Një nga kryeveprat e Zhyl Vernit do të ekranizohet për herë të dytë. “20 mijë lega nën det”, romani fantastiko-shkencor i shkrimtarit francez aq të dashur për fëmijët dhe adoleshentët, do të bëhet për herë të dy film, kësaj here në Australi. Megaproduksioni i studios “Disney” i është besuar regjisorit David Fincher. Lajmi është dhënë sot përmes një komunikate zyrtare, pas takimi të përfaqësuesve të shtëpisë kinematografike “Disney” me kryeministren australiane Julia Gillard dhe ministrin e Arteve, Tony Burke. Sipas njoftimit, ky film do të jetë produksioni më i madh kinematografik që është xhiruar ndonjëherë në Australi.