2 persona të arrestuar për sulmet terroriste në Bruksel

redaktor

Dy persona janë arrestuar nga policia belge, e cila aktualisht ka zbuluar nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe momentin e një prej shpërthimeve në aeroport, kur një prej terroristëve ka aktivizuar eksplozivin që kishte në trup.

Arrestimet janë bërë jashtë stacionit të trenit në veri të kryeqytetit belg, rreth 1.6 km nga metroja e Maelbeek.

arrestimet 2

 

Një person i tretë është prangosur jashtë aeroportit të Brukselit, ku të paktën 10 viktima të tjera ishin shkaktuar më herët. Siç raporton britanikja The Sun, forcat belge të sigurisë po arrestojnë çdo njeri me sjellje të dyshimtë.

Përsa i përket kamerave të sigurisë, çdo cep i aeroportit ka qenë mbuluar prej tyre, duke përfshirë dhe departamentit e hyrjeve, ku humbën jetën 13 persona dhe 35 mbetën të plagosur.

Informacione nga burime të besueshme thonë se tashmë nga pamjet e kamerave është gjetur video e një prej terroristëve në momentin që aktivizon një prej tre bombave, në aeroport.

Ndërkohë kamerat e sigurisë në stacionin Maelbeek, po përdoren për të gjetur dhëna për momentin e shpërthimit, ku gjetën vdekjen 55 njerëz  dhe u plagosën qindra të tjerë, vetëm 79 minuta më vonë.

Policia gjithashtu po kërkon pamjet e disa orëve më parë, për të gjetur kush fshihet pas këtyre sulmeve.

detainmain_2755674a

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *