1993-2015, ja deputetët shqiptarë që janë arrestuar

Dita

Arrestimi djeshëm i deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga është kryefjala e ditës në Shqipëri, por parlamentari i Lezhës nuk është i vetmi i arrestuar gjatë tranzicionit në vendin tonë.

Sigurisht që në mendje ju vijnë menjëherë dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, por kjo histori fillon më herët.

Në vitin 1993 Fatos Nano u dënua për korrupsion dhe abuzim me detyrën, ndërsa doli nga burgu në vitin 1997 për t’u bërë më pas kryeministër, raporton Portali Albeu.

Rast tjetër i famshëm është ai i Gafur Mazrekut, i cili më 16 Shtator 1997 plagosi në sallën e Parlamentit deputetin e PD-së Azem Hajdari.

Ndërsa në 30 nëntor 2000 u bë edhe ndalimi i ish presidentit Sali Berisha, i cili u shoqërua në komisariat, por nuk u dënua me burg.

Përsa i përket numrit të deputetëve që iu është hequr mandati është shumë i lartë, por për shkak se çështjet janë pushuar nga Prokuroria dhe nuk janë dënuar nuk i kemi përmendur.

 

Sali Berisha - 29 Nëntor 2000. Në kohën kur kryeministër ishte Ilir Meta ish presidenti i vendit, në atë kohë kreu i PD-së Sali Berisha, u ndalua nga shumë punonjës policie që e prisnin para selisë së PD-së.
Sali Berisha – 29 Nëntor 2000. Në kohën kur kryeministër ishte Ilir Meta ish presidenti i vendit, në atë kohë kreu i PD-së Sali Berisha, u ndalua nga shumë punonjës policie që e prisnin para selisë së PD-së.

 

202937
Arben Lika – 1994 Korrupsion dhe abuzim me detyrën

 

Gafur Mazreku - 1997 Plagosi në sallën e Parlamentit deputetin Azem Hajdari
Gafur Mazreku – 1997 Plagosi në sallën e Parlamentit deputetin Azem Hajdari
Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *