Nga Limos Dizdari, Artist i Merituar
Po bëhen 20 vite, që veprimtaria artistike Konkursi Ndërkombëtar “Këngët e Tokës”, artistë protagonistë, siç ka edhe spektatorin e vet. Duke mbërritur në këtë jubile të madh, të këtij eventi të rëndësishëm artistik, na bën të gjithëve shumë krenarë për atë çka kemi arritur. Përveç entuziazmit që na krijon kjo “rini artistike”, 20-vjeçare, na jep jetë e vullnet për pretendime edhe më të mëdha në të ardhmen.
Kemi vendosur një standard cilësor në këto konkurrime, që është shoqëruar me harenë, gëzimin dhe entuziazmin tonë, pavarësisht se nuk mohohet që nuk kanë munguar shqetësimet, trishtimet apo lotët e atyre që nuk patën mundësinë të çonin gjer në fund ëndrrën e tyre, të parealizuar për shumë arsye. Mendoj se kryesorja ndër to është se Konkursi “Këngët e Tokës” ka qenë e mbetet si një nga garat më të vështira e serioze për të gjithë konkurruesit, mësuesit, juritë, si dhe organizatorët e tij.
Qendra e Artit “Dea”, si institucioni kryesor i këtij organizimi, ndjehet e realizuar dhe e plotësuar që përgjegjësinë e punës së saj për këtë konkurs, e sheh të materializuar përmes performancës me shkëlqim botëror të shumë individëve me vlera të veçanta, të nominuar me çmime reale nga Juri Ndërkombëtare apo kombëtare, të një shkalle shumë të lartë profesionale. Ato kanë patur nderin dhe detyrën të përshëndesin e brohorasin për tërë këta fëmijë të talentuar të shkollave tona artistike, të përgatitur me shumë përgjegjësi e profesionalizëm nga stafi drejtues i tyre, të cilët bëjnë një punë shumë të kualifikuar e shumë të përgjegjshme.
Qendra e Artit “Dea”, e më posaçërisht Presidentja e këtij Festivali konkurrues, zonja Adriana Dizdari, falënderon posaçërisht pedagogët dhe instrumentistët e shquar të shkollës shqiptare, si; N. Çashku, Zh. Ciko, Xh. Lazri, A. Tartari, M. Kristi, B. Sykja, M.Rexha, G.Belegu e shumë të tjerë. Këta emra kanë dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm për përcaktimin dhe orientimin sa më pedagogjik të këtij konkurrimi, në hartimin e programeve të këtij Festivali, me përvojën e tyre si mësimdhënës, por edhe përmes pjesëmarrjes së nxënësve dhe studentëve që ata kanë sjellë në këto takime konkurruese.
Me një ndjenjë shumë të veçantë respekti, Qendra e Artit “Dea” falënderon Sekretaren e këtij festivali, zonjën Alda Dizdari, violiniste e shquar, që jeton dhe punon në Londër. Përmes saj, kemi bërë të mundur të kemi vazhdimisht një Juri profesionale shumë të lartë, të përfaqësuar me titullarë nga shkollat më elitare: nga Londra, Neë Yorku, Roma, Bukureshti, Zagrebi, Rusia, Japonia etj.
Nuk është rastësi që ky konkurs gjithmonë ka patur apo është kryesuar nga instrumentistë apo koncertistë të shquar të skenës shqiptare, si; I.Madhi, N.Çashku, A.Tartari, A.Rexha, B.Sykja, F.Hysi, H.Stringa, apo nga njerë të tjerë të skenave botërore, si: Tom Blanch (Angli), Li Young (Japoni), Salvadore (Itali), Borisev (Rusi), Demelpash (Kroaci), Tomesku (Rumani) etj.
Ideja jonë për të transferuar realizimin e këtij konkursi nga Tirana në Teatrin “Dafinat’ në Ksamil, ishte një vendim i guximshëm, por që rezultoi shumë i dobishëm dhe shumë i suksesshëm, nga njeri vit në tjetrin. Ne po iknim nga kryeqyteti për të ardhur në një fshat: nga një metropol me gati 1 milion banorë, në një qendër me jo më shumë se 8-10 mijë banorë; nga një qendër me nivel të lartë kulturor, në një mjedis me interesa shumë të vobekta për muzikën klasike, romantike e atë të muzikës së dhomës.
Ne erdhëm këtu, edhe për faktin se Jugu i vendit duhej të kishte një mundësi të tillë, shumë të respektuar nga dëshira dhe pasioni i banorëve të kësaj zone. Gjithashtu, menduam se transferimi i këtij festivali, të organizuar në një qendër rekreative, gati-gati të përsosur, për realizimin e një veprimtarie me fëmijë nga më të talentuarit e Shqipërisë, do të ishte dhe do të shërbente si një qendër e madhe artistike e nxitëse për fëmijët, prindërit, shoqërinë dhe shtetin. E kjo ndodhi.
Në këtë konkurrim të shtrënguar, në këto 20 vjet të zhvillimit të tij, kanë kaluar më tepër se 3 mijë instrumentistë e këngëtarë, si: solistë a si pjesëtarë ansamblesh të muzikës së dhomës. Çdo individ apo pjesëtar ansambli ka sjellë diçka personale apo kolektive, të vyer, që është fiksuar në kujtesën e këtij festivali.
Ardhja e këtij festivali konkurrues nga Tirana në Ksamil, pati dhe vazhdon të ketë akoma më shumë vlerën e veçantë se ai zhvillohet vetëm 1960 metra larg nga Europa, nga ky kontinent i lashtë e me kulturë të lartë, ku gjendet Bashkimi Europian, ku ne insistojmë të integrohemi. Nuk ka si të mos ketë më shumë vlerë e të jetë bindëse, kërkesa jonë në Bashkimin Europian, kur ajo përshëndetet nga shpirti i pastër dhe duart plot kallo të fëmijëve më të talentuar të vendit, që përshëndesin duke mbajtur nëpër duart, sytë dhe shpirtin e tyre fisnik, veprën e tyre si konkurrues sfidues me bashkëmoshatarët e tyre europianë.
Ky është edicioni jubilar i konkursit “Këngët e Tokës”, si njësi numerike. Por kur njihesh nga afër me nivelin artistik të pjesëmarrësve të këtij konkurrimi, të duket e mund të të vijë keq, pse nuk jam edhe unë në moshën e tyre, apo më shumë moshatarëve të tyre në shtetet fqinje. Kjo që them, bëhet e provueshme përmes youtube.
Brenda këtij konkurrimi zhvillohet edhe një panel tjetër konkurrues, që ne e kemi quajtur Paneli “Miqtë e Muzikës”, me një gamë dhe pjesëmarrje shumë të gjerë e të pakufizuar në moshë, instrumentiste apo gjini të muzikës apo të dansit. Ky panel, që ne e quajmë “klorofili” i talenteve të rinj, përbëhet nga fëmijë që shpirtin e tyre artistik nuk e kanë të lidhur vetëm me shkollat artistike profesionale, por përpiqen, në mënyrë shumë të suksesshme, që formimin e tyre kulturor sa më të gjerë, nuk harrojnë ta vlerësojnë rolin e artit për një formim të lartë kulturor si individë, familje e shoqëri.
Ky fenomen është shumë i hasur në botën tonë shqiptare, falë frymës demokratike dhe angazhimit qytetar të prindërve. Në të përditshmen e tyre, ata sfidojnë apo “tallen” me gjendjen ekonomike të tyre. Këta janë edhe kundërshtarët më të egër të korrupsionit, oligarkisë dhe pseudo-bamirësve të vendit.
Ne gëzohemi shumë kur kemi shumë pjesëmarrës në festival, sepse themi se fëmijët nuk kanë kohë të humbasin, se ata nuk merren me gjëra që nuk kanë vlerë, por kanë përgjegjësi të ndërgjegjshme për jetën e tyre,. Shohim se ta janë më të ndërgjegjshëm për të formuar brenda vetes një estetikë më të vyer për jetën e tyre, që vjen e formohet si vlerë e madhe kombëtare.
Kujtoj me shumë dëshirë verën e 2000-shit, kur solla për herë të parë pianon time në Ksamil. Më ndihmuan ca fshatarë, ta zbrisja nga makina, me të cilën e solla. Në mendje më kanë mbetur fytyrat habitore, që ngjanin si pikëçuditëse. Ishin njerëz të thjeshtë, që shumë shpejt fillova të pyes me se jetojnë.
Këto tablo i takojnë të shkuarës. Sot ndjehemi të gëzuar. Mynyri i blen piano Anës.
Personalitete të artit çmojnë Festivalin “Këngët e Tokës”
E çmoj edhe si event pedagogjiko-artistik
Tom Blach, Angli
Shumë herë kam qenw anëtar i jurisë së “Këngëve të Tokës” dhe disa herë kryetar i saj. Për herë të tretë pata kënaqësinë të marr pjesë si anëtar i jurisë në këtë event të organizuar në mjediset e bukura të Qendrës së Artit “DEA” në Ksamil. Jam shumë i lumtur të them se edhe këtë vit gjeta një atmosferë të ngrohtë dhe një standard loje shumë të lartë. Në mënyrë të veçantë, do të doja të evidentoja punën dhe rezultatet që mësuesit shqiptarë arrijnë me fëmijët qysh në hapat e tyre të parë në rrugën e gjatë të edukimit muzikor. Të gjithë violinistët, celistët dhe pianistët kanë një mënyrë shumë natyrale të vendosjes në instrument, një cilësi esenciale për zhvillimin e mëtejshëm.

Nëse do të komentoja mbi ndonjë aspekt për të ardhmen, nganjëherë kam mendimin se repertori që interpretohet, në përgjithësi është i limituar.
Sidoqoftë, jam shumë i gëzuar të dëgjoj se, së shpejti, në Tiranë do të hapet departamenti i muzikës së vjetër. Në këtë moment, kjo muzikë është e interpretuar me edicione shumë të vjetra dhe anakronike. Shpresoj që edicione të reja të hyjnë dhe të bëhet e mundshme njohja e tyre nga studentët. Gjithashtu, në pjesën më të re të spektrit historik, besoj se studentët shqiptarë do të zbulonin me interes repertorin e shkruar pas Luftës së Dytë Botërore.
I përshëndes të gjithë ata që kanë kontribuar aq shumë në organizimin e këtij eventi dhe shpresoj që të gjithë të vazhdojnë në rrugën e kërkimit të bukurisë dhe vërtetësisë, nëpërmjet muzikës.
Prej me shume se 10 vjetësh konkursi “Këngët e Tokes” zhvillohet pranë Qendrës Artistike “Dea”ne Ksamil. Duke mos u shkëputur asnjëherë prej tij, here si kryetare jurie, here si anëtare jurie dhe here si spektatore, kam kënaqësinë të evidentoj efektin dhe rolin e veçante edukues dhe emancipues qe kjo qendër artistike dhe ky konkurs, kane luajtur dhe luajnë ne edukimin e brezit te ri, në zonën me te skajshme jugore te Shqipërisë.
Dikur kam qene e entuziazmuar per rolin e këtij eventi ne komunitetin artistik te Tiranes dhe te shkollave te muzikës në përgjithësi. Sot mendoj që suksesi më i madh i këtij eventi është pjesëmarrja e fëmijëve të talentuar te Ksamilit, Sarandës dhe Gjirokastrës, të cilët denjësisht përballen me fëmijët e shkollave të muzikës të Shqipërisë.
Një falënderim i madh, si nene, si pedagoge,si artiste, me vjen per koleget e mi, artistet Adriana dhe Limos Dizdari, te cilët dinë të prodhojnë art, kudo qe ndodhen duke përballuar me pasion artistik, çdo vështirësi. Mendoj që janë një shembull për t’u ndjekur dhe gjej rastin t’ju shpreh mirënjohjen dhe t’ju uroj jete te gjate, për të festuar se bashku edhe shume përvjetorë të tjerë.
Ksamili: 1 piano për 1000 banorë…
Prof. Nora Çashku
Ky festival erdhi nga si një transfertë nga Tirana në Ksamilin e ngjyrave dhe ishujve, si një konkurs i instrumentistëve të rinj nga i gjithë vendi. Ka mbi 10 vjet, që qershori, për Ksamilin dhe ksamiliotët, është bërë muaji kur “çelin” edhe “Këngët e Tokës”.
Në bllokun tim të gazetarit gjej shënime me emrat e disa konkurrentëve nga qyteza pritëse e këtij eventi. Ata që ishin dhjetë vjet më fëmijë atëherë, do ta mbajnë mend vitin 2008, pasi për herë të parë debutuan dhe ishin ndër ata që kurrë më parë nuk kishin prekur piano me dorë. Kam emrat e Ledina Dukës, Aleksandër Kullait, Armando Zogaj e Alesia Koçiut. Ishin nga ata nxënës të zgjedhur prej mësuese Adrianës, për të ndjekur kurset e pianos në Ksamil. Shumë shpejt përparuan e guxuan të bëhen konkurrues me 93 liceistë të ardhur nga Tirana apo nga shkolla artistike nga qytete të tjera të vendit.
Duke “mbirë” në Ksamil “Këngët e Tokës”, kjo u ka krijuar një kënaqësi dyfishe artistëve, pasi përveç artit, ata munden të shijojnë edhe atë që ofron Ksamili, Tri janë instrumentet në të cilat kanë konkurruar pjesëmarrësit te “Këngët e Tokës”- pianoja, violina dhe violinçeli.
Në shënimet e mia lexoj se pianisti Tom Blach, profesor në Guildhall Scool of Music and Drama në Londër, ishte kryetar i jurisë për edicionin 2008. Ai nuk hezitoi të vijë në Ksamil, megjithë begraundin personal, që lidhet me karrierën e tij solistike, ku ka dhënë recitale në auditorin kombëtar të Madridit, të Luvrit e Parisit, në “Queen Elizabeth” dhe Vigmore Halls në Londër e Mançester, përveç që ka marrë pjesë në festivale të ndryshme botërorë. Blach më pohoi me entuziazëm të shprehur atëherë, se çdo gjë në Ksamil është ndryshe nga Tirana. “Është shumë bukur dhe pres që e tillë të jetë edhe muzika që do të dëgjoj në këto tri ditë në Ksamil”- m’u shpreh ai. Bashkë me të në juri ishte violinistja Alda Dizdari, pedagoge e violinës dhe muzikës së dhomës në Londër. E tërë juria ishte profesionale, përfshi Prof. Nora Çashku, atëherë shefe e katedrës së pianos në Akademinë e Arteve, si dhe Roland Xhoxhi, atëherë profesor i asociuar.
Për të gjithë ishte një emocion i madh: për konkurrentët e atij edicioni të 10 viteve më parë, për jurinë vlerësuese, për familjarët e fëmijëve dhe për gazetarët, që e përcollëm si një event artistik të ri e të madh për rajonin e jugut.
Po shijonim një produkt që do të rritej e maturohej, duke ardhur në të 20-at e veta. Është vërtet një pasuri e shpërndarë bujarisht tek te gjithë, sidomos tek to familje ksamiliote që u bënë pjesë e kësaj historie muzike, që po lindte e zhvillohej në një vend të dëgjuar vetëm për frymë dhe shami aksioni. Tani Ksamili po bëhet i njohur e i dëgjuar për “brezare” që shkruhen në tela violine violinçele dhe në tastiera pianosh. Të parën piano e solli çifti Dizdari. Vetë Qendra e Artit “Dea” numëron 5 të tilla sot, Por në “inventarin” pasuror të saj hyjnë tani edhe pianot që kanë blerë për fëmijët e tyre: Liza, Xhilda, Tana, Erioni, Krenari, Genta, Sokoli, Mynyri. Gjithsej 13, në Ksamilin e 10-13 mijë banorëve.
Anketa e prindërve që investuan për edukimin muzikor të fëmijëve të tyre
Thoma Nika
Ndriçime Oruçi shprehet: “Ju falënderojmë që na jepni mundësinë që të jemi pjesë e këtij evenimenti. Fëmija im quhet Herika Oruçi. Për mua Qendra e Artit “Dea” do të thotë shume, përveçse fëmija im përfiton shumë nga ana artistike. Qendra “Dea”, mbi te gjitha i ofron dhe nje edukim dhe shije te larte artistike. Fëmija im sot është ne Ksamil, nxënëse e klasës së tretë në shkollën “5 Dëshmorët”. Ëndrra ime është që ajo të behet artiste, në veçanti një pianiste shumë e mirë. Sigurisht që fëmija im që nga koha që frekuenton rregullisht Qendrën “Dea”, dmth prej 3 muajsh, perceptimi im si prind në drejtim te formimit te saj artistik dhe jo vetëm është shumë pozitiv, për këtë keni një falënderim të veçantë. Fëmija im ndjek rregullisht kursin e pianos. Shoh me kënaqësi se nga koha e frekuentimit te Qendrës “Dea”, përqasja e fëmijës tim ndaj muzikës, ka marre një domethënie tjetër, sidomos dëshira per te dëgjuar dhe luajtur në piano muzikë klasike.”
Me fjalë të tilla të përzemërta e mirënjohje për këtë qendër kulturore shprehen edhe prindër të tjerë që kanë edukuar fëmijët e tyre këtu. Kështu shprehen Genta Sono, Liza Karalli, Erjon Barjami, Xhilda Çeku, Alma Islamaj, Tatjana Alikaj, Vana Mollanji, Ida Hasani, Albert Sula e të tjerë.

Limoz Dizdari si ne RININE e tij,demostron-ecuri ARTI!
Mirenjohie sa beni per Artin dhe Kulturen i nderuar mik.
Me vjen keq qe kam mbetur vetem nje dashamires i artit,teksa kam kaluar 82 vite jete,po prane te tilleve, thuajse nje jete,qe ne vitet e femijnise,rritur 10 vjet mes tingujve te luftes e clirimit,qe materializoheshin ashtu thjesht,ne kenget melodioze,nga artiste amatore te krahines me emer te “Dangellise Naimjane”,sa prane,Lekovikun me ata mjeshter te klarinetes, deri tingujt e Tefta Tashko Kocos,qe kur linda une 1936,si melhem i plageve te kohes,rruheshin nga artdashesit e lindur te tille ne “Dangelline Naimjane”si ne mbare trojet shqiptare..
Patur fatin pas lufte,ani se mbetur pa baba,te vij ne Tirane e pikerisht me shtepi,aty prane Radio Tiranes se dikurshme,sa Liceut te vjeter artistik,degjuar e rritur me tinguj muzike,ne vitet e rinise sime.(Ju i nderuar Dizdari,rritur e formuar apo jo,sa ai brez artistesh),Ruaj kujtimin;nje fyell dhe nje mandoline,marre si merak nga fshati,vella Stavri,ish partizan,deri ne Tirane pas lufte. me te rekesha e rrekesha…Fukaralleku i kohes,me gjithe lirine fituar, aty me la,me tingujt e pare te fyellit, sa melodine e kengeve popullore te Dangelli-Shqerise, deri ne Kolonjen fqinje e pas malit te Melesinit, sazet e Leskovikut, kryeartist i tyre bashkefshatari yne shkuar aty femije mbetur mbiemri LESKOVIKU.Dhe sot na ben krenare.S’ia fal vetes,pas 1964-s dy vjet pergjegjes kulture ne malesine e Shengjergjit artdashes,nuk shkova ne Konsevator sa hapur, vazhduar mesuesin .Mire qe u bera amator i kultures nje jete…
Ate qe se bera dot une nje jete te tere,pasion i kenges e muzikes,ne kete pleqeri,kete mangesi,ma ka plotesuar nipi 25 vjecar,(me gen Dangellie nga nena dhe Gjirokastrite nga babai),qe femije,lindur ne emigracion,(Athine 1991) pjanon qe 6 vjecar njohur si loder,ne Tirane. Per gati 20 vjet ne Toronto shkollen e mesme,ne Otava, specializimin dhe sot ne Montreal vazhdon “Doktoraturen”me kryesore PJANON.( kete blere i ati,pasionat,qe femije nga Athina ne Toronto,sot ne krye te dhomes tij MUZE,kitare,Violine,pa harruar fyellin.Eshte kjo trashegimi, qe me ben mua gjyshin, te kaloj ditet e pleqerise,ardhur ketu ne Toronto,qe mezi pres ditet e ardhies me pushime te nipit,te degjoj e jetoj me tingujt e pianos se tij,megjithse Ai tani ka plane te tjera,per te marre DOKTORATUREN…Me kenaq ditet ardhur, megjithse eshte modest,sa me ofron,mua gjyshit, pasionant permes kompjuterit.E paste gjyshi, qe tashme,vetem i uroj te me gezoje me perfundimin e Doktoratures,sa ta shoh Koncerti r pare pas tij.me NUSE,qe me duket sikur eshte “martuar me PJANON. Kam 20 vjet me te jetoj,nga atdheu deri tej oqeanit,me kujtimin e pare te atij femije,pare per here te pare PIANO dhe PIANIST,ne Tirane,ne pallatin e Pioniereve ,ne ato rrethet muzikore,me pianon e vetme ne sallen aty ne katin e pare sa hyje.Zhani Ciko me shoke i dine ato pune…per mua,mbetur i paharuar Pellumb Gjebrea, atehere,njeshi punes me femijet ne Pallatin e Pioniereve,masovik,mare kete vogelush,per nje muaj, ardhur me pushime nga Athina,ia futi ne shpirt PIANON .Ne Athine,ne lagjen Qerasin nisur.( te me falin autoret istruktore te pare,qe nuk ua mbaj mend emrat),qe femije blere pianon familia,sa dhe ne Toronto pas vitit 2001, ardhur e pa hequr dore nga shkolla muzikore deri sot, po mbaron Doktoraturen,pjanon e pare ne “muze” te families, si ju theksova me lart,une i “DEHUR”nga arritiet e tij.
E paste gjyshi sa familia qe kaloi gjithe sakrificat,me kete dhe te motren,bere mjeshtere e klubit “Kalev”ne aerobi sot Universitet mbaruar si DIETOLLOGE, me objektiva dhe ajo,per me tej .
I paste gjyshi.
Mafalni si gjithnje te nderuar lexues sa gazeta Dita, une bezdisur me dobesi personale,qe me rinojne.
Faleminderi i nderuar Mjeshter i Madh Limoz Dizdari, per sa na afron nje jete,jo vec keto 20 vite me Ksamilin qe i keni dhene JETE.
MIRENJOHIE ju perciell dhe nga nje familie e nderuar ksamiliote ketu ne Toronto. pasionante te artit e kulture,familiarisht zotin Bardhyl Musai,qe na nderon.
Faleminderit dhe artisteve dhe artsteve mjeshter, ardhur nga Tirana e shqiperia mbare,me cfaqiet e tyre,sjelle atdheun,per te cilin pergjrrohemi.
Me shume konsiderate dhe per zonjen Dizdari sa koleget e koleget.
Nga Toronto; Pasuesi VETERAN
Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D..