Pak vite më parë askujt nuk do ia kishte marrë mendja se sheshi qendror në kryeqytetin e Shqipërisë, një shesh kaotik, do të transformohej në një oazë pemësh dhe shatërvanësh dhe në një zonë pa makina.
I konsideruar si sheshi më i madh i këmbësorëve në Ballkan, sheshi “Skënderbej” i shtruar me pllaka guri nga të gjitha anët e vendit, është kthyer dalë projektit të Bashkisë së Tiranës jo vetëm në simbolin e unitetit kombëtar, por edhe një hapësirë ndërveprimi midis qytetarëve.
“2 vjet Sheshi “Skënderbej”. Duket sikur ka qenë gjithmonë aty, por ka veç dy vjet dhe ka gjeneruar dhjetra aktivitete, qindra takime e mijëra momente të bukura shqiptare . Bëjmë gjëra të mrekullueshme ne shqiptarët kur bashkëpunojmë e nuk bllokojmë njëri-tjetrin”, shkruan Veliaj.
Elementët kryesor të këtij sheshi janë gjelbërimi, gurët natyral, uji që përdoret për shatërvanët dhe vaditjen për pjesët e gjelbëruara dhe ndriçimi i godinave rreth e qark sheshit dhe të vet sheshit.
Sheshi është shtruar gurë natyralë në formën e pllakave të gurit me trashësi 10-12 cm dhe që janë marrë nga të gjitha trojet e Shqipërisë, duke nisur nga Tropoja dhe Kukësi, Bilishti, Librazhdi, gëlqerorët e Tiranës, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Berati, Vlorës, Krujës, Bulqizës, Prizrenit, Ersekës, Skraparit etj.
Një element shumë i rëndësishëm i këtij sheshi është edhe gjelbërimi. Ky projekt ka sjellë në qendrën e Tiranës, varietete drurësh dhe bimësh nga e gjithë Shqipëria. Por ajo që erdhi si risi në krahasim me projektin që zbatoi bashkia e mëparshme është se tashmë sheshi nuk është më si një rotondo për makinat, por si një qendër e vërtetë e qytetit dhe jo vetëm.
E gjithë zona rreth Muzeut Kombëtar ka disa minisheshe dhe parqe të vegjël që krijojë mjaftueshëm hapësirë për intimitet dhe për aktivitete publike më të vogla, por sigurisht dhe pjesa qendrore për të siguruar ato hapësira më të mëdha që do të shërbejnë qoftë për tubime politike apo artistike, apo festa kombëtare.
Një element tjetër i shtuar sheshit është edhe parkimi publik nëntokësor. Ai ka një kapacitet prej 358 makinash dhe përveç parkimit, ofron edhe mundësi për karikimi për makinat që funksionojnë me energji, kjo si një mënyrë për të stimuluar makinat ekologjike.

b.b/dita

Urgjentisht duhet te vendosesh ndricim ne gjithe ate shesh.
Nuk ka shesh ne bote erresire, pa ndricim.
Parmbreme isha te veranda e hotel Tirana dhe ishte nje tip koncerti aty afer hotelit, pra te sheshi.
Shikoje disa halabake ne grup, qe duke perfituar nga erresira nuk lane femer pa ngacmuar me duar.
Dhe ne ate vend ku kishte aktivitet, nuk shikoje nje polic te bashkise.