20 vjet pa ikonën e stilit

anazapta

Askush si ajo nuk mund të vishte të famshmin little black dress, asnjë femër tjetër nuk mund të mbetej sërish ekspresive si ajo pas një palë syzesh misterioze të Chanel-it. Ikona e stilit, Audrey Hepburn, ndërroi jetë 20 vjet më parë në shtëpinë e saj në Zvicër, në moshën 63-vjeçare.

Kaq vite pas 13 janarit 1993, Audrey Hepburn kujtohet ende si ikonë e stilit dhe elegancës femërore. Trupi i hollë, sytë e qeshur dhe buzëqeshja e saj çarmatosëse mbahen mend nga të gjithë adhuruesit e kinemasë, në të cilën ajo la gjurmë njësoj si Marilyn Monroe dhe Sofia Loren.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *