2014-ta viti i Kristiano Ronaldos

anazapta

Në një analizë të saj e përdishmja spanjolle “Marca” ka bërë me dije se viti 2014 mund të quhet dhe viti i Kristiano Ronaldos. Sulmuesi i Realit të Madridit ka fituar pothuajse gjithçka në këtë vit kalendarik, i cili premton dhe më shumë deri në fundin e tij. Që nga 13 janari i këtij viti kur fitoi në Zvicër “Topin e Artë”, “CR7” ka koleksionuar trofe të panumërt personalë dhe në nivel klubi me Realin e Madridit. Përveç “Topit të Artë” duke lënë pas Leo Mesin dhe Frenk Riberi, Kristiano është shpallur dhe golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampioneve dhe golashënuesi më i mirë në ligën spanjolle. Mbi të gjitha vlen të përmendet rekordi i ri i golave në një edicion të vetëm në Champions, plot 17 rrjeta të tundura. Për të kaluar më pas në triumfet me ekipin e tij Realin e Madridit, ku nënvizohet Liga e Kampioneve, Kupam e Mbretit në Spanjë dhe vetëm katër ditë më parë Superkupa e Evropës. Gjithsej janë 7 trofe individualë dhe me Realin në tetë muaj, ndërsa deri në fund të vitit titujt mund të shkojnë në dhjetë nëse llogarisim se Realit i duhet të luajë Superkupën e Spanjës me Atletikon dhe finalet e botërorit të klubeve në dhjetor, por dhe trofeun e lojtarit më të mirë të vitit në Evropë.

S’ka më dhembje – Me dy golat e shënuar në finalen e Superkupës së Evropës ndaj Seviljes, Ançeloti mund ta bëjë gjumin i qetë, Ronaldo është kthyer. Nuk ka më dhembje në gju. Frika e fund sezonit të kaluar është lënë pas dhe tani ai mund të rinisë të shënojë si një makinë golash. Për më shumë gjatë sukseseve të Realit në këtë sezon ai ka shënuar në të gjithë kompeticionet. i mungonte Superkupa e Evropës, por një mision i përmbushur që nga e mërkura. “Duhet të mendosh për të tashmen jo për të ardhmen. Pasi arrin një objektiv vjen tjetri. Kemi fituar Superkupën e Evropës, por duhet të vijojmë punën sepse na pret Superkupa e Spanjës dhe më pas kampionati. E kemi nisur me këmbën e duhur dhe jemi të kënaqur”, ka thënë ai

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *