Në atmosferën e fillim vitit pritshmëria për atë që do ndodhë dhe çfarë duam është e madhe. Disa u besojnë analistëve dhe të tjerë analizës së yjeve dhe pozicionit të planeteve. Që kur astrologia Meri u kthye në personazhin më të dashur për publikun pas parashikimeve të saj për politikanët në 2013, e kuptova se analistët janë në krizë së bashku me argumentat e tyre të lodhur. Një letër me disa porosi mbërriti në zyrën time pa emër dërguesi por më lutjen që ta dërgoja tek botuesi. Ja pjesa e parë të përmbajtjes së saj:
Çfarë do doja të dëgjoja në 2013;
-Është e vërtetë që sondazhet më nxjerrin humbës, por unë do vazhdoj ti injoroj dhe të bind militantët e mi se mund të fitoj sërish- Sali Berisha
-Kriza ekonomike është vërtet e rëndë dhe mos prisni mrekulli nga une edhe nëse fitoj zgjedhjet në Qershor- Edi Rama
-Ishalla s’po më thonë të marr në administrim edhe CEZ se nuk po gjej dot lekët për Albpetrol- Rezart Taci
-Do përpiqem të mësoj sa më shumë për industrinë e kromit tani që më thanë të marr ACR e falimentuar- Samir Mane
-Angazhohem ti bind bankat të japin kredi për të gjithë klientet e qeverise që kane vite pa marrë lekët për punët publike që kanë bërë- Ardian Fullani
-Tani që nuk e mora dot statusin për 3 vjet radhazi nuk do ja var shumë Brukselit dhe do çoj Gridën të merret me ta- Majlinda Bregu
-Ata të Huffingtonpost na sugjeronin si destinacion turizmi në 2013. Shpresoj mos ta kenë lexuar shumë amerikanë dhe të vijne pas qershorit kur të jenë socialistët ne pushtet se nuk durohen ankesat e tyre per lukset që kërkojne si ujë e drita nëpër hotele- Aldo Bumci
-Duhet të gjej një kartë tjetër që më siguron vota se që kur Berisha më vodhi nacionalizimin më kanë mbetur vetëm inagurimet fiktive- Kreshnik Spahiu
-Sa të mbaroj betonimin e Tiranës se ua thyej kokën me miliona atyre hardhucave shkodrane që spërdridhen te PD- Lulzim Basha
-Mirë që drejtësi nuk ka, po pse më gënjejnë qe ka Zot nuk e kuptoj- Vajza e Aleks Nikes
-Ne premtojmë se nuk do të flasim më per gjëra të parëndësishme për shqiptarët, si demokraci funksionale, shtet ligjor, luftë kundër korrupsionit- Ambasadoret e huaj
-Fundin e botës nuk e gjetem, por që Shqipëria është ekonomia e katërt në botë duhet të na besoni- Fisi Maja
-Pranoj të jetoj me pagën e deputetit dhe do hyj në politikë per nje moral te ri me vendosmerinë për të mos u korruptuar- Askushi
-Kam dëgjuar që morali është në krizë në Shqipëri, por nuk di se cfarë marke është ky kostumi që ta qep me porosi te këta të Zegna-s – Politikani
Do kthehem në atdhe sepse kam kohë për të humbur dhe jam kurioz të shoh cirkun e Tiranës qe del ne lajme cdo ditë- Studenti
-Une kam vetëm një dëshirë, mos të xhiroj më 5 herë në ditë Berishën dhe Ramën- Kamera televizive
-Dua të kthehem, por më thonë që Shqipëria është vend shumë i zhvilluar dhe nuk i shmangem dot taksave. Po rri edhe ca vite në të zezë në Angli më mirë- Emigranti
Vijon javën e ardhshme…
E dashur Ilva.Te vleresoj per intelektin tuaj,por mendoj qe koha kerkon nga ju dhe analistet te japin dhe rruget e zgjdhjes sepse te verteten e dine te gjithe tashme.Mjaft me konstatime ?!Ehte koha qe intelektualet shqiptare te flasin hapur se si duhen zgjdhur problemet e shqiptareve.Falemnderit per mire kuptimin?!
Ilva Tares, per dijeni Pandeli Majkos; Lulzim Basha eshte politikani me i mbeshtetur i PD-se, sigurisht pas Berishes, ne Shkoder, harrojeni diversionin,se ju vene” teneqen” shkodranwt.