200 mijë Lekë për strehim, Prokuroria mbyll hetimet për zyrtarin e Bashkisë

Elton Tafaruci

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Përgjegjësin e Zyrës së Strehimit në Bashkinë e qytetit, Vasillaq Thimo, të akuzuar për “korrupsion pasiv…, si edhe shtetasen Diana Kuqidhis, të akuzuar për “korrupsion aktiv…”.

Zyrtari i Bashkisë Korçë akuzohet se i ka marrë shumën 200 mijë lekë shtetases Kuqidhis, me qëllim që t’i siguronte asaj të drejtën e strehimit. E pandehura tjetër ia ka dhënë këto para dhe, pasi ka pritur për një kohë të gjatë dhe nuk ka marrë të drejtën e strehimit, i ka kërkuar të pandehurit Thimo që t’i kthente shumën e parave të dhëna paraprakisht.

Ky i fundit, i gjendur nën presion nga persona të afërt të të pandehurës Kuqidhis, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj, me pretendimin se po i ushtronte presion për t’i marrë në mënyrë të padrejtë para.

Por, nga hetimi i Prokurorisë së Korçës rezultoi se Përgjegjësi i Strehimit në Bashki i kishte marrë të pandehurës shumën e parave dhe kallëzimin për “gjobvënie” ndaj tij, ai e kishte bërë fiktiv.

Hetimi ndaj të pandehurit Thimo u zhvillua fillimisht nën masën e sigurisë “arrest me burg”, vendosur nga Gjykata e Rrethit Korçë. Ky vendim u ndryshua më pas nga Gjykata e Apelit Korçë, e cila vendosi ndaj tij masën “detyrim për paraqitje”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *