“Politika përcakton kush ka pushtetin dhe jo kush zotëron të vërtetën” – Paul Krugman
Në tërësinë e ngjarjeve kriminale të ndodhura në Shqipëri gjatë këtyre 23 viteve, post-komunizëm, dy kanë ngjashmëri të madhe midis tyre. Krahas ngjashmërisë ato mbartin edhe domethënie mbresëlënëse. Ngjashmëritë dhe domethëniet e përbashkëta bëhen më të spikatura nga fakti se, si vetë ngjarjet, ashtu edhe proceset përkatëse gjyqësore, kanë në themel politikën shqiptare. Politika e pamoralshme ka qenë shkaku i tyre dhe instrumenti për t’i bishtnuar së vërtetës mbi ndodhitë dhe shkaktarët e pasojave që erdhën prej tyre.
Fjala është për ngjarjen tragjike të 2 prillit 1991 në Shkodër dhe atë të 21 janarit 2011 në Tiranë. Përpara se të mund të nxjerrim konkluzionet lidhur me to, le të shohim ngjashmëritë dhe ndryshimet midis tyre.
Bazuar në dokumentacionin gjyqësor, në dëshmitë e protagonistëve të këtyre ngjarjeve dhe përjetimet tona, ngjashmëritë qëndrojnë në sa vijojnë:
1. Në të dyja ngjarjet morën pjesë shumë qytetarë, të cilët, të shtyrë nga njohuritë, interesat, emocionet e veta, dhe forcat politike, protestonin për motive politike, duke mos qenë dakord me ata që kishin pushtetin.
2. Në të dyja ngjarjet, një pjesë e turmës ka ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit dhe institucioneve shtetërore, duke u bërë haptas shkelës të ligjit dhe të ndëshkueshëm ligjërisht.
3. Në të dyja ngjarjet ka pasur nga katër protestues të vrarë dhe disa të plagosur.
4. Në të dyja ngjarjet, të vrarët kanë qenë persona të pafajshëm dhe, rrjedhimisht, viktima të luftës politike. Pafajshmëria e viktimave nuk buron nga fakti se kundër kujt demonstronin, por për arsye se asnjëri prej tyre nuk është vrarë brenda institucioneve shtetërore dhe se, asnjëri prej tyre nuk ka qenë i pajisur me mjete të rrezikut të përbashkët dhe, rrjedhimisht, asnjëri prej tyre nuk ka përdorur mjete të tilla që, juridikisht, të përligjnin vrasjet.
5. Në të dyja ngjarjet, në njërën anë të konfliktit, ka qenë si protagonist Sali Berisha. Në të parën, si shtytës dhe organizator i fshehtë i demonstrimit dhe në të dytën si objekt kundër të cilit drejtohej demonstrimi.
6. Asnjëra nga ngjarjet nuk kishte kurrfarë lidhjeje me nocionin e “grushtit të shtetit”.
7. Proceset gjyqësore, për të dyja ngjarjet, i ka drejtuar, haptazi dhe, më shumë, në prapaskenë, Sali Berisha.
Ndërkohë, ndryshimet midis dy ngjarjeve, ndonëse janë edhe më të shumta, e përforcojnë ngjashmërinë, ngaqë e nxjerrin më në pah atë çka kanë të përbashkët.
1. Demonstrimi i 2 prillit 1991 në Shkodër u bë pa leje dhe pa organizatorë legalë. Domethënë, fillimisht, u shfaq si një “zemërim” popullor kundër sundimtarëve të kohës, por, më vonë, organizatorët e fshehtë që kishin vepruar në prapaskenë, sipas parimit “hidh gurin e fshih dorën”, u shfaqën haptas si “mbrojtës” të viktimave dhe, madje të të gjithë demonstruesve. Në këtë ngjarje, paligjshmëria e demonstrimit shfaqet qysh në fillim, ende pa nisur dhuna, sepse as ishte kërkuar dhe as ishte marrë leje për një aktivitet të tillë. Opozita (PD-ja) kishte deklaruar se nuk kishte kurrfarë lidhje me demonstruesit. Në ngjarjen e 21 janarit 2011 kemi të bëjmë me një demonstrim të ligjshëm, për të cilin opozita kishte marrë leje por, që, më vonë, si rezultat i veprimeve të disa individëve demonstrues, degjeneron në aktivitet antiligjor.
2. Në ngjarjen e Shkodrës shumë nga individët e dhunshëm, përveç gurëve, tullave dhe drunjve, përdorën eksploziv dhe benzinë, me të cilat dogjën dhe shkatërruan disa institucione shtetërore (politike dhe kulturore). Për këto akte, ata u dekoruan nga Sali Berisha edhe i pohuan si vepra trimërie (videot i futën edhe në youtube). Ndërsa në ngjarjen e janarit 2011, individët e dhunshëm përdorën gurë, tulla, shkopinj dhe çadra (sigurisht, jo çadra pistoleta-siç i akuzoi kryeministri aktual).
3. Pushteti i kohës nuk e propagandoi demonstrimin e 2 prillit 1991 si “grusht shteti” por, thjeshtë, ashtu siç ishte, si një demonstrim i dhunshëm dhe i paligjshëm, kurse pushteti i 2011 bëri çmos t’ia shesë popullit veprimet e dhunshme të disa individëve si përpjekje për “grusht shteti”. Një përpjekje e tillë e mjerë i bën të qeshin të gjithë ata që e dinë kuptimin e nocionit “grusht shteti”, si nga pikëpamja juridike, ashtu edhe ajo politike.
4. Në vitin 1991 nuk pati propagandë shtetërore për “vrasje nga brenda turmës”, ndërsa vrasjet e vitit 2011 u bë çfarë ishte e mundur të paraqiteshin si “vrasje të bëra nga njëri-tjetri dhe brenda turmës”. Në krye të këtij versioni të rremë qëndroi kryeministri Sali Berisha dhe pastaj një varg shërbëtorësh pa moral, si: ministra, një mjek i spitalit ushtarak dhe, si gjithmonë, Korporata Mediatike e Gënjeshtrës, me TV Klan-in në krye.
5. Në vitin 1991 nuk u bënë autopsitë e të vrarëve, sepse nuk i lejuan familjarët e viktimave dhe drejtuesit e PD-së së Shkodrës (?!), ndërsa në vitin 2011 autopsitë u bënë për të katër viktimat.
6. Në vitin 1991 askush nuk pengoi arrestimin e drejtuesve të policisë, ndërsa në vitin 2011, haptas, pa droje dhe në kundërshtim flagrant me ligjin, këtë gjë e bëri Sali Berisha. (Mos të harrojmë se është ai që betohet për drejtësi të pavarur nga politika).
7. Në vitin 1991 askush nuk i fshehu provat që lidheshin me ngjarjen, ndërsa në vitin 2011 u fshinë (zhdukën) filmimet e 11 kamerave të Kryeministrisë dhe u ndërruan tytat e armëve të drejtuesve të Gardës që ruante godinën qeveritare.
8. Në vitin 1991 u hetuan dhe u pyetën si dëshmitarë të gjithë policët, ushtarët dhe oficerët e angazhuar për rivendosjen e rendit, si dhe ministri i brendshëm dhe zëvendësit e tij, dhe u bllokuan dhe hetuan gjithë dokumentacioni i Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Këshillit të Ministrave dhe Presidencës që i përkiste 48 orëve para dhe pas ngjarjes. Në ngjarjen e vitit 2011 hetimi u bë i pjesshëm dhe nuk u pyetën (të paktën, në rolin e dëshmitarit) as Ministri i Brendshëm, as Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe as Kryeministri, megjithëse të tre ndodheshin në godinën e KM, vetëm pak metra larg vendit të vrasjeve, duke drejtuar forcat që merreshin me ruajtjen dhe rivendosjen e rendit.
9. Në ngjarjen e vitit 1991, me gjithë ndihmën e ekspertëve nga Europa Perendimore, nuk u provua shkencërisht fajësia e asnjë punonjësi të shtetit në vrasjet e ndodhura, ndërsa në ngjarjen e 21 janarit 2011 ekspertiza vendase dhe ajo e FBI-së provuan shkencërisht se autorë të vrasjeve të demonstruesve ishin oficerët e Gardës.
10. Në 1991 opozita (Sali Berisha) braktisi parlamentin dhe e kushtëzoi rikthimin atje me arrestimin e drejtuesve të policisë (nën këtë presion, një gjë e tillë u bë realitet). Duke përdorur ngjarjen në fjalë si pretekst kryesor u rrëzuan edhe dy qeveri, megjithëse kishin votat e shumicës së popullit. Në 2011 një gjë e tillë nuk ndodhi.
11. Në vitin 1991 pushteti i kohës nuk e kërcënoi opozitën pas ngjarjes, ndërsa në vitin 2011 kryepushtetari Sali Berisha i kërcënoi kundërshtarët politikë, duke iu thënë: “Provoni edhe një herë të vini para zyrës time dhe do ua bëj më keq se më 21 janar”. Me këtë shprehje ai pohoi, para Kuvendit dhe gjithë opinionit publik, autorësinë e vrasjeve dhe, njëkohësisht, kërcënoi opozitën për vrasje të tjera.
12. Për ngjarjen e 1991 nuk u arrestuan demonstruesit e dhunshëm, ndërsa për ngjarjen e 2011 u arrestuan dhe dhunuan shumë prej tyre.
13. Pas ngjarjes së 2 prillit 1991 Presidenti i asaj kohe, Ramiz Alia, iu bëri një vizitë ngushëllimi familjeve të viktimave (gjashtë muaj pas ngjarjes), ndërsa pas ngjarjes së janarit 2011 familjarët e viktimave refuzuan çdo vizitë të kryeministrit (Sali Berisha). Në këto kushte, Sali Berisha u përpoq të blejë me para një vizitë në familjen e viktimës Hekuran Deda, por dështoi nga refuzimi i të afërmve.
14. Për ngjarjen e 2 prillit 1991 u dënuan katër drejtues policie dhe drejtuesi civil i Komitetit të Partisë në pushtet për rrethin e Shkodrës, me “argumentin juridik” se “As kanë vrarë dhe as kanë dëshiruar ardhjen e pasojave, por i kanë lejuar ato….”. Për ngjarjen e 21 janarit 2011 nuk u dënuan as oficerët e Gardës që iu provua shkencërisht vrasja e viktimave dhe as oficeri që administronte regjistrimet e “humbura” të kamerave.
15. Pas demonstrimit të paligjshëm të 2 prillit 1991, menjëherë pas ardhjes në pushtet, Sali Berisha dekoroi me dhjetëra individë që kishin organizuar njerëzit apo kishin ushtruar dhunë ndaj institucioneve (dhunimi i institucioneve me lëndë djegëse dhe eksploziv konsiderohet në gjithë botën si akt terrorist). Menjëherë pas ngjarjes së 21 janarit 2011 Sali Berisha urdhëroi shpërblimin me nga pesë rroga të të gjithë personave të angazhuar në mbrojtjen e godinës së KM (duke përfshirë edhe oficerët të cilëve iu vërtetua fajësia e vrasjeve).
Paralelet e sipërme, për të dy ngjarjet dhe proceset penale, na ndihmojnë për të parë më tej.
Pyetja e parë që i vjen në mendje çdo shqiptari, që e do sadopak vendin dhe popullin e vet, është: Përse duhej të ndodhnin këto dy ngjarje në vendin tonë mbas ndryshimit të sistemit politik? Në sistemin komunist (të tilla ngjarje nuk kanë ndodhur, por kanë ndodhur ngjarje të tjera tragjike) konflikte të ashpra dhe me pasoja ishin të pritshme, pasi atëherë “rregullat e lojës” i përcaktonte njëra palë dhe i mbronte ato me forcën e pushtetit të vet. Po tani, në sistemin politik pluralist, ku “rregullat e lojës” janë miratuar me pëlqimin e të gjitha palëve, përse duhet të ndodhin ngjarje të këtij karakteri?
Nuk ka dyshim se politikanët shqiptarë të të gjitha krahëve nuk janë engjëj dhe, thuajse pa përjashtim, i detyrohen popullit dhe vendit. Por kush ka ndjekur me vëmendje karrierën politike të Sali Berishës gjatë këtyre 23 viteve, e ka më se të qartë se ky individ përbën strumbullarin e gjithë konfliktit të panevojshëm, absurd, të dëmshëm e të rrezikshëm që karakterizon jetën politike dhe shoqërore të Shqipërisë.
Në vitin 1991, pasi populli shqiptar nuk i votoi në shumicë, ai dhe bashkëpunëtorët e tij organizuan fshehurazi demonstrimin e paligjshëm dhe të dhunshëm, i cili përfundoi tragjikisht. Për të trazuar jetën politike dhe sociale të shqiptarëve, deri në kaos, në shërbim të ardhjes sa më shpejt në pushtet, ai akuzoi kundërshtarët politikë si skenaristë dhe autorë të vrasjeve. Nga ana tjetër, u përpoq ta paraqiste demonstrimin si një “revoltë spontane” të popullit. Në fillim, si pretekst të “revoltës” paraqiti “falsifikimet e zgjedhjeve”. Mirëpo shpejt u kthjellua se “argumenti” nuk shkonte për dy arsye: E para, ai dhe opozita që udhëhiqte e kishin pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe për mosfitoren fajësonin fshatarësinë dhe ushtarakët, “që votuan për punistët”. E dyta, gjithë delegacionet e vëzhguesve ndërkombëtarë i konsideruan zgjedhjet si të lira dhe të drejta (kjo mund të verifikohet edhe sot në web-site-t e tyre).
Pas tërheqjes nga preteksti i parë, e djallosi edhe më keq kur shqiptoi një pretekst të ri. Sipas pretekstit të dytë, njerëzit protestuan “për dhënien me vonesë të rezultatit të zgjedhjeve të 31 marsit 1991”. Ndërkohë që rezultati i zgjedhjeve ishte dhënë më 1 prill, në orën 15:30′ (më shpejt se në të gjitha proceset e tjera zgjedhore të derisotme), ndërsa demonstrimi u bë në datën 2 prill 1991(?!).
Pra, demonstrimi i 2 prillit 1991 u bë pas zgjedhjeve të shpallura të lira dhe të drejta, ndërsa demonstrimi i 21 janarit 2011 u bë pas zgjedhjeve të shpallura (nga vëzhguesit ndërkombëtarë) si “të numëruara keq dhe shumë keq në 30 për qind të tyre” dhe pasi zëvendësi i Berishës në qeveri u kap me zë dhe figurë duke bërë plane për të vjedhur 700 mijë euro nga buxheti i shtetit (ose Arka e Përbashkët e Kursimit të të gjithë Shqiptarëve).
Sidoqoftë, dhuna e ushtruar nga disa individë më 21 janar 2011 nuk mund të përligjet nga shkaqet e drejta dhe madhore të protestës. Shqiptarët, pavarësisht përkatësisë partiake, duhet të binden një herë e mirë se nuk kanë punë as me godinat shtetërore dhe as me ata që sigurojnë rendin në mënyrë të ligjshme, por vetëm me ata që iu shkelin të drejtat e tyre dhe iu fusin duart në Xhepin e Përbashkët.
Të përbashkëtat dhe të ndryshmet e dy ngjarjeve e ndriçojnë dukshëm rolin që ka lozur Sali Berisha si në ardhjen e pasojave, ashtu si dhe në zhvillimet dhe përfundimet e të dy proceseve penale. Ato janë dëshmi të mjaftueshme për të kuptuar se me çfarë individi të dëmshëm politik kemi të bëjmë. Për ngjarjen e 2 prillit 1991 ai është përgjegjës për sajimin e saj, për devijimin e procesit penal dhe dënimin (me urdhër të tij) e njerëzve që nuk iu provua kurrë fajësia. Për ngjarjen e 21 janarit 2011 opozita shqiptare (pavarësisht argumenteve që ka paraqitur) është përgjegjëse morale për mosqëndrimin në krye të turmave, ndërsa Sali Berisha është përgjegjës para ligjit për fshehjen e provave dhe pengimin e drejtësisë në realizimin e një procesi juridik të drejtë (roli i tij në vrasje mbetet ende për t’u hetuar).
Kur lexon librin e Nafiz Bezhanit (ish-avokat i familjeve të viktimave të 2 prillit 1991, i caktuar nga Sali Berisha dhe Arben Imami) me titull “Procesi i Shekullit” si dhe librat e tjerë të protagonistëve të asaj ngjarjeje, mbetesh pa mend nga guximi kriminal i Sali Berishës për të urdhëruar dënimin e njerëzve të pafajshëm. Edhe kur Bezhani i thotë ish-presidentit Sali Berisha se “Gjyqi kundër oficerëve të policisë nuk mund të bëhet sepse nuk ka prova që të vërtetojnë akuzën”, ky i përgjigjet se, “Ai gjyq duhet bërë dhe ata duhen dënuar”. Kur Prokurori i tij i Përgjithshëm i thotë se “Nuk ka prova për të akuzuar oficerët e arrestuar, prandaj ata duhen liruar dhe të punojmë për gjetjen e fajtorëve të vërtetë”, ish-presidenti e kundërshton prerazi.
Për ngjarjen 21 janarit 2011, kur Prokuroria e Përgjithshme lëshon urdhër ndalimi për oficerët e Gardës, Sali Berisha urdhëron Policinë e Shtetit të mos bëjë arrestimet (këtë e ka pranuar dhe mbrojtur vetë në publik). Kur oficerëve të Gardës iu vërtetohet autorësia e vrasjeve, Sali Berisha urdhëron (në fshehtësi) trupin gjykues t’i shpallë të pafajshëm.
Duhet të kesh përmasa të hatashme kriminale që të guxosh urdhërimin e dënimit të personave, për fajësinë e të cilëve nuk ka asnjë provë dhe, nga ana tjetër, të urdhërosh pafajësinë e personave, fajësia e të cilëve është provuar shkencërisht. Për ata që e njohin mirë aktivitetin e Sali Berishës si politikan, këto fakte nuk përbëjnë çudi, por vetëm ngjallin trishtim. Kohët e fundit shtypi botoi urdhërat e regjimit berishist të vitit 1997, “Për të përdorur aviacionin, artilerinë dhe Lëndët Helmuese Luftarake kundër popullsisë civile në jug të Shqipërisë, për të vrarë individë të veçantë si dhe për të ushtruar terror ndaj popullsisë së zonave të Vlorës, Sarandës dhe Tepelenës…”. Këto urdhra do të ishin të mjaftueshëm që Sali Berisha dhe Banda e tij të paditeshin në Gjykatën e Hagës.
Kur ke parasysh këto urdhra dhe, nga ana tjetër, kujton që, me urdhër të tij, u dënua me 17 vjet burg ish-zëvendësministri i Brendshëm në kohën e ngjarjes së 2 prillit, vetëm pse iu kishte dërguar një telegram gjithë komisariateve të policisë, me anën e të cilit iu kërkonte “Të veproni me rreptësinë e ligjit ndaj atyre që kryejnë akte të kundërligjshme dhe prishin rendin”, nuk ke si të mos lemerisesh me degradimin moral të autorit të urdhrave të vitit 1997.
Sali Berisha është transformuar në një makinë gjigante mashtrimesh, intrigash dhe veprimesh të kundërligjshme që kanë gjeneruar krime të shumta. Krime për të marrë pushtetin dhe krime për ta mbajtur pushtetin me çdo kusht; krime në zgjedhje dhe krime në privatizime; krime në tendera dhe krime në investime (do të mjaftonin vetëm 230 milion euro “të humbura” në rrugën Durrës-Kukës); krime në marrëdhëniet e tij me kundërshtarët politikë brenda vendit dhe krime në marrëdhëniet me shtetet fqinje (cenim të integritetit territorial të vendit dhe kontrabandë nafte dhe armësh).
Për ngjarjen e 2 prillit 1991 ai akuzoi ish-kryeministrin Fatos Nano si “autor i masakrës”, ashtu siç e akuzoi Nanon edhe për vrasjen e Azem Hajdarit. Por, më vonë “e amnistoi”, duke e ftuar për kafe në Pallatin e Brigadave. Kur u pyet nga gazetarët për këto akuza dhe dhjetëra të tjera kundër Nanos, u përgjigj: “Ato i kam thënë për efekte elektorale”. E përkthyer në shqipen popullore, kjo donte të thoshte se “Sa herë më nevojiten vota, unë ju gënjej”. Duhet të jesh, ose budalla, ose i droguar moralisht e politikisht që, një njeri të tillë ta besosh për gjithçka tjetër që flet e premton.
Shtrembërimet e të vërtetave dhe trillimet e tij për ngjarje e persona nuk kanë fund. Kështu, ngjarjen e 2 prillit 1991 në Shkodër, përveç se ua faturon kundërshtarëve politikë pa kurrfarë provash, nuk heziton ta quaj “Masakra e dytë më e madhe në Evropë, pas Timishoarës”. Ndërkaq, vrasjet e 21 janarit 2011 në Tiranë, tashmë të provuara se janë kryer nga regjimi i tij, ose i lë në heshtje, ose i konsideron të drejta e të nevojshme pasi “u sulmuan institucionet”. Ndërsa përdor gjithë arsenalin e tij propagandistik, në mënyrë që dhunën e disa protestuesve me gurë, shkopinj e çadra më 21 janar 2011 t’ia shesë popullit shqiptar (sepse me të huajt nuk i eci kjo “reklamë”) si “grusht shteti” apo “puç”, ngjarjen e 14 shtatorit 1998, kur banda e tij, e armatosur me të gjithë armatimin e ushtrisë këmbësore, sulmoi, dhunoi dhe pushtoi institucionet qendrore shtetërore, ndër to edhe TVSH-n dhe deklaroi se “Pushtetin e morëm”, ose përpiqet ta mbulojë me heshtje, ose ta justifikojë me “zemërimin popullor”.
Një individ, qoftë ai edhe politikan, i cili krimin e përdor si instrument politik, nuk është gjë tjetër veçse një kriminel. Një kriminel i ndryshëm nga ata ordinerë, sepse zotëron pushtet politik dhe mediatik, me të cilët josh të ngjashmit e vet dhe mashtron mendjelehtët, duke arritur të ketë jo pak ndjekës. Pikërisht ky fakt e bën edhe më të rrezikshëm. Për ata që nuk kanë arritur ende të njohin Sali Berishën e vërtetë, është shumë domethënës episodi që tregonte para pak javësh në shtyp një eksponent i të djathtës shqiptare, zoti Alfred Çako. Sipas tij, kur në vitin 2001, të gjithë krerët e së djathtës shqiptare (atëherë në opozitë) po shkonin për një takim në Shkodër, Fatmir Mediu pëson një aksident të lehtë automobilistik. Aksidenti ndodhi në një çast kur Mediu, që drejtonte vetë makinën, fliste në telefon. Kur mbërritën në takimin në Shkodër, televizioni e dha si lajm këtë fakt. Në çast Sali Berisha i drejtohet Mediut duke i thënë: “Ke bërë gabim që e ke dhënë njoftimin. Duhej të ma kishe lënë mua lajmin, sepse ty, në fakt, të ka rrëzuar SHIK-u. Kështu bëhet politika, përditë nga pak”. Kjo do të thotë se Saliu politikën e koncepton dhe e zbaton si mashtrim. Ndërkohë, këshilla e sinqertë tij për Mediun u jep edhe të verbërve mundësinë të kuptojnë sa larg të vërtetës janë deklarata e tij të përditshme.
Për një kohë të gjatë Sali Berisha ka shkuar çdo vit në Shkodër në përvjetorët e ngjarjes së 2 prillit, duke përsëritur vazhdimisht të njëjtat mashtrime dhe akuza. Prej disa vitesh, këtë mision ua ka besuar ndihmësve dhe lakenjve të vet. Por, as hungërimat e Çakallit të Tërbuar dhe as rropatjet e Pelës së Hasdisur të Parlamentit, që hedh shkelma vend e pa vend dhe hingëllin mend e pa mend, nuk do të mund të mbajnë përjetësisht të fshehur të vërtetën e asaj ngjarjeje. Të shkosh me hosana çdo vit në përvjetorin e një ngjarjeje tragjike dhe të akuzosh pa asnjë provë kundërshtarët, ndërkohë që vetë je kapur “me presh në dorë” dhe të është provuar fajësia për një ngjarje edhe më skandaloze, do të thotë se i ke hipur kalit të imoralitetit dhe pafytyrësisë dhe po e nget me revan drejt ferrit.
Prandaj, largimi nga pushteti i kësaj bande është një imperativ i kohës. Mirëpo, bandat nuk largohen nga pushteti as me batuta në Twitter dhe as me lutje murgjish, edhe kur lutjet lëshohen me Top. Sali Berisha është imponuar me dhe pa të drejtë, edhe kur ka pasur pakicën me vete. Ata që sot kanë shumicën me vete duhet të imponohen. Në të kundërt do të jenë bashkëpërgjegjës për pasojat, drejtë të cilave Saliu po shkon me vendosmëri. Kur ke përballë një pushtet që të lufton me programe dhe arritje, duhet ta mundësh me program dhe me votë. Por, kur ke përballë një bandë gangsterësh, duhet të imitosh kuajt, të cilët, kur diktojnë ujkun në fushë, mblidhen të gjithë kokë më kokë dhe, nga cilado anë që ujku të sulmojë, do të hajë vetëm shkelma. Përndryshe, do të përfundosh si delet, ushqim për ujqërit. Te shpresosh se zgjedhjet do t’i ruajne ata qe premtojne se ” do pervjelin menget ” apo te besosh disa klloune te institucioneve evropiane qe ne vitin 2009 na thane se edhe zgjedhjet e numeruara keq dhe shume keq ( ne fakt, te falsifikuara ) jane te pranueshme dhe ” me te mira se paraardheset ” don te thote te jesh shume larg realitetit dhe te mos meritosh vendin qe te eshte besuar. Megjithate, kohe per reflektim ka ende.
Studim shume perfekt dhe konkluzione te mencura.
Shume falemnders z Malaj.Shkrimi juaj eshte nje sherbim i çmuar qe i behet vendit.Edhe nje here te falenderoj per guximin qe keni per te thene te verteten.Ne Shkoder ka pasur e ka njerez qe e dine shume mire se kush e ka vrare te ndjerin Arben Broci por qe u ka munguar morali dhe u ka interesuar qe te paraqitet ngjarja si e tille.Perseri sot ne Shkoder do te tubohen njerezit,familjaret e “herojve te 2 prillit” do te rreshtohen para kolonave te bardha te memorialit duke pritur “zotat” qe vijne nga Tirana,do bejne fotografi e do shtyhen te dalin ne kronika lajmesh,do zgerdhihen pas kamerave,do bejne bilance biznesesh e do vazhdojne rritualin e pervitshem te “vjeljes” se “beneficeve te gjakut te derdhur”.Aty do te jene edhe organizatoret e vertete te asaj ngjarjeje te dhimbeshme duke shfrytzuar momentin qe te thone te paverteta para popullit e duke zgjatuar e zgjatuar rrenen e nisur 22 vite me pare. Falemnders z Malaj
nje analize e hollesishme dhe kuptimplote…jo me kot, dhe autori e nenvizon se i njejti skenarist ne te dyja ngjarjet eshte nje dhe vetem nje..Sali Berisha….mesa duket gjynahet e tij nuk do te lahen ne kete jete, por hija dhe krimet e tij duhen denuar per mos tu perseritur me kurre…mjaft kane vuajtur shume njerez dhe ky popull nga ky kriminel…drejtesia e zotit rente mbi te, se e njerezve te drejtesise le shume per te deshiruar (p.s. e cmund te presesh nga artan broci, fatmira hajdari, tom ndreca e kompani)..
Zoti Malaj eshte nje analist i holle, objektiv ne vleresimin e fakteve pa u merakosur se kush preket nga e verteta. Kjo eshte karakteristike e te gjitha analizave te tij.
Eshte nje sjellje shume e shemetuar ajo e vellait te Arben Brocit. Ky mender gjyqtar duket qe, pervec pa karakter e pa moral, eshte edhe pa mend. Atij nuk i ben pershtypje vrasja pas shpine e vlllait nga horrat e dekoruar nga Sali Berisha, por parat dhe nderet qe i ben Saliu.
Nuk eshte turp qe felliqesira te tilla te sillen si ai sillet, por eshte turp per njerezit e nenes se tij, zaganjoret, qe jane njerez me integritet. Ata duhet te distancoheshin prej ketij koketuli.
Eshte e treta here qe e lexoj zotin Malaj dhe i theme me gojen plote BRAVO. Nuk e di ku jeton zoti Malaj, dmth brenda apo jashte vendit, megjithate eshte shume i sakte per te gjitha temat qe ka shkruar. Analiza e sotme eshte vertete brilante jo vetem per saktesine e saj, por mbi te gjitha per krahasimin e dy ngjarjeve te renda dhe rolin e kriminelit Sali. Asnje analiste tjeter nuk e ka bere kete me pare. Cudi!
Zoti Malaj, sot te gjithe ne shqiptaret qe e dime kush eshte Sali Berisha jemi po aq te vrare sa ata fatkeqet e dy ngjarjeve qe ju permendi ne analizen tuaj. Per fat te keq ne ndihemi sot te vrare jo prej kriminelit Sali por prej “rilindasit” Rama. Mesa duket e meritojme plotesishte kete fat qe kemi.
Tek Vezhguesi Teleologjik, nderkohe qe kerkoja per materiale per nje studim, hasa ne nje pjese interesante, qe per te mos ia humbur kuptimin, po e fus ne frengjisht. Ne kuadrin e permendjes se kryengritjeve ne bote, per vitin 1991, flitet per Shqiperine, si edhe kapen terthorazi ngjarjet e 2 prillit, dhe aty e cileson Sali Berishen, si Salaud Berisha, dmth Salaud ne fr- horri, maskarai:
”Le 2 avril, une nouvelle émeute à Shkodër fait 4 victimes : cette information essaiera d’en faire des martyrs de l’opposition, qui conteste sa défaite. Mais la colère n’est pas contre des élections truquées, comme essaient de l’affirmer ceux qui tentent de truquer l’émeute, mais contre la victoire de l’ennui, contre la fin prématurée des élections, contre cette éjaculation précoce. Les élections, ce n’est donc que ce rien ! Ainsi, lors des obsèques, les récupérateurs occidentaux venus donner leurs leçons de démocratie, constatent effrontément qu’« une centaine de jeunes souhaitent visiblement renouer avec les violences de la veille », mais « contre qui pourraient-ils déchaîner cette violence puisque, ce mercredi 3 avril, le pouvoir communiste avait déserté Shkoder ? ». Evidemment, il ne reste plus que l’ennuyeuse opposition libérale, commandée par le cardiologue (c’est dans l’approche du cœur que nos ennemis se différencient de nous) Salaud Berisha.”
Kete analize profesionale duhet ta ruani se ndoshta do te vije nje dite si thote fjala e urte e popullit se “drejtesia vonon por kurre nuk harro”!Edhe ata qe denoi me urdher per 2 Prillin e ’91-shit por edhe ata qe Vrau me urdher me 21 Janar 2011 ishin bij nenash dhe mbi te gjitha shqipetare!!
Analiz shume e mire. Kam qene student ne kohen e vrasjeve te 2 prillit dhe diskutonim per rolin qe pati A. Hajdari dhe A. Spahia ne keto vrasje. Ishte shume e thjeshte te identifikohej dhe arrestoheshin urdheruesi dhe deshiruesit e ketyre vrasjeve politike po kjo ishte e pa mundur per qeverine e R. Alis. Ajo ishte shume e pa fuqishme dhe varej teresishte nga ndihmat-pikatore te perendimit. Turpi ju mbetet familjeve te te vrareve te cilat ashtu si ne studentet e asaj kohe e dinin mire rolin e kupoles te PD ne keto vrasje dhe shiten gjakun e familjareve te tyre per leje ndertimi dhe pune ne administraten e PD.
Sa per ate qe thoni ju z. Niko “drejtesia vonon por kurre…” me duket shume e pa vend per ne shqiptaret. Sidomos sot mbasi Rama na thote se Rilindja do na vij ne Erresira Meta.
– Me vjen keq por eshte harruar edhe nje pike e rendesishme –
— me 2 Prill demostrimet e djegja e nderteses kane ndodhur tek selia e nje Partie asaj te Partise Punes . Ne ate kohe cdo parti qe mori pjese ne zgjedhje kishte seline e saj.
— Me 21 Janar u demostrua dhe u sulmua Kryeministria . Prandaj garda veproj . Te behej mitingu te selia PD dhe te digjej nuk do vritej njeri.
Ky eshte ndrshimi se ne 2 Prill u mbrojt me arme nje seli partije …………kaq
O Koz Dynjaja! Te dyja ishin prone e shtetit, e popullit. Aq me teper qe, ne 91 godinat e komiteteve te Partis se Punes ishin ende objekte te rendesis se vecante.
Nese ecim me logjiken tende, ne 14 shtator kur Sali sulmoi me antitank godinen e kryeministrise, Radiotelevizionin, etj. Fatosi duhej te kish vrare me qindra. Por jo, nuk arsyetohet keshtu. Sa koston jeta e nje njeriu nuk koston asnje ndertese, cilado qofte ajo.
Viktor Malajt, urime per veshtrimin analitik e krahasimor te dy prej dhjetra akteve terroriste qe kane per autor monstren politiko-kriminale te Shqiperise se dekadave te fundit.
Te shkelqyera komentet, por si te gjitha ato te meparshmet mbeten ne stadin e konstatimeve dhe analizave te percipta. Perse? Sese nuk shpjegohet (me aq sa informacion ka) kush jane ata qarqe jashte Shqiperise qe e mbajne ne skenen politike kete person dhe kur perfundon misioni i tij? Ekzistojne besoj te dhena aq te mjaftueshme sa per ta argumentuar ne njefare mase kete duke e alternuar me bemat dhe gjemat e ketij njeriu. Dhe shpjegimi qe nuk duhet te fshihet eshte se qe me 1976 e me pas, ne Mynih, “makineria financiare hebraike” pas se ciles eshte e lidhur politika, fillimisht e identifikuar si “Komisioni trepalesh”, perpiloi nje skenar per destabilizimin e Shqiperise duke krijuar rreth e qark ca shtete tip valvulash per te mbajtur tension permanent politik ne kte vend. Per ta bere te realizueshem skenarin i cili per ironi te fatit funksionon dhe sot, duhej blere dhe “blloku” ose Paria e sotme Politike e Tiranes dhe autoresine e ketij misioni e mori jo rastesisht nje njeri me sjellje sherbetori, pjese e agjentures se ish sigurimit te shtetit dhe asaj jugosllave Sali Rame Berisha!Jo rastesisht ai, jo rastesisht ne kete pozicion dhe jo rastsisht qe nga ai moment kemi ngjarje pas ngjarjesh tragjike per te cilat ky kriminel ballkanik kurre nuk dha llogari!Pyetja eshte:-Si ka mundesi qe ky te “mbijetoje” pa nje mbeshtetje nderkombetare? Ku i merr financat per te perballuar faturen ose koston e ketyre ngjarjeve? Kush eshte garant per te kur ky eshte (ose mund te dale) ne opozite, ku buron “suksesi” i tij ne realizimin e anarshise politike dhe kur mbaron misioni i tij?? Ja pra enigmat qe duhen sqaruar! Ky mendoj se eshte thelbi i problemit!
Shikoje te verteten te tjerat jane lojra. http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww