e konstitucionale të secilit vend, por duke gjetur rrugët dhe format e përshtatshme e të pranueshme nga secili, ato norma të mos preken dhe bashkëpunimi ynë të zhvillohet në të gjitha drejtimet që ju parashtrova.

Dr.Hans Ditrih Gensher: Ne jemi për bashkëpunime dhe për garën paqësore.

Adil Çarçani: Pajtohem edhe në këtë mendim.

Dr.Hans Ditrih Gensher: Dëshiroj t’ju them që kjo gatishmëri për një bashkëpunim të gjerë nuk ekziston vetëm në udhëheqjen politike të vendit tonë. Por edhe në përfaqësuesit e ekonomisë dhe në të gjithë shoqërinë tonë. Ashtu siç tha dhe ministri juaj i Jashtëm, ne duhet tani që këtë spontanitet ta shfrytëzojmë. Unë, para se të vija në vendin tuaj, u ndodha para pyetjes të vija tani në vendin tuaj apo ta shtyja udhëtimin përmë vonë. Ju e konstatuat, Zoti Kryetar, që mua më shoqëronte një grup i madh gazetarësh dhe mund t’ju them juve se shumë vende në botë do ta quanin veten të nderuar, në qoftë se do t’u shkonin kaq shumë gazetarë, por kurioziteti në shtypin tonë për vendin tuaj është i madh dhe ky është interesimi pozitiv që kanë ata. Unë gëzohem shumë që në opinionin tonë vizita ime këtu do të gjejë një jehonë të gjerë.

Adil Çarçani: Ua them sinqerisht e objektivisht se në opinionin tonë të brendshëm qysh me botimin e lajmit për vizitën tuaj ka pasur një jehonë të madhe dhe shumë pozitive. Është e mirë gjithashtu për të dyja palët që edhe në opinionin e jashtëm vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet vendeve tona ka gjetur një jehonë pozitive. Kjo tregon, pra, se ekzistojnë të gjithë faktorët objektivë për këtë zhvillim të mëtejshëm që thoni ju, me të cilin pajtohem plotësisht.

Dr.Hans Ditrih Gensher: Tani duhet të fillojmë punën sa më shpejt.

Adil Çarçani: Po, t’i konkretizojmë çështjet që biseduam sa më parë. Të pimë një dolli për miqësinë ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit të Republikës Federale Gjermane. Për bashkëpunimin dhe konkretizimin e të gjitha problemeve që trajtuam së bashku.

Dr.Hans Ditrih Gensher: Me këtë dolli bashkohem edhe unë me ju.

Adil Çarçani: Për shëndetin e Kancelarit tuaj! Për shëndetin tuaj dhe të gjithë bashkëpunëtorëve tuaj!

(U pinë dollitë e para)

Ju falemninderit për sa më thatë, për të gjitha ato që folët e konsideratat që shprehët në adresë të popullit e të vendit tonë. Shpreh të njëjtat konsiderata simpatie në drejtim të popullit e të vendit tuaj, Republikës Federale Gjermane. Mora një suvenir të vogël, ju faleminderit shumë, do ta ruaj si kujtim të takimit tonë dhe si nxitje për zhvillimin e mëtejshëm dhe konkretizimin e bashkëpunimit të të dy vendeve tona në të gjitha drejtimet me interes të përbashkët.

Ju faleminderit

 

(Marrë me stenogram)

Burimi: Arkiva Qendrore e Shqipërisë

 

Sipas Deutsche Welle

“Enver Hoxha preferonte Gjermaninë”

Më 23 tetor 1987, Gensher vizitoi për herë të parë Tiranën për të kremtuar fillimin e marrëdhënieve diplomatike. Meritën kryesore për këtë akt e kishte pasur Franc Jozef Shtraus, ndërkohë që ekspertët vlerësojnë tani se kohët e vështira kanë kaluar e se ka ardhur radha e intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe “Më kanë ftuar të festoj së bashku me ta (shqiptarët) rezultatin përfundimtar të përpjekjeve të mia”, thotë Franc-Jozef Shtraus, asokohe kryeministër i landit të Bavarisë, në një intervistë dhënë Dojçe Veles, pikërisht më 23 tetor 1987 në Tiranë. E zhytur në një krizë të thellë ekzistenciale në vitin 1984, ekonomia shqiptare kishte nevojë për ndihmë. Në diskutim ishin ndihma nga Britania e Madhe dhe Franca. Por siç do të shpjegonte vite më vonë për mediat gjermane e shoqja e diktatorit komunist, Nexhmije Hoxha, kreu i atëhershëm zgjodhi Gjermaninë. “Gjermanët i respektojnë shqiptarët”, kishte thënë Enver Hoxha. Përveç kësaj ndihma do të mund justifikohej moralisht si dëmshpërblim për kohën e luftës. Kështu erdhi Franc-Jozef Shtraus në Tiranë, i pari politikan gjermanoperëndimor në një vizitë të ashtuquajtur private: “Kur unë shkova për herë të parë në Shqipëri në vitin 1984 si turist u përfshiva edhe në biseda politike. Arrita t’i bindja bashkëbiseduesit shqiptarë se marrëdhëniet diplomatike janë gjithmonë të dobishme, pavarësisht nga sistemet shoqërore”, kujtonte politikani kristiansocial. Argumentet e politikanit bavarez nuk ishin të reja për kreun shqiptar. Tiranës zyrtare rezulton t’i jetë bërë një ofertë me anë të kanaleve diplomatike të asaj kohe për rivendosjen e këtyre marrëdhënieve. Por pengesë u bënë pretendimet e shpeshta të palës shqiptare për reparacionet e luftës, të cilat nga njëra anë qendronin, por nga ana tjetër ishin shumë të fryra”. Dy miliardë dollarë kërkonte fillimisht qeveria shqiptare ndaj RFGJ-së për dëmet e shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore, nderkohe që ish-Bashkimi Sovjetik ishte shprehur i kenaqur me 13 miliardë dollarë, thotë Plaka më tej. Gjermania nga ana e vet i ofronte Shqipërisë kredi me kushte favorizuese, por këtë e ndalonte kushtetuta e RPSSH-së. Ecejake diplomatike nga te dyja palet shoqëruan edhe një vizitë të dyte (private) te Shtrausit ne Tiranë, ne vitin 1986. Shqipëria më në fund do të hiqte dorë nga qendrimi e saj dhe më 23 tetor 1987 do të vizitonte Tiranën ministri i parë i jashtëm i një shteti perëndimor, Hans Ditrih Gensher.

 

Përgatiti për botim: Leonard Veizi

 

 

Share This Article
23 Comments
  • Gjermania dhe Austria kane deshtuar tre here ne Shqiperi:
    1. Ne Luften I Boterore. 2. Ne Luften e Dyte Boterore. 3. Ne prag te rrezimit te Diktatures Komuniste ne Shqiperi. Ne te tri heret jane mundur nga agjentura e forte serbe ne Shqiperi.

    • Egzakte Dardan, ashtu ishte … serbet e kishin urdhruar kreun e shtetit shqiptar te kerkoje nga Gencheri
      5 mjarde DM Cash para te gateshme kurse Gencheri kishte ofruar kete vlere ne ndertimin e infrastruktures se shkatrruar te shtetit shqiptar me mjete dhe para te veta dhe , ketu kishte perfunduar mosemarreveshja sepse Gjermania e dinte se s mund ti lihen ne dore maces se uritur mushkerte e fresketa …!

  • ta dinte Enver Hoxha cfare do u punonin kredive keto pisat sot, do i kishte pranuar gjermane menjehere, por nuk punoi mbrapa shpine si Ramuti. Te ndryshoje Kushtetueten ne ate kohe ishte nje proces i veshtire dhe i paimagjinueshem.
    Gjithashtu parimisht ishte e drejte te kerkoje demshperblim. Por dhe ngurrimi per ndryshime
    politike ne vend vinte nga bindjet e ngurta dhe limitimi i lirise se mendimit. Keto jane difektet e sistemit qe kaluam. Me pak zhdervjelltesi, dhe me pak vigjilence per te eliminuar sabotimin jugosllav te ketij projekti, ndoshta do ishin bere disa hapa me te susksesshem.
    UDB e kishte hedhur helmin e sabotimit te pisi Berisha me kohe, Nen hunden e udheheqes se larte te komunizmit.
    Por megjithate fataliteti ndodhi pas 90es. Ato vite e cuan Shqiperine drejt shkaterrimit dhe shitjes totale te maskarenjte,

    • Ishin konjukturat nderkombetare te ”padukshme” qe kishin shtrire rrenjet e tyre ne Shqiperi qe nuk lejuan Gjermanin te shtrinte influencen e saj dhe per ringritjen ekonomike te vendit ne standarte bashkohore. Sot me sa duket pllakat tektonike te politikes Boterore po levizin dhe kjo po krijon mundesi te reja perseri. Shpresojme te behet me mira. Shqiptaret e vuajtur nga fqinjet e pa meshirshem dhe grabiqar por edhe nga fuqite e Medha arrogante dhe mosperfillese, po aq sa dhe sistemi i deshtuar diktatorial BOLSHEVIK, kane perseri shprese permiresimi.

  • Adil carcani dhe gjithe byroja ishin injorante, njerez pa vizion dhe kurajo, vegla qorre dhe servila te enverit dhe nexhmies me vone. Prandaj u katandisem ashtu me tollona dhe izolim tolal

  • Ishte nje surprize e paimagjinueshme kur ne Kongresin VII te PPSHse Enver Hoxha deklaroi se Shqiperia e njeh te drejten e popullit gjerman per t’u bashkuar.
    Kini parasysh se jo ateher, 40 vjet me pare por as 10 vjet me vone kur kolapsi Rusia e Gorbacovit, Franca me Miteranin e kundershtuan me aq sa munden ribashkimi e Gjermanise Lindore me perendimoren, por me se fundi duke qene se kete ribashkim e donte Bushi i pare u deturua ta pranont duke kerkuar kancelarit Kohl t’i premtonte se ne te ardhmen do te pranonte te linte Deutsche Mark dhe te krijonin Euron, sic ndodhi me te vertet me vone.

    • Ribashkimin e dy Gjermanise e donte Bushi i pare por , mbi te gjithe ribarskim e donin gjermanet nga dy anet e kufirit dhe Boni zyrtar gje qe punoi per ate Bashkim qe nga Dita e ndertimit te Murit te Berlinit dhe ndarjes se Gjermanise se Hitlerit
      E kunderta ndodhi nder shqiptaret . Bashkimin e Kosoves me Shqiperine donte populli shqiptar ne dy anet e kufirit por , klasa politike komuniste e Shqiperise beri c mose deri te bashkimi i shqiptareve mose te vije dhe c do tentative per bashkim u percolle me teror e represalje te paimagjinueshme ne historine e Europes , i nderuar Nopcesa . Ishte arsyeja e njejte e refuzimit te autoriteteve e shtetit shqiptar te ofertes gjermane dhe ministrit te jashtem Gencher dhe ishte arsyeja e vertete e politikes se mbrapshte te Shqiperise pase vitit ’90 e deri me sot ku, as perfaqesuesit politik te Kosoves
      s eshte qe treguan ndonji entuziazem te vecante lidhur me bashkimin e Kosoves dhe Shqiperise sa treguan gjithe aftesite e tyre prej hajduteve profesionist dhe zhvatjes se shteteve te Kosoves dhe Shqiperise , treguan aftesi mbinjerzore ne ndihmen e pakontestueshme te shtetit te Serbise drejte avancimit ne BE dhe rehabilitimit te saje per krime ndaj shqiptareve te Kosoves dhe ushtrim gjenocidi mbi shqiptaret

  • Ishte nje surprize e paimagjinueshme kur ne Kongresin VII te PPSHse Enver Hoxha deklaroi se Shqiperia e njeh te drejten e popullit gjerman per t’u bashkuar.
    Kini parasysh se jo ateher, 40 vjet me pare por as 10 vjet me vone kur kolapsi Rusia e Gorbacovit, Franca me Miteranin e kundershtuan me aq sa munden ribashkimi e Gjermanise Lindore me perendimoren, por me se fundi duke qene se kete ribashkim e donte Bushi i pare u deturua ta pranont duke kerkuar kancelarit Kohl t’i premtonte se ne te ardhmen do te pranonte te linte Deutsche Mark-en dhe te krijonin Euron, sic ndodhi me te vertet me vone.

  • …po te kishte pranuar qeveria shqiptare e kohes ne krye me Adil Carcanin dhe presidenti Ramiz Alia oferten e gjermane te kohes
    ( 1987, 1991 ose 1992 ) te trsnsmetuar nepermes ministrit te jashtem gjerman H.D.Gencher . Po te ndodhete rastesishte marreveshja , klasa politike e Shqiperise se pase vitit 1990 s do ti kishte as shanset me te vogla te vinte ne krye te shtetit shqiptar ( PS dhe PD ) , kure Shqiperija s do te kalonte kurre neper kete tranzicion aktual te pafund e idiotesk , gjendja e mireqenja e popullit shqiptar s do te ishte kjo cfare aktualishte eshte
    Po te pranonte ate kohe Shqiperija socijaliste oferten gjermane te cilen autoriteteve shqiptare ua transmetoi ministri i jashtem gjerman i kohes
    H.D. Gencher kure krimineli Millosheviq s do te mund te shkaktonte ato krime te paimagjinueshme dhe gjenocid ndaj popullit te pambrojtur shqiptar te Kosoves sikur ndodhi por , per ti realizuar Serbija dhe Jugoslavija qellimet e saje kriminale dhe kryer ato krime kunder shqiptarve te Kosoves Beogradi dhe Qeverija jugosllave e Veselin Gjuranoviqit kishte dhene urdher te prere qe Shqiperija ne asnji menyre nuk guxonte te pranonte oferten gjermane te kohes se v. 1987 -1992 ku nga ai deshtim i kurdisur me paramendim i bashkepunimit te mundeshem bilateral
    gjermano-shqiptar nga autoritetet e shtetit shqiptar , dele sheshit sa ishte ai vendim anti shqiptar dhe anti kosove ishte shteti shqiptar i kohes dhe regjimi i eger komunist edhe i para asaje kohe

  • ne kohen kur ndodhen keto bisedime ne ishim ne veshtiresi te medha ekonomike, por kryeministri i kohes i eshte permbajtur me kujdes dhe dinjitet protokollit zyrtar. Per ata qe thone se Adil Carçani ishte injorant dhe medioker le te rilexojne edhe nje here çfare ka thene dhe ku qendron injoranca dhe mediokriteti. Persa i takon konjuktures se kohes, pa pasur asnje informacion nga llafazaneria e te pakenaqurve mendoj se diku larg ne Amerike dhe Angli ishte bere plani se ku do perfundonte Shqiperia dhe nuk kishte shans qe Gjermania te ofronte nje ndihme konsistente per te zhvilluar fuqishem ekonomine dhe industrine shqiptare. Nuk kish sesi qe ne kulmin e rrokades antikomuniste per te cilen Perendimi shpenzoi trilione dollare per ta rrezuar te jepej shembulli i nje vendi socialist qe mund te ringrihej fuqimisht me nje qeveri komuniste, prandaj mjaft me perralla alla Xhon Megou, çek te bardhe e kompani. Gjermanet mund te kishin plane tregtie, por nuk kishin ze ne kapitull dhe kapitulli mbaroi ne ’99 me rrezimin e sistemit lindor e dy vjet perpara kesaj Gensheri duhej te ishte perendi te dilte perpara Amerikes, ose sylesh. Por meqe sylesh nuk ishte dhe as perendi, beri nja tre vizita diplomatike me trasten bosh.

    • Poo , gjermanet kane patur fillimishte qellim tregetie me Shqiperine dhe , donin ta prezantonin Shqiperine si storje suksesi te Gjermanise ngase , kishin informacione shume te sakta se cfare po u kanoset shqiptareve te Kosoves , oferte e cila s mund ti mose shkonte per shtati edhe Shqiperise , mose tjetet , te pakten ne pengimin e ardhjes ne pushtet te monstrave postkomuniste te pase viteve te ’90 -ta qe vazhdojne te bejne kerdine edhe sot , Gjermani i fundit

  • Serbia,UDBja,Asfalia,,,Jakeni ne vete..Ore ty te erdhi Shtrausi ne 84,kur ishte gjalle Enveri dhe te ofroi Kredi,bashkepunim teknologjik,shkencor,arsimor,bursa per studime ne RFGJ,Gensheri te ofroi kredi me kushte lehtesuese(Kredi nga ato qe merrte Greqia dhe s`i ktheu kurre),Te kerkoi te ndertonte nje aeroport te ri,nje fabrike Benzi,investime ne Turizem.Ti mor maskara dobic,DHIA ZGJEBOSUR BISHTI PERPJETE,i kerkove REPARACIONE LUFTE 2 MILJARDE DOLLARE.Po Gjermani e beri shkrumb nje kontinent BRSS dhe keta ishin te kenaqur me 13 miljarde.Po ty Gjermani po ti jepte 2 miljarde kredi,por nuk te jepte asnje Marke reparacione lufte se Greqia sot po i kerkon gjithe borxhin e jashtem me BE,400 miljarde euro reparacione lufte.Se kaloi ushtria gjermane kendej dhe dogji bishtin e dhise se zgjebosur.Cdo qeveri qe punon per mireqenien e popullit te vet do ta kishte kapur ne ajer kete mundesi qe ofroi RFGJ.Kishte superprodhim,kishte Teprica Monetare,kishte boom ekonomik,.Po merrja mor qen e biri qenit,se kerkon t`i fali,nuk po e kupton?
    Jo!Nuk na lejon kushtetute e dhjere te marrim kredi.Duam reparacione lufte!.
    Gorbacovi e kuptoi.Ja bori n`to kushtetutes se BRSS,Marreveshjes se Jaltes,te Potzdamit,te Berlinit,te Curcillit, per ndarjen e Gjermanise.Ra dakord per ribashkimin e dy Gjermanive dhe mori ato miljarda Marka qe gjermania i kishte taxur per dhine e kuqe te zgjebosur me bishtin perpjete.Dhe Rusia 20 miljon km katror me 300 miljon banore e kaloi tranzicionin,sot eshte perseri Superfuqi boterore,dhia zgjebosur me bishtin perpjete ka ngelur,qe edhe Kenia e quan ofendim te rende te krahasohet me Shqiperine.
    Qe duhej pushkatuar Nexhmija me gjithe bllokun ne 91,duhej pushkatuar,qe duhej pushkatuar Sali Berisha me gjithe rrugacet e tij qe ne 97,duhej pushkatuar,qe e meriton edhe ky fasada i gjate nje plumb bytheve qekur cpiku check-upin,se te gjithe keta nje gje e kane pasur qellim kryesor dhe te perbashket ne sundim:SI E SI TA LENE TE VARFER E TE SKAMUR POPULLIN SHQIPTAR.

    • E thashe ne komentin tim demo se , pase gjithe atyre justifikimeve famoze te drejtueseve te shtetit shqiptar dhe dhe sot te kohes , fshihet nji e vertete e madhe dhe fshihet arsyeja e vetme se Shqiperija e kohes kishte marre urdher te prere nga Beogradi te mose vendos asnji nenshkrimin ne asnji marreveshje mese Shqiperise dhe Gjermanise e cila e kishte arken e shtetit plote e preplote me DM. Asokohe Shqiperija fliste pa nderpre ne Zerin e Popullit gjoja kunder revizionizmit jugosllav por , praktikishte gjithe aparati shtetror i shtetit shqiptar ishte i varur ngushte nga ai regjim antishiptar , marreveshja bilaterale mese dy vendeve u refuzua me
      ” mosegadishmerine ” e perfaqesueseve te kohes se Shqiperise …por demo , ajo kohe dhe rasti iken me eren . Tani cfare …?

  • Gensher erdhi ne Shqiperi per ta ndihmuar vendin tone.Por ideologet politikane “largpames” e kundershtuan me paraqitjen e kushtetutes qe nuk mund ta shkelnin,pretendune dhe reparacionet luftes.Kaq largpames ishin keto shqiptare se mbas 6 vitesh kushtetuten e shurrune i madh dhe i vogel shqiptare e kam muhabtin qe e shurrune dhe ato ne panelina qe nuk dishin se ku kishin lindur dhe pse kishin lindur.
    Gensheri ishte i vendosur ta ndihmonte Shqiperine me shpirt dhe zemer.I cili ka folur troc.Po ketu ne intervista nuk e thone: Sa hedhim pare,ndihma ne vendet e Afrikes dhe dalim me humbje.Ne Shqiperi do ti hedhim pa merak edhe po te dalim me humbje.Po ama i hedhim ne nji vend qe vertet ne e duam.
    Nuk asht cudi qe me futjen e kapitalit gjerman 6 vjet parase ndodhi shkrumocja e kushtetutes Shqiperia do e kishte marre ma lehte kalimin e fazes se tranzicionit.Jo kurr,me kaq dhimbje ku catrafiloj nji popull qe e don jeten si gjithe popujt e botes ndoshta dhe ma shume ngaqe i ka rrezistue mbijeteses qe nga krijimi e deri sot.Kur popuj te tjere jane shue por kane lane gjuhen sic flasin sot komshinjet “grek” pretenduesit grek qe nuk kan asgja me to pervecse ruajne gjuhen greke.

  • Një dihet se gjermanët as të vetin pa interes nuk e ndihmojnē sot Merkel ishte në Turqi për aranzhmane ekonomike miliarda euro kaloi urrejtja që kanë për turqit është kapitali njerzor turk që po avansohet me të madhe dhe interesat tjera që kapitali gjerman gjenë atje dhe populli shqiptarë deri sa nuk bindet se duhet të i kualifikuem dhe shum disiplinë pune e jo i pandërgjegjshëm që donë mirë të jetoj e të mos punoi vendi do të jetē gjithnji i fundit në Europë

  • Merredhenie mese te sinqerta;Gjermani-Shqiperi.
    nga 1987- nis me-Gensherin e nderuar..
    E perjetshme;Miqesia-Shqiptaro-Gjermane.

    Te lumte ajo Pene i miri Leonard Veizi,qe na sjell kete material te kesaj vizite,mese historike te Delegacionit Gjerman, me 1987 te z,Gensher, Ministrin e nderuar,.qe une si sot(83 vjecar) ,perjetoj ato dite ne Tirane,dite feste te verteta. Vetret maredheniet me Gjermanine na sollen mbrodhesi,..si dhe sot…
    Faleminderit dhe njehere,edhe pse 83 vjecar, ne udhetimin e radhes per ne Atdhe nga Toronto, do ta bej nga France-Bruksel- Gjermani, sikur te vdes.
    Rofte miqesia midis dy vendeve tona.Faleminderit shtetit te Ri Gjerman per mirepritien dhe trajtimin e Emigranteve nga mbare trojet shqiptare.
    Faleminderit shtetit social gjerman.
    Pasuesi Veteran
    Toronto27-10-2018 Guri Naimit D( Dh.Xhoga).

  • Fale ketyre idioteve me Ramizin ne krye, Shqiperia eshte ne kete gjendje, as me shtet as pa shtet, ose baraz me asgje!

  • Ish byroja mbushur me katundare dhe pasojat ku sot majtas djathtas qëndër…..po Katundarë…….Shqipëria eshte dhe ka qënë peng i Fshatarësisë dhe injorancës!!!!!
    Dje katundarë…..sot Krye Katundarë!!

  • Gjithmone e kemi patur zakon te flasim si na vjen më per mbare, por e gjithe mbeshtetja gjermane ne vitet 1985 – 90 konsistonte ne rreth 100 milione dojcmarka ne vit kredi e bute, e percaktuar kryesisht per infrastrukturen rrugore dhe bashkepunim teknik e shkencor.

    Kjo shume jo se do ishte keq po te merrej por sidoqofte ishte komplet e pamjaftueshme per te stabilizuar rreshqitjen e ekonomise shqiptare te asaj kohe gjithashtu nuk mund te shmangte dhe proceset qe hyri Shqiperia më vone, perfshi edhe vitin 97
    Shqiperia e ka kaluar tranzicionin me kohe, prona shteterore i ka kaluar privatit brenda pak vitesh dhe ne rast se nuk jemi aspak mire kjo nuk eshte se jemi akoma ne tranzicion por: ky eshte kapitalizmi ne kushtet e Shqiperise

    Ne rast se dikush pretendon se Gjermania Perendimore, apo edhe Perendimi donte te ndihmonte Shqiperine pa interes atehere, ben mire te kujtoje se per më pak se dy miliarde dollare Shqiperia u shkaterrua ne vitin 1997, ndersa ndihma e po ketij Perendimi per greqine dembele fqinje gjate krizes se saj ishte disa qindra here me e madhe !

    Ne nje interviste ne Tirane, nje nga djemte e Shtrausit qe e shoqeronte gjate vizites ne vitin 1984 shprehet (shih intervisten me ilva taren) se qellimi i tyre (gjermaneve) ishte te krijonin precedenca per rrezimin e sistemit politik ne Shqiperi gje te cilen e realizoi shpejt vetem koha

    Adil Carcani nuk ishte aspak idiot, sic shprehet ndonje i tille ketu, edhe gjate bisedes me Gensherin predispozicioni shqiptar eshte i hapur per mundesi bashkepunimi ne cdo fushe me interes te perbashket, por duket e gjithe zhurma gjermane e asaj kohe ishte per rreth 100 autobuse te perdorur dhe ndonje specializim teknik, disa vajtje ardhje diplomatike Bon – Tirane dhe anasjelltas

    Per kedo qe mendon se atehere do behej deti kos (apo sic vazhdonim më vone me naivitete shqiptare ceqesh te bardhe) mjafton te shohe shembullin e Kines punetore dhe greqise se kredive qe enderronin shqiptaret.
    Megjithese trashegoi nje varferi ekstreme dhe popullsi 1.5 miliardeshe Kina po ia del te ngreje dukshem edhe nivelin e jeteses, dhe kjo me pune ndersa greqia e buzukut, turizmit dhe e kredive do falimentonte fare po te mos ishin qindra miliarde euro asistence urgjente nga bota

    Ka afro 3 dekada qe pranojme kredi sa mundemi, ku jemi?
    Ne fund te Europes ishim, po aty jemi dhe po aty do jemi, as uje 24 ore nuk kemi ne cesma dhe rrogat te fundit ne Europes ishim ne fund jemi, bile edhe me cilesine e arsimit para afro 10 vjeteve shkuam si renditje ne vend te 4 ne bote nga fundi

    Duket problem nuk paska qene aq shume mosmarrja e kredive si ne greqi, por natyra jopunetore e popullit tone !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *