Kush telefonoi për bombën e rënë nga automjeti i Sulit në parkimin e qendrës tregtare?

Saimir Lleshi

Një sasi prej 200 gr eksploziv e mbështjellë me letër natriban ishte vendosur në automjetin e shtetasit Nuredin Suli.

Ekpslozivi synohej të shpërthehej me telekomandë në një pikë të itinerarit të Sulit pasi atentatorët ta ndiqnin makinën e tij pas daljes nga parkimi.

Por eksplozivi ka rënë nga makina teksa drejtuesi e ka nxjerrë atë nga garazhi i qendrës tregtare “Kristal” pranë Komunës së Parisit.

Telefonata e një shtetasi rreth 11:15 minuta ka çuar policinë në vendin e ngjarjes.

Telefonata me gjasa është bërë nga vetë atentatorët pasi kanë ndjekur automjetin e Sulit dhe kanë konstatuar se eksplozivi nuk gjendej më në rrezen e shpërthimit, pra nuk ishte në trupin e makinës.

Ata nuk kanë dashur të shkaktojnë viktima pa lidhje me objektivin e tyre?

Sipas policisë, Suli është me precedentë të mëparshëm penal, ndërsa një vit më parë i është organizuar edhe një atentat për hakmarrje, por që ka rezultuar i pa suksesshëm.

“Në datë 08.02.2016, rreth orës 11:15 në rrugën “Medar Shtylla” tek parkingu i qendrës “Kristal”, shtetasit Nuredin Suli, 53 vjeç, i është vënë një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip “Mercedes Benz”. Eksplozivi është çaktivizuar nga forcat xheniere.

Ky shtetas, i skeduar dhe me pretendentë kriminalë, sipas informacioneve paraprake, para 1 viti në qytetin e Patosit, Fier ka qenë synim i një atentati tjetër për arsye hasmërie. Policia po punon për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nuredin Suli vepron kryesisht në Fier, ku merret me ndërtime dhe tregtimin e karburanteve.

Në vitin 2012, vëllai i tij Neim Suli 47 vjeç u vra nga fqinji pas një konflikti pronësie mbi një garazh.

Gëzim Sulo dhe dy djemtë e tij, Endri dhe Ervis Sulo, janë në burg për këtë vrasje. /Dita/

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Cfar GAZETAR eshte ky qe jep kete lajm, e dallon nocionin caktivizim nga shperhim. Policia ne komunikimin e saj zyrtar konfirmoi se eksplozivi eshte caktivizuar nga forcat xhenjere ndersa ne lajm informohemi se shperthimi eshte kryer me telekomandim ne vendin e ngjarjes.ABSURDITET.

  • Mire nocionin caktivizim shperthim, po kjo tjetra qe ka qene me precedent penal skuptohet fare ne kete shkrim. Ka precedente penal pasi para nje viti i kane bere atentat. Kjo sdo te thote asgje per precendete…..duket qe eshte gazetar investigues, vk themi ne vari trapin ne shqip

  • Gabimet ndodhin,pasi gazetaret e inkubatoreve,perdorin sllogane te gatshme.Nuk shkruan ate qe ndodhi, ” Eksplozivi nuk ndodhej ne rrezen e shperthimit”- shkruan gazetari.Ne fakt duhet te shkruaje:Objektivi i atentatit, nuk ndodhej ne rrezen e shperthimit,pasi explozivi kishte rene nga makina.

  • Ky person ne vitin 2013 i ka be atentat me mekanizem te njejte familjes Sula, por eksplozivi shpertheu dhe u plagosen rende.Ne ne kete rast, nisur nga rrethanat, duket qe e ka stimuluar vete te terheqe vemendejen duke i bere presion pales tjeter por dhe gjykates qe te denoje sipas deshires se tij personat e arrestuar per te vellain e vrare, edhe ai me precedente dorge ne Hollande.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *