Duke organizuar dhe realizuar në skenë dhe në prapaskenë dënimin tonë, shteti shqiptar mendoi se realizoi dy objektiva: Nga njëra anë “u mbylli” gojën të afërmve të viktimave dhe nga ana tjetër i vuri një vulë juridike gjithë propagandës politike që shoqëroi këtë ngjarje qysh nga dita e ndodhjes së saj. Për t’iu hedhur hi syve të dy palëve, domethënë të afërmve të viktimave dhe opinionit publik, sipas kërkesës së prokurorit Fana, gjyqtari Gjonaj njoftoi në fund të gjykimit se kërkonte që gjithë personat (hetues e prokurorë) që ishin marrë me hetimin e kësaj ngjarjeje të merreshin në përgjegjësi penale në të ardhmen pasi s’kishin punuar mirë për zbulimin e së vërtetës.
Jo vetëm që një gjë e tillë s’u bë kurrë, por kërkesa e gjyqtarit ishte konfirmim i padrejtësisë së vendimit penal me të cilin ai na dënoi ne, sepse ai pohonte vetë se dënimin tonë e kishte bërë duke u bazuar mbi të pavërtetën ose mbi mungesën e së vërtetës, çka është e mjaftueshme për ta shumëzuar atë me zero.
…
Në vitin 1998, në gazetën “Republika”, avokati Nafiz Bezhani, thotë: “Tre vjet më parë Berisha tentoi që ta hapte dosjen duke vënë në grupin e hetimit ish-kryeprokurorin e Tiranës, Adnan Xhelili dhe disa njerëz të SHIK-ut”
Vihen re dy gjëra thelbësore: E para, është kryetari i shtetit ai që edhe në vitin 1995 hap apo mbyll dosje penale dhe, e dyta, me hetimin merren edhe njerëzit e SHIK-ut (?!).
Xhelili ishte një person që, siç na e shpjegon Bezhani në librin e tij, vazhdonte shkollën e lartë për agronom dhe një ditë e thërret partia (D) dhe e dërgon nja 6 muaj në plazhin e Durrësit ku, së bashku me të mirat plazhit, merr edhe ca leksione për drejtësi. Kaq dije juridike nevojiteshin për t’i shërbyer partisë, prandaj i dhurohet posti i kryeprokurorit të Tiranës. Për të kuptuar nivelin e mjerë profesional dhe pozicionin fatkeq që marrin shërbëtorët e politikës, po citoj këtu një thënie të tij “brilante”:
“Akuza për Gramoz Ruçin është formuluar në “shpërdorim detyre” në lidhje me tragjedinë e 2 prillit dhe djegien e dokumenteve të Sigurimit të Shtetit… Ish-ministri Ruçi, në bazë të provave të reja që kanë dalë tani,- tre telegrameve dhe bisedave telefonike e fakseve të asaj kohe,- del se është përgjegjës për pasojën e ardhur. Nga hetimi ka dalë se Alia e Ruçi janë skenaristë të masakrës së 2 prillit në Shkodër”.
Sikur të ishin të vërteta pohimet e Xhelilit, del se skenaristët e një masakre duhet të akuzoheshin për shpërdorim detyre, ndërkohë që pesë njerëz, që “as kanë vrarë dhe as kanë dëshiruar ardhjen e pasojave” të asaj “masakre”, ishin dënuar për vrasje.
Nga pikëpamja juridike arsyetimi është i vajtueshëm, kurse nga pikëpamja logjike është nën nivelin e një farambjellësi fillestar, punën e të cilit do të mbikëqyrte agronom Xhelili po të mos ishte bërë juristi Xhelili.
Më 21 shkurt 1996, gazeta “Koha Jonë” botoi një artikull me titull: “I burgosuri i 2 prillit në qelitë e Tiranës” dhe, duke iu referuar emrit tim, aludonte për bashkëpunim të mundshëm midis meje dhe prokurorisë për “zbardhjen” e së vërtetës rreth ngjarjes së 2 prillit. Artikulli, i nënshkruar me inicialet “Z.D.”, përmbante shumë të pavërteta e hamendje, por, mbi të gjitha, cenonte dinjitetin tim, pasi synonte të krijonte idenë e rreme se unë nuk kisha thënë të vërtetën në gjyqin e hapur, por do ta thosha tani në qelitë e mbyllura, kur shteti kërkonte që me 2 prillin të godiste kundërshtarët politikë. Iu përgjigja menjëherë me shkrimin e titulluar “Letër një gazetari”, që u botua disa ditë më vonë në të njëjtën gazetë.
….
Reagimi i “Baballarëve të Kombit” qe i menjëhershëm.
…
Pas pak ditësh më erdhi fletëizolimi për 20 ditë “Për nxjerrje të paligjshme të korrespondencës”…
Më datën 18 prill erdhi autoburgu dhe më transferuan në burgun e Bënçës, në Tepelenë. Po ndëshkohesha dy herë për të njëjtin “faj”. Por, ku të ankohesha?! Në burgun e Bënçës qëndrova rreth 4 muaj.
Pak kohë mbas botimit të letrës sime në gazetën “Koha Jonë”, ish-kryetari i parlamentit shqiptar, Pjetër Arbnori, i thotë në konfidencë ish-kryetarit të bashkisë së Lezhës: “Gjeka ka mbajtur qëndrim të mirë, por këto kohët e fundit na ka ngacmuar pak” (?!!!).
…
Në muajin prill 1996, isha duke vuajtur dënimin në Bënçë të Tepelenës. Gjatë gjithë muajit u botua në gazetën “Poli i Qendrës” dorëshkrimi i librit që do të botonte më vonë Bezhani për ngjarjen e 2 prillit dhe për procesin penal përkatës. Kam mbetur i shtangur nga pasaktësitë, kontradiktat dhe konkluzionet false që përmban libri…
Në librin e tij tregon se, ndërsa procesi ishte në hetim, ai angazhohej nga partitë e opozitës për të bërë takime me popullin nëpër rrethe të ndryshme të vendit ku do t’i “sqaronte” pjesëmarrësit për “fajësinë” e të pandehurve…
Më tutje, në libër, avokati pohon se ish-presidenti i Shqipërisë Sali Berisha e ka thirrur disa herë në zyrë, se ai e ka urdhëruar që, në prag të gjyqit tonë, të jepte dorëheqjen si anëtar i Gjykatës së Kasacionit, në kundërshtim me dispozitat kushtetuese edhe pse ky veprim “do të linte një njollë në dispozitat kushtetuese, ndoshta njollën e parë, natyrisht të vogël”- siç pohon Bezhani në faqen 153 të librit.
Gjithashtu, po kryetari i shtetit i ka premtuar avokatit “apolitik”: “Të jap fjalën se nuk do të kesh asnjë dëm ekonomik derisa të rikthehesh në detyrën që ke” (f. 150).
Po shteti, domethënë Sali Berisha, i vë në dispozicion “avokatit të familjeve” edhe një “Fiat” të ri dhe, “shoferi ishte ushtarak me gradë, ndoshta edhe ai i porositur për të qenë i kujdesshëm” (f. 181).
Përfundimisht, për të dëshmuar faktin se Bezhani s’ishte gjë tjetër veçse një vegël në duart e politikës ose “I dërguari i Presidentit të Republikës në gjyq” po citojmë këtu fjalët që i thotë gazetës “Zëri i Popullit” më 30 janar 1998:
“Z.P: Po zoti Berisha ju ka ftuar për të biseduar?
N.Bezhani: Më ka thirrur disa herë në zyrë kur ishte president. Më ka dërguar njerëzit e tij edhe në shtëpi, edhe në Shkodër, në kohën e gjyqit për të më përcjellë porositë e tij”.
…
Bezhani e vlerëson “sukses të madh” përfundimin e procesit dhe, në të njëjtën faqe, pohon se: “Ndoshta edhe vendimi i kësaj gjykate mund të jetë i diskutueshëm”, ndërsa pesë vjet më vonë, në të njëjtën gazetë ai avancon më tutje: “Pesë të dënuarit nuk kishin gisht në krim” .
E VËRTETA RRETH “MASHTRIMIT TË SHEKULLIT”
…
Pranimi i rezultatit dhe vlerësimi pozitiv për procesin e zgjedhjeve (të 31 marsit 1991, shën i red.) nga opozita dhe faktori ndërkombëtar, ishin arsye të forta për të besuar se PD-ja do t’u përmbahej detyrimeve politike e ligjore, do bënte opozitë dhe do punonte për t’i bindur zgjedhësit që në zgjedhjet e ardhshme t’ia jepnin asaj të drejtën për të qeverisur.
Sidoqoftë, nuk kishte arsye të besoje se PD-ja do organizonte protesta për të kundërshtuar atë rezultat që e kishte deklaruar fitore të sajën. Mbështetur në rezultatin që PD-ja arriti në Shkodër, ishte jashtë çdo dyshimi që kjo forcë politike të organizonte protesta për manipulim të zgjedhjeve. Në qytetin e Shkodrës kishin fituar të gjithë kandidatët e saj. Fitorja e saj ishte më e thella në vend. Pothuajse të njëjtin rezultat arriti edhe në gjithë rrethin. Për këtë, ajo më shumë se kushdo tjetër kishte arsye të festonte. Fituesi nuk ka arsye të zemërohet, por feston e gëzon.

Kush, si dhe përse i vrau katër njerëz dhe plagosi 13 të tjerë më 2 prill 1991?
Pasoja më e rëndë e ngjarjes së 2 prillit pa dyshim që janë vrasjet e katër personave dhe plagosja e disa të tjerëve. Kjo pasojë përbën edhe krim dhe, kur ndodhin krime, paraqiten edhe versionet apo mundësitë më të mëdha të autorësisë. Deri më sot janë paraqitur disa versione, për fat të keq, shumica prej tyre nga politika dhe politikanët. Asnjëri prej versioneve nuk është vërtetuar deri tani me prova që mund të shërbenin për të ngritur akuza.
“Vrasja e 2 prillit ishte vrasje politike e paramenduar, e organizuar me qëllim. Donte t’i tregonte popullit shqiptar se në diktaturë ose në pluralizëm politik të dhënë nga PP-ja, gjuha për t’u marrë me popullin është vetëm shkopi dhe plumbi…”.
Këto janë fjalët që tha në gjyq Ali Spahia, njëri prej organizatorëve të demonstrimit të 2 prillit. Kjo deklaratë përbën edhe versionin e shprehur më së pari nga politika dhe të pavërtetuar kurrë nga drejtësia, megjithëse Spahia qëndroi pesë vjet në pushtet.
“Dëshmorët e demokracisë i ka vrarë Pjetër Arbnori dhe PD-ja”. – Parullë e shkruar në muret e Shkodrës dhe që ka qarkulluar vazhdimisht në bisedat e njerëzve por e pavërtetuar kurrë me prova. Kjo përbën dhe versionin e dytë, sigurisht me nuanca politike.
“Vrasjet dhe plagosjet i ka bërë policia nga pakujdesia gjatë përpjekjeve për mbrojtjen e ORV (godinës së PP-së)”. Ky është versioni i tretë, por i pavërtetuar deri tani.
“Vrasjet janë bërë për motive ordinere personale nga pjesëtarë të turmës” – është versioni i katërt, gjithashtu, i pavërtetuar.
Kam arsye të shtyhem nga pasionet, prandaj, për të mos rënë në gabime, po bëj një analizë të shkurtër për të katër vrasjeve të ndodhura atë ditë.
Fakti që deri tani nuk janë zbuluar autorët e vrasjeve, ose siç thotë Bezhani, më 1 prill 1993 në gazetën “Republika”, se “Duhet pasur parasysh se deri tani nuk ka prova se cilët janë ekzekutorët”, përbën thelbin e çështjes.
…
Regjimi i Ramiz Alisë i shpalli dëshmorë, kurse banda e Sali Berishës e shfrytëzoi gjakun e tyre për të ardhur në pushtet dhe pastaj e në vazhdim e përdorën këtë gjak si armë për të luftuar kundërshtarët politikë. Në të vërtetë, qëndrimi i të dy palëve është hipokrit, amoral dhe cinik. Të dy palët nuk bënë e nuk bëjnë gjë për hir të jetëve të humbura, por për përfitime politike. Regjimi i Alisë i shpalli dëshmorë për të qetësuar situatën politike e cila ishte tensionuar nga keqpërdorimi i vrasjeve, kurse PD-ja, pasi organizoi me mjeshtëri përplasjen e popullit me policinë, me synimin që të vinin pasoja, nisi lotët e krokodilit dhe u bë avokate e viktimave, sigurisht në mënyrë të pasinqertë.
…
ÇFARË ISHTE NË TË VËRTETË 2 PRILLI 1991?
…
Ali Spahia tha në gjyq: “E çfarë ishim ne përpara Arben Brocit?”
Është e vërtetë, se, nga pikëpamja morale, ata s’ishin asgjë para A.Brocit, por Spahia është i pasinqertë sa herë flet për këtë temë, përndryshe, kam të drejtë ta pyes: Nëse ju s’ishit asgjë para A.Brocit, përse s’e zgjodhët atë kryetar partie për Shkodrën, por u zgjodhët vetë? Nëse ju s’ishit asgjë para A.Brocit, përse s’ia vutë kandidaturën për deputet, por u zgjodhët vetë? Nëse ju s’ishit asgjë para tij dhe “e dinit” se policia do iu vriste, përse nuk e ndaluat Brocin të mos shkonte tek demonstruesit, por e latë të shkonte
drejt vdekjes dhe ju vetë qëndruat pas perdeve dhe dolët vetëm pasi u vra Broci?
…
Për mua, vlera e jetës të secilit nga të vrarët është e barabartë, si në krahasim me njëri-tjetrin ashtu edhe në krahasim me jetën e çdo shqiptari tjetër. Por, për politikën dhe politikanët nuk është kështu. Për ta nuk vlen jeta e individit, por vdekja që sjell përfitime politike, vdekja që përligj viktimizimin e heroizmin e tyre dhe kriminalizon kundërshtarin.
E vërteta është, siç e pohon edhe Bezhani në librin e tij, se Broci dhe Kryeziu kanë qenë anëtarë të PD-së, ndërsa dy viktimat e tjera s’kanë qenë anëtarë të asnjë partie. Kjo ka rëndësi për hir të së vërtetës, ndërsa për moralin dhe drejtësinë ata duhet të jenë të gjithë njëlloj.
Propaganduesit e PD-së janë përpjekur të japin këtë pamje për ngjarjen e 2 prillit: Nxënësit e shkollave të mesme dhe një pjesë e popullit, në mënyrë spontane u grumbulluan për të protestuar përpara godinës së komitetit të PP-së; policia, sipas skenarëve të parapërgatitur, përdori dhunë ndaj demonstruesve paqësorë, këta të fundit u indinjuan dhe, për t’u mbrojtur, iu kundërvu dhunës policore me mjete të forta; policia u kundërpërgjigj me armë dhe vrau për qëllime politike të katër viktimat; vrasjet u bënë shkak që demonstruesit të djegin godinën partiake dhe të dëmtojnë disa objekte të tjera.
….
Sa për pretendimin se Broci etj. shkuan për të qetësuar turmën të thirrur nga policia, kjo nuk është fare e vërtetë. Policisë iu tha e prerë qysh në orën 07.30′ nga Ali Spahia se “Nuk janë tanët, nuk mund t’ju ndihmojmë, zbatoni ligjin”. Askush nga drejtuesit e PD-së nuk ka pranuar, as në hetuesi dhe as në gjyq, se e ka parë Brocin në mëngjes tek selia e PD-së, apo se i ka thënë atë ditë ose një ditë më parë të bashkëpunonte me policinë për qetësimin e turmës. Askush nga PD-ja nuk i ka ofruar ndihmë policisë më 2 prill 1991.
Duke pasur parasysh rrethanat e njohura dhe thënien e nënës së A.Brocit se i biri “për datën 2 prill kishte planifikuar një piknik…”, të pandehurit u kanë bërë pyetje Ali Spahisë, Pjetër Arbnorit dhe bashkëpunëtorëve e tyre, nëse kishin dijeni se kush i çoi fjalë Arben Brocit që të shkonte tek sheshi. Të gjithë thanë se nuk dinin gjë. Mbeti enigmë personi që u bë shkak që Broci të ndryshonte drejtim, të shkonte atje ku nuk e kishte menduar.
Gjithë sa dihet të çon në konkluzionin se Broci nuk ka qenë fare në dijeni të përgatitjeve të PD-së për ngjarjen e 2 prillit. Si idealist që ka qenë, ai duhet të ketë shkuar në shesh për të qetësuar turmën, qoftë që ta ketë parë situatën e krijuar rastësisht, qoftë që të ketë rënë në kurth, por jo se ashtu kishte vendosur PD-ja, por sepse ashtu e urdhëroi ndërgjegjja e tij.
…
Përpjekjet e DPB më 2 prill, për të evituar djegiet dhe shkatërrimet nga demonstrime të turmave të paorganizuara nga partitë dhe shoqatat e ligjshme, i pranoi në gjyq edhe Alia Spahia, por tha se “edhe ndihmën na e kërkuan si hileqarë”. Se kush ia ka pasur popullit me hile atë ditë tashmë është e lehtë për t’u vlerësuar.
…
Ish-presidenti i Shqipërisë i asaj kohe, Ramiz Alia, pohon se pa kaluar dy orë nga ngjarja, drejtuesi i PD-së, Sali Berisha i shkon në zyrë dhe i thotë se njerëzit dhe aktivistët e partisë së tij ishin vrarë në Shkodër sipas skenarëve të parapërgatitur nga shteti. Ende sot vazhdojnë t’i përmbahen atij versioni që “e dinin” qysh atëherë por që s’e kanë vërtetuar kurrë, sepse ajo që nuk ekziston, nuk mund të vërtetohet.
…
Ngjarja e 2 prillit solli vetëm një “të mirë”, bëri të mundur ardhjen në pushtet më 1992 dhe jo më 1995, siç do t’i takonte sipas ligjit kushtetues, të bandës së Sali Berishës ose “regjimit të gangsterëve”.
Nëse ajo ngjarje nuk do të ndodhte, sigurisht që s’do të vinte asnjë nga pasojat që tashmë dihen. E vetmja “e keqe” do të ishte se Berisha do të vinte në pushtet më 1995 dhe jo më 1992.
Shumë domethënëse është mënyra se si përfituan dhe u shpërblyen ata që organizuan ngjarjen e 2 prillit si dhe shërbëtorët e krimit politik në organet e drejtësisë që manipuluan krejt procesin. Le t’i marrim me radhë:
Ali Spahia, menjëherë mbas ngjarjes, u bë nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit të saj parlamentar.
Pjetër Arbnori u bë kryetar i parlamentit shqiptar më 1992 dhe u dekorua së bashku me Spahinë për akte trimërie të treguara në atë ngjarje.
Drejtori dhe mësuesit e shkollës së mesme “Jordan Misja”, që organizuan e dërguan në rresht nxënësit në demonstrim atë ditë, u graduan kolonelë e nënkolonelë, kryetarë dege, shef policie dhe SHIK-u.
Avokati Bezhani u “zgjodh” anëtar i Gjykatës së Kasacionit.
Prelë Martini, simboli i punonjësit të korruptuar të drejtësisë shqiptare, që, pas dy vitesh punë, ndërtoi një vilë 400 mijë dollarëshe në mes të Tiranës, u caktua kryetar i Gjykatës së vetme të Apelit në Shqipëri dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ky ishte shpërblimi që i jepte kryetari i shtetit për zbatimin me besnikëri të urdhrave të tij, si për ndryshimin e akuzave ndaj të pandehurve, ashtu edhe për ndryshimin e trupit gjykues të çështjes sonë në shkallë të dytë.
Qazim Gjonaj u bë kryetar i gjykatës së rrethit Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Arben Qeleshi, i vetmi që pranoi të firmosë akuzën për vrasje kundër nesh, caktohet kryeprokuror i rrethit Tiranë.
Alush Dragoshi, i cili dërgoi vendimin me shkrim për ndryshimin brenda 24 orëve të akuzës kundër nesh, u gradua Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.
Avni Shehu, që kryesoi trupin gjykues në shkallë të tretë, u gradua kryetar i Gjykatës së Kasacionit të Republikës së Shqipërisë.
Neshat Fana, prokurori që “mbrojti” akuzën në gjyq, u transferua nga Elbasani dhe u gradua drejtor i Drejtorisë së Hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kristofor Peçi, anëtar i trupit gjykues në shkallë të tretë, u emërua ministër i Drejtësisë.
Metush Saraçi, anëtar i trupi gjykues në shkallë të tretë, u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
Një numër i madh i njerëzve që morën pjesë në djegiet e shkatërrimet e ndodhura më 2 prill në Shkodër, u punësuan në polici e SHIK, duke marrë deri gradat më të larta dhe u dekoruan disa herë për kontributin e dhënë “për fitoren e demokracisë”.
Për shërbimet e mëdha u dhanë shpërblime të mëdha. Rreth sofrës së krimit ndahen edhe përfitimet.
Secili le të gjykojë vetë.
…
FUND

Serbi Berisha?!
I nderuar Gjek ke harruar te shenosh se familjaret e viktimave te 2 prillit e dine shume mire qe familjaret e tyre i vrau Sali Berisha dhe kreret e PD te Shkodres. Por e shiten gjakun e familjareve te tyre per hir te perfitimeve qe moren prej Sali Berishes. Si te gjithe shqiptaret dhjeramane edhe familjaret e te vrareve ne 2 prill i pane “hajrin” gjakut te tyre. Vellai i Brocit eshte antare i gjykates te lart dhe KLD te Berishes. Njesoj si Fatmira Hajdari qe e di mire se burrin ja vrau Saliu po i intereson posti ne gjykate te apelit dhe jo nje gjyq i drejte per vagabondin Azem. Rrofshin dhjeramanet!
Realisti “artani” ? Nuk ka gjë më të shëmtuar e shpirt më të skllavëruar sesa kur “gjaku shkëmbehet me poste e para”! Nderime!
artan:Te pakten Sali Berisha nuk ishte ato dite ne Shkoder o i dhier.Apo i del ne mbrojtje nje vrasesi si Gjek Cela,Dilaver Papare e Capajev Taci.Thuaj te verteten edhe pse nuk jeni shkodran se te pakten ket ngjarje e kemi pare me syte tane.Po te thuash se te dy krahet e politikes jan nje dhoj si me nda nje .ute pergjyses thua te verteten per here te pare si ju si ata legen qe i dalin te pa vertetes ne mbrojtje.
” Mark uk “:
Ti, me te drejte, i quan legene te gjithe ata qe i dalin te pavertetes ne mbrojtje. Edhe une jam dakord me ty deri ketu. Por, le te shohim me poshte:
Ti thua se Sali Berisha nuk ishte ne Shkoder ate dite dhe, sipas teje, ky fakt eshte i mjaftueshem per ta perjashtuar nga pasja dore ne ngjarje. Rrjedhimisht, fakti qe S.Berisha ndodhej vetem 20 metra larg vendit ku u vrane kater demonstrues te 21 janarit 2011 dhe qe u vertetua se vrasesit direkte ishin oficeret e gardes se tij, e mban S.Berishen direkt pergjegjes per ato vrasje. Po t’i shtojme kesaj edhe faktet se Berisha u perpoq ne fillim t’ia lere ” kopilin ne dere ” demonstruesve per ” vrasjen e njeri-tjetrit “, plus faktin se u ndryshuan tytat e armeve te autoreve vrases si dhe u zhduken pamjet e kamerave filmike, ketu nuk le vend per dyshim per pasjen gisht ne vrasje nga S.Berisha. Shtoji kesaj edhe shperblimet qe ai iu beri me pese rroga shtese autoreve te vrasjeve si dhe faktin qe tha se do te vriste perseri po t’i afroheshin zyrave te tij dhe nuk mbetet kurrfare dyshimi rreth autoresise. Te gjitha sa shkrova me siper ekzistojne me ze dhe figure ne arkivat e gjithe TV-e shqiptare.
Ti pretendon se ngjarjen e 2 prillit e ke pare me syte e tu. Cfare ke pare ti ate dite ( ta marrim per te vertete se ke qene i pranishem ) ? Nese ti ke pare dike duke vrare dhe nuk ke shkuar ne gjyqet e bera per 2 prillin per t’i denoncuar vrasesit, atehere ti ke fshehur nje krim dhe denohesh me ligj. Nese s’ke pare gje ( por thjeshte ke pare turma njerezish dhe ke degjuar zhurme amesh ) dhe vazhdon te akuzosh njerezit neper faqe online gazetash, me pseudonim, atehere ti je nje mashtrues dhe burracak i pashoq. Njerez si ti, qe lehin pas ferrave, tash 24 vjet ka me shumice. Burri nuk leh por flet dhe kur flet duhet te jete ne gjendje t’i vertetoje fjalet qe thote. Perndryshe eshte nje cope legeni dhe asgje me shume.
Ti i konsideron vrases Dilaver Paparen, Gjek Celaj dhe Capajev Tacin, nderkohe qe hetuesit dhe gjyqtaret e Sali Berishes ( ne te tri shkallet gjyqesore ) e kane lene me shkrim se ” personat e denuar as kane vrare dhe as kane deshiruar te vritet kush por kane lejuar ardhjen e pasojave …” ( keto mund t’i gjesh te cituara me faqe dhe data ne librin e autorit Celaj. Si mund t’i quash ti ( nga prapa ferrave ) si vrases keta persona kur avokati i familjareve te viktimave ka thene ne shtyp se ” pese te akuzuarit dhe denuarit per ngjarjen e 2 prillit nuk kishin gisht ne krim ” ? Nga e merr ti kete guxim prej budallai dhe maskarai te marresh te tjeret neper goje? Po sikur te vije nje dite qe ndonjeri nga personat qe ti u permend emrin te te identifikoje ( dhe, duhet ta dish se nuk eshte e veshtire kjo gje ) dhe ta takosh diku ? A e mendon se cfare mund te ndodhe apo beson se je larg dhe s’te gjen gje ? A e ke degjuar thenien popullore se ” Mali me mal nuk takohen por njerezit takohen nje dite ” ?
Nuk do te ishte keq Mark, qe rreth kesaj ngjarjeje te pyesje edhe njerezit e shtepise tende ( nenen, gruan, motrat etj. ) sepse mund te dine me shume se ti. Mund t’iu kete rene ndonjehere rruga nga Komisariati i Policise dhe mund te kene takuar ( krejt rastesisht ) Paparen apo Celajn dhe mund te kene marre ndonje informacion te kenaqshem dhe te panjohur. Pyeti nje here pyeti, se ndoshta ndryshon mendim. Dhe, atehere e kupton se kush eshte legeni i vertete.
Kur flet “Damiano Damiani”/ i them vehtes/të dhjefsha rracën sali shejtani/ rroftë e qoftë Gjek Kapidani ! Nderime Damiano…!
Marki uk ta njof prej vitesh mendimin qe e ke me te piste se breket qe mban veshur. Meqe po me thua se Saliu yt ate dite nuk ishte ne Shkoder po te them se, ate kohe Sali dhjeramani nuk ishte aq trim per te qene edhe personalishte ne Shkoder sac ishte me 21 janar 2011 kur i shikonte si rrezoheshin njerzit perdhe nga garda e tij.
O Mark Uki po perse na e ndyn kete forum, o hale dy vendeshe, o te martofshim legjislacionin e kuvendit familjar
Cfare te thuash or Gjeke ! Ti dhe shoket e tu ishit viktimat e para te antishqiparit boshnjakut Ramiz Haleja dhe serbit Saleh Berishovici , ne bashkepunim te plote me UDB serbe dhe Rajersonin e Beogradit ! Them te parat , sepse me pas viktime u kthye gjithe populli shqiptar ! Mendon ti sa nena jane veshur me te zeza , sa te rinj u zhduken ne ujrat e Adriatikut apo ne malet e Gramozit ? Per mos te folur per barbarite dhe vrasjet e SHIK-ut me urdher dhe pa urdher !
Gjek ….. dhimbja eshte e te gjithe vendit !
Jini i saktë Lleshi ? Ashtu si ju deklarohem në krah të Gjek Çelajt! Nderime!
Sa shume kriminela paskan qene. Si e lane gjalle dhe Gjeken?
E di dhe bufi që vrau saliu dhe banda e tij PDja , po ajde thuaj piktorit të rilindjes mavi, Që thotë, se saliun , dhe banditët e tjerë te PD si çoj para drejtësisë, kësaj çfarë emri ti vëmë.
@ Ujku halabak, baterdiare i staneve te malsise se madhe dhe kelysh i UDB-es, Mark Uk! Ti ndyresire, qe ke mesuar kompiuter dhe ke marre vize duke qendruar rezident ne Angli , ( nje shperblim per vepren e urryer ne sherbim te skenareve te udb-es) bene mire dhe po ke nje fije burrerie ( ç’ka eshte e pamundur per nje hiene si ty) qe keto qe zhkarravite ne kete forum dhe perrallat e tjera prej nje fondemontalisti te qelbur, te ballafaqohesh me secilin prej ketyre qe cileson sikunder dhe 24 vjet me pare kur ke kryer krimin para drejtesise se çdo vendi dhe jo vetem ne Shqiperi.
Se po te jete per te folur badiava siç e ke zakon ti mor qelbesire , qe jo vetem te gjallet por dhe te vdekurit kerkon t’i akuzosh pa asnje prove, atehere ti qe ke nje emer dhe nje mbiemer dhe qe kujton se nuk mund te identifikohesh, jo mund por je nje nder vrasesit e vertet te 2 Prillit i shperblyer dhe i fshehur, me detyren e megafonit sa herte ta kerkoje partia dhe padronete e tu dhe jo ata qe pergojon sipas orkestres se filarmonise kriminale berishiane.
Sali Berisha nuk kishte nevoje ta drejtonte orkestren kriminale nga Shkodra, se nuk ishte kaq budalla, por nje kriminel i regjur si gjithe te tjeret, qe hodhen gurin dhe fshehen doren.
Ndaj ekzaktesisht te njejten bindje me ju,shigjeta per ujq pleq.
Vrasesi I 2prill 1991,mark uk ,kthehet ne vendin ku ka vrare ,sa here ia kerkojne nevojat e tij dhe ato te bandes brekedhjere.
Tung.
Ti Mark Uk mund te kesh qene ne Shkoder ate dite sic edhe une. Por une nuk pashe se kush i vrau. Sepse thjesht nuk mund te shihej. Autori i radheve me siper eshte i paragjykuar nga ju sepse ju e quani direkt vrases. Keshtu qe cfare thua ti eshte e pavlere. Ai ve emrin e tij haptazi duke marre pergjegjesine per cfare thote,. Kurse ti fshihesh mbas emrit Mark Uk. Ti nuk dukesh aq afer me emrin e kafshes qe perdor per mbiemer por me nje tjeter katerkembesh mijra here me te vogel se nje Ujk . Z. Gjeke te pakten bje argumenta qe ja vlen te trajtohen minimalisht si informacion rreth nje ngjarje te pazbardhur. Si te gjithe te tjeret dhe une kam mendimin tim per kete histori. Dhe ajo qe me ngacmon gjithmone eshte se cfare mendojne familjet e te vrareve. Si eshte e mundur qe per hater te nje interesi te caktuar te flirtosh me vrasesit e dyshuar te femijes apo vellait. Si eshte e mundur te te hedhin trute e gomarit qe te luash debilin mbi gjakun e tyre? Si eshte e mundur qe ne nje histori kaq te pazbardhur te kesh rehatine e nje ngjarje te zbardhur? A kane rehat shpirtrat e tyre ne boten tjeter???……
I gjalli me te gjallet I vdekuri me te vdekurit, kryesia vrau Arbenin Azemin GazidedenArbnorin Spahine.dhe kryesia sot e pd eshte nga familjaret e tyre.Vellai I Brocit gjykates e shoqja e Hajdarit gjykatese I biri Gazidedes ne byrone e Pd pra keta u bene kurban per te tjeret
Pa e njohur fare se kush eshte Z.Gjeke,por duke njohur pak a shume ,banden e prokuroreve e te gjygjtareve qe permend zotria,i jape 100% te drejte per ato qe thote.Sali Berisha ka drejtuar vazhdimishte me njerez te” kapur” dhe pa shtylle kurrizore,ka drejtuar me zvarranike ,qe duke u zvarritur si krimbat ,kane arritur postet qe permend zoterija.Per te besuar çfare thote zoteria ,lexoni me vemendje shkrimet e Izete Haxhise ne lidhje me krimet dhe manipulimet e Sali kriminelit.”Drejtesia me e mire eshte qetsia shpirterore” .Pore derisa dhe sote qetsi shpirterore nuk ekzistone ,atehere kjo do te thote se” drejtesia” e kapur nga Berisha , ka bere vetem padrejtesi.
Respekt maksimal per zotin Gjeke Celaj.
Me vjen keq qe shpesh ne historine e Shqiperise ngjarje kryesore jane zhvilluar sipas konukturave nderkombetare ku te huaj kane bere ligjin duke vene perballe nje pjese shqiptaresh kunder pjeses tjeter.
Ne kete kontekts me vjen keq per zotin Celaj por steka qe ai ka ngritur kunder monstres Sali Berisha eshte ne fakt akoma me lart…Berisha eshte aktor i keq me duarte lyer me gjak shqiptaresh por jo skenarist….eshte aktor jo autor..
Me kontretisht;
Elez Biberaj ne nje interviste te tij “u betua” ne vitet 1988-89 para zotit Ronald Regan se do shembte ate fare komunizmi ne Shqiperi dhe donte ndihmen e tij qe besohet se ju dha.
Menyra se si u zhvilluan ngjarjet fil ne 1990-92 dukej sikur zoti Elez ka qene dirigjinti kryesor i bandes tropojes dhe Azem hajdai ka qene koburja e tiuj ne 2 prill 1991..eshte aksiome nuk ka nevoje per vertetim.
Figura tjeter qe ishte pas Berishes dhe Hajdarit ne masakren kunder “kamunizmit” quhej Will Rajerson qe ne nje interviste dhene dikur E duart Zaloshnjes pas vitit 2005 deklaron dy fakte renqenthse:
1-Thote shprehimisht qe votimet e 31 marsit 1991 u njohen si votime te ndershme dhe ishin te tilla por ” ne” nuk i pranuma ato..pra kush jane ato ” NE” dhe a ka lidhje kjo deklarate me 2 prillin 1991..apsolutisht po se ishet ky zoteri qe mori pjese ne fushten elektorale te PD .dhe vazhdimi i komentit eshte i tepert
2-Pyetjes tjeter pse nuk i hapet dosjet e sigurimit dhe agjenturave Rajersoni i pergjigjet qe ne nuk i hapim pasi do prisheshin shume familje dhe mori shembull kunaten e Pjeter Arbnorit. Pra nje ambasdor pergjigjet si president ose mbret i shqiptareve qe do te thote se Berisha ishte nje manekin i dyshes Rajerson-Biberaj per cfare ka ndodhur pas janarit 1991 ne shqiperi.
Tragjike jane deklaratat e Izet Haxhise nga Turqia qe thote se udhetimin e pare te Berishes ne USA NE 1992 e pregatiti shefi i CIA-S per ballkanin…qe do te thote se Berisha ishte rezervist i tij.
Jo vetem kaq por Izeti thote se disa zyrtare te larte ne usa(i jep dhe emrat) kishin lidhje me biznese ne ish jugosllavi.
Biles dhe ne kthim nga washingtonine 1992 berisha ishte takuar ilegalisht familjarisht me ministrin e jashetm jugosllav ne kras montana Ivanovic…a doni me per belulin
I habitshem ishte nje shkrim i Shaqir Vukajt ne kete gazete i cili deklaronte sipas dokumenteve te klasifikuara se per eleminimin fizik te Causheskut ishin marre vesh Bushi me Gorbacovin ne Malte dhe agjentuarat e CIA-s dhe KGB-s dhe te disa sherbimeve satelite kishin bashpunuar ne revoltat e Rumanise….Pra a ka ndonje dyshim akoma qe dhe ngjarje makabre ne shqiperi si grevat guerilase,2 prilli 1991,provokimi i shkolles bashkuar nuk ishte skenar i njejte dhe po ato strukturave qe u perdoren en Rumani.
Absolutisht po me P te madhe..se pse Berisha nga prilli 1991 ka bere mijra krime dhe akoma po mbrohet ne menyra te shemtuar si puna ne ditee sotme te “ballades” se frrokeve ,dosheve dhe kodosheve qe po luhet me po ato regjizore qe gatuan ne katakombet e beogradit gjakderdhjen e 2 prillit 1991 qe po kullon gjak akoma.
Nderime zoti Gjeke Celaj
Ju urojme shendet dhe te jesh i sigurte se 90 perqind e shqiptareve ju simpatizojne si atdhetar por mos u merzit se historia keshtu e ka ..popujt e vegjel e pesojne nga dueli i superfuqive dhe tradhetareve ne sherbim te tyre.. ashtu sic ndodhi ne shekullin e 15 me gjergj kastriotin vs hamza kastriotit dhe ballaben pashen..ashtu dhe ne dhjetevjecaret e fundit me enver hoxhen vs berishes dhe lul bashes..Fatkeqsia ne dy raste eshte se qofte turqia atehere dhe amerika sot erdhen nga beogradi pasi kishin lidhur paqen me armiqte tane…kohet kane ndryshuar ne krahesim me 1991 por shanset jane te pakte per ndeshkimin e monsters berishe sepse ai di prej tyre shume “dirty job”..por le te shpresojme
Z.Gjek Çelaj? Nuk dua të analizoj por të pohoj një të vërtetë absolute,- ju tani kini hyrë si profesionist dhe si patriot në memorien e shqiptarëve ndërsa saliu and banda e dy prillit në llumin tradhëtar të kombit! Le të bëjë kushdo një referendum popullor me pyetjen “kush janë vrasësit e 2 prillit”? Ju garantoj se pa asnjë dilemë do të shkruhen tre fjalë : “saliu,udb-ja dhe banda”! Nderime profesionist i paepur dhe konsekuent!
Përshëndetje për “agostin, “w” dhe pëllumb ! Ju dëgjofsha të mirën! Tunjatjeta!
Pershendetje Gjek Cela!Se pai te uroj qe je mire me shendet.Qofshin te shkuara ato qe kalove nen regjimin e satrapit ,agjentit te sigurimit,”Penicilina”.Per ne qe I kemi ndjekur ato séance gjyqesore te turpeshme ka qene e qarte qe me 1991.Komentuesit qe shkruajne kodra pas brtegut si psh: mark Ujku ,shkodrani prej Puke jane ata qe kane lindur ne ate vit.Uroj gjithe te mirat dhe do gezohesha te te shihja ne postet me te larta te shtetit qe po behet.
Gjeke,Saliu eshte me ne dhe per ne.Me ne per te organizuar protestat,per ne per te na vrare,vjedhur dhe perdhunuar.Gjeke kalofsh mire atje ku je se Shqiperia eshte ashtu sic e ke lene dhe do te vazhdoje po kesht edhe per 50 -100 vjete tjera.Tani postet ne PD do te shkojne si dinasti familjare.
Ashtu si “patriot 3” po ju përcjell dhe unë nga një nderim “antonio”, “aqo” dhe “shqip hesapi”. Komentet e tyre më pëlqyen por “aqo” shpreh diçka në frazën e fundit për të cilën dua t’i them se “njerëzit me personalitet dhe me integritet moral e profesional si Gjeka asnjë lloj pushteti nuk i do”! Le të jetë i vëmëndshëm dhe do ta vërtetojë? Nderime!