Erion Habilaj
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka çuar për ankimim në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e kreut të ILDKP, Zana Xhuka, nga ana e Parlamentit. Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, më 27 maj, në orën 10:00, do të zhvillohet seanca e parë e procesit gjyqësor lidhur me padinë e kreut të shtetit. Padia e Nishanit është një e drejtë e plotë e tij si Kreu i Shtetit, por nga hulumtimi që gazeta DITA i ka bërë stafit të tij dhe lidhjeve me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, na rezulton se në stafin e ngushtë të Presidentit ndodhen dy persona që kanë lidhje të afërta familjare me dy anëtarë të Kushtetueses.
Lidhjet e Presidentit me Gjykatën Kushtetuese
Arben Idrizi është bashkëshorti i 1 prej 9 anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhajt. Z.Idrizi është… Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës. Dhe nuk mbaron me kaq. Anëtari tjetër i nëntëshes Kushtetuese, Vladimir Kristo, ka djalin në stafin e ngushtë të Nishanit. Olsi Kristo është këshilltari ligjor i Presidentit. Pas humbjes së zgjedhjeve nga PD, ai u largua si Inspektor në Drejtorinë e Inspektimit dhe Organizimit Gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë dhe u punësua si këshilltar i presidentit. Duke mos dashur t’i futemi procedurës së si këta janë zgjedhur në stafin e kreut të shtetit, disa pyetje që kërkojnë vërtet përgjigje përpara se gjyqtarët të ulen për vendim janë; Sa të pandikuar do të jenë gjyqtarët Xhoxhaj dhe Kristo që të marrin një vendim të paanshëm në një çështje të tillë? A mund të gjykojnë ata pa ndikime mbi një kërkesë që vjen nga një institucion ku njerëzit më të afërt të familjes së tyre kanë poste kyçe? Nga ana tjetër përse presidenti duhet të zgjedhë në stafin e tij të ngushtë njerëz që kanë të afërm në institucione kushtetuese?
Që ta përmbledhim fabulën, Presidenti, njëkohësisht kryetar i KLD-së ka vendosur të ankohet në Kushtetuese për shkarkimin e Zana Xhukës. Veprimi i Presidentit është një zgjatim i përpjekjeve të PD-së që kundërshtoi me këmbëngulje shkarkimin e znj.Xhuka. Kjo e fundit u shkarkua pak javë më parë, ndërkohë që hetimet për pasuritë e njerëzve me pushtet, ishin sabotuar dukshëm në kundërshtim me pritshmëritë e publikut. Jo rastësisht sapo një tjetër drejtues mori institucionin, mbërritën denoncimet e para serioze, një ndër të cilët për gjykatësin Gjin Gjoni, një nga të “preferuarit” e z.Nishani.
Ky i fundit, i drejtohet në këto rrethana Gjykatës Kushtetuese për të shpallur antikushtetues shkarkimin e Zana Xhukës. Dhe vendimin do ta marrë një trupë gjykuese, e cila mund të jetë më e mirë në planet, por sa garanci ka publiku për një vendim të paanshëm në një trupë ku anëtarët kanë interesa të forta familjare në institucionin ankues? Bujari po shkon të ankohet tek Nishani? Ka vetëm një nen në fuqi: Mbamë, të të mbaj? Korporata vazhdon punën me kohë të plotë? Këto pyetje do marrin një përgjigje ditën kur të merret vendimi për një institucion si ILDKP që deri në emërimin e drejtorit të ri, kishte mbajtur peng gjithë hetimet për të korruptuarit në politikë dhe drejtësi.
Altina Xhoxhaj, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, (djathtas lart) Arben Idrizi, sekretar i pergjithshëm i presidentit (bashkëshorti i gjyqtares Xhoxhaj), Vladimir Kristo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, (djathtas poshte) dhe Olsi Kristo (ne krah), këshilltar juridik i presidentit (i biri i gjyqtarit Kristo)
* * *
Kush është Presidenti i Shqipërisë…
Nga Bedri Islami
Vetëm në Shqipëri, në këtë vend të çudive politike, mund të ndodhë një gjë e tillë. Në një mëngjes herët, një njeri, analist apo çfarë të duash, i përzënë dikur nga partia e tij, del nga shtëpia nën përcjelljen e shërbimit të sigurimit të shtetit, nën vëzhgimin e mediave, buzagaz dhe stoik, për t’u bërë president i Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, një njeri tjetër, pjesë e qeverisë, po ashtu del nga shtëpia nën përcjelljen e shërbimit të sigurimit, po ndaj tij nuk ka asnjë vëmendje mediale. Rrugës, një telefonatë apo diçka tjetër, kjo nuk është e rëndësishme, e lajmëron njeriun e parë të kthehet, ai nuk do të jetë president i vendit, nuk do të jetë më asgjë, ndërkohë që po e njëjta seli ka nisur humnerizimi i staturës së tij si njeri i sigurimit të shtetit komunist. Një telefonatë tjetër, tashmë tek njeriu i dytë, i thotë të shpejtojë , sepse do të bëhet president i Shqipërisë. Në harkun e një gjysmë ore, një bie, së bashku me të bie edhe një mit i staturës politike që përfaqëson, një tjetër ngrihet dhe së bashku me të humnerizohet statura e postit që do të përfaqësojë.
Kjo është në të vërtetë historia e rëndomtë e zgjedhjes së një presidenti. Do të mjaftonte vetëm kjo histori, e treguar kaq thjeshtë, për të dëshmuar se sa pak rëndësi ka pasur njeriu që do të vihej në atë karrige të çalë politikisht, e njëkohësisht, sa e rëndësishme është statura e njeriut që qëndron pas tij.
Atë orë, kur Artan Hoxha u zbërthye si kandidat për president dhe u kthye mbrapsht së bashku me ringjalljen e një historie minore, mizore njëkohësisht, dhe në të njëjtën kohë, Bujar Nishani mori rrugën drejt Presidencës, edhe ajo vlerë që kishte mbetur brenda saj, u shemb plotësisht. Ndërrimi i korsisë presidenciale dëshmoi se sa e pavlerë ishte e gjithë ajo staturë kushtetuese, e cila, ndërsa kishte marrë goditjen e parë në natën fatale të ndryshimit të Kushtetutës, tani mori rrokullimën përfundimtare.
Në asnjë vend të botës, jam i bindur se edhe në një shtet normal afrikan, nuk mund të ndodhë që presidenti i ardhshëm i shtetit të ndërrohet kështu, rrokopujshëm, sipas midesë dhe oreksit të një njeriu të vetëm, i cili, në pak çaste ka gjykuar se cili prej tyre mund të ishte shërbëtori më i mirë i mbretit. I pari, Hoxha, ishte besnik deri në vdekje, por kishte pasur shenja rebelimi, ishte më i mençur se tjetri, kishte interesa biznesi dhe nuhatjen për të bërë më tej se sa drutë e arrave të Rulit, kishte filluar të ngrinte një piramidçkë arsimimi, dhe nuhatja e shefit mund të parashikonte edhe përsëritje të gjërave. Tjetri, një ish-ushtarak i bindur, i gatshëm të jetë kamikaz politik, pa asnjë nuhatje politike dhe pa asnjë ëndërrim politik jashtë suazës së shefit, do të ishte më i bindur, më i gatshëm, thjeshtë një shembull tipik i shurdhmemecit politik.
Atëherë, megjithëse mund të duket paradoks pyetja ime e ndarë në dy pjesë, unë do e shtroj atë: Kush është presidenti i Shqipërisë, dhe a na duhet vërtet një president i tillë? Në fund të fundit a na duhet vërtet presidenti?
Shumë vite më parë, kur në Francë po diskutohej nëse do të duhej të ishte Monarki apo Republikë, një njeri i mençur shtroi pyetjen: Përse na duhet mbreti, kur askush nuk gëzohet se i foli mbreti?
Përse i duhet Shqipërisë një president kukull, i cili, i mbyllur në kornizën e asaj ore fatale për shtetin, kur makina e tij ndërroi rrugën drejt Presidencës, ende nuk ka dalë nga korniza e saj? Për shumë vetë presidenti është garant i Kushtetutës. I cilës Kushtetutë? Të Kushtetutës së shtetit shqiptar, apo të “kushtetutës” së Partisë Demokratike? Ai, për shumë të tjerë, është zëri i sovranit. I cilit sovran, i atij të një milion votave, apo i atij që është mbyllur në një kullë nga ku mendon se po lufton me shtatë bajlozat ndwrsa Presidenti është si motra e Gjergj Elez Alisë që i lan plagët e trupit?
Në kaq shumë muaj si president i vendit , askush më shumë se sa ai, nuk e ka damkosur atë vend me hijen e së keqes, me shijen e fshehjes së të vërtetës, me paaftësinë proverbiale, me shndërrimin e strukturave të shtetit në një platformë pëdëiste, dhe në fund të fundit, duke u bërë e gjithë kjo një kllouneri meskine që përmbledh në vete gjithë mjerimin e politikës.
Nishani ka të drejtën e tij të mbledhë rreth vetes ato që dëshiron, por kur kjo është kaq dukshëm mizerabël, duke e bërë Presidencën si stregën vorfnore të të larguarve nga puna, të cilët, herë pas here nxjerrin nishanin e tyre dhe qëllojnë drejt qeverisë, kjo nuk është ajo që dëshiron vendi. Nëse ai mendon se kjo shkallë besnikërie është fatura e së ardhmes për një rikthim në partinë e tij, të jetë i bindur se, pas pak kohe, kur gjithçka do të jetë në kapërcyellin e saj, të parët që do e braktisin do të jenë shefat e tij politikë. Asnjë ide nuk vjen prej tij, gjithçka vjen prej Shefit politik; asnjë hap nuk bën pa i dhënë urdhër, asnjë lëvizje nuk bëhet tutje sepse kjo është mendja e tij. Tani, duke e ndjerë veten si në një rrethim bllokues, ai ka mbledhur rreth vetes të gjithë ata që, si ai, pas urdhrit të shefit, në një moment delirant, por edhe parandalues, u vendosën në vendet e pavarura. Presidenca prej kohe është shpërngulur politikisht nga zyrat e dikurshme, ajo tashmë është kudo ku punohet kundër qeverisë dhe në dëm të saj, por vetëm në Presidencë nuk është.
E gjitha ajo që ndodh në Presidencë, naivisht të kujton minorenët që i thonë njëri-tjetrit, “më dërgo një zile”, por ndryshe nga ato, ne kemi një Presidencë minorene politikisht. Dhe nuk mund të ndodhë ndryshe kur gjithçka, edhe përfaqësuesi i sovranit, në të vërtetë varet nga vullneti i Njëshit. Dhe kur Njëshi është i mbrapshtë, dihet se çfarë del nga pas tij. Ne kemi një president që lëshon kushtrimin drejt Prokurorisë, Shërbimit Informativ Kombëtar, Gjykatave, Kontrollit të Lartë të Shtetit, të gjitha njësi pëdëiste, për t’u mbrojtur bashkarisht, në një zë, secili në llogoren e tij dhe askush në llogoren e shtetit. Ne kemi një president që më parë se të ketë mendjen e tij, nuhat se si është mendja e shefit.
Ka ardhur koha që të ndërrohet , të përmirësohet, të bëhet normale, ajo pjesë e Kushtetutës së Shqipërisë që ka të bëjë me zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Fuqia e tij nuk qëndron në kompetencat që ka ai, sepse edhe ato që ka Nishani varen tjetër kund, por në fuqinë e personalitetit që është në atë ndërtesë, dhe prej së cilës nuk del tym pordhor, por ide në të mbarë të shtetit, e më tej se kaq, në të mirë të kombit. Çfarë mund të mësojë kombi ynë tek personaliteti i një njeriu, i cili nuk e ka as idenë e personalitetit politik? Shqipërisë i duhet një president i fortë, përmes një personaliteti të fuqishëm dhe me besimin e shumicës së popullit, e jo me forcën e kartonëve të 50 plus një për qind të sallës së Kuvendit. Në fund të fundit asaj i duhet një njeri i zgjedhur nga populli, përmes Referendumit, përpara të cilit askush të mos shkojë si në dasmë, por me bindjen se duhet të dëshmojë punën e tij dhe të marrë me vete më shumë se ka dërguar. Të marrë ide. Cilën ide ka sjellë deri më sot në botën e politikës Nishani? Asnjë. Absolutisht, asnjë. Idetë e mbrapshta që ai përcjell vijnë nga selia e SHQUP-it, ku ishte dikur ëndrra e tij.
Le të vijmë tek pyetja: Kush është presidenti i Shqipërisë. Me dhimbje, vendi ynë sot nuk ka president. Ai ka vetëm një rreshter të politikës, i cili shpreson, që përmes shefit të tij, të pakën të mund të bëhet toger i saj. Shqipëria nuk mund të drejtohet as me tetarë, as me rreshterë, e aq më pak përmes mendjes së renegatëve ku ndodhen sot shefat e vërtetë të Presidencës.


Kerma te sali kermes
Gjykata Kushtetuese, eshte ne varesi te antikushtetuesit Sali Berisha.
Parlamenti duhet te beje nje seance plenare dhe te shkarkoje te gjithe drejtuesit kryesore, duke filluar te presidenti, gjykata kushtetuese, gjykata e larte dhe kryeprokurori.
Sali Berisha para se te dorezoje pushtetin ekzekutiv, betonoi pushtetin juridik, pet te parandaluar gjykimin ndaj tij dhe femijeve te tij.
Duhet shpallur Gjendja e Jashtezakonshme ne drejtesi.
Shume me vend sygjerimi juaj o horri bulevardit. Por, pse se bejne eshte nje enigme e madhe qe po ka shume shume pikepyetje!!!!!
Jane gjera te nderthurura kaq keq e tekoklavitura pazgjithshmerisht sa te vjen te ulerasesh e ti mallkosh nga thellesia e shpirtittere tere llojin e racen e politikaneve shqipetare ” ju zente syte buka e varferia e popullit shqipetar”….
eshte nje skenar makaber qe luhet ne kuriz te ketij populli mijeravjecar……
ne kurre nuk do te ngreme koke …nuk do te na lere europa kurve e plake
a e pate paten shemtaraqe doric pack se si fliste kundra qeverise aktuale te shqiperise…
ajo eshte nje hajdute dhe armike e popullit tone. Ka prona te saj ne bregdetin dhe malet e shqiperise …ka mare para nga sale rame berisha eshte nje plehre qe turp ti vije dhe mos i gezofte …..ulkonje plake …mikja e sale berishes…..e cfare te thuash me shume…mjere populli yne…
Jashqitje te Drejtesise se Nishanit pa nishan.