2015/ Të ardhurat nga turizmi 332 milionë euro

redaktor

Shërbimet e udhëtimit të cilat në statistikat tona simbolizojnë të ardhurat dhe daljet valutore nga turizmi u mbyllën me një bilanc pozitiv prej 76 milionë eurosh në tremujorin e dytë të vitit, kundrejt një deficiti 11 milionë euro që u konstatua në të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Shërbimet e udhëtimit zënë peshën më të madhe në të ardhurat dhe shpenzimet e shërbimeve, me përkatësisht 74% dhe 78% të totalit.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se gjatë prill-qershor të ardhurat janë rritur me 6%, ndërsa shpenzimet e udhëtimit kanë pësuar rënie me 15%, kundrejt një viti më parë. Sipas vlerësimeve të BSH, gjatë tremujorit të dytë të 2015 eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 332 milionë euro.

Rritja vjetore e të ardhurave gjatë kësaj periudhe ka ardhur kryesisht pasojë e rritjes së numrit të vizitorëve të huaj në vend me rreth 17%. Ndërkohë, kanë pësuar rënie shpenzimet mesatare për person dhe ditë qëndrimi mesatar, përkatësisht 21% dhe 5%.

Nga ana tjetër, rezidentët kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit rreth 256 milionë euro ose 15% më pak se një vit më parë.

Ndonëse, numri i rezidentëve që kanë udhëtuar jashtë vendit vlerësohet në rritje prej 7%, dinamika e strukturës mes udhëtimeve për qëllime biznesi dhe personale ka ndikuar që shpenzimet mesatare për person të jenë pranë të njëjtin nivel me një vit më parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *