“2 vdekjet në Deçan nuk kanë lidhje me helmimin e 1500 qytetarëve” Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia jep sqarime

time

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka deklaruar se dy vdekjet e sotme në Deçan, nuk kanë lidhje me helmimin e 1500 personave.

Vitia në një konferencë për medie, gjatë vizitës që pati në Deçan tha se është përpiluar një listë e barnave esenciale dhe pajisjeve tjera të nevojshme të cilën MSH do ta trajtojë me prioritet.

“Raportet e para që i kemi marrë të dielën kanë qenë shqetësuese. Pa asnjë rast fatal deri më tani, dy rastet e vdekjes që i referoheni s’kanë të bëjnë me rastet që po flasim”, ka thënë ai.

Ndërkohë, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani është shprehur se asnjë pistë e hetimeve nuk të çon në faktin se helmimi ka ndodhur nga uji.

“Megjithatë kjo s’do të thotë që s’mund të ketë infeksione hidrike, por do të dalim me analiza përmanente, nga analizat e pacientëve. Pistat e hetimit që flasin për dyshime të infeksionit hidrik janë në hetim e sipër. Kualiteti i ujit po monitorohet”,  ka thënë Ramadani.

Duke iu referuar gjendjes së rënduar dhe shifrave të larta të personave të helmuar në Deçan, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, njoftoi sot për shpalljen e gjendjes së emergjencës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *