Dy ditë më parë kryetarja e KQZ-së njoftoi dështimin e projektit për votimin elektronik në Qarkun e Tiranës. Por tenderi i majmë prej 2.4 milionë eurosh (pa TVSH) për këtë proces ka pasur disa zhvillime të panjohura deri më sot. Gazeta “DITA” ka siguruar disa dokumente të cilat sugjerojnë se një prej nënkontraktorëve dhe perfituesve te ketij tenderi eshte edhe kompania shqiptare “Multiverse shpk” e drejtuar nga shtetasi Pjerin Marku. Kjo kompani është krijuar në vitin 2011. Rezulton se kompania në fjalë ka lidhur që në muajin janar 2013 me spanjollen “Indra Sistemas” një kontratë sipërmarrje për një periudhë 5 mujore shërbimesh. Në bazë të tre faturave që disponon gazeta “DITA” rezulton se kompania nënkontraktore e drejtuar nga zoti Marku është paguar në shumën e 140 mijë eurove si pasojë e nënkontraktimit. Më datën 1 Maj kjo kompani është paguar në shumën e 19 mijë e 716 eurove. Më datën 2 Maj kompania është paguar në shumën e 59 mijë e 148 eurove. Më datën 3 maj ka pasur një tjetër pagesë në shumën e 59 mijë e 148 eurove. Pra një total prej afro 140 mijë eurosh për vetëm tre fatura. Të njëjtat burime që siguruan faturat në fjalë informuan se ato janë vetëm një pjesë e faturave të paguara nga “Indra Sistemas” për kompaninë e Markut “Multiverse shpk”, pasi të dhënat janë se kompania e zotit Marku është nënkontraktuar për një shumë totale shërbimi të përafërt me 240 mijë euro. E habitshme eshte qe kjo shume korrespondon me te famshmin 10 perqindsh qe marrin zakonisht sekseret.
Këshilltari
Rezulton se zoti Pjerin Marku, pronar i kompanisë “Multiverse shpk”, ka punuar deri pak kohë më parë si këshilltar i kryeministrit Berisha për teknologjinë dhe dixhitalizimin. Duket një koicidencë e fortë që pasi kompania spanjolle fiton tenderin në KQZ, kompania e parë që ajo nënkontrakton është pikërisht kompania e drejtuar nga një ishkëshilltar i kryeministrit Berisha.
Fondet e KQZ për projektin e numërimit elektronik të votave në Fier, janë destinuar per financimin e fushates se PD-se?
Megjithëse pranë KQZ për realizimin e këtij projekti, në momentin e prokurimit aplikuan edhe tre kompani të tjera ndërkombëtare, një amerikane, një angleze dhe një tjetër spanjolle, të cilat nga eksperiencat e mëparshme të tyre për zgjedhjet, ofronin teknologji dhe pajisje që i përgjigjeshin më mirë kerkesave teknike të shtojcës II të Kodit Zgjedhor, ato u perjashtuan nga komisioni i prokurimeve ne KQZ qe ne fazen e pare parakualifikuese të tenderit, duke orientuar dhe paravendosur qe ne kete faze si fituese kompanine INDRA. Ky paracaktim si fitues i kompanise INDRA e bëri atë të pakonkurueshme me asnjë kompani tjetër gjatë fazës së negocimit, si përsa i përket projektit teknologjik ashtu dhe ofertës financiare te saj.
Sot po publikojmë disa nga faturat që kompania “multiverse” sh.p.k. ka fituar si nenkontraktore” e INDRA, pa kryer asnjë lloj shërbimi të formalizuar dhe të shprehur si detyrim të saj në kontratën me KQZ, si dhe anekset bashkëngjitur saj. Nesër mund të lexoni mbi dy pyetje: Nëse janë përdorur këto fonde për fushatë nga sekserët e kompanisë në qeveri, Genc Pollo dhe Oerd Bylykbashi? Pronari i kompanisë “Multiverse” shpk dhe këshilltari i Kryeministrit Pjerin Marku së bashku me Oerd Bylykbashin kanë komanduar nga zyra e Kryeministrit përzghedhjen e INDRA-s si fituese e tenderit per të dy projektet? (vlen të theksohet që specialistët e IT në komisionin e prokurimeve në KQZ, të cilët do të bënin vlerësimin e kompanive në këndvështrimin teknik, ishin të dërguar të qeverisë, konkretisht drejtori i AKSHI në Kryeministri, si dhe një specialist i Ministrisë së Brendshme. Po ashtu, Bylykbashi është kujdesur që të dërgojë në KQZ, si drejtor të dy projekteve tekonologjike për Fierin dhe Tiranën, një njeriun e tij të besuar Anri Muratin). / vijon neser….
Intervistë me konstitucionalistin Niazi Jaho
Për SEV-in janë paguar 2.660.995 euro! Për SEN-in u paguan 1.38 milion euro (!)
Lidhur me dy vendimet e fundit të KQZ-së që në qarkun e Fierit dhe në qarkun e Tiranës të mos përdoret teknologjia elektronike duke patur parasysh se buxheti i shtetit është dëmtuar me miliona euro, kërkuam mendimin e konstitucionalistit të njohur Niazi Jaho, se si i vlerëson ai këto vendime në aspektin ligjor. Midis sqarimeve që ai jep, nuk përjashton mundësinë që në raste të tilla edhe prokuroria të fillojë çështjen me nismën e vet, aq më tepër sepse dëmi i shkaktuar është i madh. Zoti Jaho mendon gjithashtu se edhe vetë KQZ-ja të mos mjaftohet vetëm me vendimet që dha, por të japë shpjegimet e duhura dhe sqarime të mëtejshme si dhe pse u harxhuan këto para.
– Zoti Jaho, KQZ-ja vendosi që të mos zbatohet sistemi elektronik i numërimit të votave në qarkun e Fierit si dhe ai i përdorimit të teknologjisë së verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve në qarkun e Tiranës. A mund të shprehni ndonjë mendim për këtë?
– Nuk i di shkaqet e detajuara që imponuan marrjen e këtyre vendimeve, por për një gjë jam i sigurt: këto pajisje ishin jo të përshtatshme dhe të pajustifikueshme për funksionin që do të përdoreshin sipas shtojcës 2 dhe shtojcës 3 të Kodit Zgjedhor. Nëpërmjet medies e kam ndjekur këtë problem, përfshi këtu edhe testimet që janë bërë (megjithëse mendoj se ato kanë qenë të vonuara) dhe mund të them se vendimet e mësipërme ishin të pritshme. Kërkoheshin arnime në një kostum që duhej të ishte i ri. Me shprehjen ‘i ri’ kam parasysh sistemin modern të kohës së re.
– A duheshin marrë vendime të tilla?
– Sigurisht që po. Mendoj se për këtë të gjitha palët duhet të jenë dakord, pavarësisht nga këndvështrimet e tyre. Pavarësisht se njoh pak ose aspak fushën e kësaj teknologjie, duke iu referuar kërkesave dhe detyrimeve që parashikon Kodi Zgjedhor, mendoj se këto vendime mund të ishin marrë më parë. Madje garancitë duhej të krijoheshin qysh në fillim. Testimi i SEN-it, sipas seksionit 3, duhej bërë 90 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Kjo nuk u bë. Operatori ekonomik duhej të bashkëpunonte plotësisht me subjektin auditues, duke i dhënë çdo informacion që kërkohej nga auditi me qëllim vlerësimin e integritetit të SEN. Bëhet pyetja: rezultati i provës së plotë, a krijonte bindjen e KQZ-së se mangësitë teknike mund të riparoheshin përpara ditës së zgjedhjeve?! Ose, sa normale është që 5 ditë para zgjedhjeve të vendoset mospërdorimi i teknologjisë së verifikimit dhe regjistrimit të pjesëmarrjes së zgjedhësve në ditën e votimit (SEV)?!
KQZ-ja, për mendimin tim duhet të kishte parasysh kërkesat e pikës 6 të nenit 179/1 të Kodit Zgjedhor ku thuhet se: “Procedurat për blerjen e shërbimit dhe/ose pajisjeve të SEN-it dhe SEV-it, kryhen me operatorë të mirënjohur që ofrojnë teknologji të provuara me sukses në fushat respektive. Procedurat e prokurimit, si rregull, duhet të përfundonin jo më vonë se 6 muaj përpara zgjedhjeve të Kuvendit të Shqipërisë”. Por, a e ka informuar KQZ-ja në mënyrë periodike Kuvendin në lidhje me ecurinë e përgatitjes dhe zbatimit të projekteve të përcaktuara në këtë nen? (Pika 7, neni 179/1 e Kodit Zgjedhor). Nuk duhet harruar gjithashtu edhe fakti se pikërisht për shkak se në Tiranë do të zbatohej sistemi SEV, qendrat e votimit nuk mund të kishin më shumë se 700 zgjedhës. Kur në një zonë të qendrës së votimit (siç thuhet në pikën 4 të nenit 179/1 të Kodit), ka më shumë se 700 zgjedhës, zbatohen kriteret për ndarjen e tyre, dmth krijohet shtesë qendre votimi brenda të njëjtës zonë. Ky veprim është kryer, por në fakt është shoqëruar me disa vështirësi që kanë filluar të konstatohen dhe që mund të reflektojnë edhe ditën e zgjedhjeve, sepse sensibilizimi i zgjedhësve dhe njoftimi i tyre ka qenë relativisht i dobët.
– A ka mundësi që pajisjet elektronike që do të përdoreshin dhe për të cilat ishte lidhur kontratë me kompaninë spanjolle ‘Idra’ të mos kenë qenë të cilësisë që kërkohej?
– Këtë nuk e di. Nuk kam njohuri të kësaj fushe. Nëse kjo është e vërtetë do të duhej të diskutohej mbi fondin e akorduar dhe në pamundësi të lihej fare. Të gjithëve besoj se na bëri përshtypje se rezultati i votimit në Iran u dha të nesërmen e votimit. U tha se numri i votuesve ishte 50 milionë. Përmenda Iranin, sepse është rast i freskët.
– Përfaqësuesi i PS-së në KQZ është shprehur se kjo është bërë me qëllim, se ky është sabotim. A mund të shprehni edhe ju ndonjë mendim?
– Se çfarë ka thënë përfaqësuesi i PS-së nuk e di, por edhe sikur të jetë shprehur kështu, sqarimet e mia janë të aspektit ligjor. Nuk paragjykoj dhe as analizoj përgjegjësinë e KQZ-së në tërësi, ose anëtarëve të veçantë të saj. Mbetem i mendimit që përmenda më lart: KQZ-ja nuk ka zbatuar me rigorozitet kërkesat e Kodit Zgjedhor. Pse dhe në ç’rrethana ka ndodhur kjo, më mirë se kushdo tjetër e di vetë KQZ-ja.
– Nga moszbatimi i teknologjive të mësipërme, buxheti i shtetit është dëmtuar rëndë. A nuk duhet të ketë në këtë rast përgjegjësi?
– Në media jepen shifra alarmuese: për SEV-in janë paguar 2.660.995 euro, ndërsa për SEN-in u paguan 1.38 milion euro. A janë të sakta këto shifra? Nuk e di. Natyrisht, qoftë dhe për transparencë kjo duhet sqaruar, madje në mënyrë publike. Nëse ky dëm është real, çështja e parë që mendoj se duhet të analizohet do të ishte: Në ç’kushte dhe më ç’garanci u lidh kontrata? Ndërsa çështja e dytë mendoj se do të ishte: dëmi i shkaktuar a mund të parandalohej apo të reduktohej? Ky vlerësim mund dhe duhet bërë nga organet kompetente.
– Nëse shifrat e lartpërmendura janë të sakta, kush e ka përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar?
– Përgjegjësia kërkon konkretizim dhe analizë. Kjo, siç theksova më lart, duhet bërë nga organet kompetente. Një analizë të tillë nuk pengohet ta bëjë edhe vetë KQZ-ja, por sigurisht në të do të ketë doza subjektivizmi. Mund të them se dëmi i shkaktuar nuk besoj të ketë ardhur për shkaqe madhore. Në raste të tilla mund të ishte e rekomandueshme dhe e justifikueshme që me nismën e vet, organet e prokurorisë të viheshin në lëvizje.
– A mund të thuhet se ligjbërësi u nxitua që miratoi dispozitat që ky sistem elektronik të vihej në zbatim në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, qoftë edhe vetëm në dy qarqe?
– Qëllimi besoj se ka qenë i mirë. Synohej dhënia e shpejtë e rezultatit të zgjedhjeve dhe parandalimi ose reduktimi i manipulimeve, sidomos nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara të identitetit. Në këtë drejtim pati madje edhe njëfarë euforie. Diskutohej për një shtrirje më të gjerë të kësaj teknologjie. Për fatin e mirë që kjo nuk u sanksionua edhe për disa rezerva apo rekomandime që u paraqitën, siç më kujtohet, nga ODIHR-i. Në zbatimin e teknologjive të tilla sidomos në fushën e zgjedhjeve, kërkohet jo vetëm besimi i subjekteve zgjedhore, por edhe i zgjedhësve.
Tashti është e qartë se këto pajisje nuk do të përdoren as në Fier, as në Tiranë. Por të them të drejtën, kur u njoha për herën e parë me shtojcën 2 dhe me shtojcën 3 që parashikonin rastet nga numërim elektronik në atë me dorë, nga verifikimi i dokumentit të identifikimit me pajisje në atë të verifikimit me shikim (dmth me ndërprerje që mund të përsëritej) thashë me vete: i pashmangshëm do të ishte dyshimi. Në këto kushte mbetet që zgjedhësi të mos bjerë viktimë e përdorimit të dokumentit të falsifikuar, sepse ky veprim është i dënueshëm, që numëruesit dhe KZAZ-të të jenë rigorozë në zbatimin e Kodit Zgjedhor, që vëzhguesit të mos ngurojnë të paraqisin vërejtje me shkrim para KZAZ-ve për çdo lloj parregullsie që vërejnë, sipas nenit 7, pika 1, shkronja ‘b’.
-Ju faleminderit, zoti Jaho!
Intervistoi Xhevdet Shehu

“O milet, nigjoni e mbani vesh, saliu ka ndryshu nuk osht mo ai i pari???!!!” ……kështu vazhdojnë e vazhdojnë ti bien daulleve tellallët e pushtetit, sepse në këmbim të kësaj kënge u janë premtuar edhe vendet e punës nesër (po arritën të na e hedhin prapë me vjedhje vote).
Po si na paska ndryshuar ky kryeministri me këto faturat e milionave që po na dalin dhe tre ditë para zgjedhjeve?! Kujt ndryshim na i këndojnë çilianët, hoxhët e shehët që na janë bërë aq të papërtypshëm me komentet e tyre?
O ju TELLALLË, i keni hypur autobuzit të gabuar, se nesër kur të bjerë në greminë, jo vetëm që do ju marrë dhe ju me vete, po do i hyni dhe në pjesë për të dhënë llogari dhe për të justifikuar dhe fatura për të cilat ju sot ndoshta nuk dini asgjë, ose bëni sikur nuk dini… të vërtetën, do na e thoni ju pas 23 qershorit.
Po pse or TELLALLË keni marrë këtë lloj zanati vetëm e vetëm se do merrni karrigen nesër? Po ajo karrige ka dhe një çmim, pra ka dhe një FATURË!!! Jeni gati ju që ta paguani atë faturë nesër bashkë me DIKTATORIN?!
Natyrisht ka njerëz në shoqëri, që ju mësojnë fëmijëve dhe të afërmve se në jetë që të fitosh, duhet GJITHNJË TË MBASH ANËN E FITIMTARIT! Dhe në shoqërinë tonë ka plot të tillë, ne i shohim e i dëgjojmë ata çdo ditë. Pragmatizmi nuk është gjë e keqe. Por ka edhe pragmatizëm që ta sjell FATURËN NË DERË! Dhe mua kjo fatura e këtyre tellallëve më tremb më shumë se faturat e vetë diktatorit!
Thonë tellallët se ata qenkan demokratë dhe ata kanë meritën që në këtë vend qenka ndërtuar demokracia dhe ky shtet që kemi sot! Natyrisht çdo gjë e ndërtuar deri më sot atyre u takon dhe meqë qenkemi në demokraci edhe duhet të përgjigjen për to.
Por me sa dimë ne, një vend që ndërtohet dhe drejtohet nga korrupsioni nuk quhet demokraci, por diktaturë!
Një vend që ndërtohet mbi militantizëm, nuk quhet demokraci, por diktaturë!
Një vend ku rryshfeti ushqen pushtetin, nuk quhet demokraci, por diktaturë!
Një vend ku mbillet frika me bukën e gojës, nuk është demokraci, por diktaturë!
Një vend ku rreshtohet administrata me në krye policinë, që të votojnë pushtetin, nuk quhet demokraci, por diktaturë!
Në qoftë se qenkemi në demokraci, atëhere urdhëroni TELLALLË e na sqaroni faturat e “demokracisë”. Sepse ne populli i thjeshtë, këtë herë nuk kemi ndër mend të paguajmë asnjë FATURË PUSHTETI!
Ne do nënshkruajmë vetëm FATURËN e DHËNIES LLOGARI PËR TË GJITHA SHPËRDORIMET, VJEDHJET, MASHTRIMET DHE GABIMET, FAJET APO VRASJET që JU PUSHTETARË keni ndërrmarë në emër të votës sonë, duke thënë se ne populli ju kemi votuar dhe ju paskeni të drejtë që ta përdorni votën tonë edhe KUNDËR NESH!!!
Ju o TELLALLË, dëgjoni e mbani vesh, diktatura në SHqipëri nuk ka më vend! Ne këtë herë do ta vulosim me votë!
Dhe në se edhe qeveria e re që do dalë pas 23 qershorit do bëjë të njëjtat gabime (urojmë që jo) do ta marrë përsëri përgjigjen tonë me votë si kjo e 23 qershorit. Populli është ndërgjegjësuar tashmë dhe mos t’ju gënjejë mendja se po na gënjeni me teoritë e demokracisë berishiane!
Pas 23 qershorit, keni për të parë një popull që nuk do ua japë votën më shumë se për katër vjet dhe pasi të bëhet bilanci katërvjeçarit, atëhere do vendoset në se e meritoni përsëri atë votë!!! Ka ikur koha e diktaturës, ne kërkojmë DEMOKRACINË E VËRTETË! Dhe DEMOKRACIA E VËRTETË nuk është PRONË E ASNJË INDIVIDI! DEMOKRACIA ËSHTË PROCESI QË POPULLI E ZGJODHI VETË!!!
O shqiptarë po vuani kot. Largoni Berishën t’ju bëj bota lule në një vit
Në një vit, bast për këtë, do shkëlqej Shqipëria si kurrë ndonjëherë. Investitorët e huaj nuk vinë në Shqipëri për shkak të Berishës, binduni për këtë. Shikoni vetëm këtë aspekt. Shqiptarët vetë i mbajnë kursimet në valutë të huaj (jo në lek) sepse kanë frikë nga ndonjë destabilizim. Po të huajt? Të huajt kanë 100 fish më shumë frikë.
Ato dhjetra kilometra rrugë me të cilat krenohet Berisha, bota i bën brenda natës, mos u gënjeni kot. Vetëm rrugët s’janë problem këtej ku jetoj unë. Rrugë pas rruge, nga ajo e shpejtësisë skëterrë, te ajo shpejtësisë së mesme, te ajo shpejtësisë më të ulët, të gjithe shkojnë paralel me njëra tjetrën, ti zgjidh e merr, si ta kesh aftësinë në timon dhe fuqinë e makinës. Ky është standarti modern sot, Berisha akoma merret me baba qemon…
Mos u kënaqni me pak e njerëz, nuk mbushet barku me thërrime. Ju akoma diskutoni ujin e dritat, kulmi. Edhe sa do prisni që Berisha t’ju bëj “vezë”? O shqipo po vuani kot…
Dikush mund të thotë se Berisha ka qene edhe në opozitë, dhe se Shqipëria përsëri s’pati investime të mëdha perëndimore. OK, por këtë rradhë ndryshon puna, këtë rradhë ai do ikë për fare, është me një këmbë në atë dynja, plak i mbaruar, s’ka fuqi të pjerdhë jo të destabilizoj (por si kryeministër prish punë). Më përpara, edhe pse në opozitë, ai destabilizonte njëlloj vendin, dhe njëlloj i frikësonte investitorët perëndimorë të zbarkonin në Shqipëri.
Shikoni sa shpenzon bota me vëzhgues për zgjedhje në Shqipëri, dhe delegacione pas delegacioni etj., për të bindur Berishën të bëj këtë apo të mos bëj atë. E kuptoni se edhe vetë Perëndimi do gëzohet nga largimi i tij, dhe mezi po pret të shporret.
Vetëm atëhere kur Perëndimi s’do bëj më shpenzimet e mësipërme për të mbajtur me sforco stabilitetin në Shqipëri, vetëm atëhere investitorët perëndimorë do jenë të sigurte se mund të derdhet para në Shqipëri, dhe do turren.
Mos vuani kot o njerëz, mbylleni shejtanin në shishe, dhe hapini derën lumturisë. Votoni në masë, me macë e me mij, është shansi i fundit të dalim në dritë…
Zot hapu sytë. Amin.
SI DO TË REAGONIN SHQIPTARËT, SIKUR…
a) …Berishës t’i mbushej mendja që të rrëfehej në mitingun përmbyllës të kësaj fushate elektorale, duke iu drejtuar turmave shqiptare (që nuk u bënë dot kurrë popull) me këto fjalë:
– Tungjatjeta o «sovran» miopi, që po tallem me ty prej 22 vjetësh dhe ti nuk ndjeve të ngopur as me mashtrimet e as me bëmat e mia! Nuk e di se çfarë prapësie tjetër duhet të bëj unë, që truri yt i mykur të arrijë t’i kuptojë sadopak eksperimentet e vrazhdë që po bëhen në kurrizin tënd prej gomari dhe në dëm të kullotës tënde, që ti e quan më kot atdhe. Doje dhe të drejtë fjale ti, o «sovrani» im me samar! Po për çfarë tjetër mund ta përdorë të drejtën e fjalës gomari, veçse për të pëllitur? Oh, sa të këndshme më janë dukur pëllitjet e tua «liri, demokraci!», kur i dëgjoja nga tribuna e thosha me vete:
«Do t’ju bëjë baca Salë që t’i harroni lirinë dhe demokracinë, mos kini merak; veç pak durim!».
Dhe sa për durim, shok veten ke, o veshgjati im «sovran»! Unë kam filluar të lodhem kaluar mbi ty prej më se dy dekadash, e ti «sovrani» im me samar në çdo fushatë elektorale përtërihesh e të dëgjohen pëllitjet në kor deri në kupë të qiellit. Të bën shumë fajde tagjia e gënjeshtrave të mia dhe je mësuar aq tepër me të sa, sikur të ta ndërprisja ndonjëherë, ti do ta ndieje veten si i droguari atë ditë që nuk merr dozën me të cilën i është mësuar gjaku. Por nuk ta ndaj jo, mos ki merak: as unë s’duroj dot gjatë pa pëllitjet e tua poshtë këmbve të mia ngjitur në tribunë elektorale.
Ndofta si efekt i moshës, kohët e fundit i kam bërë disa herë pyetjen vetes:
«Çfarë duhet të bëj tjetër unë që «sovrani» kokëbosh ta kuptojë se kush jam në të vërtetë?»
Më së fundi mendova se e gjeta çfarë duhej të bëja, që ti «sovran» kopani ta lexoje të shkruar me shkronja të mëdha realitetin: vesha jelek antiplumb.
«E po, thashë me vete, megjithëse «sovrani» i ka trutë pa asnjë rrudhë, kaq gjë do ta kuptojë miopi: një kryeministër që vishet me jelek antiplumb edhe para një grumbulli bashkatdhetarësh të kontrolluar me vëmendje prej hienave të Visho Ajazit, është i ndërgjegjshëm se çfarë meriton; pra, ai vetakuzohet publikisht dhe kaq gjë e kupton edhe bufi me një sy».
Mirëpo dashuria për mua t’i ka veshur përgjithmonë sytë e mendjes dhe të ballit ty, o «sovran» i të ndenjurave të mia, dhe ti nuk njeh tjetër shije të jetës tani, veç pëllitjeve për t’i mbajtur iso orgjive të mia politike. Apo s’të kam përgatitur një surprizë «të këndshme» për më 23 qershor: pëllitjet e tua do të dëgjohen deri në Korfuz këtë herë.
b)… Rama të ndiqte shembullin e Berishës dhe të ligjëronte kështu:
– Po ju flet ai «intelektuali i pavarur», që dikur e quante PS «rrangallë e ndryshkur enveriste» (siç është në të vërtet) dhe shokun Gramoz Ruçi «kriminel që duhet të japë llogari për vrasjet në kufi gjatë periudhës që ishte ministër i Brendshëm i Ramiz Alisë».
Mirëpo ato shprehje mashtruese të miat i përkasin së shkuarës dhe ti i ke harruar o «sovran», ose «kërriçi i Baba Tasit», siç të thërrasim ty tani unë e Mozi midis nesh, kur duam të gajasemi. Sot po e pohoj me bindje të plotë që unë nuk mund të gjej dot Sekretar më të mirë se shoku Ruçi, i cili është një karrocier i shkëlqyer kur mbërthen në karrocë ty «sovran» në vend të gomarit – sinonimit tënd.
Kur Mozi më rekomandoi në vitin 2009 që të përdorja gjatë fushatës elektorale sloganin «tej së majtës e së djathtës», unë e pyeta i habitur:
– Po çfarë është tej së majtës e së djathtës, o Mozi?
– Është esfeli i gomarëve, ku do të bëjë qejf «kërriçi i Baba Tasit», m’u përgjigj ai, duke u shkrehur së qeshuri.
Ndërsa kur e pyeta sivjet se çfarë do të ishte «Rilindja» që do të të premtonim ty «sovran» torollaku, Mozi m’a ktheu ezber:
– Rilindja e Enverizmit, çfarë Rilindje tjetër mund të ketë në çifligun tonë Shqipëri? Gjersa shoku Enver i gëzon titujt «Hero i Popullit» dhe «Hero i Punës Socialiste» edhe sot, pas njëzet e dy vjetësh demokraci, ç’kuptim ka që të mos ta rivendosim monumentin e tij atje ku ka qenë? Për këtë qëllim duhet të kërkojmë ndërhyrjen direkte të Anglezëve në qeverisjen tonë, se ata dinë t’i vërtitin mirë këto punë dhe «sovrani» e kyç gojën si gjithmonë.
Pikërisht për këtë arsye unë nënshkrova marrëveshjen me ish-kryeministrin anglez, Toni Bler, që ai të luaj rolin e këshillëtarit vendimmarrës, po u bëra unë kryeministër. Ndërkohë tre mijë trupa të zgjedhur anglezë do të instalohen pas zgjedhjeve në Shqipëri, që ne ta ndiejmë veten si veshka në mes të dhjamit në shpinë të «sovranit». Ndërsa me Berishën Anglo-Amerikanët e luajnë tërthorazi një rol të tillë, me ne do ta luajnë drejtpërdrejt, meqenëse marrëveshja midis dy qeverive do të interpretohet si marrëveshje mes dy partive tona të majta. Jo më kot dinaku Bler, mbasi firmosëm të dy, më tha:
«Marrëveshja që nënshkruam sot bashkë i ngjan asaj që u nënshkrua para plot 70 vjetësh midis udhëheqësit tuaj të lavdishëm, Enver Hoxha, dhe gjeneral Dejvisit tonë».
HENA ROZE
Nga KOL SHKODRANI
Rri mendon Sali Berisha
Mbi një gur atje mbi vorre
Korbi i thotë, e u zezoftë
– Edhe hëna të ka dalë dore.
Ka dalë Hëna lart mbi mal
E mullareve u vjen anës
paska marr ngjyrë trëndafili
Si flamuri Edi Ramës.
– Po çfarë ke mori rruspi
Që më fshihesh nëpër pisha
A po të duket ai ma i ri
Se sa unë Sali Berisha?
Unë jam Sala që ha ngjala
Shkoj me not deri në Stamboll
Prandaj hiqe at fustan
Vishu blu moj mendjehollë.
– Ti je plak – po i thotë Hana
S’ke fuqi për me m’pushtu
Ti je pipëz me ujë të shterrun
Ai burim plot ujë në kru.
Palca jote është si shtogu
Ti nuk je veç një kallam
Ti nuk di as me ta lyp
Ti je bub që ban ham-ham.
Edhe llapën fort e zgjat
Kur të ketë ardh vapa në skaj
Ndaj fustanin mos ma hiq
Rozë për Edin do ta mbaj.
Ti për mua je kurrkushi
Me ministra si de-dem
Me një Lul si hallve sulltanësh
Si Zymbyli në harem.
A mos flet për atë Majlindën
Që lyen flokët si në koh’ t’ Mukës
Apo Zhelen motorriste
Si të ish bijë e Lenka Çukos.
Gencat mos ti zë në gojë
Për të qeshur janë ngahera
Me Halimra me Medira
me ca Noka e Spiro Ksera.
Unë du djalë për hijeshi
Jo një plak që bën gam-gam
Si thëngjill mbulu në hi
S’rri njeriu pa i ba dam.
Prandaj ik mos më eja rrotull
S’je në modë, je orjental
Shih sa e bukur qënkam sonte
S’e fus plakun nën fustan.
Pothuajse e gjithe kjo fushate per zgjedhjet e 23qershorit qe eshte bere dhe vazhdon edhe keto 2-3 dite deri ne arritjen e heshtjes 24 ore perpara filimit te votimit eshte kryesuar nga kryetaret e partive dhe agjenda e takimeve ka qene shume e ngjeshur sa ne njerin skaj sa ne tjetrin a thua se kjo eshte nje detyrim,apo dhe per te kaluar radhen per krytaret e partive sepse ata duhet te bejne vete patjeter prezantimin e kandidateve se personat e tjere qe aderojne ne keto forca politike nuk jane ne gjendje te bajne ate qe bejne liderit kryesore.Pse ndodh kjo?.Kjo per mendimin tim ka disa arsye qe une po i permendi me poshte dhe besoj se qendrojne;1-Une jam njeshi dhe askush s’mund te me zevendsoje.2-Nuk kane besim liderat kryesore tek antaret e tjere sado te afte te jene ata.3-Fushatae tilla nuk jane personale (sic mund te jene zgjedhja e presidentit )dhe duhet qe te kerkoj vete voten per veten e tij por jane zgjedhje ku secili qe kerkon voten duhet te jete me i drejperdrejt me popullin qe e voton.4-Shpenzimet jane me te medha pasi vete pozicioni i ketyre liderve e kerkon nje gje te tille.5-Mbi te gjitha kjo pune ka edhe nje lodhje fizike qe edhe me mjekesi nuk eshte e keshillueshme per vete kohen dhe terrenin qe kryhen takimet.Prandaj duke pare keta faktore dhe te tjere te bie ne sy dhe te shkon neper mend se po nuk jane liderat kryesore ne cdo takim populli nuk di te vleresoje dhe tu besoj fjales te atyre qe duan te zgjidhen gje e cila nuk duhet nenvleftesuar se ne fund te fundit keto forca politike kane nje program dhe duhet tu permbahemi patjeter pavaresisht se nga cila goje dalin keto fjale.A mos valle ndodh nganjehere qe liderat krysore mund te leshojne ndonje premtim te castit dhe nuk jua terheq kush veshin,se po te japin te njejtin premtim nje tjeter do te ndeshkohej.Tani populli besoj qe po arrin ta kuptoje gjithnje e me teper se behet shume zhurme per asgje,ose e thene ndryshe sa me shume fjale aq me pak vepra,sa me shume brohoritje aq me shume thika pas shpine qe s’doja ta quaja keshtu, se ca fjale e urte thone “sa me shume fjale aq me pak vepra “ose “fjale pak e pune shume”apo “fjalet e shumta jane fukarallek” sepse ne fushata jane te pranueshme deri ne njefare limiti edhe mashtrimet elektorale ,por asnjehere ato qe kane ne thelb probleme te mprehta sociale se pasojat pastaj do te jene te medha.A do te ishte me mire qe te ishin krijuar grupet e punes per cdo fshat,zone,komune,minibashki dhe do ishin mbledhur te dhena shume te medha per situatat aktuale dhe gjendjen qe ka komuniteti edhe ne skajet me te largeta te vendit dhe pastaj keto te dhena te perdoreshin nga liderat e ketyre partive per te vendosur ne te ardhmen ne lidhje me qeverisjen e vendit dhe pse jo te mos kene edhe plane te detajuara per 4 vitet qe kerkojne qeverisjen nga kjo force politike,apo duhet t’ia leme spontanitetit te bejme si te behet te haje kush te jete i zoti e tejtri te vdese.Une nuk jam qe mos te shkojne liderat kryesore ne te gjitha takimet sepse vertet kane nje peshe me te madhe ,por jam edhe per ate qe keta lider po i harrojne keto takime qe i bejne deri sa vjen koha per votime te tjera,dhe per kete them une qe keta ose nuk kane besim te strukturat e krijuara apo koleget e vet dhe ata perdorin veton per cdo gje dhe harrojne se “trimi i mire eshte me shoke shume”.
me respekt Ndoke Malaj.