20 oficerë të Antiterrorit dëbojnë nga Tirana dy diplomatët iranianë

J L

Nën masa të forta sigurie dhe në sekret të plotë oficerët e Drejtorisë së Antiterrorit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror mbrëmjen e të shtunës dëbuan diplomatët iranianë Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast.

Operacioni i dëbimit u krye nga 20 oficerë të Drejtorisë së Antiterrorit, shoqëruan të dy diplomatët së bashku me familjet e tyre nga apartamentet, ku banonin në drejtim të Rinasit.

Disa ditë më parë Ministria e Europës dhe punëve të Jashtme tha se dy diplomatët iranianë, shpallen persona të padëshirueshëm për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre.

Mohammad Ali Arz Peimanemati ishte Konsulli i Ambasadës Iraniane në Shqipëri.

Me një të kaluar aspak diplomatike, por i caktuar i tillë, me një qëllim tjetër krejt të kundërt me atë çfarë duhet të bëjë një diplomat. Ai ishte anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit “Quds”.

Seyed Ahmad Hosseini Alast, mbante postin e Atasheut kulturor, por me ndihmën e partenerëve ndërkombëtarë, Drejtoria e Antiterrorit dhe Shish morën të dhëna se Alast kishte mbajtur poste të larta në Gardën Revolucionare të Republikës Islamike.

Shqipëria shpalli non grata në dhjetor 2018  edhe Gholamhossein Mohammadnia, ambasador i Iranit në Shqipëri nën dyshimin se ishte agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke e dëbuar.

Të njëjtin fat pati edhe Mostafa Roudaki, një tjetër diplomat ish-sekretar i Ambasadës së Iranit në Shqipëri duke u dëbuar  po në dhjetor  2018.

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer në takimin me ambasadoren e re amerikane Yuri Kim e vlerësoi, si  “qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin” dëbimin e dy diplomatëve.

Po ashtu edhe Departamenti i Shtetit përshëndeti dëbimin e tyre nga Tirana.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *