2016 / Flitet akoma për ngujim dhe leje për të dalë nga shtëpia

redaktor

Gjashtë familje nga fisi Dushaj nga Postriba e Shkodrës dolën nga ngujimi. Bëhet fjalë për të afërmit e Aleksandër Dushajt, vrasësi i dy vëllezërve Skënder e Abdullah Shkami.

Pas tre javësh nga momenti kur ndodhi vrasja e dyfishtë, familja Shkami pranoi kërkesën e pleqësisë. Kodi i Gjakmarrjes do të zbatohet vetëm për familjen e autorit, respektivisht për babain dhe vëllain e tij.

Fisi Dushaj dhe Shkami, fqinjë në fshatin Drisht, respektuan zakonin e zonës sapo Aleksandër Dushaj u shpall autor i ekzekutimit të dy vëllezërve për shkak se nuk e pranuan si dhëndërr.

Ata u vendosën në pozicione ruajtje dhe sulmi, siç edhe do rregulli. Kush do të kapej jashtë nga pala e gjakësit, do të vritej.

Por duket se fisi Shkami tregoi tolerancën që në fillim. Ata lejuan pjesëmarrjen në varrim të fqinjëve të tyre. Kurse këta të fundit publikisht dënuan aktin kriminal të njeriut të tyre. Që atëherë midis dy familjeve veproi pleqësia.

Ata çuan e morën fjalë zakoni derisa pala e dëmtuar vendosi që kushërinjtë e Dushajt të dilnin të lirë, të mos mbylleshin brenda në shtëpi, pasi ndaj tyre nuk do të ketë gjakmarrje.

Sipas të drejtës zakonore vetëngujimi i 6 familjeve Shkami, në shenjë respekti ndaj viktimave, dhe ndërhyrja e pajtimtarëve mundësuan shuarjen e konfliktit mes familjeve.

Nga sa mësohet familja e ngushtë e Aleksandër (Esat) Dushaj  babai, nëna dhe vëllai i cili jeton në Francë nuk janë përfshirë në të ashtuquajturin institucion të Besës, sipas Kanunit.

Arrestimi i autorit të ngjarjes lehtëson edhe ndërhyrjen e pajtimtarëve për të çuar më tej procesin e faljes deri në mbylljen e saj. Deri atëherë sipas të drejtës zakonore duhet kohë.

Jemi në vitin 2016 dhe në Shqipëri ende flitet per të drejtën zakonore dhe Kanunin.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *