“Nuk ka më të zinj se komunistët antikomunistë” – (Vaclav Havel)
Kur përdorim termin berishizëm, fillimisht mendja të shkon tek ndonjë ideologji apo doktrinë filozofike. Por në rastin konkret, siç do të përpiqem të shpjegoj më poshtë, kemi të bëjmë me diçka krejt tjetër. Kur u fut në politikë, kur bëri lutje për t’u pranuar në radhët e Partisë Komuniste në vitin 1968, Sali Berisha ishte një kuadër i ri i mjekësisë por me ambicie të fshehta edhe jashtë sferës profesionale. Dëshirat e tij për të qenë mbi të tjerët dhe për të komanduar të tjerët i ka kamufluar me kujdes gjatë regjimit komunist. Por, nga ana tjetër, ka shfrytëzuar çdo mundësi për t’i rënë në sy nomenklaturës komuniste si njeri i zellshëm, jo vetëm në profesion, por edhe në çështjet partiake e politike. Periudha e pas vitit 1990 na ka dhënë prova të pakundërshtueshme se devotshmëria e tij e shtirë ndaj Partisë Komuniste dhe sistemit politik përkatës ka qenë trampolina nga ku ai mendonte të ngjiste shkallët e hierarkisë politike.
Kur sistemit politik komunist i erdhi çasti historik të binte, Sali Berisha e nuhati se ky çast mund të ishte shumë i favorshëm për të arritur si antikomunist atë që nuk kishte mundur apo s’kishte pasur kohë ta arrinte si komunist fanatik. Prandaj, kthimi i tij nga mëtues për t’u ngjitur në kastën sunduese komuniste në “prijës” të studentëve të rebeluar ishte në përputhje me karakterin dhe ambiciet e tij për pushtet. Me bekimin dhe artificet e sundimtarëve të kohës ai u bë përkrahës i studentëve të ngritur në protesta. Ky është çasti i fillimit të berishizmit.
Berishizmi lindi si antikomunizëm dhe mbeti në atë stad edhe sot e kësaj dite. Ai nuk karakterizohet prej kurrfarë idesh, as idealesh, por vetëm prej sjelljesh politike dhe ordinere, që, për 23 vjet, janë frymëzuar nga aleanca e politikës me lumpenin. Në thelb, berishizmi është shfrytëzimi i momentit historik për të arritur dhe mbajtur pushtetin me çdo kusht. Mjetet kryesore për arritjen e pushtetit ishin demagogjia dhe aleanca me këdo që, në mungesë të plotë të skrupujve moral, është i gatshëm të veprojë fshehtas dhe haptazi në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve, për ta përjetësuar pushtetin.
Berishizmi deri dje
Mendoj se disa prej karakteristikave të berishizmit të deritanishëm janë:
1. Falsiteti. Berishizmi ishte dhe mbetet fals në tre aspekte. Në aspektin e kohës kur lindi ai ishte fals sepse lindi si antikomunizëm kur pa në shtyllë njoftimin për vdekjen e sistemit. Në atë kohë nuk kishte nevojë për kurrfarë heroizmi ngaqë ishte njëlloj sikur të luftoje kundër një ushtrie të vetëdorëzuar. Regjimi komunist, duke e ditur se nuk kishte kurrfarë shpëtimi, kërkoi Eutanazinë e vet, domethënë një fund më të shpejtë dhe me më pak dhimbje për vete dhe drejtuesit e tij.
Së dyti, berishizmi ishte fals edhe nga fakti se kush ishin bartësit e tij. Flamurtarët e parë ishin ose individë që kishin bërë dikur lutje për pranim në parti dhe ishin përbetuar për besnikëri ndaj sistemit dhe doktrinës udhëheqëse, ose të lindur dhe të rritur në familje të tilla. Pakënaqësia ndaj sistemit ishte reale dhe e drejtë për cilindo, por marrja e shpatës kundër atij që ndodhej në grahmat e fundit ishte hipokrizi dhe pafytyrësi njëkohësisht. Madje, kur bëhej nga vetë shërbëtorët e sistemit, ishte edhe burracakëri ekstreme.
Së treti, berishizmi rezultoi fals edhe në aspektin e objektivave që shpallte se do të arrinte. Ai mund të ketë arritur gjithçka tjetër por jo vendosjen e një shteti demokratik, çfarë ishte edhe kredoja e tij.
2. Populizmi. Berishizmi lindi si populizëm sepse e gjeti të gatshme këtë “armë”. Gjithë çështja ishte ta përdorje pa vonesë dhe pa kurrfarë skrupulli në rrugën drejt pushtetit. Nëse ka një gjë, për të cilën do të kujtohet gjatë berishizmi, kjo është manipulimi dhe keqpërdorimi i turmave në luftën politike, madje edhe kur është vetë në pushtet.
E, megjithëse berishizmi shfaqet më qartë dhe më suksesshëm nëpërmjet populizmit, për hir të së vërtetës, duhet thënë se kjo sjellje politike nuk ka gëzuar kurrë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Në zgjedhjet e para pluraliste (1991) kjo lëvizje mori 1/3 e votave. Si lëvizje e re dhe e panjohur, nuk mund të fajësohet, madje kjo sasi votash i duhet njohur si meritë.
Në zgjedhjet e parakohshme, të imponuara dhe të dhunshme të vitit 1992 mori gati 2/3 e votave. Ishin vota të imponuara, duke i vënë shqiptarët para alternativës “O votën, o bukën e fëmijëve! O votën, o jetën….”. Ishte koha kur, për hir të ardhjes sa më shpejt në pushtet dhe nën instruksionet ekspertëve të Krimit Politik me përvojë ndërkombëtare, berishizmi paralizonte gjithë prodhimin e vendit nëpërmjet veglave sindikale si dhe bllokonte në Durrës ushqimet e importuara për popullin.
Nga ana tjetër, për t’ia bërë popullit jetën të padurueshme dhe për ta detyruar të hidhej në prehrin e tij, Berisha dhe klani që e rrethonte e shndërruan gjithë vendin në kaos dhe pasiguri, duke nxitur krimet dhe përplasjet e turmave me shtetin. Vetëm katër muaj më vonë, në zgjedhjet lokale të korrikut 1992, berishizmi pësoi disfatë, duke marrë 20% më pak vota. Në referendumin e vitit 1994 për Kushtetutën berishizmi mori goditjen tjetër, duke marrë vetëm 1/3 e votave. Duke e ditur pozitën e tij morale dhe politike, Berisha dhe të tijtë dhunuan zgjedhjet e përgjithshme të majit 1996 dhe kjo gjë, së bashku me katastrofën ekonomike të shkaktuar nga firmat piramidale, e çoi vendin në ngjarjet e shkurt-marsit 1997, të cilat e detyruan Berishën të bëjë zgjedhje të parakohshme, nga të cilat mori edhe një disfatë tjetër.
Një tjetër disfatë popullore pësoi berishizmi edhe në referendumin e dytë për Kushtetutën, në fund të vitit 1998, kur projekti i kundërshtuar nga PD dhe aleatët e saj, u miratua nga populli shqiptar. Zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti treguan se berishizmi, në daç me dru (kur dhunon vullnetin e popullit), në daç me vota (kur nuk e cenon këtë vullnet) ka ndeshur dhe ndesh në refuzimin e shumicës së shqiptarëve.
3. Berishizmi operon me instinktet dhe jo me arsyen. Duke pasur si armë kryesore të vetën populizmin, berishizmi nuk e ndien të nevojshëm arsyetimin. Madje, arsyeja dhe arsyetimi e bezdisin, prandaj dhe iu shmanget atyre vazhdimisht. Berisha do të mbahet mend si një njeri i çakërdisur që vrapon tek turmat, hipën mbi makina për t’i përshëndetur, qesh, ngërdheshet, ulërin, fyen, shpif e kërcënon kundërshtarët, por askush nuk mund ta kujtojë në një studio përballë kundërshtarit ku, me qetësi dhe maturi, argumenton idetë e veta dhe rrëzon ato të kundërshtarit.
4. Mungesa e ideve dhe e idealeve. Mbas 23 vitesh në politikë, askush nuk mund të kujtojë një ide shkëlqimtare të Sali Berishës, zbatimi i së cilës do i shërbejë të ardhmes së vendit. Sapo largohet nga detyrat partiake dhe vihet në karrigen e administratorit, Sali Berisha shfaqet si një qeveritar që bën çfarë i del përpara, e fillon një punë dhe e lë përgjysmë, përuron punë të pabëra ose i bën ato së prapthi. Këtu nuk është fjala për tubacione ujërash të zeza apo rrugë katundesh, por për probleme madhore kombëtare si privatizimet, urbanistika, dëmshpërblimi i të persekutuarve, arsimi, mjekësia, sistemi hidroenergjetik dhe ai i kullimit etj.
Nëse ka pasur vërtetë ndonjë ideal në protestat e 1990, ai duhet të ketë qenë shteti ligjor. Sot, me kontributin kryesor të berishizmit, shteti ligjor ka mbetur një ëndërr e largët. Në vend të tij ekziston shteti oligarkik, shteti i një pakice, shteti i atij që ka pasuri (të vënë kryesisht në rrugë kriminale), shteti i të fortëve dhe gangsterëve të veshur me kostumin e politikës në bashkëpunim me të ngjashmit e tyre që veprojnë në biznes dhe në rrugë. E drejta në ndërtesën e Drejtësisë është si malli në ankand. Kush ka dhe jep më shumë, e fiton. Të tjerët le të shpresojnë në botën e përtejme.
5. Banaliteti dhe harbutëria në vend të konkurrimit. Duke qenë i varfër në ide, berishizmi nuk shfaq as alternativa dhe as e mbështet fitoren tek konkurrimi me kundërshtarin, por tek denigrimi i kundërshtarit, tek shpifjet, fyerjet nga më monstruozet, kërcënimet, denigrimet, rrahjet, burgosjet dhe, më në fund, vrasjen e tij. Të gjitha këto i ka përdorur dhe i përdor sipas nevojave dhe aq sa ia lejojnë rrethanat. Kaq i varfër është në ide saqë gjatë fushatës së fundit zgjedhore nuk bëri gjë tjetër veçse shpejtoi të kopjonte parullat dhe idetë e kundërshtarëve politikë, duke u bërë fare qesharak.
6. Kaosi, anormaliteti dhe paligjshmëria. Sa herë nuk arrin pushtetin, berishizmi tenton të krijojë kaos. Sigurisht që gjendjet kaotike shkaktohen nga veprimet anormale dhe të paligjshme. Të gjithë atyre që e kanë jetuar aktivisht këtë periudhë 23-vjeçare iu kujtohet se çfarë veprimesh kryente Sali Berisha në opozitë gjatë viteve 1991-1992.
Po ashtu, nuk mund të mos na kujtohen sulmet dhe djegiet e komisariateve të policisë në Shkoder e Tropojë dhe, pak më vonë, sulmet terroriste ndaj gjithë institucioneve qendrore dhe RTVSH në 1998, dhe pastaj deklarimi në media se “E morëm pushtetin”. Sa kohë është në opozitë nuk e njeh dhe as e përfill ligjin dhe rendin.
Kur vjen në pushtet e përdor ligjin si do vetë, duke goditur kundërshtarët politikë dhe duke nxjerrë të pafajshëm bashkëpunëtorët e vet, edhe kur ata kryejnë krime monstruoze, të dukshme dhe me pasoja kombëtare.
7. Përqendrimi i të gjithë pushteteve tek Uni. “Këtu nuk vihet për të pyetur e diskutuar, por vetëm për të miratuar”,- iu thoshte Sali Berisha në Grupin Parlamentar të PD, sipas ish-deputetit të saj, z. Paulin Sterkaj. Përveç disa qejfmbeturve pa dinjitet e personalitet, që u larguan nga PD me turfullima dhe u kthyen të përunjur dhe të vetëposhtëruar, thuajse askush nuk është në gjendje të dallojë ndonjë personalitet apo individualitet të spikatur në radhët e berishistëve.
Vlera e secilit prej tyre është sa vlera e një kartoni. Të gjithë janë dakord me kryetarin, të gjithë mendojnë si kryetari, të gjithë miratojnë edhe krimet e kryetarit. Dhe, rrjedhimisht, të gjithë janë përgjegjës, të paktën moralisht, po aq sa kryetari, për të gjitha dëmet që i kanë shkaktuar popullit e vendit. Si në sundimin e parë (1992-1997) ashtu edhe në të fundit Sali Berisha bëri çmos dhe ia arriti që të fuste në dorë të gjitha pushtetet dhe t’i përdorte si vegla, në shërbim të vet dhe kundër kujtdo që i rrezikon pozitat sunduese.
Mirëpo, është interesant fakti se, sapo i grumbulloi në dorën e tij këto pushtete, e humbi pushtetin politik. Thjeshtë dhe vetëm sepse pushtetet e pakufishme i ka përdorur për interesat e veta dhe të kastës që e rrethon dhe jo në shërbim të zhvillimit të vendit.
8. Përdorimi i Medies si Studio Makijazhi. Në sundimin e parë të tij, RTVSH ishte kthyer në Studio Fotoshopping, d.m.th. në mjet që përdorej për t’i paraqitur popullit shqiptar një Sali Berishë tjetër nga ai i vërteti. Dhe, nga ana tjetër, po kjo medie shërbente edhe si makinë për përbaltjeje e kundërshtarëve të tij politikë.
Për turpin e drejtuesve të tyre, edhe gjatë sundimit të dytë berishist, kjo medie, së bashku me disa medie private, të blera nga pushteti, me paratë e shqiptarëve, kreu të njëjtin mision. Por, kishin ndryshuar kohët, pasi në Shqipëri kishte dhe ka edhe media të tjera.
Në të dyja kohët, media ia zgjati pushtetin, por nuk mundi ta shpëtonte Kalorësin e Marrëzisë së Pakufishme.
9. Berishizmi e do Shqipërinë, por, akoma më tepër do pushtetin politik dhe ekonomik. Sa herë që berishizmi është vënë para alternativës: o pushtetin, o interesat e vendit, gjithnjë ka zgjedhur të parin. Kjo ka ndodhur në 1991-1992, në 1996-1998, në 2010 (me Marrëveshjen e Detit) etj.
10. Berishizmi është një sistem i korruptuar, i korruptueshëm dhe korruptues. Marrëdhëniet e tij të korruptuara me popullin, i nisi sapo doli në skenën politike. Për hir të ndjelljes së votuesve, propagandoi dhe nxiti lëvizjen kaotike dhe të pakontrolluar të banorëve, nga një zonë në tjetrën, të shoqëruar me grabitjen e tokave të pronarëve realë dhe me qindra mijëra ndërtime pa leje.
Të gjithë këtë katrahurë (vetëm në Shqipëri ka ndodhur) e ka propaganduar si “lëvizje e lirë” dhe ka dalë garant i saj dhe flamurtar i legalizimit, pra i shndërrimit në të ligjshme të asaj që është e paligjshme. Pse? Vetëm për vota që të japin pushtet. Berishizmi ka krijuar modelin dominues të shtetasit të korruptuar. Ka krijuar kontrabandistin e naftës, të femrave, të drogës, të votës, sekserin e administratës, mjekun antihuman dhe gjyqtarin pa moral, deputetin që shitet e blihet si bagëtia etj.
E gjithë kjo kategori njerëzish, që mund të përdoren në marifetet politike, janë pasuruar dhe ky pasurim kriminal i tyre i shitet popullit shqiptar si “arritje demokratike”.
11. Berishizmi nuk ka karakter krahinor dhe as fetar. Mjerisht, kam lexuar dhe dëgjuar shumë njerëz që mbrapshtitë e berishizmit ia veshin krahinës nga ai vjen apo përkatësisë së tij fetare. E vërteta është krejt ndryshe. Sali Berisha nuk përfaqëson veriun e vendit, as Tropojën, madje as krejt familjen Berisha të Viçidolit, e njohur si familje e rregullt dhe dinjitoze. Ai përfaqëson vetëm individin me këtë emër.
Krahina e berishizmit është gjithë hapësira shqiptare dhe feja e tij është pushteti.
Ndërsa berishistët mund t’i gjesh kudo dhe tek të gjitha besimet fetare. Shumë prej figurave të PD-së, nga jugu, veriu apo Shqipëria e mesme, janë përpjekur gjatë këtyre viteve t’i ngjajnë sa më shumë kryetarit të tyre. Dhe, vini re realitetin, marrëzia dhe maskarallëku janë lehtësisht të imitueshëm, ndonëse diskreditues. Mjafton të përmendim pak emra si Topalli, Mesila Doda, Sokol Olldashi, Edi Paloka, etj., për të kuptuar se t’ia atribuosh berishizmin rajonit apo fesë është gabim, është një qëndrim i padrejtë dhe aq e dëmshme sa dhe vetë berishizmi.
Në historinë politike të shtetit shqiptar, berishizmi është i ngjashëm me zogizmin. Të dy kërkojnë pushtet të përjetshëm, por, ndërsa Zogu e sanksionoi pushtetin e vet me Kushtetutë, Berishës nuk ia lejuan rrethanat.
“Kur Ahmet Zogu, një injorant, ka sundue për 15 vjet, ne do ta mbajmë më gjatë pushtetin”– iu ka thënë Berisha bashkëpunëtorëve të vet në 1992, sipas Frrok Çupit.
Të dy e kanë pranuar pluralizmin, por vetëm me një kusht: që ata të jenë gjithmonë në pushtet. Të dy e kthyen pluralizmin në farsë dhe përdorën të gjitha intrigat, metodat dhe mjetet që iu lejuan rrethanat që ata të jenë sundimtarë absolutë dhe kundërshtarët politikë të mbeten garnitura që e bën të pranueshme menynë e tyre politike.
Berishizmi sot
Kur PD-ja humbi zgjedhjet kryetari i saj dha dorëheqjen, mori përsipër përgjegjësitë (cilat?) dhe qau! Qau ai që nuk kishte gjetur shkak për të qarë as kur shqiptarët vriteshin me dhjetëra gjatë kaosit të krijuar prej tij, as kur biznesi i të birit vrau tridhjetë vetë në Gërdec, midis tyre edhe baxhanakun e tij dhe as kur u vranë katër njerëz në bulevard, para zyrës dhe syve të tij.
Ai nuk është prekur ndonjëherë kur qindra shqiptarë kanë vrarë veten gjatë këtyre viteve ngaqë s’kishin mundësi të siguronin bukën e fëmijëve, ndërsa fëmijët e tij bëjnë (sipas deklarimeve të vetë atyre) një milion euro në vit. Ai nuk kishte arsye të qante për popullin, por kishte shkak të qante për humbjen e pushtetit personal dhe klanor.
Të gjithë ata që kanë lexuar me vëmendje fjalën e Sali Berishës të 26 qershorit apo mesazhet që ai u ka dërguar fëmijëve dhe të rriturve nëpërmjet fejsbukut (facebook), kanë mundur të kuptojnë se ai nuk është dorëhequr realisht dhe nuk ka zënë mend nga dalldia e tij 25-vjeçare për të sunduar.
Kaq anormal është Sali Berisha saqë deklarata e tij për t’u tërhequr në prapaskenë u propagandua nga berishistët, borizanë të tij, si një akt i jashtëzakonshëm, demokratik prej “burri shteti”. Sali Berisha ka qenë dhe do të mbetet burrë shteti aq sa mund të quhet kalorës një njeri pa kalë. Deklarimi i dorëheqjes, është një akt normal për çdo politikan normal. Nuk ka gjë të jashtëzakonshme po të kalojë kali midis tufës së dhenve. Mirëpo berishistët e përjetuan dhe e trumbetuan deklaratën sikur përmes tufës së deleve të kishte kaluar ujku pa prekur as qengjat.
Fjalimi i tij i dorëheqjes, përveç se nuk la shteg për të besuar në “lamtumirën” e tij politike, ishte i turpshëm. Fjalim humbjeje kaq të gjatë nuk duhet të ketë mbajtur kush në historinë e politikës. Fjalim humbjeje ku përmenden vetëm arritje, të qena e të paqena, nuk do të gjendet në literaturën politike botërore. Fjalim humbjeje ku nuk përmendet asnjë gabim, asnjë faj për be, nuk mund të jetë dëgjuar ndonjëherë.
Në të vërtetë, fjalimi i tij ishte një fyerje për popullin shqiptar. Duke i përmendur atij vetëm arritje, më shumë imagjinare se reale, donte t’i thoshte: ju jeni mosmirënjohës, nuk jam unë fajtor se kam gabuar, por jeni ju fajtorë që nuk më keni vlerësuar si duhet punën time dhe që keni besuar gënjeshtrat e kundërshtarit tim. Me mesazhet e atij fjalimi Sali Berisha dëshmoi sërish se është i pakorrigjueshëm dhe përjetësisht i sëmurë. I sëmurë politikisht dhe moralisht.
Ai e njoftoi dorëheqjen, jo se ky akt është në formimin dhe sjelljen e tij politike, por sepse ia imponuan rrethanat. Ai ka humbur dhjetëra zgjedhje e votime qysh kur ka dalë në skenën politike, por nuk e ka njoftuar një akt të tillë. Sali Berisha e bëri një akt të tillë gjysmak dhe tinëzar sepse u gjend i rrethuar. I rrethuar, më së pari, prej një numri dëshpërimisht të madh votash kundër tij, numër dëshpërimisht i papërmbysshëm.Por ai u gjend edhe përballë rrezikut të shpërthimit të dufit popullor që, po ta provokonte, ishin të gjitha gjasat t’i sillte një fund si të Ghadafit. Veç këtyre, Berisha u gjend edhe i braktisur nga mbështetja ndërkombëtare.
Podestat, prej Amerikës në Evropë, ishin të pamjaftueshëm për të justifikuar aventurat e tij. Ishte bërë shumë bajat dhe madje i neveritshëm. Gjithashtu, personalisht, nuk përjashtoj edhe mundësinë e ndonjë paralajmërimi që mund t’i ketë ardhur në kanale jo fort diplomatike për pasojat e përsëritjes së zakonit të tij të vjetër, atij të shtrembërimit ekstrem të vullnetit të popullor.
Sali Berisha e ka ditur se do t’i humbte ato zgjedhje, por nuk ka ditur thellësinë e humbjes. Prandaj dhe e ka gjykuar si veprim më të mençur përgatitjen dhe fronzimin e një pasardhësi në parti, duke siguruar jetëgjatësinë e berishizmit. Kjo është çfarë i duhet atij.
Berishizmi nesër
Të gjithë ata shqiptarë që shohin përtej xhepit dhe shtëpisë së tyre, duhet të jenë sinqerisht të interesuar që PD-ja të rigjallërohet, të demokratizohet dhe të bëhet më e vlefshme. Përmirësimi i partive është përmirësim perspektiv i vendit sepse një ditë ato do të marrin në dorë fatet e popullit.
Mirëpo, mjerisht duket qartë që berishizmi do të jetë i pranishëm edhe për një kohë të gjatë në jetën sociale e politike të Shqipërisë. Pavarësisht faktit kush është kryetar formal i PD-së, mentaliteti dhe sjellja berishiste do të jenë përherë të pranishëm.
“Pd-ja është partia e Sali Berishës”, tha Lulëzim Basha. Pastaj vazhdojnë marrëzitë e tjera, si: “askush nuk mund ta zëvendësojë Berishën”, unë do i mund, do i mposht, do i shkatërroj, do i përmbys… këta që morën pushtetin me vota etj. Asnjë program, asnjë ide, asnjë vizion, asnjë shenjë purizmi për të pastruar gabimet, asnjë mendim për të ardhmen e Shqipërisë, por gjithçka për rikthimin në pushtet.
Vetë Basha ka lënë njolla të zeza, madje krime të rënda, kudo ku ka shkuar. Si Ministër Transporti i ka “humbur” popullit shqiptar 230 milion euro dhe i shpëtoi drejtësisë me procedura të imponuara nga babai i tij shpirtëror. Si Ministër i Jashtëm ka nënshkruar Marrëveshjen Antikombëtare të Detit me Greqinë. Si Ministër i Brendshëm ka qenë në drejtim të operacionit ku u vranë katër qytetarë të pafajshëm dhe u fshehën provat (filmimet dhe tytat e armëve). Si Kryetar bashkie, megjithëse konkurronte me një person që e kishte drejtuar bashkinë e Tiranës për tre mandate rresht dhe megjithëse kishte me vete LSI-në dhe mbështetjen e shokëve Nano dhe Milloshi, e humbi. Por, meqë babai i tij shpirtëror kishte pushtet të pakufishëm e përmbysi rezultatin me marifetet e berishizmit dhe guximin e të marrit.
Ky individ, me gjithë këtë deficit moral dhe ligjor, iu premton anëtarëve të partisë së tij se do ta kthejë partinë në shumicë morale, pra, se do i bëjë shumicën e shqiptarëve moralisht si veten.
Që prej shtatorit 2013 të gjitha shenjat paralajmëruan se opozita do të përpiqej të sillte kaos siç edhe ndodhi. A e mbani mend anëtarin “e thjeshtë” të partisë, pensionistin 70 vjeçar Sali Berisha se si iu betohej simpatizantëve të vet se do të punojë nga 18 orë në ditë si luan? Sigurisht, ai e di se ka edhe luanë të zgjebosur, por çështja qëndron në atë se çfarë kupton ky Kalorës i Vrerosur me “opozitën më të fortë që ka njohur historia…”. Nëse me këtë term nënkuptonte një opozitë konstruktive dhe moderne (sa qesharake të besosh në këtë!) do t’i bashkohesha edhe unë, por ai e kishte fjalën për rolin e Kryebanditit që e ka bërë shpesh. E, atëherë, i duhet treguar vendi ligjërisht. E, nëse instrumentet e ligjit do të vazhdojnë me kokëfortësi të komandohen nga kryeshkelësi i ligjeve, atëherë atij i duhet dhënë ajo që meriton pa pasur nevojë të mundohen prokurorë, gjykatës apo avokatë. Me banditët duhet sjellë siç sillet gjithë bota. O vullneti i popullit, ose zulma e banditëve mbi popullin. Rrugë të mesme nuk ka.

URO SHQIPERIN DHE SHQIPTARET QE KURR MOS TJU BIJ PER HISE ME NJE NJERI SI PUNA E KESAJ MONSTRE ME EMRIN SALI SHEQERE BERISHA ,ZOTI E BEKOFTE SHQIPERIN E SHQIPTARET
DHE MEQE JEMI TE BEKIMET, LE TE LUTEMI PER PAK FAT NE ARMENI PER KOMBETAREM
KEMI VERTET SHUME NEVOJE…
Vetem me nje fjali arriti te pershruaje berishen:
Nuk ka më të zinj se komunistët antikomunistë
Dakort komplet per cfare keni shkruar, edhe Haxhi Qamili e pati nje ide ne levizjen e tij, kurse mostra “Berishe” kishte vetem dy qellime pa asnje ide, e para shkaterrimin total te Shqiperise dhe Shqiptareve fizikisht dhe moralisht dhe dyta pushtet i pakufishem dhe pasurim me cdo kusht.
Z.Malaj!
Analizen e lexova me kenaqesi. Argumentet jane te pakundershtueshem.
Kemi dy vjet qe urojme qe zulma e banditeve te kerkoje te futet ne vrimen e miut per ti shpetuar ndeshkimit te drejtesise.
Por me kot
Disa nga pikat e permendura te berishizmit jane rishfaqur tek rilindja
sidomos “makiajzhi me ane te medias”.
ne kete pike nuk ka kampione te tjere vec Edi Rames
Nje populli ,qe rolin per ta drejtuar e ka 70 vjet bashipozukeria komuniste,nuk
i duhet ti tregohet per bashipozukerine ,dje dhe sot,por i duhet ta grumbulloshe
ta drejtoshe per te shtipur kete bashipozukeri te ketij populli !!!!!
Te tjerat jane argetim dhe jete zgjatje te qelbesires bashipozuke .
Analize e shkelqyer. Jam i nje mendje me Ju, pervec pikes 11. “Berishizmi nuk ka karakter krahinor dhe as fetar. Mjerisht, kam lexuar dhe dëgjuar shumë njerëz që mbrapshtitë e berishizmit ia veshin krahinës nga ai vjen apo përkatësisë së tij fetare”.
“Mjerisht” dhe une mendoj se Berishizmi ka dhe karakterin Krahinor.
Z.Viktor
Rilindasi Rama ka nje pakt që nënkupton mos-cënimin e “Familjes”.
Votuesi i zotit Rama mendon: Asnjë mëshirë tani për njeriun që synon me ç’do kusht konfrontimin, edhe në këto minuta të fundit, pa përmendur pastaj mijra shpërdorime të tjera me paratë e taksapaguesve shqiptarë nga “Familja”
Por zotit Rama me sa duket pak i intereson cfare mendon votuesi i tij. Ndoshta e konsideron budalla dhe te manipulushem
Berishizmi,në të vërtet është ideologji,nëse duhet ti japim pak qytetërim nocionit,e shpellës,me prijës një kryeshpellar! Dhe kryeshpellari Berishë është përfaqesuesi atipik i një demokracie të planifikuar e trukuar në ecje e sipër, si dhe ka ndodhur gjer me hyrjen në skemë e Kac(ne italisht do të thotë loqe) Islamit…Por shpellarizmi berishizëm ka fillesë qe fatkeqsisht shkrimi i mirë i z.Malaj e tjeterson duke kaluar tangencialisht të vertetat dhe meqe permendet Havel, po i përmendim të shumënjohurin Les Valesa i cili ne nje interviste ne gazeten italiane “La Repubblica”,me rastin e renies së Murit te Berlinit,tregon qartë se perëndimi nuk e dëshironte hapjen dhe nuk dinte gjë cfarë do ndodhte;sepse ne Gjermanine Lindore ishte STAS që hapi Murin e Berlinit,thotë Les Valesa dhe tregon se ato momente ai vet ishte në nje takim me kancelarin gjermanoperendimor Kohl dhe ministrin e jashtëm Gensher qe jo vetem nuk dinin gje cpo ndodhte,por dhe pyetjes sime,thote Valesa,se kur do hapet Muri,Kohl iu pergjigj:”Kur mbi varrin tim te kene mbirë gjembacët!” “Paspak erdhi lajmi se Muri u hap dhe ata nderprene bisedimet dhe u larguan me shpejtesi drejt vendit te tyre….” Edhe Merkel,ne po kete gazete dhe ne të njejtin përvjetor, jep intervistë duke treguar dhe ajo se “Murin e hapi STAS,dhe une e dija nje dite me pare se do hapej dhe i mora nënës disa doicmarka,për siguri largimi.” Nderkohe kemi dhe Andreotin,ish kryeminister i Italise i asaj kohe qe tregoi ne RAI 2,se “Nuk dinim asgje se do vinin anijet me emigrante ngarkuar…spiunazhi lindor dhe ai i vendeve nga erdhen anijet me njerz,organizuan gjithshka,persosur!” Perse z.Malaj për këto fakte të njohura boterisht nuk shprehet drejt,por tangencialisht u jep prioritet studenteve qe dihet ishin te “orkestruar”bukur nga agjentët e sigurimit te shtetit qe “i ngriten ata ne ate qe Zoti Malaj e quan proteste!”
Nese e verteta nuk thuhet si ndodhi atehere manipulimi i historise sonë do të vazhdoi…Z.Malaj harron Katovicen e Gorbacovit,harron takimet e orkestruara te Alisë me intelektualet ku ky,Berisha”me nuhatje”,thote autori, nuk donte fare pluralizëm se “populli nuk do na kuptojë!” Por Alia eci perpara, dergoi me pardesy te bardhë sigurimi dhe njerëz pas shpine,Berishën tek Studentët.
Perse duhej bërë me “projekt” pluralizmi partiak, e tregoi Alia, sepse bota nuk e njohu pluralizmin me organizatat e masave,Gruan, Rinine, Frontin…dhe kushtet ekonomike te vendit ishin katastrofike…
Alia perdori si pykë Berishën për tek studentet duke i dhënë atij dhe klanit mbeshtetes pardesyte e bardha gje qe dihet tashme perse u be,sepse ka dhe nje urdhëruese për Deget e P. Brendshme,(telegram) ti garantonin jetën Sali Berishës! Ndaj nuk mund te flitet së pari për nje demokraci reale,as për demonstrata reale studentësh ku shumica morì pjesë vertet në mënyrë mbeshtetëse dhe të lirë,por procesi i protestave gjer tek rrezimi i shtatores së Enverit(naten sigurimi i hoqi bulonat,ndersa nje dite me parë,Berisha dhe Hajdari,bashkë me Aline president,moren vendimin për rrezimin e shtatores.Per kete ka dhe dekumentacion por dhe deklarate të Skender Gjinushit….Arben Imami,po te shihet takimi i studentëve të” rrevoltuar” me Aline,i kerkoi këtij të fundit te drejtoje demokracine….padashur aspak te mbrojme te kaluaren te cilen kane detyre ta mbrojnë nga manipulimet historianet,themi se “trukimi” i atyre ditëve, ishte percudnues dhe me negativizëm skandaloz ne demokracine shqiptare!…Këto jane thelbesore,jo për te denigruar procesin 23 vjecar, por për të thënë të verteta historike nga vendi me rezonancë të marrë nga zhvillimet në të gjithë lindjen! Këto janë parësore,për të dalë pastaj tek analiza mbi berishizmin dhe pikat e shumta,qe jane pasqyruar drejt,për negativizmin që sollën dhe kulmuan me 23 qershorin ku berishizmi shpellarizurs me shpellarin tribal Berisha u varros! Shkurt “kështjellës” së bukur të shkrimit i mungojnë themelet,ndaj një kështjellë,sado e bukur të konceptohet,kur nuk ka themele te qarta,rrezohet!Edhe shkrimi nga ky mosthemel,mbetet vizatim irreal,megjithse ka “ngjyrim” të bukur….
Nje shprehje popullore thote: ” KU KA TYM, KA ZJARR !” Ne oxhakun e Sali Berishes po del tym i zi ! Kur del tym , do te kete dhe zjarr. Ky njeri eshte i mbrapshte dhe sjell vetem prapesira ! Ruajna o zot nga ky njeri !
zoteri viktor
na thua qe saliu eshte i semure politikisht dhe moralisht
se pari ai eshte i semure menderisht
Nderime per gazetarin.Artikull i shkelqyer,analize e sakte.Une shtoj vetem nje gje :ju thoni i semure politikisht dhe moralisht +dhe menderisht.Diagnoza qe ka eshte e rende,eshte nje nga crregullimet me te renda te personalitetit,qe dhe vete psikiatrit dhe psikanalistet nuk e marrin persiper trajtimin.Ajo qe duhet bere eshte izolimi total, fizik i tij….ndryshe ai nuk ndalet.Bemat i ka te tilla qe duhet te burgoset per disa vite.
Z Viktor jam dakort me te gjitha qe Ju shkruani.Eshte krijuar nje lloj paprekshmerie apo tangerlleku per ato qe kane qene dhe jane ne pushtet.Ky i vetmi dinosaur me permasa te vogla kur te gjithe rane apo u terhoqen,shet mender “pordhe” me nje popull i cili per hir te ekonomise tregut apo dhe levizjes se lire nuk meret shume me te.Duke qene deficent,malorist, kafshar,pa buks, egoist,i pa lare,etj ,etj gjeti AMERIKEN ne TIRONE.Tashti hiqet si demokrat.Eshte komunist ateist ,por kavanozin e shurres te DULLES te fundit nuk e coi ne France por e piu vete.
Nje analize shume e sakte dhe filozofike e pershkrimit te Berishizmit,ku te rendesishme
vleresoj se nuk ka lidhje berishizmi me krahinat veriore,ti harojme komentet qe me Saliun personifikojne veriun,megjithese ka me mbeshtetes atje !
Me vjen mire qe beni qefin vehtes more te shkret.Berisha e beri te veden.U vu ne krye te popullit qe kerkonte ti bashkangjitej Europes,permbysi komunizmin.Mos mendoni se iku Berisha dhe do kthehet komunizmi ju komuniste te flliqur.Pse ju drejton kupola e kuqe me Gramos Rucin sekretarin e pare te komitetit te partis Tepelen.Si dhe minister I punve mbrenshme te PPSH.
Mark,uk
Nuk mund te rrije pa vjelle ne kete blog per ti mbrojtur “nderin” babait tend biologjik dhe shpirteror Sali Rame Brekeshkisha. Por nderi i Brekeskishajve eshte si nderi I asaj prostitutes qe e kane perjashruar nga bordellot per superprostitucion. Dhe sa sheh analfabete si ty aq me shume e kupton ate qe shkruan z. Malaj se berishizmi ska as ide dhe as ideale. Eshte vetem nje mase amorfe me perberes si ty o Mark leshi, o pjelle e Qoftelargut.
pjell e dreqit sali berisha nuk di te eci nje sharlatan.ai nuk ka bere ndonje teori as ka dhene ndonje mendim per te miren e shqiperise.u be nje antikomunist ne sherbim te atyre qe kishin humbur ndaj komunisteve te arshi pipes me shoke prandaj ndaj popullit u ushtrua ajo zulme aq e madhe se pasonjesit e ish mbretit e donin popullin vetem si sherbetor.nuk ja arriten dot.me gjithe humbjet ky popull i arsimuar ne kohen e diktatures ja tregoji vendin sali berishes dhe padrobeve te tije reakcionare.jane bere shym deme por kemi besim te qeveria rama meta.
Degjo , more Mark Uk , nuk dua te te ofendoj , se per ndonje gje , jam dakord me ty (e kam fjalen per komente te tjera tendet , jo per kete te sotmin) . Komunizmi ka vdekur dhe perveçse ndonje nostalgjik apo ish i privilegjuar , shumica eshte dakord , qe demokracia eshte qeverisja me e pranushme . Une qe po te shkruaj , kam qene nje nga themeluesit e Partise Demokratike , antar i Keshillit Qendror te pare te saj dhe rrjedhimisht edhe me ndjenjen e respektit per doktorin , qe neve bashkepuntoret e tij , e vleresonim dhe e respektonim shume , ne ato fillime te permbysjes se madhe . Kurre nuk mendonim qe doktori edhe pse vinte nga rradhet e komunisteve dhe te privilegjuarve te rregjimit , do te vazhdonte te ishte thellesisht ne shpirt , nje komunist me aparence demokrati , sepse edhe neve pak a shume , nga rradhet e te privilegjuarve vinim (e kush mund te ndiqte nga mbrapa nje te deklasuar , apo te persekutuar , ndersa tek neve njerzit e krijuan nje fare besimi ) , por duke qene me te rinj se Saliu , mendonim per nje permbysje te rregjimit , qe do te sillte ndryshime te menjehereshme per tere popullin , e jo te mendonim te perfitonim privilegje per vehten tone . Shpejt , nje pjese e mire prej nesh , e kuptuan se ne çfare duarsh kishte rene Partia Demokratike , gjithçka drejtohej nga Saliu dhe Azemi (Azemi ishte frymezuesi , nxitesi dhe pjesemarres direkt , ne çdo shkaterrim , djegie , vjedhje e anarshi) . Azemi ishte ne krye te qindra , mijera njerezve veriore , qe zaptuan tokat shteterore te Kamzes , Paskuqanit , te ish kenetes se Durresit , te ish fermes Gjergj Dimitrov , a thua se keto mijera hektar toke , nga me pjelloret e vendit tone , nuk i takonin gjithe popullit , por vetem patrioteve veriore te Saliut e Azemit , qe braktisen katandi e prokopi dhe rrethuan Durresin e Tiranen . Kjo eshte vetem nje prej zullumeve te politikes kriminale te projektuar ne mendjen perverse te Berishes . U zgjata tek kjo , se ishte pikerisht kjo çeshtje dhe disa gjera te tjera te vogla te ngritura me force nga ana ime dhe e disa te tjereve , qe na kushtoi largimin nga funksionet drejtuese dhe madje edhe nga rradhet e PD-se . Une permenda nje gje fare te vogel ne dem te Shqiperise , qe beri Berisha qysh ne fillimet e karieres se tij politike , qe tashme eshte haruar , po t’a krahesosh me tere ato mynxyra , krime , vrasje , vjedhje qe pasuan qeverisjen perverse te Berishes . Po te lexosh analizen e Bedri Islamit , eshte nje analize sa e vertete , aq edhe mbreselenese , qe te krijon nje peshe te madhe ne shpirt . Ti Mark Uk , je i djathte dhe pa u thelluar shume , pa analizuar fare PD-ne , si gjoja perfaqesuese e te djathtes , (qe nuk eshte aspak e vertete) , rreshtohesh me nje tifozllek te semure ne rradhet e saj dhe nuk merr parasysh asnje krim te saj dhe asnje dem te pa llogaritshem , qe ky grupim kriminal me emrin PD , i ka sjelle vendit . Te them te drejten , edhe une anoj nga e djathta , por kurre nga Saliu e PD-ja . Edhe pse e djathta tek neve eshte shume e dobet , prape ajo ka pasur e ka , perfaqesuesit e vet : Sabri Godo , Dashamir Shehi , Bamir Topi , disa republikane dhe disa te PDIU-t , si dhe disa deputete te rralle te Pd-se . I gjithe lidershipi dhe i gjithe grupi parlamentar i Pd-se , nuk jane as te majte e as te djathte , por hajdute e te korruptuar , qe nen drejtimin e Sali Berishes , i kane bere gjemen ketij vendi e ketij populli . Beji nje pyetje te thjeshte vehtes tende : si do te ishte sot Shqiperia , neqoftese , ne vend te Berishes , do te ishte ne krye te demokracise nje tjeter person ? Do te ishim me siguri ne BE , zoti Mark Uk . Po , a jane kaq te mire te majtet ? Jo , kursesi , po sot po flasim per Berishen . Nje here tjeter edhe per te majten , por te jesh i sigurt qe nuk i rendojne mbi shpatulla pesha te tilla kriminale , sa i rendojne PD-se , dhe kjo , vetem per fajet e pa falshme te nje njeriu te vetem :Sali Berishes .
Me titullin i ke thene te gjitha, z. Malaj. Sinjal i forte per ata qe duan te shpetojne nga kthetrrat e mizorise antishqiptare. Pershendetje.
Te me falni , kam permendur Bedri Islamin , ne vend te Viktor Malajt , kerkoj ndjese lexuesit .
Per Te zezat e Berishizmit mund te false kushdo.jane te njohura krimit por Jane te amnistuara.Keshtu qe rrihet uji me havan.Berishizmi eshte kthyer ne ngjalizem dhe qe ngjalat mos kthehen ne gjarperinj e neperka duhet parandalim nga media.Ketu duhet te ndalemi.Ceshte bere pasi I dhame shuplakat Berishes ?
Malaj, nga ky shkrim qe ke dashur te falsesh per ‘berishizem’ ke rene koke e kembe ne ‘salizem’!Eshte fatkeqesi per nje intelektual qe nuk ta di as moshen e as profesionin te flasesh pa e kuptuar me gjuhen ‘FEVZI’ te propogandes GOBBELSIANE te informacionit biberian apo ‘zerit te Ameriqise’:kAmunist,’regjim kAmunist’,’Parti kAmuniste ne ’68’ ‘sistem kAmunist’-ku i ke ngrene e degjuar keto fjale e tog fjalesh perveòse ne klubin e selanikut te quajtur ‘opinion’ .!?Te etikosh SALI NERONIN komunist eshte nderi me i madh qe mund ti behej nje shqipetari ta krahesosh me Qemal Stafen qe ish frymezuar nga keto ideale e tere inteligjencen boterore te asaj kohe.
9. Berishizmi e do Shqipërinë, por, akoma më tepër do pushtetin politik dhe ekonomik. Sa herë që berishizmi është vënë para alternativës: o pushtetin, o interesat e vendit, gjithnjë ka zgjedhur të parin. Kjo ka ndodhur në 1991-1992, në 1996-1998, në 2010 (me Marrëveshjen e Detit) etj.
Ky eshte mashtrimi me i madh qe po tenton t’i besh publikut o Viktor !
Madje kjo do apo nuk do te ban bashketradhetar me Berishen dhe Berishizmin !
Berishizmi , para se te jete cfaredo nga ato gjerat e vockela qe ti ke shkruajtur me siper , eshte TEORIA DHE PRAKTIKA E ANTISHQIPTARIZMIT !
Berisha erdhi ne pushtet si vegel e antishqiptareve te huaj , sundoi ne emer te tyre si i tille dhe sot lufton po ne emer te tyre , per detyrat qe i kane vene ! Te tjerat jane thjesht detyra te vogla per realizimin e DETYRES SE MADHE : FSHIRJEN E KOMBIT SHQIPTAR , duke i shkaterruar identitetin , asgjesuar forcen , duke e analfabetizuar , duke e corganizuar dhe ne fund duke e detyruar te braktise Atdheun !
Te lumte po kujt I shkruan qe ta Lexoje.
Te ishim Te zgjuar duhet ta kishim njohur qe me referendumin e tetor it 94.
Z.Viktor! Analiza jote eshte e sakte per lexuesin.te gjitha shkrimet e tua jane shume te goditura. Per kete analize une kam disa mendime te tjera,te cilat jane:
Nuk e di se edhe Ti beson qe te gjithe kete skenar 25 vjecar,dhe kete fryme “berishiste” e beri me mendjen e tij,Berisha?? Mosndeshkueshmerine e shkelesve te ligjit e montoi Berisha? Zjarrin qe i vihet per dite ketij vendi,mos ndoshta eshte mendja e tij? Vjedhjet galopante dhe ligjerimi i tij ne parlament,Ti beson se eshte Ai?? Une them se Jo!
Ai eshte nje njeri pa mend.Ai eshte nje idiot,maskara,pa dinjitet,kriminel,pa fe,pa moral,shitet e blihet pa gje te keq.Ai nuk njef kufi duke filluar nga familja e tij dhe deri tek ata qe nuk njef fare.Ai eshte simbol i poshtersise,i tradhetise,i pa besise.
Duke qene i tille,shteti i thelle i Ramiz Alise e sdudioi mire i dha detyrat dhe e mban ne kontroll ne cdo moment sepse Ky edhe ata i tradheton pa gje te keq. Ne cipen publike i kane vene Kastriot Islamin,nje spiun i vjeter i Hasan Lucit,dhe e kontrollon.Te dy keta jane spiuna te vjeter,jane pregatitur ne France me kohe.Dihet se Franca eshte aletja me e vendosur e Serbise dhe Greqise.
Keshtu i nderuar,qe nuk duhet bere i pa arritshem dhe i madherishem Berisha. Ai nuk eshte asgje,vecse nje spiun i ndyre i shtetit te thelle te perandorise se vjeter!
Bashkoj komentet e Desaret, Nje shqiptar ne Itali dhe Lleshi, per te kthyer kokelart si edhe kompletuar shkrimin e Te respektuarit Viktor Malaj.
Berishizmi eshte i destinuar te shkaterrohet, por nuk ndodh menjehere, ashtu sikur semundja, cfaqet “papritur ” por sherohet ngadale.
Keto analiza te thedha e reale i mungojne publikut. Analiza e pare psikologjike – filozofike qe zberthen e cmonton plotesishte tipin berisha, kete mashtrues klasik , qe drejtoje politiken per 25 vjet. Kur ju lexoj juve meritoni vlersim , nuk di nese keni caktuar nje numer, pasi keni disa artikuj me vlere.
Lamtumire.
Zoti. Malaj nuk mbetet ta vlersoj une. Pasi eshte i mbivlersuar nga vlerat e tija gjigante. Dhe te gazetes vip ne. Shqiperi te. Dites. Une lexuesi i dites dhe nje nder qindrat e tjere si letershkrues kame bere nje doreshkrim ose ndofta paqavure kryesisht per kete teme nuke eshte botuar te dita per shume arsye te drejta pasi stafi i dites nuk ka aq hapsir kohore te redaktòj morine e letrave tona. Qe pa diskutim dote shkruajme dhe postojme pa reshtur deri sa zoti. Thano te na shpalli non grata! une dua ta mbyll komentin tim me kete fraz.-shahen politikisht vjedhin bashkerisht. Ndryshe te ndeshkohen te inkreminuarit dhe banda. Berishjane.e keqja e ketij populli fakire.
Z. VIktor, ka qene nje nga gjerat me te mira qe kam lexuar. Nuk eshte analize, nuk eshte shkrim gazetaresk, nuk eshte opinion,etj. etj. etj. Eshte nje synops per nje liber analitik politik, nje baze per nje analize me te plote te gjere e te thelle te berishizmit, te ketij fenomeni tmerresisht shkaterrues e fatkeq per Shqiperine dhe kombin shqiptar, dhe te vete Berishes, si nje nga figurat me te erreta qe ky komb ka pjelle. Eshte koha, madje ka kaluar ajo, qe ketij njeriu (nese mund te quhet njeri !!), t’i tregohet fytyra e tij vertete, t’i tregohen bemat dhe fatkeqesite qe i solli ketij vendi e ketij kombi. Por kjo s’ka rendesi, pasi “Kurrizon e drejton vetem varri”, por e rendesishme eshte qe ate fytyre, qe ne shkrimin tuaj te mrekullueshem ju vetem sa e keni skicuar, shqiptaret, kudo ku jane, ta njohin me detaje.