2000 pasgoditje pas tërmetit, sizmologët: Lajm i mirë, po çlirohet energjia

J L

Sipas sizmologëve numërohen 2000 pas goditje që nga tërmeti i 26 nëntorit dhe vetëm tre kanë qenë me magnitutë 5, ndërsa të tjerët kanë qenë më të vegjël.

Ata sugjerojnë qytetarët të mos panikohen nga lëkundjet e tokës që po ndodhin për gati një muaj, pasi janë normale.

Edhe pse tërmeti i regjistruar një ditë në parë, në orën 17.03, ishte me magnitudë 4.3 sipas shkallës Rihter dhe u ndje shumë, për sizmologët nuk është shqetësuese.

Sizmologët thonë se pas goditjet e tërmetit bëjnë mirë për çlirimin e energjisë së pllakave tektonike.

Ndërkohë, së bashku me një ekip sizmologësh gjermanë ka nisur një studim i të gjithë zonës nga Karpeni i Kavajës deri në afërsi të Lezhës në lidhje me atë çka po ndodh.

Por nga ana tjetër, tërmeti i 26 nëntorit dhe pasgoditjet që po ndodhin duhet të shërbejnë si alarm për të investuar në pajisje dhe për të modernizuar rritjen e monitorimit të lëkundjeve të tokës në mënyrë që në të ardhmen të ndërtohet mbi baza të forta dhe të dhëna të sakta sizmike.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Une them te presim njehere Konferencen e Donatoreve, pastaj ja fusim nja 15 Tendera, 27 PPP dhe 42 Koncesione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *