2018-a dyfishoi prodhimin e energjisë elektrike, ja sa ndikuan HEC-et private

Nela

Statistikat finale konfirmuan se prodhimi i energjisë elektrike pothuajse u dyfishua gjatë vitit të kaluar.

Sipas Institutit të Statistikave, ky prodhim arriti në afro 8600 GWh (gigavat orë).

Krahasuar me vitin 2017, prodhimi i energjisë elektrike u rrit me 89%, sidomos falë prurjeve të mëdha të lumenjve në gjysmën e parë të vitit.

Prodhimi më i lartë ndikoi edhe në rritjen e eksportit të energjisë.

Por cili është pesha që kanë luajtur hidrocentralet publike dhe hidrocentralet private e ato koncesionare?

Referuar të dhënave të INSTAT,  në totalin e energjisë elektrike të prodhuar, hidrocentralet publike kontribuan në masën 68,4 %.

Ndërsa hidrocentralet private dhe koncensionare realizuan 31,6 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

n.s. / dita

Share This Article
4 Comments
  • Eshte pozitive qe nje te treten eenergjise e prodhojne hidrocentralet private, por duhet saktesuar se a jane te sakta matjet sepse mundet qe prodhimin e shteteit te ja quajne privatit per te ndare leket.

  • Po nuk do mend qe private te jene ne kete nivel prodhimi…
    U shiten per dhjame qeni prej Sali Berishes,Hidrocentralet e Ulzes,Shkopetit dhe Bistrices,pa ato te voglat me shume jane per te prishur pune per mjedisin dhe fermeret se sa per prodhim energjije…

  • Po mire qevu rrit prodhimi por fitimi sa eshte ??
    E nese ka fitim pse nuk ka ulje te cmimit te energjise ???

  • GWh nuk shkruhet “gigavat orë” gigavati si njesi fuqi
    i ndare me interval nga njesia e kohes dhe qe nuk perben asgje as njesi matese te energjise dhe asgje tjeter ne kete forme te servirur nga anadollake dru me pre, pasi eshte shkruar gabim ne kete shkrim per HEC-et famoze shqyptare qe proshojne shume energji kur cie shi dhe ka furtuna nga Zoti dhe qe gjate periudhes se veres mbeten ne vend numero pasi rezulton se jane ndertuar mbi “përrjenj te thate”. Gigavatorë është njesia matëse e energjisë qe permban 1000 Megatvorë, që permban 1000 Kilovatorë,

    por:

    Prape eshte me mire sesa shprehjet qe perdoreshin do kohe me pare nga specialistet famoze te energjetikes shqyptare dhe nga Ministrat famoze te Rilindjes enveriste, kur energjia elektrike matej me kilogram apo me meter linear,

    ndryshe:

    Nuk e degjuat Lulzim Bashen, Bylykbashin dhe lolot budallaqe te Saliut si akuzonin Bashkim Ulajn dhe Edi Ramen qe do te ndertonin me cmim 20 milione euro per nje kilometer KATROR autostrade?

    sepse:

    Po te ishte keshtu, do te duhej te pergezonim Bashkim Ulajn e Edvinit qe eshte ndertuesi i vetem ne bote qe nderton nje autostrade 100 kilometra me gjeresi normalisht 10 metra me 20 milion euro, qe:

    ESHTE REKORD BOTEROR I INJORANCES INTELEKTUALE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *