Edhe vetë qielli e përshëndet Vitin e Ri me spektaklin e vet piroteknik. Një shi meteorësh pritet të arrijë kulmin sot më 3 janar, me kalimin e një komete në orët e para të darkës dhe spektaklin që dhurojnë Jupiteri dhe Hëna.
Viti 2013 garanton spektakël në qiell, pasi mund të quhet me plot gojën viti i kometave. Dy të tilla do të “vizitojnë” qiellin tonë. Njëra prej tyre quhet Ison dhe do të jetë e shndritshme si hëna e plotë gjatë ditës.
Por gjatë udhëtimit të Tokës rreth Diellit gjatë 2013-s janë parashikuar edhe “takime” me asteroidë, eklipse të Hënës dhe yje që bien.
Ndërsa Ison mund të jetë kometa më e bukur e 100 viteve të fundit nëse i mbijeton kalimit pranë Diellit, i cili mund ta shpërbëjë.