Rruga e Kinemasë
Fotoja më sipër, për të gjithë ju që nuk ju bie rruga nga kinemaja Millenium, është ajo e ngjarjes më të madhe filmike të Tiranës – TIFF, pjesa jashtë, te bari i improvizuar. Dua të flas për atë çfarë NUK shihni në atë foto. Dua edhe, t’i rijap përgjigje pyetjes që secili nga ju e bën të paktën një herë, ”pse nuk na shihen filma shqiptarë?”
Pse nuk duken dy pleqtë e mi në foto?
Janë 2 pleq, që i shoh përditë në TIFF. Nuk janë në foto, se janë duke parë filmat. Nuk humbin thuajse asnjë shfaqje. i dëgjoj se si ofshajnë, përfshihen në film, përdredhin gishtat nga ankthi i asaj që po ndodh me personazhet, i flasin njëri-tjetrit për përjetimet që kanë. Janë gjëja më e bukur e TIFF-it, sepse janë në moshë që mund të ishin duke luajtur domino duke parë telenovela, por, ja ku janë në errësirën e një salle të përgjysmuar, duke patur një pas një eksperienca unike filmash.
Veç 2 pleqve, artistët e të tjerët rrinë përgjithësisht te kafja e nuk shohin filma. Besoj se besojnë se i dinë të gjitha.
Mungon dhe dikush tjetër në këtë foto.
Pse nuk duken studentët e regjisë në foto?
Në sallë, nuk sheh thuajse asnjë student regjie. Ata mungojnë dhe në foton sipër, sepse, ata nuk vijnë as te kafja! Karshillëku dhe snobizmi kitsch që ata i bëjnë një festivali, është arsyeja pse Shqipëria nuk do ketë kinema edhe për nja 20 vjet.
Kemi një brez tërësisht të dobët e të shkoluar keq, por, që bën dhe karshillëk. Vijnë e shohin vetëm filmin e vet, dhe nuk u bëhet vonë të shohin se ç’bën bota! Që çiliminj, u duket vetja Spielberg-ë, kur në fakt nuk po arrijnë as të tejkalojnë kinemanë e kohës së Enverit!
Ne kemi pasur një brez të artë dikur, që do duhej të ish zëvendësuar nga një tjetër që në vitet ’90. Nuk do zëvendësohet dhe për shumë kohë.
.Mendjen te filmat e kanë njerëzit me njëqind mijë halle mbi kokë.
Kolo, ti merr pjese me ndonje skenar ?…Nese po do te vij dhe une, madje do bejme dhe nje foto te dy per ne album e jo ne media.
haahahahahahahahahaahhahahahahahhaa
Koloreto ,nuk ka qene brez i arte …ka qene brez i ngrate !
Ne vetem filmat mbi armiqte e popullit shikonim …mbi ate armikun e kllases Tuc Maku …nejse armiku fliste shqip …por kete nuk e kuptuam asnjeher .
Ne vetem arritjet mbi diktaturen e proletrareve mesonim …sesi mund te kete arritje nje dktature …kte vetem ai brezi e kuptonte .
Jo i dashur ,po te kish qene brez i arte dicka do linte mbas …ka qene shkretetire morale dhe shpirterore dhe vetem …kaktusi mbijeton .
Nuk do zvendesohet ???
Nuk duhet te zevendesohet ,nuk duhet …eshte shume e hidhur ,por ky eshte realiteti dhe e verteta .
une kam ndoshta 20 vjet pa pare me kinema,ndoshta hera e fundit ’94.Por edhe kinemaja nuk eshte me ajo qe ka qene,edhe Hollywoodi ka rene ne industri eskluzivisht komerciale,me ndonje perjashtim te rralle.Hah,se tani mu kujtua,romani qe kam lexuar per kapitenin e fundit te Kinemase quhet”Shkendijat e fundit”i Francis Scott Fitzgerald,edhe ky roman i pambaruar,se autori vdiq para kohe,por behet fjale per vitet’40.Me kujtohet mire heroi kryesor qe eshte producent,quhej Monroe Stahr,dhe ky u thote aksionereve qe ok,do bejme nje film qe do dale me humbje,por do ta bejme..Pastaj ai foli per gjera te tjera,ndersa ata 3-4 aksioneret shtangen,gjersa njeri prej tyre i tha qe nese veshet i degjuan mire qe filmi do dilte me humbje, e me çfare guximi ai duhej ta prodhonte?Stahr ia kthen qe ka gjera qe ia vlejne,por qe dalin me humbje,ky ishte rasti i filmit te tij,ndersa ai hiqte dore nga kompensimi i tij.Sot veshtire te gjesh tipa te tille,para se gjithash mendojne per kompensimin e tyre.
Po ti ke patur ndonje gjysh kalec apo nga ata te frontit te lagjes qe mbante shenim kush kynte kush dilte, kush pinte kafe, kush nuk pinte? Po ku e di ti Koloreto kush eshte student regjie, kush nuk eshte? I ke marre fotot shenim apo thjesht degjon pa pike reflektimi cte thote drejtori i festivalit qe sdi ca eshte per vete? Kush jeti qe ben profeci dhe per 20 vitet e ardhshme more njeri? Turp ky shenim i bere nga njeri qe mesa duket jo vetem mendon se di gjithcka po i jep te drejten vetes dhe per profeci. Mjaft me vrere per njerezit te rinj te vjeter cfaredo te jene po ngrini nivelin e shkrimeve tuaja dhe te punes qe beni vete.
EDHE NE KOHE LUFTE NJERZIT SHKONIN NE KINEMA “zoti galaxy”.. POR JU E KENI MENDJEN E MBRAPSHTE DHE SHUME TE NGUSHTE. VETEM PO VAZHDUAM ME KINEMA TE VJEDHUR SE PER TANET, TE GJITHE DO BEJNE DICAK JASHTE VENDIT.
Ore ti Dritan Shkaba!Po janë ba dhjetra festivale deri tani nga 90′,dhe filmi ka ngec vend numuro,ose ka shkue për ma keq.Cili asht impakti i këtyne festivaleve?Gjatë luftës nuk kishte internet e DVD dhe e vetmja kenaqesi ishte të shkoje në kinema për të parë melodramat amerikane ose neorealizmin italian.Quhej thjesht kalim kohe dhe e vetmja kenaqesi.Tani me anë të internetit mund të shikoj çfarë të dua, si ta dua e kur të dua.Kinemaja në Shqipëri,përballet me kinamanë botërore që dyndet përdhunëshëm gjithandej.Për Shqipërinë e varfër nga çdo pikpamje ajo asht lluks i tepruem,përderisa nuk asht kompetitive.Shikojme qe te bahet ndonji film tek tuk me buxhete të kufizuar dhe jane po ato emra,qe une do ti quaja te deshtuar,qe marrin fondet edhe pse filmat e tyre kane nji fitim shme here nen kosto.Dhe shteti vazhdon t’ujapë para po ketyre deshtakeve qe si mbarojne filmin dalin me nga ndonje shtepi fitim per vete.Askush nga ato nuk fut doren ne xhepin e vet qe te harxhoje per filmin e tij.
Ne kete kuptim festivalet e njipasnjishem jane qesharake dhe bahen vec per te akaparu ca para te tjera nga ky shtet i varfer.
Edhe sikur parate te rridhnin lume ne studiot e zbrazeta te kinematografise shqiptare,te pakten per 20 vjet Shqiperia do te prodhonte filma artistike te dobet deri te pashikueshem>Nje e keqe e filmit tone eshte mungesa e financimit,e keqja me e madhe eshte cilesia e dobet artistike,mungesa e talenteve,skematizmi,mediokrriteti,shtirja,pozat,katunaria e pa tradite,e pa kulture qe pozon.Prindet e ketyre studenteve te aktrimit kane hapur dyqane parukerie ne fshat,kane sjelle revista mode nga emigracioni dhe duan qe femija i tyre me patjeter te behet shon konnori.Pedagoget e tyre ne universitetin e arteve jane ca pozaxhinj filozofike,ca shtirraqe,qe e kane ndertuar karieren pedagogjike mbi ca filma pa vlere te viteve 80,ku ajo me e pavlera eshte loja e tyre.Si mund te edukojne aktore,dy pedagoget me kryesore te universitetit te arteve,Petrit Malaj dhe Kastriot Caushi,kur vete nuk ka qene aktore,por pozaxhinj.Vetem po te quhet aktrim kapsallitja e syve dhe perveshja e buseve.Kete e ben me bukur palloi. Sot mbajne leksione filozofike,pa qene artiste,pa pasur kulture artistike,me nje kariere te bazuar ne shtirjen.E fundit artiste ee madhe e skenes shqiptare,Drita Pelingu,nderroi jete keto dite,me te merr fund nje ansambel artistik i rralle,i cmuar,gur xhevahiri per nje vend te vogel,qe quhej Teatri Popullor,fatkeqesisht i patrasheguar.Nuk lane trashegimtare,nuk ilane te zgjedhin trashegimtare.Edhe sot kur shoh lojen e Marie Logorecit dhe Loro Kovacit tek `Toka Jone` e Hysen Hakanit emocionohem sikur gjendem para nje pikyure klasike te mjeshtrave te medhenj.Keto talente linden,nuk u sajuan,Eshte gabim ti quash produkte te komunizmit, te realizmit socialist,sepse nuk u formuan ne ate kohe,igdhendi shekspiri,gogoli ibsen,cehovi dhe per cudi ishin autodidakte,nuk kishin diploma akademike,nuk kishin tituj,por kishin tharmin,ate qe e ben nje artist te pavdekshem,talentin. Nje brez me i ri i kesaj trupe studioi ne Rusi.nje kontinent me kolose, me shkolle ne fushen e aktrimit dhe kinemase.Filmat ku aktruan keta kolose jane edhe ata qe mbeten ne fondin e arte Skenderbeu,Toka jone,Debatik,.Te vetmin regjisor te afte qe kishte kinematografia shqiptare,te vetmin specialist qe kishte studiuar per regjisure,te vetmin qe krijoi 2-3 filma artistike e menjanuan, e braktisen qe heret,e nxorren ne pension te parakohshem,per te filluar eren e prodhimeve diletanteske propogandistike.Hysen Hakani kishte nje mangesi.Nuk i kish falur zoti llafollogjine,oratorine shterpe,shtirraqesine,filozofine,keshtjellat ne ajer,demagogjine militanteske alla fatmir mediu.Regjisori me i madh i kinematografise shqiptare nuk kishte pordhe, fliste vetem me gjuhen artistike,me detajet me personazhet,me natyren me skenat. mjafton te shikosh skenen e Lokes duke u larguar nga gardhi i ksolles se vet pasi i bir i ka perplasur deren. Pa fjale,nuk ka nevoje per fjale! Dhimbja njerezore nuk ka nevoje per fjale,nuk eshte as komuniste,as fashiste eshte e perjeteshme.Pastaj erdhen keta shtirraqet nga jugu e nga veriu,qe me lloqe te zbresin hanxen ,por hasell, hasell ta lejne sofren bosh,(si buxheti qe la maloku)Qe ta mbyll zotni Koloreto,pa u cfaros kjo rrace e keqe,kjo fare hislli, nuk ka mbrothesi as filmi artistik shqiptar,as populli shqiptar, sikur buxheti Amerikes te zbrazet me vaporra ne port te Durresit.
Respekt Lisdushku
Ne rradhe te pare tiff nuk eshte festival filmi shqiptar. Ne rradhe te dyte duhet te kete te qarte si festival cfare eshte, e cfare ben sepse studentet e regjise ne tr nuk mund te shkojne te shohin fimat e njeri tjetrit qe kane pare gjithe vitin ne shkolle. Nuk eshte festival serioz nje festival qe shfaq komplet gjithe “filmat” qe bejne studentet ne shkollat e Shqiperise nga viti i pare deri tek i fundit. Perfhsi ketu kursantesh 1-2 mujore te nje shkolle te bashkise se Fierit. Kur vjen puna te filma shqiptare TIFF si asnje festival tjeter ne bote, ky festival ka gjithe keto vite qe mbahet vetem me filma studentesh. Nuk ka asnje festival tjeter serioz ne bote, te kete ne program filma studentesh! Ka festivale speciale qe quhen ‘festivale filmash studentesh’. Problemi eshte qe si Koloreto, si ata qe bejne festivalin jane amatore ne nivel studenti per vete! Ose me keq. Problemi eshte qe keta meqe kane pare njady fima ne internet mendojne per vete se dine gjithcka. Keta bejne si njohes filmi, kritike te medhenj te fushes, skenariste, regjisore, producente, pedagoge te kesaj apo asaj lende, dhe mjeshtra te medhenj te fushes kur per vete nuk kane bere asgje ne lidhje me kinematografine por thjesht kane pare ndonje film si amatore. Tani mqs Koloreto dhe Ilir Butka kane pare ndonej film qe nuk e ka pare te themi polici i trafikut, keta na qenkan eksperte dhe profesioniste filmi. Vetem thashetheme dhe intriga dine te bejne keta per interesa te tyre apo atyre qe i paguajne. Ne rastin e Ilir Butkes edhe ti serviloset Berishes mire e mire, mbare e prape se kete nuk mund ta thuash per Koloreton, ky ka meriten e madhe e te berit opozite opozites duke bere thirrje per bojkotim te zgjedhjeve deri ne 23 qershor. Lerini ore studentet rehat, kush ju ka vene ju te jepni mend apo te beni profesorin e madh kur eshte mire te shkoni vete te beni ndonje vit shkolle atje ose ne ndonje shkolle tjeter private si Vitrina apo Kristali te pasuroheni me ndonje diplome e te mesoni ndonje gje.
Koloreton am respekt por me kete artikkul tregon e behet mjet interesi per shoqnine. Qe Tiff eshte aktivitet per te bere lek Genc Permeti me Ilir Butken kete e dine te gjithe. Dhe sesi Tiff doli si nje formule per te bere lek butka me djalin e arta dades edhe kete e dine shume njerez. Koloreto duhet te beje nje llogari. Sa lek nga fondet publike qe i jane dhene Tiff dhe festivalit te durresit dhe se cfare mund te prodhohej me keto leke. Fatkeqesisht Koloret tregon akoma qe eshte simpatizues i cdo cdo gjeje qe vjen nga jashte dhe nuk ka nocin prodhues kombetar.