2 strategët e Ramës dhe Bashës për zgjedhjet e 21 qershorit

Bledar Lumani

Fushata e PS dhe PD për zgjedhjet e 21 qershorit është duke u nxehur.

Por, nga kush drejtohet fushata e dy partive më të mëdha.

Ashtu si në zgjedhjet e 2013-s, fushata e PS-së drejtohet nga ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell.

Sipas gazetës, ai po asiston kandidatin e PS për Tiranën, Erion Veliaj, por jo vetëm.

Campbell ka dhënë këshillën “bëni një fushatë të qetë, pa fyerje, pa sharje dhe pa u marrë me personin”.

Madje Campbell ka bërë një postim edhe në Twitter, ku e vlerëson Veliajn si të aftë dhe të talentuar.

Ndërkohë, fushata e PD-së drejtohet nga Grupi Mellman, që ka qenë në Shqipëri edhe gjatë fushatës së Bashës për zgjedhjet e 2011-s.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *