Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të martën se 200,000 sirianë janë kthyer në rajonet veriore siriane të kontrolluara nga forcat turke.
Këto deklarata kanë ardhur fill pas kritikave të rivalëve të Erdoganit përkundrejt refugjatëve të Turqisë.
Më shumë se 3.5 milionë refugjatë sirianë që janë larguar nga konflikti në shtetin e tyre, janë duke jetuar në Turqi, mirëpo, prezenca e tyre shihet nga disa turq si kërcënim për vendet e punës.
Tema e refugjatëve është trajtuar gjerësisht në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale dhe rivalët e Erdoganit kanë thënë se do të marrin hapa për t’u siguruar që sirianët të kthehen në shtetin e tyre.
Presidenti Erdogan ka thënë se disa refugjatë tashmë janë kthyer në rajonin Afrin të Sirisë, territor në të cilin Turqia ka nisur ofensivë për të larguar kurdët sirianë apo luftëtarët e Shtetit Islamik.
“Deri më tani rreth 200,000 banorë nga këto zona janë larguar nga Turqia. Dhe vazhdojnë të kthehen. Pse? Sepse është toka e tyre, ne u hapim rrugën për t’u kthyer”, ka thënë presidenti turk, shkruan rel.
Prej kur ka filluar konflikti në Siri më 2011-n, Erdogan ka hapur kufijtë e Turqisë për migrantët sirianë.
s.a/dita

Lajm shume i mire. Do Zoti kthehen te gjithe dhe sebashku rindertojne vendin e tyre.
Kur te shporren amerikanet DHE
Zionistet nga siria do te vije
Paqja per ata njerez.