Artistja e Popullit, Margarita Xhepa, u lind në Lushnjë, më 2 Prill. Që në bankat e shkollës mori pjesë në veprimtaritë artistike.
Talenti i spikatur, e pruri në kryeqytet.
Ajo zuri vendin e parë në një nga konkurset e “Fjalës artistike në Radio-Tirana” dhe pas kësaj, u emërua në Estradën e Shtetit, ndërsa në vitin 1950, u prezantua në skenën e Teatrit Popullor, duke interpretuar rolet kryesore në pjesë të vështira klasike si “Hamleti”, “Mbreti Lir”, “Cuca e maleve”, etj.
Mbi 25 role parësore i ka dhënë ajo shikuesit shqiptar, duke filluar që nga filmi “Vitet e para”, “Pranvera s’erdhi vetën”, “Vitet e pritjes”, xhiruar në vitin 1990, etj.
Në vitin 1997, Margarita Xhepa, u nderua nga Instituti Biografik Amerikan, me titullin e lartë të nderit, “Disku i artë”.
Po atë vit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave, që u zhvillua në Selanik, ajo dhe Kadri Roshi merituan “Çmimin e madh të nderit”, për interpretim në filmin “Mirupafshim”, të regjisorëve grekë Kristos Bukuras dhe Jorgos Koras.


a.s/dita

Urime per ditelindjen dhe pleqeri te lehte per zonjen e nderuar dhe respektuar , pjese e margaritarit te varur ne qafen e Shqiperise hallemadhe !
Ikone e kinematografise Shqiptare.
e dhimbshme se si te gjithe artistet tane pervec medaljeve nuk kan marre asgje tjeter nga shtetit
Hajde yll hajde..
Gezuar ditelindjen Ylli i skenes shqiptare!