20 ditë hetime në Tiranë, ekspertët: Ndërtimet pa projekt zbatimi

J L

20 ditë nga nisja e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, në lidhje me atë së çfarë u ndodhi shumë pallateve të banimit në lagje periferike, prokurorët kanë dalë në një konkluzion.

Hetimi për pallatet e ndërtuara pas viteve ‘90 dhe atyre 2000 ballafaqohen në një pikë: shumë prej tyre janë ndërtuar pa projekt zbatimi dhe me kate mbi lejet e kërkuara.

Kreu i akuzës tha se hetimi dokumentar pothuajse ka përfunduar, por fjalën e fundit përpara se të shkohet tek arrestimi i personave përgjegjës do e thonë ekspertët.

Të gjitha dokumentet e marra si provë materiale nga prokurorët, janë tashmë në duart e ekspertëve.

Në media është publikuar një pjesë të konkluzioneve të ekspertëve të cilët kanë konstatuar se shumë pallate në Tiranë, të ndërtuara pas viteve 2000, nuk kanë asnjë dokument për zbatimin e punime në ndërtimin e objekteve si dhe shtimin e kateve, jashtë çdo kriteri ligjor të përcaktuar.

Konkluzioni i eksperteve është:

“Për sa i përket procedurave tekniko-ligjore, gjatë zbatimit të punimeve për ndërtimin e objektit, në dosjen që na është vënë në dispozicion nga ana e Prokurorisë, nuk kemi asnjë dokument për zbatim. Mund të vlerësojmë vetëm me anë të aktit të kolaudimit që këto dokumente janë hartuar, por fizikisht nuk kemi”.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ne rrugen Sali Burka ne tirane prevalse fushes se pastruar pallati qe Jane hedhur 2 Kate Mbas ndertimit ne vitin 2013 kit si spallata eshte inferriate 2005 te verifikohet se keta pronare kane bere c fare kane dashur

  • Butka @……………………………., ligjerisht nuk pergjigjen banoret qe kane shtuar kate ,por duhet te vihet para ligjit shteti ,qe nga kryeministri qe eshte drejtor i pergjithshem i gjithe teritorit ,kryetaret e bashkive ,drejtoret e urbanistikes e deri tek policia ndertimore e tj .Kollaj te paguen me taksat tona te neve kokpalareve ,apo e kane ndare ne dysh ryshfetin me banditet vrases te ndertimit .Pse nuk kane kryer detyren qe i takon ketyre dikastereve ? , pse i lane te shtonin kate ?. Fai bie mbi shtetin ,duhet ti pergjegjen ligjit ,e pike .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *