Edhe pse kanë kaluar mbi 30 vite, ngjarja e 2 prillit në Shkodër ka ngelur ende e pazbardhur. Për ngjarjen ku u vranë katër protestues dhe u plagosën 20 policë është folur shumë. Dhe sa më shumë është diskutuar, aq më tepër janë shtuar dyshimet për një episod me prapaskena të errëta.
Ish zv.drejtori i Policisë së Shkodrës, Gjek Çelaj, sot me azil politik në Kanada, vjen me një rrëfim ekskluziv për DITA në lidhje me atë ngjarje që u kthye në një gjakderdhje për të cilën zyrtarisht pati 5 të dënuar, por me një proces gjyqësor tërësisht kaotik e joprofesional.
Çelaj rrëfen të vërtetën e tij për të vërtetat e 2 prillit. A kanë patur gisht shërbimet e huaja në të. Pse për rigjykimin e saj, gjasat janë minimale dhe kush janë të interesuar që ajo të qëndrojë përgjithmonë e mbyllur.
Pyetje: Z. Çelaj! Në vitin 1991 ju keni qenë shefi i rendit në Shkodër kur ka ndodhur ngjarja e 2 prillit. Tani që ka kaluar kaq kohë, a e kujtoni dhe si e kujtoni atë ngjarje?
Gjek Celaj: Patjetër që e kujtoj, sikur të kishte ndodhur para disa ditësh. E ruaj në kujtesë, sa për shkak të pasojave tragjike që ndodhën atë ditë, aq edhe për shkak të pasojave që rrodhën prej saj më vonë dhe që ranë mbi disa njerëz të pafajshëm.
Pyetje: Çfarë mendoni se ishte ajo ngjarje dhe a mund të parandalohej?
Përgjigje: E thënë me pak fjalë, ajo ishte një artific politik kriminal, e sajuar teorikisht s’dihet saktë se ku dhe e vënë në jetë në Shkodër nga ata që nuk pajtoheshin dhe nuk pajtohen ende me asnjë proces zgjedhor, përveç atyre që i sjellin apo i mbajnë në pushtet. Pra, ngjarja vetë ishte një mjet antidemokratik, djallëzor dhe kriminal për t’iu kundërvënë vullnetit popullor shqiptar në një moment të caktuar historik dhe politik dhe, me marifete prapaskenike, të dhunshme dhe terrorizuese, të veshur me propagandë ndjellëse “demokratike”, të realizonin atë që nuk iu sollën votimet popullore.
Sa i përket parandalimit të saj, unë besoj fort edhe sot se kjo varej tërësisht nga ata që e sajuan dhe e vunë në skenë. Nëse nuk “shkruhej” drama diku dhe nuk sillej për t’u vënë në skenë në teatrin politik shqiptar, sigurisht që ngjarja në fjalë dhe as pasojat e saj nuk do të kishin ndodhur. Ata që e sajuan, së bashku me aktorët e etur për protagonizëm dhe pushtet, nuk kishin planifikuar thjesht një protestë apo demonstrim, pasi të tilla kishte pasur me dhjetëra më herët, por kishin menduar dhe synuar një të tillë që të sillte pasoja si ato që erdhën apo, ka shumë të ngjarë, disa herë më të mëdha. Ajo që ishte vendosur me vullnetin e lirë popullor mund të përmbysej vetëm me akte tragjike, të zhurmshme dhe mashtruese, duke shkaktuar tronditje të gjendjes emocionale popullore nëpërmjet akuzimit të kundërshtarit politik për veprimet që kryen vetë në prapaskenë, duke hedhur gurin dhe fshehur dorën. Atëherë ne nuk i dinim shumë gjëra dhe e konsideruam protestën thjesht si një “zemërim” dhe manipulim rastësor të kategorive të caktuara shoqërore. Ato çfarë kemi mësuar më vonë dhe sjelljet dhe qëndrimet e disa prej protagonistëve të ngjarjes, pas ngjarjes, na qartësojnë mjaft gjëra. Ata të huaj që, shumë kohë pas ngjarjes, shpreheshin nëpër kafenetë e Perëndimit se “Po të mos kishim organizuar ngjarjen e 2 prillit, komunistët nuk do të largoheshin nga pushteti”, dhe ushtarët e tyre vendas që ditën e ngjarjes na pohuan se protestuesit “s’janë tanët, nuk na dëgjojnë prandaj zbatoni ligjin dhe shpërndajini me forcë”, por më vonë e shpallën protestën si “luftë kundër diktaturës” dhe vrasjen e katër protestuesve si akt kriminal i diktaturës, i kryer nga policia në bashkëpunim me pushtetin politik në fuqi, sigurisht që në skenarin e tyre i kishin parashikuar vrasjet, i kishin dëshiruar dhe ishin përpjekur që ato të ndodhnin.
Pyetje: Pra, ju besoni se në ngjarje kishin dorë edhe të huajt dhe politikanë vendas, dhe kush mund të ishin ata?
Përgjigje: Ata të huaj që në vitin 1945 iu dërgonin fjalë kriminelëve të luftës, të fshehur nëpër shpella apo të grumbulluar në Shkodër, që “Merrni Shkodrën sepse ne do të ndërhyjmë për tri ditë”, në vitin 1991 vunë në lëvizje kontigjentin e tyre, të përbërë nga spiunë të shërbimeve të huaja apo thjesht njerëz të etur për pushtet me çdo mjet e mënyrë, të cilët ishin të gatshëm të bënin çkado që besonin se mund t’i sillte në pushtet.
Pyetje: A keni menduar ndonjëherë pse një ngjarje e tillë ndodhi në Shkodër dhe jo diku tjetër?
Përgjigje: Sigurisht që ka disa arsye pse ndodhi në Shkodër. Në 31 mars 1991 Shkodra i kishte të gjitha arsyet për të votuar në shumicë kundër partisë në pushtet, por në datat 1 dhe 2 prill 1991 Shkodra nuk kishte asnjë arsye politike, ligjore, faktike dhe as morale të protestonte kundër zgjedhjeve të para pluraliste. Në Shkodër opozita kishte marrë rreth 70 përqind të votave, çka do të thoshte se në këtë masë do ishte edhe numri i deputetëve të saj që do zinin vend në Parlament. Procesi zgjedhor, ashtu si në gjithë Shqipërinë, kishte kaluar pa asnjë problem. Nuk mund të pranohet nga asnjë mendje normale dhe nga asnjë arsye e shëndoshë, përveç mendjeve djallëzore dhe arsyes së banditëve politikë, që në Shkodër të protestohej pse kishte humbur PD-ja në Fier, Skrapar etj. ndërsa anëtarët dhe simpatizantët e saj në rrethet ku kishin humbur ta kalonin humbjen me qetësi dhe në mënyrë të arsyeshme, pa protesta dhe pa dhunë.
Mirëpo Shkodra ishte zgjedhur nga skenaristët për dy arsye: E para, sepse përqindja e popullsisë që ishte konfliktuar me regjimin e mëparshëm dhe e kishte pësuar prej tij ishte, ndoshta, më e lartë se gjetkë. E dyta, sepse në Shkodër ndodhej kontigjenti më i madh i njerëzve të vënë në shërbim të zbulimeve të huaja, sidomos atyre fqinje. Ky kontigjent ishte i gatshëm të përdorej dhe keqpërdorej në çdo kohë nga padronët e vet.
Pyetje: Pak a shumë, del se organizimin e ngjarjes e kishte bërë PD-ja dhe opozita shqiptare që humbi zgjedhjet në kuadrin e gjithë vendit?
Përgjigje: Kur flasim për PD-në duhet të kemi parasysh se ajo ishte një parti e madhe me dhjetëra mijëra anëtarë dhe, si e tillë, nuk mund të akuzohet për ngjarjen. Madje, as sot, mbi 99 përqind e anëtarëve të PD-së nuk e dinë çfarë ka ndodhur në 2 prill në Shkodër. Ata kanë dëgjuar propagandën dhe mashtrimet e drejtuesve partiakë dhe, me fanatizëm dhe mendjelehtësi i pranojnë ato si të vërteta të pakontestueshme. Ngjarjen e 2 prillit, dhe disa të tjera në vitet e mëvonshme, i kanë vënë në skenë një grup kriminal në kupolën e asaj partie. Këtë nuk e them thjesht unë por e kanë pohuar ata vetë me krenari disa vite më pas. Gjithë sjellja dhe veprimtaria tridhjetëvjeçare e kësaj klike kriminale e dëshmon qartë mentalitetin dhe moralin që kanë.
Pyetje: Ju, vetë si polici, a kishit ndonjë shkak të mbanit qëndrime kundër PD-së në atë kohë?
Përgjigje: Duke filluar nga data 12 dhjetor 1990, PD ishte një parti po aq e ligjshme sa çdo forcë tjetër politike dhe, si e tillë, kishte të njëjtat të drejta në zhvillimin e veprimtarive të saj politike, por kishte edhe të njëjtat detyrime ndaj ligjit dhe rendit si të gjithë qytetarët dhe forcat e tjera politike. Policia as ka pasur dhe as duhet të ketë asnjë paragjykim apo keqqëndrim ndaj individëve apo organizatave të ligjshme, politike ose jo politike. Ne kemi pasur marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit e PD-së në Shkodër, i kemi pritur në zyrat tona me kafe kur vinin të kërkonin leje për grumbullime apo demonstrime politike. Unë kam pasur thuajse gjysmën e të afëmve, miqve apo shokëve të mi me PD-në. Qënia e tyre me PD-në nuk i bënte ata as më të mirë dhe as më të këqinj. Daja im, së bashku me dy djemt e tij, i manipuluar si pjesa tjetër e popullsisë, ka marrë pjesë në protestën e paligjshme të 2 prillit. Partia Demokratike, ashtu si partitë e tjera, ka pasur dhe ka njerëz me dinjitet dhe të përgjegjshëm, të cilët janë kundër dhunës, kaosit dhe shkeljes së normave demokratike në kuadrin e pluralizmit politik. Disa prej drejtuesve të seksioneve të saj në Shkodër, ma kanë pohuar qysh në datat 1 dhe 2 prill se “Me këto rrëmuja, partia jonë s’e ka filluar fare mirë…”. Ndërsa në gjyqin tonë, në dhjetor 1992, njëri prej tyre u paraqit si dëshmitar dhe pohoi se “Në mëngjesin e 2 prillit kam vajtur tek selia e PD-së në Shkodër dhe iu kam thënë Pjetër Arbnorit dhe Ali Spahisë: Çfarë bëhet kështu? Mos i nxirrni njerëzit në protesta! Kështu e ka demokracia, një herë fiton njëri dhe një herë tjetri. Ata më panë me mospërfillje dhe më thanë të shihja punën time sepse ato punë i dinin ata më mirë”.
Konfrontimi i policisë me PD-në filloi kur drejtuesit e saj u konfrontuan me ligjin, filluan bashkëpunimin me llumin e shoqërisë dhe përdorimin e këtij llumi për destabilizimin e rendit publik, për dhunë dhe akte kriminale. Cila polici në botë nuk iu kundërvihet këtyre akteve? Për çfarë shërben dhe paguhet policia, në fund të fundit, nëse nuk vepron me të gjitha mjetet ligjore për rivendosjen e rendit?
Në datën 13 dhjetor 1990, një ditë pas lejimit të pluralizmit dhe miratimit të krijimit të PD-së, Shkodra u dogj dhe bastis nga lumpeni, nga njerëz që e kishin kaluar një pjesë të jetës së tyre në burgje si vjedhës, grabitës, përdhunues apo vrasës. Ne e konsideruam këtë akt si diçka spontane por, disa vjet më vonë, drejtuesit e PD-së së Shkodrës u mburrën në shtyp për rolin që kishin luajtur në organizimin e saj. Në 3 janar 1991, pas mitingut të ligjshëm që PD organizoi në Sheshin “Isa Boletini”, një grup prej rreth një mijë protestuesish mësynë komisariatin e policisë dhe tentuan të hynin me dhunë brenda tij. Ndërsa në datën 2 prill 1991, thirrjes tonë për ndihmë për largimin e protestuesve nga sheshi, Arbnori dhe Spahia iu përgjigjën duke thënë: Ata s’janë tanët dhe as nuk na binden prandaj ju jeni organet e rendit dhe zbatoni ligjin…”. Pas përfundimit të ngjarjes dolën me deklarata bombastike duke pretenduar se policia i kishte vrarë katër protestues për motive politike, për të goditur opozitën dhe të tjera përralla horro-politike. Ata arritën deri aty sa “zbulimin” e fajtorëve dhe burgosjen e tyre ta vinin si kusht për të marrë pjesë në Parlament dhe, më vonë, si kusht për zgjedhje të parakohshme. Deklaratat dhe sjelljet e tyre e dëshmonin qartë që ata nuk kërkonin zbulimin dhe ndëshkimin e fajtorëve realë por të “fajtorëve” të paracaktuar prej tyre, domethënë të “fajtorëve” të paracaktuar në skenar përpara se të ndodhte ngjarja.
Pyetje: PD-ja erdhi menjëherë në pushtet dhe, me sa dihet deri tani nuk është zbuluar e vërteta rreth ngjarjes.
Përgjigje: E vërteta rreth një ngjarjeje kriminale nuk iu intereson pikërisht atyre që e kanë sajuar dhe që kanë qenë aktorë të saj. Për t’ju treguar rolin në ngjarje dhe pengimin e zbulimit të së vërtetës, po ju sjell pak fakte domethënës. Kur ndodhte konfrontimi midis policisë së ngarkuar nga ligji me detyrën e rivendosjes së rendit dhe mbrojtjes së institucioneve dhe një grupi protestuesish të dhunshëm dhe të paligjshëm, në spitalin kryesor të qytetit ndodheshin mjeku Ali Spahia, më vonë nënkryetar dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, dhe nja dy mjekë të tjerë, aktivistë të asaj partie. Edhe infermieri më i thjeshtë, e jo më mjekët, e di se kur në spital paraqiten viktima apo vdesin njerëz të sjellë aty si të plagosur, të vdekurit vendosen në morg për arsye ekspertimi mjeko-ligjor, si pjesë e proceseve hetimore e gjyqësore. Spahia, dhe jo vetëm, i pritën viktimat në spital dhe nuk i vendosën në morg, por ua dhanë familjarëve duke u bërë pengesë për autopsitë si veprime mjeko-ligjore. Veprimi më domethënës është fakti se viktimën e parë, as e vendosën në morg dhe as ua dhanë të afërmve, por instruktuan disa protestues që shoqëruan viktimën në spital, ta fusnin në një makinë tip “Zuk” dhe ta sillnin në sheshin ku vazhdonte konfrontimi dhe, madje, të tentonin futjen e kufomës në institucionin që ruhej me roje të armatosur dhe që kishte rreth një orë që sulmohej me lëndë djegëse dhe dinamit nga një bërthamë kriminale që vepronte brenda turmës. Nuk do shumë mend për të kuptuar se një veprim i tillë synonte egërsimin e turmës, ashpërsimin e konfliktit dhe, rrjedhimisht, shtimin e pasojave. Gjatë procesit të hetimit dhe, po ashtu, edhe atij të gjykimit, Spahia dhe disa spahinj të tjerë bënë çmos të pengonin pyetjen e protestuesve rreth faktit nëse kishin vajtur vetë apo i kishte organizuar dikush për protestën e paligjshme dhe të dhunshme. Është e çuditshme, por edhe kuptimplotë fakti se drojen dhe pengesën për zbulimin e organizatorëve po i shfaqnin ata eksponentë politikë që, kur po fillonte demonstrimi me nxënës shkollash që parakalonin në rresht dhe me mësues në krye, na pohonin mua dhe shefit të policisë se “protestuesit nuk janë tanët dhe s’kanë asnjë lidhje me ne”. E vërteta është se zbulimi i organizatorëve të protestave të dhunshme, të paligjshme dhe me pasoja tragjike, si ajo e 2 prillit, çon në zbulimin e qëllimeve dhe, pastaj, në zbulimin e mjeteve për arritjen e qëllimit.
Kur ish-shefi i policisë, Dilaver Papare ndodhej i burgosur në burgun e Sarandës, një i dënuar ordiner nga veriu i pohon atij në mirëbesim se kishte dijeni për dy persona që kishin marrë pjesë në protestë, duke qenë të armatosur, dhe kishin qëlluar me armë kundër protestuesve. Meqenëse i dha edhe emrat e dy personave, Papare njoftoi drejtuesit e burgut dhe kërkoi të bënte kallëzim në prokurori.
Në vend që të fillonte një hetim, ku të pyeteshin me hollësi Papare dhe, sidomos, personi që kishte rrëfyer fakte domethënës që mund të çonin tek ekzekutorët, autoritetet shtetërore i izoluan në qeli Paparen dhe personin tjetër dhe, këtë të fundit, e transferuan shpejt në një burg larg Sarandës. Shtetit nuk i interesonte asnjë version tjetër i ngjarjes përveç gënjeshtrave me të cilat ua kishte paraqitur atë shqiptarëve.
Botuar me vijim në DITA, prill 2021.
Pjesa II, mund të lexohet duke klikuar KËTU
Pjesa III, duke klikuar KËTU
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Arkitekti i ngjrjeve te dhunshme 2 Prillit 91` ne Shkodres e qe perfundoi me dhune me viktima me shkatrime me zjarr te qytetit eshte Sali Ram Berisha! Igjalle sot edhe aktiv ne politik!
–
Me dhune dhe vrasje nisi demokracia dhe ashtu perfundoi ne 1997. Edhe me keq me mijra viktima te vrare, me mijra viktima te vjedhur nga shteti qe krijoi ish komunisti i oreve te para Sali Berisha!
–
Keto histori jane te lodhshme kur perseriten te merzitshme, kur mendon se asgje nuk ka ndryshuar, asgje nuk eshte reflektuar askush nuk eshte denuar ..askush nga autoret e vertete te masakrave te ndryshme qe fillian me 2 Prillin vazhduan me 1997,, shtatorin e 98`,Gerdecin,21 Janarin ect vazhdojne edhe sot!
—
Ky vend u dogj ju vu flaka zjarri u vodh, grabit u vra vetem nga nje arkitet…nuk eshte Chubrillovici, nuk eshte Sllobodani,as Karadzici..eshte hija e tyre Sali RAM BERISHA !
—
Sllobodanli, Karadzici jane denuar prej krimeve !!
ndersa Salija, Gazideja , Agim Shehu, Jo ! …
O Gjek Celaj le kene zotni e zotni paske met, te gjitha jane te verteta qe Sali Berisha i ka shkaktua kto vrasje, krimineli i krimineleve
Ky Gjeka, mbasi nuk e mori statusin e refugjatig politik, kaloi kufirin dhe erdhi ne Kanada. U ben shume vjet. Komuniteti shqiptar ketu eshte shume aktiv per festa e ngjrjemiljare. Vetem familja e Gjekes ri menjane e nuk merr pjese. Ndersa per librin apo intervisten, Gjeka harron te tregoje se cfar u gjeten ne kasafortat e komitetit te partise, breke e sytjena.
Gjon ti ke shume te drejte. Atje ku thue u gjeten nje pale brek dhe sytjenat. Gjeka nuk ka harrue por e di se ishin te nanes tate dhe nuk do me te lendue.
O GJON Ishin brekt e sateme dhe te sat motre ato? Idiot, , flitet per tema madhore ketu o rul tru peshk joi per brekt e sateme.
O Savet breket dhe sytjenat nuk vrasin kend pervec kur jane te ngushta te zotin Ne dogjem Shqiperine qe te mos ‘kishte turpsi ne kohen e diktatures’ nga breket dhe sytienatShoku Ramiz mesonte te mos kemi turp nga breket dhe sytienat qe te behemi si Perendimi Problemi ka qene tek kriminelet me arme ne rruge dhe si agjente te sherbimeve te Jugosllavise Tani breket dhe sytianet jepen cdo dite ne televizor Thua prandaj kane ikur 2 miljon shqiptare
O Gjoni, po pse PD i bente protestat qe te merrte breket dhe sytjanat? Ju jeni fare idiot, protestat dihen, njerezit dihen, vetem nuk i shikon prokuroria dhe gjykata. Nje pyetje: kur kishim ndertuar drejtesine e PLEPAVE, kush e beri? Po pse nuk e beri reformen SALI Berisha ne drejtesi qe nga 2005 deri ne 2013 ? Nuk i doli koha? Kryekrimineli Sali Berisha dhe antaret e krimit, Ali Spahia, pjeter Arbenori me shoke ata organizuan vrasjen e atyre djemeve dhe pastaj vdiqen nga kanceri! Po Gazidede pse vdiq mbasi e mori nga Turqia? Nga kanceri. Po kabceri shqiptareve Sali Sheqere Berisha, kur do vdes?! Digjni vilat prokuroreve dhe gjyqtareve se ndryshe Shqiperia me kriminale do behet! Nuk keni shpetim ju qe jeni aty, ndryshe do te birbiloje akoma Sali Sheqere Berisha.
Nje koregjim: mbasi nuk e morri statustin e refugjatit politik ne Amerike, kaloi ne Canada …….
Mbasi nuk e mori statusin e azilantit ne amerike, gjeka kalo ne kanada ku mbas gjyqesh, e mori statusin. U bene shum vjet, komuniteti shqiptar ketu eshte shume i lidhur dhe aktiv per festa e ngjarje familjare. Vetem familja e Gjekes nuk eshte e lidhur.
Ndersa per librin dhe intervisten, Gjeka ka harru te tregoj se cfar u gjet ne kasafortat e komitetit te Partis : breke e sytjena grash.
Gjeka ben mire qe nuk perzihet me ata qe merren me breke e sytjena
O Gjon. Po mbase ishin breket dhe sutjenat e mamase tende. A i provove gje, semos te benin?
O Gjon, mos valle je ti nje nga ata te dy personat qe ka rrefyer protestuesi qe i ka rrefyer Dilaver Papares? Kjo kembengulja dhe fyerja juaj te bind se ti duhet te jesh nje nga vrasesit-spiune te UDB. Prandaj tregoju paksa i ndershem dhe thuaj te verteten.
Eshte e vertete ajo qe thote Gjoni. Mbasi nuk i fitoi dokunentet ne USA, Gjeka kaloi ne Canada, Windsor. Jane nga familjet e rralla qe nuk lidhen dhe aktivizohen me komunitetin shume te mire ketu ne Canada. Ky edhe e shoqja kane nje perçmin ndaj shqiptareve.
Ndersa per breket e sutjenat ne kasafortat e Komitetit te Partise kjo eshte nje e vertete qe te gjithe e dijne.
Ju qe ofendini, keni mbetur shpellare.
Gjoni.
Nuk eshte i perfshim aspak me komunitetin malcuer.
E vertete, nuk punon ne boje e as merret me pastrime!
Vrasjet kan qenë të kurdisuna nga çarçe anti shqiptare jashtë vendit të sidomos nga ato serbo jugosllave të mbështetura nga agjenturat e Perebdimorëve që të përsëritej scenari rumun dhe u muar vesh me bashkëpubtorë nga brenda vendit e që për të ligen e shqiptarve u realizu në 4 vite pas por duhet thënë se edhe shteti fqinjë që mbështeste me dekada shkatrrimin e Shqipërisë në fund ra vet në vorbullën që të tjerëve ua punonte dhe u zhduk nga gjeografia Botërore kurse përçudi Salihu i mbijetoi kjo flet për karakterin e dobët të shoqërisë shqiptare
VRASESI SERIAL ….
– Pa maska…me zerin e figuren e
tij…!
– Nuk ka nevoje per hetim. I
vetekapur ne flagrance !
– Per karrike vrau Azemin…
per pushtet vret dhe Shkelzenin!
– Nga Alban Dega
Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
Nder e lavdi heronjve te 2 prillit!
U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit!
U vrane me arme serbe!
U vrane me plumba serbe!
Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
Pse…. ?
Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
A nuk jane po ata mercenare te Beogradit qe e deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te kaluar se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
E kush eshte vrasesi!?
… Jo dorasi! Urdheruesi!
… Jo Ekzekutori!
Kryekzekutori!?
Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
Eshte vrasesi i Otrantos…
Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …
Eshte vrasesi i Gerdecit!
Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…! Qindra u plagosen. 4000 te tjere i shpetoi Zoti nga 4000 plumba te Gardes Saliane qe u zbrazen ndaj tyre
… Eshte vrases serial…
Drejtesia edhe vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij!
Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
Jo nje, as kater as 10 por mbi 15 here ne 15 vjet te sundimi te tij, SaLikekracise atdheshitese e shtetrrenuese!
Jo vetem i saj, por edhe i enderrave e shpresave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Azerbjxhanit e drejt Butanit!
Sali Berisha eshte vrasesi serial jo vetem i shqiptareve dhe adpiratave te tyre.
Sali Berisha eshte vrasesi serial edhe i vete Shqiperise…. Jo nje… as dy … as tri here …
Mbi 15 here ne 13 vjet SaLikekraci !
Per karrike e per pushtet Sali Berisha vrau Azemin… por vret dhe te jeten dhe Shkelzenin
Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte!
Lanet !
Postuar më: 02-04-2012 | Ora: 14:02:27
N.q.s. dikush te genjen nje here eshte ai i poshter . Nese te genjen dy , tre , kater , here , je ti buballa qe vzhdon ti besosh perseri .
Kater te vrare me 1 prill 1991 – pergjegjes SALI(H) RAM(E) BERISHA; kater te vrare me 21 janar 2011 – pergjegjes SAL(H) RAM(E) BERISHA; – dhjetra te vrare e te plagosur, 20 mars 2008 – pergjegjes SALI(H) RAM(E) BERISHA; qindra te vrare, te plagosur e te rrenuar, viti 1997 – pergjegjes SALI(H) RAM(E) BERISHA…e nuk po i hin ferre ne kambe! Po e shtyn moshen e trete si ma i mire, bile edhe tuj kercnu. As nuk do te denohet juridikisht per krimet qe i ka bere dhe po vazhdon te beje ne kete vend te shtypur nga padrejtesia dhe pabezia. Keto rreshta po i shkrun nje person qe me 2 prill 1991 ka qene vetem 10 vjec dhe nga ajo date e dhimbshme per mua, per Shkodren dhe per Shqiperine do te ruaj vetem kete grafi biologjike per SALI(H) RAM(E) BERISHEN, pasuesi gjakatar i diktatorit Hoxha.
Mos harroni Gramoz Rucin,ai ka qen nje nga kryesoret ne vrasjet e 2 prillit ne Shkoder para 30 viteve . Saliu si gjithmon ka dore ne c’do vrasje ne shqiperi
Gramoz rucit I rru bolet.Ruci doli ne gjyq ne shkoder she I hengren mune.Vrasesit I ke me emer .Sali shpellari ,ali spahija,pjeter arbnori.Nuk mbulohet e verteta or taj qe nuk e di as vete perse jeton.
Së pari duhet çartësu akterët që imponuan nryshime të mëdha ishin njerëz që korespondonin në kohë dhe që do të vendosnin trendet përkatëse shoqëroro politike të viteve 1992 e tej apo ishn njerëz me sjellëje të 40 viteve mbrapa pra të kohës të filmave kauboj dhe Bitellësave flokët e tyre të gjata dhe të pa lara si bishti i kalit shpicerkat dhe kaubojkat që bartnin bartësit e këtyre ndryshimeve u pa se vendi do të shkonte kah komiko- tragjikja
Ramiz Alia organizatori per te lene pushtetin tek PD dhe te shpetonin paq sic shpetuan,megjithate shpetuam nga nje sistem nga me totalitart
I nderur Gjeke, as te njoh e as me njeh. Kam lexuar librin tend bindes per ngjarjet e 2 prillit, dhe e kam gjetur gjithcka te thene drejt, qarte, me respekt per te verteten e me atdhedashuri te madhe. Po keshtu lexova pjesen e pare te intervistes tuaj sot dhe nuk i heq asnje presje, pa qene personalisht ne ate ngjarje, por sepse me logjiken e shendoshe te nje kuadri te policise vazhdoni te jeni ne te drejten e zotit per te rrefyer vetem te verteten e asgje me shume. Pushofshin ne paqe viktimat e pafajshme te asaj ngjarje dhe respekt e shendet te mire uroj per ju.
Ku mund ta gjej librin e tij?
Cfare titulli ka?
Saliu erdhi ne pushtet duke vrare njerzit e tija ,per te fajsuar kundershtarin;desh te qendronte perjete ne pushtet dhe per kete donte te bombardonte Vloren dhe vrau mijra e mijra!Por nuk u mjaftua me kaq dhe vrau prap ne Gerdec e ne Bulevard!Ja perse Saliu eshte vrases “serial”dhe nuk duhet te jete ne pushtet, d.m.th. nuk i duhet dhene pushtet!
Cudi qe nuk po shoh te botuar kujtimet e ish-sekretarit te KP te PPSH per rrethin e Shkodres?!
Hahahaha e forte kjo Bude. Sikur t’i shtonin dhe kujtimet e ndonje ish-drejtor te shtepise se kultures, apo shefit te sigurimit te Shkodres, gojedhana e azilantit kanades bohet perfekt
DITA: Të 4 dëshmorët e Shkodrës në 2 prill 1991 kanë 1 emër.Ai quhet Sali Ram Berisha.Kjo sipas parimit të UDB “VRIT NGA TË TUTË DHE HIDHJA FAIN KUNDËRSHTARIT..VRIT NJË TË KRISHTER DHE HIDHJA FAIN MYSLIMANIT..” Për të marrë pushtetin.
-Sb këtë parim ndoqi në 12 Shtator 1998 me vrasjen e A.Hajdarit,duke e nxjerr në pritë për ta vrarë F.Haklaj që kishte ardhur për Sb që i kishte vrarë të vëllanë-Shkëlqimin.
-Nëse 4 vrajet në Shkodër do ishin vrarë nga PPSH..në pushtet Gramos Ruçi nuk do ishte gjallë sot.Por Ai nuk zihet me goi nga Sb.Dhe kur flet G.Ruçi Saliu ulet si pulë e lagur.Sepse ujqërit-Antar të PP ja dinë mirë dobësit njëri-jatrit.
-Që Sb lshtë agjent i UDB që në 1974 kjo dihet tadhmë.Kur Nexhmie Hoxha nuk e pranoi në grupin e mjekve të Enverit-Sb e mori në SHIK-un e Kohës që varej nga M.Brëndëshme dhe e gjithë sigurimi në ushtrii në vartësi të H.Kapos.Këtu Sb u bë agjent i shumfisht dhe i shumë-anshëm,përbindësh i vërtet,që u bë figurë e niohur në bllokun komunist,ku është parë në foto me familjen e E.Hoxhës në Drilon e gjetk.
-Në këto kushte,Ramiz Alia e komandoi të formonte Partinë e parë Opozitare.Por i udhëzuar edhe nga Rajersoni Amerikan në atë kohë Ambasador në Beograd si dhe Tropojanët Elez Biberaj e Ismet Elezi,Sb mori përsipër të sulmonte KOMUNIZMIN duke qënë komunisti 24 karat-Ekstremist.
-Duke qënë se Sb familjen e GRUAS-LIRINË e ka SËRBE,thuhet nga ne se .”.je nga fshati gruas.”
-Ndaj vrasjet në Shkodër u bënë me URDHËR të Sb dhe ARMËT e Beogradit.Kështu u veprua në 1997,98..Kështu janë zhvilluar protestat e dhunëshme nga Sb në 30 vite.Kështu do të zhvillohen Ato deri sa Sb të jetë në Opozitë,ndërsa në PUSHTET TË VRET.Dhe kjo do të ndodhë pasi tek ne DREJTËSIA ËSHTË KAPUR E TREDHUR PREJ TIJ QË NË 1992.
-FLM DITA,FLM GJEK ÇELA NË KANADA.
Po prap mor katundari Ethem!! Po mbylle ore ate hale se e qelbe gazeten, stop, se nuk i lexon njeri budallaleqet tende.
Gramoz Ruci aty eshte akoma,,,skeni pse te pyesni te tjeret (sherbetoret) per kete ngjarje..
Gjoni
Gjoni
Mbasi nuk e mori statusin e azilantit ne amerike, gjeka kalo ne kanada ku mbas gjyqesh, e mori statusin. U bene shum vjet, komuniteti shqiptar ketu eshte shume i lidhur dhe aktiv per festa e ngjarje familjare. Vetem familja e Gjekes nuk eshte e lidhur.
Ndersa per librin dhe intervisten, Gjeka ka harru te tregoj se cfar u gjet ne kasafortat e komitetit te Partis : breke e sytjena grash.
Meqe PD edhe mbas 30 vjeteve mban idhullin Salih Rame Berishe i cili perfaqeson kupolen kriminale te saj,duhet nxjerre e jashteligjeshme.E domisdoshme kjo per te ardhmen e shqiptareve
dy fjale per Hamdi Degen
je me i zi se krimet e berishes tradhetia e Rames ndyresia e Metes dhe hipokrizia miqve tane podhendimore
ne kete artikull
$$$$ Pse votoj per atdhetarin berishe $$$
te Fari Balliu ne qershor 2009 tregon se je i semure mendor
..
Nese ta mban koloja mbrapa per 1-2 prillin 1991
.
eshte aksioma e Izet Haxhise qe thote:
.
Ne 1 prill 1991 erdhi te selia Pd Elez biberi dhe dha urdher
–
te prishin votimet e 31 marsit 1991 dhe coi pit bulin e tia azem hajdari qe i vuri flaken Shkodres
pra Spaku ose duhet te ri-denoje Izetin per mashtrim
ose Elez Biberajn per organizmim grusht shteti me Hajdarin e Rudina leshit
Gazeta Dita, pae mi fshin komentet?
O Gjon, mos valle je ti nje nga ata te dy personat qe ka rrefyer protestuesi qe i ka rrefyer Dilaver Papares? Kjo kembengulja dhe fyerja juaj te bind se ti duhet te jesh nje nga vrasesit-spiune te UDB. Prandaj tregoju paksa i ndershem dhe thuaj te verteten.
Dhe keta kerkojen akoma te marrin pushtet.Eshte kriminale te votojsh Partin Demokratike .!
Krimin e filluan ketu ne shkoder se menduan te ngrihet shkodra kunder qeverise pore keta nuk ja arriten qellimit.!
Vrasesit e 4-ter Viktimave te Pafajshem ne Shkoder kane qene Bashkepunetore te Agjenturave te Huaja..dhe KRIMINEL..nuk eshte e lehte te Vtrasesh dike…Kush e vrau Zef Brocin??Pse ai i thote Dikujte aty afer qe e njihte:Pse e bere Zef??Apo dicka e ngjashme??Sali Berisha ,ka Gishte ne Ngjarje ne Planifikim..por Ekzekutuesit jane ne Shkoder…dhe ka te Gjalle edhe sote..lol
Si nuk doli nje Avni Rustem qe ta qeronte kete CIBAN(ose kanser) nga trupi shqiptar!
Si nuk doli nje Avni Rustem !
Po kur nuk deli njeri ti cfare pret ?
Ha ha ha ha ha ha ha ..me shkrive….Ai po doi do dali eshte me te dhene dhe jo me thene o mik!
Shqiperise MEME i duhen AVNI RUSTEME e SHOTE GALICA qe te shpetoje nga keta kriminele..te pas 90-97tes e sot..shumefishuar aktet kriminale.
Vellezer e motra!- Mblidhni mente me 25 Prill.thuajeni fjalen tuaj per ATDHE. Ajo eshte detyra e DITES.
Sote Berisha ishte ne Shkoder ku kishte mbledh ata qe i vran dhe filloi te leshoi lote krokodili.
Keshtu ka bere gjithnje ky kriminel.I veret me porosi dhe shkon e i ngushellon .
A ka me kriminel se ky ne shqiperi.?
Lene mor Gjeken se ka 30 vjet qe don me pshtu bethen e vet. E kishit krytar kuvendit Gramoz Rucin, arkitektin, urdheruesin e vrasesin dor e pare. Kam ken vet prej fillimit deri ne darke von ku pervec 4 te vdekun kishte edhe nja 80 a 90 te plagosun me plumb. Nji per nji jane kontaktu ne shpia mos me dal ne gjyq. Tre prej tyne i kam kushrinj. Tan shkodra e din kush vrau me 2 prill. ka me ju ba dhami sa i kalit e n’shkoder per ket jet edhe gabelin kan me votu e kurr nji rrac komunistit
Gjek-Celaj je njeri i formuar dhe me kulture ,per sa i perket njgarjes se 2-Prillit kete e di i madh dhe i vogel
se aty ishte dora e Serbit qe realizoi ate skenar te felliqur ku moren pjese “spihunat e Beogradit si Sali-Pordha,Ali-Spihuni dhe Pjeter i Perdhunuari .Por Sali-Pordha e vazhdoi me 98-ku ja qeroi bishtin Azem -Gomarit duke e lene te shtrire ,para zyres se tij ,me vone ,me 21-janar 2011 vrau 4-ter persona me duar ne xhepa ne boulevard ,shperbleu killsat me 3-4-ter rroga ,dhe zhduku “serverat te camerave “Brenda 2-3 oreve .Shqiperise S’i ka ber aq dem as Turku ,as Italiani ,As Gjermani sa i ka bere Sali -Pordha ,por fal zotit qe shteti mik i SHqiperse U.S.A.e shpalli NON-GRATA dhe tani eshte bere QEN-i -Terbuar ,spo le gure pa levizur qe te shpetoje ,kelyshat e tij Sy-Peshkaqenin dhe Argita-SHtrigen ,tani Sali pordha po kalon kohe te veshtira ,do ti velli nji dite te gjitha se drejtesia eshte kapur pre fyti .
O shoku Gjek, a te kujtohet qe me ke vue pushken ne gjoks ate dite, mbrenda komitetit te partise??
Si nuk ke turp e shpife edhe mbas 30 vjeteve. Me kene e mbara ti me tane “shoket” e tuj ishte dashte me kene mbas hekurave e jo tuej na ba karshillek mbas 30 vjeteve.
Vec komentin e “Huanas ” lexoni dhe te gjithe komentet e tjere jane shume larg te vertetes , Perseri me mashtrime si gjithmone , komunistet , socialistet , neokomunistet . Shkodra eshte krenaria e Shqiperise ,dhe ne se komuniszmi rikthehet ndonjehere qe larg o Zot ai qytet e sigurte qe do te kerkoje shkeputjen e te jete shtet me vete pa kriminele e komuniste ,Lerini mashtrimet me sherbimet e huaja se te keqen e ketij vendi e dime se kush e prune pasi iken gjermanet ne LB te 2 e po vazhdojne . Eksperiencen qe kishin ne pushtet per dekada e shfrytezonin ne cdo “proteste ” qe organizohej ne qytetet e Shqiperise ne vitet e para te 1990 e deri ne 21 janar te viktimave te fundit . Te kishte viktima qe sot te mashtrojne me te thenat e tyreve .Te lumte “Huana ” e verteta qe thoni nuk ja mbyll gojen atij te ” arratisuri , azilanti politik ” por sqaron lexuesin e ndergjegjshem , brezin ne ri !!!!
Nese ke shkelur ligjin e atehershem mire ta paska bere.
Kryekrimineli Sali Serbu u kthye ne vendin e krimit.
A ju qifsha mendjen e helmuar komuniste qe keni o tutkune komentues …..po ata 40 te plagosurit i plagosi saliu????? Ju dhjefsha shpirtin e keq enverist qe keni
Shkodra e shkodranet e dijne mire se vrasjet e 2 prillit 1991 erdhen nga godina e Komitetit te PPSH prandaj e rrenuan me pas dhe i vune zjarrin.
Shkodra nuk i harron vrasesit e 2 prillit 1991 dhe prandaj partia e vrasesve PPSH sot PS atje ne Shkoder as ka fituar e as do fitoje kurre.
Kohe te veshtira ka kaluar populli shqiptar ne çdo sistem. Por po te gjykojme tani pas 30 vjetesh persa i perket pluralizmit politik dhe njerezve qe u afirmuan ne ate kohe, por qe drejtojne edhe sot, kjo padyshim mbetet nje strategji e Ramiz Alise, e disa thone se ai pati merita se e dorezoi pa gjak,por sot mendoj se gjykimi duhet te jete ndryshe per kete figure ne dukje liberale. Nuk mund te parashikohej se si do kishin vepruar te tjere po te ishin ne vend te tij, por mendoj se do ishin shume me brutale. Jo per faktin se ai nxori ne skene Berishen e panjohur,Nanon,etj, por duke qene se per shkak te pozicionit te punes, ishte njohes mjaft i mire i situates ne vend dhe i njerezve, Ramizi duhet tja jepte kete mundesi popullit shqiptar, te pakten perzgjedhjen te drejtuesve. Si ka mundesi opoziten shqitare e merr ne dore nje komunist nga me fanatiket ndersa poziten e kohes ja lë nje liberali si F.Nano. Pra PPSH u nda ne dy pjese PS dhe PD, si dhe u krijuan edhe miniparti te tjera, si PSD,PR,etj. Si ka mundesi qe nuk flitej ne vitet 90 per Berishen si ish komunist,qe pati ne dore te gjithe mekanizmat e shtetit. Ne kete kontekst edhe ngjarjet e 2 prillit 91 ne shkoder ishin nje produkt jo i shkodraneve, pasi kjo dihet tashme, nje produkt i nxitur nga bajraktare per marrjen e pushtetit me dhune,qe nuk u pritej. E kur e moren si dtejtuan?Une nuk besoj tek teorinat e sherbimeve te huaja, gjoja ishin produkt i tyre ngjarjet e 2cprillit. Ate dutet ta gjejme tek vetja jone si çdo veper tjeter e gabuar qe eshte bere. Mendoj si ne kohen e komunizmit, e armiqesuan popullin duke e ndare ne kampe, ne vend qe ta harmonizonin, e kjo ndarje aq e thelle nuk ishte edhe ne kohen e komunizmit. Pra nje ish superkomunist nese nuk votoje komunistin te konsideronte armik perseri. Ne ate anarki qe ishte krijuar per shkak edhe te pervojes se pare te policise ne menaxhimin e ngjarjeve te tilla, domosdo qe do kishte te vrare e te lenduar.
Sali krimineli ashtu si erdhi ne pushtet, haram erdhi e haram po ike ky qelbesire.
Sali Berisha pjell po te rrije 24 ore pa pushtet.
Si duroi gjithe vitin 1991 duke pare gramoz pashkon zv.kryeminister,precin minister kulture,,ai vete pa gje..
Sali Berishes i plasin ujrat pa pushtet dhe pa thesin e shqiptareve,.Si ka duruar keto 9 vjet!
Grumbullohuni horra dhe horre,
rrugace dhe kurva brrugesh
kriminele dhe hajdute,
po vjen Sali Berisha,.
Edhe ti Josefine,
Ka vend edhe per ty.