2 Prilli, 21 janari dhe Berisha në mes

redaktor
BERISHA NE DRITAREN E ZYRES SE TIJ - Kryeminstri Sali Berisha, duke pare nga dritarja e zyres se tij, konfrontimin mes policise dhe mbeshtetesve te PS, per hyrjen ne bulevardin Deshmoret e Kombit, te kamionit me pajisjet per skenen dhe podiumin, qe do te perdoren ne mitingun permbylles te socialisteve.

Intervista e djeshme e Gjek Çelajt për 2 prillit të 1991-shit në Shkodër, t’i qartësonte gjërat sikur ngjarja të kishte ndodhur dje dhe jo para plot 25 vjetëve. Kur dëshmon një protagonist si ai, nuk do të mbetej shumë për ne të tjerët të merreshim me atë ngjarje, sikur një emër që u përfol se kishte gisht atëherë më ’91-shin në Shkodër, nuk do të na shfaqej përsëri pas 20 vjetësh, në 21 janar të 2011-s në Tiranë, po me 4 të vrarë… Eshtë fjala për Sali Berishën. Për atë e ka fjalën edhe Gjeka në intervistën e djeshme: “…Kur një kryetar shteti këmbëngul dhe urdhëron që një çështje penale, si në rastin tonë, duhet të gjykohet me doemos, edhe pse drejtuesit e akuzës dhe avokatët e tij i thonë se nuk ka prova për fajësimin e të akuzuarve, kjo do të thotë se kryetari i shtetit nuk është i interesuar për të vërtetën por për gënjeshtrën. Dhe ai që është i interesuar për gënjeshtrën, është një individ që ka diçka ose shumëçka për të fshehur”.

 

***

Ashtu si pas 20 vjetësh, edhe më 21 janarin e 2011-s, u vranë në mes të ditës në bulevard po katër qytetarë. Kaq dhe nuk ka asnjë  lidhje tjetër midis motiveve, organizatorëve, parrullave, si edhe mënyrës së hetimit dhe gjykimit të të dy ngjarjeve. Pra ka vetëm një ngjashmëri me numrin e të vrarëve… Sigurisht, është edhe një emër që i lidh këto dy ngjarje. Është emri i shtetasit Sali Ram Berisha.

 

***

Më 2 prill 1991, ndryshe nga 21 janari 2011, protesta kishte motivin më përçarës, më antikombëtar të mundshëm. Parrulla më e zëshme e saj ishte “Shkodra Republikë”! Dhuna që shkrumboi institucionin me parrullën antikombëtare synonte të sillte patjetër një antishqiptar në pushtet. Si quhej ai që erdhi më pas? Pas 2 prillit, ndryshe nga 21 janari 2011, “nuk mbeti njeri” pa u arrestuar, pa u gjykuar. Dhe me ç’gjyq se? Gjyqtar Qazim Gjonajn! Ata që donte Sali Berisha vuri Ramiz Alia ta gjykonin atë çështje. Edhe prokurorët i zgjodhi po ai. Hajde gjyq që u bë atëherë, hajde. Asnjë pyetje për të marrë vesh se çfarë kërkonin protestuesit. Nga vinte kjo parrullë “Shkodra Republikë? Po nxënësit e shkollës kush i nxori forcërisht nga mësimi atë ditë? Po ata që shkuan tek “Radio Shkodra” për të përhapur lajmin se “Shkodra doli Republikë më vete” cilët qenë? Kush i dërgoi? Mirë ata që vajtën në Shkodër në errësirë një natë më parë “nuk dihen”, po për këta të mesditës së 2 prillit pse nuk u pyet fare kush qenë?! Ata ishin edhe pa maska.

Edhe prokurorët, dy bëheshin bashkë me Nafiz Bezhanin, në cilësinë e avokatit të familjes. Pa asnjë provë në të gjitha shkallët e gjykimit u dënuan pesë vetë: Aredin Shyti, Çapajev Taçi, Dilaver Papare, Gjek Çelaj dhe Xhemal Dymyle. Gjashtë vjet më vonë, ish-avokati i familjeve të viktimave do të deklaronte për shtypin shqiptar se, “Ata të pestë që u dënuan për 2 prillin nuk kishin asnjë lidhje me krimin…”  Pra pa asnjë provë, se ashtu si i zhduku provat pas 20 vjetësh në natën e 21 janarit të 2011-s, duke fshirë serverin e kryeministrisë e ndërruar tytat e armëve të tij vrastare, i njëjti njeri edhe atëherë pengoi dhunshëm hetimin që duhej të fillonte me kqyrjen e vendit të ngjarjes, me autopsinë e menjëhershme të viktimave të 2 prillit, etj… Ai që pengoi hetimin e provave, a mos vallë ishte i njëjti shtetas, dhe quhej Sali Berisha?

Por problemi nuk është vetëm se u dënuan të pafajshmit, por se mbetën të lirë kriminelët e vërtetë. Dhe më e keqja është se, fiks pas 20 vjetësh u vranë prapë katër të tjerë dhe qelitë e burgut nuk kanë asnjë vrasës të tyre brenda…

 

Sigurisht, distanca në kohë midis këtyre dy ngjarjeve bën të vetën. Ca nga kombinacionet e errëta dhe ca nga morali i gjymtuar i diplomatëve të huaj, gjërat vështirësohen vërtet. Sali Berisha është tamam ashtu siç thotë Andrea Stefani, se “e bën edhe “priftin me barrë””, por sot nuk na falet të hutohemi nga “Pinoku i Gërdecit”. Ai vetëm se nuk kishte se ç’ti bënte kamerës së Artan Hoxhës, por po të ishte si më ’91-shin, në burg do të ishin sot e kësaj dite Edi Rama me shokë për vrasjet me “çadra pistoletë” apo  “thikat me helm” të katër demonstruesve të 21 janarit…

 

***

Në lidhje me ngjarjen e 2 prillit të 1991 kam edhe unë një histori personale që po e tregoj:

Ishte qershori i ’93-shit kur lideri i PS-së së asaj kohe donte të bënte një takim me simpatizantët e tij në Shkodër. Por në hyrje të qytetit ai u pengua nga një grup militantësh të PD-së. Pas kësaj, për këtë ngjarje, Sali Berisha, atëherë president i vendit, në një konferencë shtypi deklaroi se: “Ç’donte Fatos Nano në Shkodër? Shkodranët janë antikomunistë”. Nisur nga kjo deklaratë, kryetari i PUKSH-së, që drejtonte edhe gazetën “Kombi” boton një artikull me titullin: “Sali Berisha, ju jeni vrasës i gjithë shqiptarëve”. Për t’i dhënë vlerën e një artikulli redaksional, poshtë tij ishte vendosur nënshkrimi Arbër Kastrioti. Për këtë kryeredaktori u denoncua në prokurori nga Sali Berisha dhe u arrestua me akuzën për “fyerje publike”. Në kryesinë e PUK-ut atëherë unë isha i vetmi që kisha një diplomë për gjuhën shqipe. Nuk e mbaj mend kush e hodhi i pari idenë që të mbroheshim në gjyq duke pretenduar se fjala “vrasës” ishte në dorëshkrim me thonjëza, pra në kuptim figurativ, por ato kishin “rënë” diku në shtypshkronjë. Mbaj mend që ato ditë unë botova një shkrim tek “Zëri i Popullit” me titullin “Idajet Beqiri në duart e thonjëzave”. Aty, duke ruajtur linjën e kinse të së figurshmes letrare nëpërmjet thonjëzave, rrekesha të shfrytëzoja faktin që “Rregullorja e drejtshkrimit të shenjave të pikësimit” është si edhe sot e kësaj dite vetëm “Maket”, prandaj nuk ishte detyrimisht e zbatueshme. Për t’u dukur asnjanës dhe sa më profesionist i fushës, d.m.th gjuhëtar, shkrimin e nënshkruaja “Lin Guisti”. Po ku pinin ujë tek gjykatësit e Berishës argumentet e mia gjuhësore? Gjykata e rrethit Tiranë, duke zbatuar porosinë e Sali Berishës, vendosi 6 muaj burg për Idajet Beqirin. Në gjykimin e shkallës së Apelit unë do të thirresha si dëshmitar i çështjes. Këtë radhë, kisha planifikuar që t’i lija mënjanë thonjëzat dhe do të argumentoja që fjala “vrasës” ishte një metaforë gjuhësore si gjithë të tjerat. Edhe me ndihmën e fjalorit do të tregoja se metaforat gjuhësore, si p.sh – grykë mali, grykë pushke vijnë nga grykë njeriu, apo ashtu siç ka ardhur nga këmbë njeriu, metafora këmbë tavoline dhe po ashtu, siç nuk kanë nevojë për këpucë këmbët e tavolinës, nuk kishte nevojë për thonjëza edhe fjala vrasës.

 

Po zgjatem në tregimin e hollësishëm të kësaj ngjarjeje se, po ta vëresh me kujdes, ajo dëshmon se Sali Berisha, ka pranuar se shkrimi “Sali Berisha ju jeni vrasës i gjithë shqiptarëve” nuk kishte asnjë shpifje brenda, por vetëm “fyerje”.

Ja dhe detaji që e provon këtë:  Një ditë përpara gjyqit bisedova me avokatin mbrojtës së kësaj çështjeje. I fola shkurtimisht për punën e metaforave që përmenda më sipër dhe shpreha gatishmërinë time për t’i mbrojtur bindjet e mia gjuhësore në gjyq, por… kisha vetëm një hall. Problemi i vërtetë qëndronte tek dy- tri fjali që ndodheshin brenda në shkrim: “Zoti President! Ju na premtuat para se të vinit në pushtet se do t’i gjenit dhe do t’i dënonit vrasësit e 2 prillit, por ju jo vetëm që nuk i dënuat, por i vutë ata në majë të piramidës shtetërore. Lexojeni emrin e tij në muret e Shkodrës…”.

 

Në rrugë konfidenciale kisha marrë vesh se këto fjali i kishin “djegur” dhe i kishte nënvizuar në gazetë me ngjyrë jeshile i ndjeri Pjetër Arbnori dhe kur e kishte diskutuar këtë gjë me Berishën, kishin rënë në ujdi që kallëzimin ta bënte jo ai, por vetë Berisha… për fyerjen që përmbante vetëm fjala “vrasës”. Prandaj pyeta avokatin: “Unë do ta marr përgjegjësinë e autorësisë së shkrimit, por si t’ia bëj po më pyetën pikërisht për këto fjali? Ç’të them?” “Mos u bëj merak se nuk të pyesin kurrë për ato fjali”. Ishte përgjigjja e akullt e tij për frazën më të nxehtë të shkrimit. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Pyetjes së parë të prokurorit: “A e ke lexuar shkrimin?” iu përgjigja: “Unë e kam shkruar shkrimin”. Hiç ai. Hiç edhe gjyqtari i çështjes. Ai më pyeti dhe çfarë s’më pyeti, por ato fjalitë që kisha frikë unë, nuk m’i zuri në gojë. Avokati kish pasur të drejtë. Porosia e Berishës ishte e qartë për gjykatësit dhe prokurorët e tij. Duhej vetëm një i dënuar për fyerje dhe jo për “shpifjen” që vinte gishtin tek vrasësit e vërtetë të 2 prillit. Atëherë kuptova se, askush tjetër si Berisha, duke u vetëviktimizuar si i fyer për fjalën “vrasës”, shmangte djallëzisht ato që shkruanin njerëzit nëpër muret e Shkodrës dhe që ishin përmendur edhe në gazetë. Pra kallëzuesi i atij procesi gjyqësor shejtan budallai Sali Berisha, u tregua i gatshëm të pranonte se shkrimi “Sali Berisha ju jeni vrasës i gjithë shqiptarëve” nuk kishte asnjë shpifje brenda, por vetëm “fyerje”. Këtë desha të dëshmoja në fakt me këtë episod timin të atyre viteve. Kur vetë Saliu e pranonte, sa pa vend ishte  dyshmi se ato që ishin shkruar me bojë mureve të Shkodrës, mund të qenë të pa vërteta. Sa të pavëmendshëm u treguam kur nuk e thelluam për të vënë në pah ngjashmërinë në mes dy parrullave antikombëtare: “Shkodra Republikë!” dhe “Ç’donte Fatos Nano në Shkodër?!”

Prandaj drejtësia për “21 janarin”, nëse do të vendoset ndonjëherë, do të çojë në burg edhe vrasësit e vërtetë të “2 prillit”. Prandaj ky “2prill” bën apel për të bërë sa më parë Reformën në Drejtësi. Por ajo nuk mund të bëhet me konsensusin e atij që i lidh dy datat vrastare, apo dy parrullat antikombëtare. 2 Prilli kërkon drejtësi dhe kjo nuk bëhet me dëshirën e shtetasit Sali Ram Berisha.

Share This Article
7 Comments
  • SB,ky korb i ZI,i ka bere te gjitha ne kete vend.Edhe 2 prillin,edhe Gerdecin,edhe 21 janarin,edhe vrasjet e Hajdarit,Remzi Hoxhes,Trebickes,Santos..edhe shitjen e detit,edhe vjedhjet e shekullit,edhe shkaterrimin e vendit,edhe firmat piramidale,edhe..edhe.Oh sa shume krime ka bere ky njetri-shpirte-zi.Dhe akoma nuk ka mbaruer.Ai ka premtuar qe diten e pare te qeverise Rama se:”..do te bie me çdo kusht PD ne pushtet..” Dhe kete po ben:-Bllokim te kuvendit,protesta me dhune,armatosje deputetesh,gjyqtaresh,prekuroresh,avokater…etj,tritole gjithandej…jane mendja e tij me dore te fshehte.Dhe do te vazhdoi derisa te behet drejtesia ne kete vend.Por Ai nuk ka per tu denuar kurre,se KA MIK DAJO KALIN..!

  • Kush ka veshe te degjoje,kush ka detyre te veproje.Por sic duken bathet,s’do kete “Pashke” kurre.

    • Menyra me e keqe per te diskretituar dike eshte t’i shtosh mekate te paqena.Kete na thote urtesia njerezore,brez pas brezi.
      Deshira e madhe per te diskretituar Berishen ben qe t’i mvishen atij mekate qe nuk i ka bere,gje e cila zhvlereson mekatet e tij te verteta.
      Mllefi ti ze syte,urrejtja i ben dhune ratios.Keshtu qellimi i urrejtesve kthehet bash ne te kunderten e tij.
      Dite per dite,gazeta jone jep lajme me te “verteta rrenqethese” per Berishen.
      Eshte shume e cuditshme sepse sot qe Berisha eshte ne opozite dhe nje deputet i thjeshte,sulmohet me shume se kur ishte ne pushtet si Kryeminister!
      Cdokush me dy pare mend ne koke pyet: ore pse e sulmoni tani Berishen me shume se kur ishte ne pushtet??!
      E po ky cdokushi ka te drejte te mendoje qe e gjithe kjo behet per te spostuar vemendjen e publikut nga mizerja e qeverisjes se sotme,nga rrumpalla ekonomike-politike-sociale ku e ka zhytur Shqiperine qeverisja e sotme e zotit Rama.
      Qellimi eshte sa i qarte aq edhe djallezor: ju shqiptare nuk duhet te ankoheni nga gjendja mizerabel e jeteses suaj kete kohe rilindase sepse alternativa tjeter eshte ky Berisha per te cilin po japim “deshmi rrenqethese” dita-dites nga deshmitare te besueshem dhe me integritet si Izeti dhe ish-punonjes te ish-Sigurimit te Shtetit.
      Ky eshte qellimi.Kurse taktika eshte gebelsiane.Sipas Gebelsit,popullit duhet t’i thuash genjeshtra sa me te medha,sepse keto i beson me shume.
      Kjo shpjegon edhe “cmendurine” e atyre qe akuzojne Berishen si autorin e masakres se 2 prillit!
      Dhe per ta cuar ne skaj genjeshtren,per ta bere sa me te madhe ate,gjithmone sipas Gebelsit,akuzen e vene ne gojen e nje sherbetori besnik te atij regjimi qe ka kryer masakren ne 2 prill 1991!
      Ne kohen e regjimit komunist,mjerimi mbulohej me propagande ,e megjithate kishte njefare sinqeriteti kur i thuhej hapur popullit se do te duhej te shtrengonte rripin kete vit e ca me shume vitin tjeter.E keshtu vit pas viti.
      Ne kohen e regjimit te sotem socialist,ndiqet e njejta taktike por pa “sinqeritetin” e kohes komuniste.
      Ne kohen e komunizmit faji per mjerimin i hidhej armikut te jashtem imperialist,social-imerialist e armikut te brendshem me grupet armiqesore qe zbuloheshin” perhere kur mjerimi prekte fundin.
      Ne kohen e sotme te rilindjoteve faji per mjerimin i hidhet Berishes.
      Sali Berisha eshte edhe armik i jashtem edhe armik i brendshem edhe grup armiqsor.
      Pyetja qe duhet tua bejme ketyre zoterinjve qe shkruajne te tilla bidate dhe atyre qe rrine pas tyre eshte kjo: ore me te vertete mendoni se do te budallallepsni shqiptaret me keto idiotesira ?!

  • I nderuar mborja

    e derrmove berishen duke i gjuajtur me pambuk..paske dore te rende

    ndiq me kujdes kete shprehje: TE THENE ME LART NGA FISNIKU DHE ATDHETARI GJEKE CELAJ
    ##########
    Një nga ideatorët e skemës se 2 prillit 1992, që endej në Ballkan nën maskën e diplomatit, është shprehur shumë vite më vonë dhe nga shumë larg Shqipërisë, se
    “Po të mos organizonim ngjarjen e 2 prillit, komunistët nuk do të largoheshin nga pushteti me vota”.
    Pra, ata që na jepnin leksione për votimet e lira pluraliste si çelësi i artë i demokracisë, sajonin artifice të tilla politike me pasoja tragjike, ….PRA BEHET FJALE PER HILLIN DHE BILLIN dy dipllomate amerikane te asaj kohe qe “vend-komanden “ e kishin ne Beograd

    #########
    nqs se kesaj deshmije tronditese do ti shtonim

    -PRISHJEN E QEVERISE STABILITETIN NGA SALISERBI

    -MARRJEN PJESE NE VOTIME E 92’ TE RAJERSONOVIQIT

    MARRJEN PJESE NE FITOREN E 22 NMARSIT TE IVANOVICIT

    INERVISTEN E BIBERAJT TE KLAN NE 2007

    -ARTIKULLIN E SHAQIR VUKAJT PER RUMANINE

    -DESHMITE E PABESUESHME TE IZET HAXHISE.

    nuk eshte nevoja te themi se 2 prilli 1991 ishte nje PUC SHTETI I ORGANIZUAR DIREKT NGA UDB JUGOSLLAVE ME MBESHTETJEN E CA MERGATQYQAREVE TE TIPIT BIBERAJ DHE CA MAKARTISTE FILOSERBE TE TIPIT RAJERSON.
    AJO QE NUK DIHET AKOMA ESHTE PSE ADMINISTRATA AMERIKANE MBAN AKOMA “GJENDJEN E LUFTES “ ME KUFOMEN E KOMUNIZMIT SHQIPTAR….
    DERI SA ZOTI OBAMA SHKOI NE KUBE PER NJERZILLEK PSE DUHET TE PERKRAHET AKOMA NGA DONALD LU KANIBALI BERISHE QE USHEQEHET SI VAMPIR JO VETEM ME KUFOMENE KOMUNIZMIT POR DHE ME KUFOMAT E 2 PRILLIT..GERDECIT & 21 JANARIT…

  • Gjate historise shqiptare nuk ka qene e qarte nese ndryshimet e sistemeve qeverisese kane ardhur si vullnet i faktorit te brendeshem apo deshirave te te medhejve te kesaj bote. Me duket se fuqite e medha nuk e kane mare ne konsiderate drejtesine per te realizuar objektivat e tyre politke.

  • Menyra me e keqe per te diskretituar dike eshte t’i shtosh mekate te paqena.Kete na thote urtesia njerezore,brez pas brezi.
    Deshira e madhe per te diskretituar Berishen ben qe t’i mvishen atij mekate qe nuk i ka bere,gje e cila zhvlereson mekatet e tij te verteta.
    Mllefi ti ze syte,urrejtja i ben dhune ratios.Keshtu qellimi i urrejtesve kthehet bash ne te kunderten e tij.
    Dite per dite,gazeta jone jep lajme me te “verteta rrenqethese” per Berishen.
    Eshte shume e cuditshme sepse sot qe Berisha eshte ne opozite dhe nje deputet i thjeshte,sulmohet me shume se kur ishte ne pushtet si Kryeminister!
    Cdokush me dy pare mend ne koke pyet: ore pse e sulmoni tani Berishen me shume se kur ishte ne pushtet??!
    E po ky cdokushi ka te drejte te mendoje qe e gjithe kjo behet per te spostuar vemendjen e publikut nga mizerja e qeverisjes se sotme,nga rrumpalla ekonomike-politike-sociale ku e ka zhytur Shqiperine qeverisja e sotme e zotit Rama.
    Qellimi eshte sa i qarte aq edhe djallezor: ju shqiptare nuk duhet te ankoheni nga gjendja mizerabel e jeteses suaj kete kohe rilindase sepse alternativa tjeter eshte ky Berisha per te cilin po japim “deshmi rrenqethese” dita-dites nga deshmitare te besueshem dhe me integritet si Izeti dhe ish-punonjes te ish-Sigurimit te Shtetit.
    Ky eshte qellimi.Kurse taktika eshte gebelsiane.Sipas Gebelsit,popullit duhet t’i thuash genjeshtra sa me te medha,sepse keto i beson me shume.
    Kjo shpjegon edhe “cmendurine” e atyre qe akuzojne Berishen si autorin e masakres se 2 prillit!
    Dhe per ta cuar ne skaj genjeshtren,per ta bere sa me te madhe ate,gjithmone sipas Gebelsit,akuzen e vene ne gojen e nje sherbetori besnik te atij regjimi qe ka kryer masakren ne 2 prill 1991!
    Ne kohen e regjimit komunist,mjerimi mbulohej me propagande ,e megjithate kishte njefare sinqeriteti kur i thuhej hapur popullit se do te duhej te shtrengonte rripin kete vit e ca me shume vitin tjeter.E keshtu vit pas viti.
    Ne kohen e regjimit te sotem socialist,ndiqet e njejta taktike por pa “sinqeritetin” e kohes komuniste.
    Ne kohen e komunizmit faji per mjerimin i hidhej armikut te jashtem imperialist,social-imerialist e armikut te brendshem me grupet armiqesore qe zbuloheshin” perhere kur mjerimi prekte fundin.
    Ne kohen e sotme te rilindjoteve faji per mjerimin i hidhet Berishes.
    Sali Berisha eshte edhe armik i jashtem edhe armik i brendshem edhe grup armiqsor.
    Pyetja qe duhet tua bejme ketyre zoterinjve qe shkruajne te tilla bidate dhe atyre qe rrine pas tyre eshte kjo: ore me te vertete mendoni se do te budallallepsni shqiptaret me keto idiotesira ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *