2 ushtarë rusë shpallën fajtorë për krime lufte, sa vite burg rrezikojnë!

Amelda Amelda

Dy ushtarë rusë janë shpallur fajtorë për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore,  në gjyqin e dytë të krimeve të luftës që kur trupat ruse pushtuan vendin, shkruan The Guardian.

Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov pranuan se ishin pjesë e një grupi  ushtarësh që qëlluan disa objektiva në rajonin e Kharkiv nga rajoni Belgorod në Rusi. Forcat ruse shkatërruan një institucion arsimor në qytetin e Derhachi, thanë prokurorët.

Bobikin dhe Ivanov u kapën pasi kaluan kufirin.

“Unë jam plotësisht fajtor për krimet për të cilat jam akuzuar. Ne qëlluam Ukrainën nga Rusia,” tha Ivanov gjatë gjyqit.

Ivanov u shpreh i penduar duke kërkuar ulje të dënimit. Prokurorët kërkuan që ushtarët të dënohen me 12 vite burg për shkelje të ligjeve të luftës.

Vendimi pritet  të merret më 31 maj.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *