Pardje, në takimin e përbashkët të shoqatës së bankave me Kryeministrin e ardhshëm Edi Rama u fol nga banka jonë qendrore, Banka e Shqipërisë, për ruajtjen e stabilitetit makrofinanciar të vendit dhe politikat stimuluese, zbutjen e pasigurisë, realizimin e reformave strukturore dhe afrimin me Bashkimin Europian. Fjalë të bukura, por asgjë konkrete. Rama me të drejtë kërkoi nga bankat tregtare të krijonin hapësira për kreditim të ekonomisë. Kjo do të ishte mënyra më e mirë për të rigjallëruar biznesin pas krizës dhe marrëzirave qeveritare të gjysmës së parë të këtij viti. Bankat i kanë të gjitha mundësitë ta bëjnë këtë.
Sistemi financiar ka hyrë në një qerthull që po thellon më shumë krizën e ekonomisë sone. Qytetarët hezitojnë të shpenzojnë dhe kanë rritur kursimet në banka. Por paratë, të cilat duhet të kanalizoheshin si kredi për të financuar biznesin dhe investimet fluturojnë jashtë. Fondet që bankat shqiptare kanë investuar jashtë shtetit arritën në fund të vitit të kaluar rekordin historik 2.5 miliardë dollarë. Kjo është sa 27 për qind e të gjithë depozitave që shqiptarët kanë vendosur në banka. Të dhënat e fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se krahasuar me një vit më parë, investimet e bankave jashtë shtetit janë rritur me mbi 36.3 për qind ose në vlerë rreth 700 milionë dollarë. Bankat kanë likuidet të bollshëm.
Vetëm në dy vitet e fundit depozitat në sistem janë rritur me gati 1.5 miliardë dollarë. Por kursimet e shqiptarëve nuk janë kanalizuar si kredi për të gjallëruar ekonominë. Bankat i kanë investuar ato jashtë vendit. Qeveria e re duhet t’ua kërkojë me forcë bankave që paratë që ua besojnë qytetarët shqiptarë ato t’i investojnë këtu. Kryeministri i ardhshëm Rama ishte i qartë pardje. Këtë e ka kërkuar edhe banka jonë qëndrore me një masë dy muaj më parë, që i klasifikonte investimet e bankave jashtë shtetit me koefiçient maksimal rreziku, duke i detyruar ato që për çdo fond që investojnë jashtë, të mbajnë fonde të papërdorura rezervë. Por kjo lëvizje nuk ka dhënë rezultat. Kredia për ekonominë gjatë gjysmës së parë të këtij viti ka qenë pothuajse inekzistente. Tkurrja e kredisë është edhe më e fortë në valutë, ku raporti kredi përmbi depozita ka rënë nga 110 për qind në 75 për qind.
Kjo në një kohë kur Banka Botërore e klasifikon Shqipërinë si vendin me ndërmjetësimin më të ulët financiar në rajon, pasi në vendet e tjera pjesa e depozitave që janë shpërndarë si kredi varion nga 90 deri në 120 për qind. Kryeministri i ardhshëm tregoi vullnet që të ndërtohet aksioni i përbashkët i institucioneve publike shqiptare për të përballuar sfidat e mëdha të cilat i has sot ekonomia. Banka e Shqipërisë duhet të heqë dorë nga roli i aleatit të bindur të qeverisë, nga bombolat e oksigjenit prej 30 milionë euro si ajo e shitjes së hotel Dajtit tre vjet më parë. Ajo duhet realisht, dhe jo vetëm me fjalë, t’i vendosë bankat tregtare në pozita pune për të gjuajtur jo thjesht kreditë e lehta me blerjet e bonove të Thesarit të Shtetit, por në tregun e vështirë e sfidues të kreditimit të ekonomisë private dhe qytetarëve. Vetë qeveria e re mund të jetë më nxitëse ndaj këtij roli të bankës sonë qendrore.
Ritmet e zhvillimit ekonomik janë ngadalësuar duke krijuar jo pak vështirësi, si për sektorin publik dhe për atë privat , për bizneset, familjet e për sistemin financiar. Shpenzimet konsumatore janë të ulëta, kryesisht si pasojë e pasigurisë së familjeve për të ardhmen, por, së fundi, edhe në reflektim të ngadalësimit të të ardhurave. Shpenzimet publike janë të kufizuara nga mungesa e hapësirës fiskale si pasojë e rritjes së borxhit publik dhe rritja e defiçitit buxhetor e huamarrjes qeveritare në kufij të së pamundurës. Banka e Shqipërisë nuk duhet vetëm të konstatojë këto vështirësi, por të përveshe mëngët së bashku me bankat tregtare të sistemit që ajo drejton. Janë 2.5 miliardë dollarë në vit që duhen mbajtur në Shqipëri dhe duhen kthyer në kredi reale për ekonominë tonë. Sfida është hedhur.
pershendetje. simas mendimit tim populli shqipetar vuan prej veprimeve te veta e te qeverise se vet. imagjino cfare kreditimi eshte per biznezin kredia qe varjon 2 perqind ne muaj.kursimet shqipetare investohen jasht me ksto me te vogel e kjo nen vezhgimin e bankes shqiptare.
@ EDLIRA SHEHUN – autore e ketij artikulli iteresant.
Me duket se jeni e futur ne ambient dhe pak a shume situata eshte ajo qe pershruani. Vetem nje gje nuk e pashe te flitet ne artikull te ashtuquajturat “bad credit” kredite te keqija, siç i quajti Edi Rama pas takimit me “bankieret” shqiptare, qe kap shumen marramendethe 1 miliard dollare.
Ja nga ketu duhet nisur analiza, si eshte perberja e ketyre borxheve, cilat jane bankat me te rrezikuara, cila eshte tipologjia e ketyre kredive, per te shkuar me pas edhe ne pergjegjesite personale te subjekteve ligjore apo private.
Argumenti eshte shume i komplikuar e nuk mund te trajtohet me dy rriga apo nje artikull te shkruar mire nga autorja ketu, por me qe me jepet rasti desha te shtoj pak gjera qe mund te te sherbejne per artikujt e ardheshem:
– E para eshte qe pergjegjesine kryesore e mban Banka Kombetare e Shqiperise qe e drejtuar nga nje sharlatan si Fullani, e ka çuar Shqiperine ne kete situate te frikeshme. Uroj qe Shqiperia te mos gjendet ne situaten e Grecise, Spanjes, Argentines kohe me pare apo te Irlandes.
– Se dyti pas fsheses te premtuar te Edi Rames, duke filluar nga Fullani e kompani, Guvernatori i ri i BSHSH duhet te filloje nga manazhimi i flukseve monetare, me nje politike reale te bazuar ne nje inflacjon real (jo ate te domateve e fasuleve), qe do te thote parate qe banka hedh ne treg te influencojne teknikisht ne rikthim te investimeve brenda vendit.
– Se treti fitimet e krijuara nga tregu i brendeshem te çdo lloj natyre qofshin nese investohen jashte te tatohen paraprakisht para se te marrin rrugen e Zvicrres apo te Ishujve Kajman, meqe keto para te shnduara ne valute ne pjesen me te madhe te tyre shfrytezojne kanalet bankare, e vijne nga sakrificat e shqiptareve.
– Se katerti ne mbeshtetje edhe te nje komenti me siper te aprovohet nje ligj tej i rrepte kunder shrytezuesve huadhenes te parave me fitim apo fajdexhinjve perfshire ketu edhe bankat, qe nuk duhet te kalojne 12-13% ne vit.
– Se pesti nje kontroll me ligje te jashtezakonshme per hyrje-daljen e valutes se huaj, siç e kane amerikanet, ingleset apo te gjitha vendet e zhvilluara perendimore. Etj etj.
Nuk po zgjatem me, uroj qe ta beni ju, autorja simpatike e ketij artikulli, ne te ardhmen. Vetem nje gje do te te rakomandoja kur shkruani nje fraze te tille: “Shpenzimet publike janë të kufizuara nga mungesa e hapësirës fiskale si pasojë e rritjes së borxhit publik dhe rritja e defiçitit buxhetor e huamarrjes qeveritare në kufij të së pamundurës”.
Nuk e di se ju ka shpetuar kjo fraze apo jeni e bindur qe per te shmangur krizen, falimentimin e shtetit shqiptar Edi Rama masen e pare qe do marre do jete rritja e presionit fiskal, me fjale te tjera rritja e taksave.