Historia e një vajze 11-vjeçare nga Arkansi në SHBA është e denjë për një telenovelë.
Ajo kishte rënë në dashuri me një djalë nga Florida.
Për këtë arsye, ajo i ka vjedhur gjyshes së vet kursimet, të cilat ishin 10 mijë dollarë, për të shkuar në Florida që të takonte të dashurin.
Ajo ka bërë plotë 1300 kilometra, duke udhëtuar me taksi.
Për fat të mirë, policia ka arritur ta gjejë atë, pas njoftimit të familjes, dhe e kanë çuar atë shëndosh e mirë në shtëpi.
