Partia Demokratike por bën qametin për marrjen e një medaljeje nga një ish-sigurims, të cilin, po rezulton se e ka futur në listat e veteranëve vetë Sali Berisha. Dhe këtë lapsus qesharak PD po e fryn si tullumbac që t’i shërbejë si provë i rikthimit të diktaturës komuniste e cila u dashka përmbysur me revolucion “demokratik paqësor”!
Të ketë funksionuar me sukses ky truk i tipit hitlerian, që tenton të shpikë diktaturën për të legjitimuar dhunën mbi qeverinë, ashtu siç u shpik në 21 janar “puçi” për të përligjur vrasjet e protestuesve?! Sepse është habi e madhe që kalojnë thuajse në heshtje tentativa të qarta të lidershipit të PD drejt praktikave të bolshevike të përmbysjes së qeverisë me dhunë! Të tilla janë thirrjet dhe çjerrjet e pareshtura të Bashës, Berishës, Topallit dhe të tjerëve në PD, për ta “shporrur” qeverinë, thirrje këto që nuk mund të mos nxisin turmat për akte dhune barbare si ato që u panë në 8 dhjetor por që janë parë edhe vite më parë në 14 shtator 1998. Dinakërisht, fjala dhunë nuk përmendet për të qenë brenda me ligjin dhe Kushtetutën. Madje emrit “revolucion” i shtohet mbiemri “paqësor”. Por kuptohet fare lehtë se kemi të bëjmë me një dhelpëri për t’i hedhur trutë e gomarit jo vetëm shqiptarëve por edhe ndërkombëtarëve.
Jemi në një vigjilje të një reforme në drejtësi që për herë të parë, për shkak të një pakënaqësia në rritje për korrupsionin dhe kalbëzimin e shtetit por edhe të mbështetjes pa ekuivok nga ana e ndërkombëtarëve, ka shkaktuar drithma frike në radhët e një klani oligarkik të politikës shqiptare që ka sunduar dhe është pasuruar kafshërisht në sajë edhe të kapjes dhe korruptimit të pushtetit të drejtësisë. Po vjen çasti që drejtësia nuk do të jetë më nën kapistrën e tij. Po vjen ora kur pandëshkueshmëria e superkrimeve dhe superskandaleve do të marrë fund. Prandaj dhe ky klan oligarkik, tashmë i flakur në opozitë me vota, rreket të mbrojë pozicionet e tij të fundit, gjykatat dhe prokuroritë e kapura. Ndaj bën thirrje për revolucion me shpresë se destabiliteti politik, do ta shmangë edhe reformën në drejtësi.
Situata ngjason me atë të pas rënies së Sali Berishës në vitin 1997 kur drejtësia u bë gati ta ndëshkojë, atë dhe bashkëpunëtorët e tij, për krimet e vitit të mbrapshtë ’97. Edhe atëherë Berisha gjeti strehë tek aksioni politik destruktiv, te një zinxhir protestash të dhunshme dhe me bomba molotov mbi institucione, që u përshkallëzuan me grushtin e shtetit në shtator ’98. Të mos harrojmë se me thirrjet “ta shporrim qelbësirën” (atbotë ai epsh ato sharje drejtoheshin kundër qeverisë së Fatos Nanos) u nxit grushti i armatosur i shtetit i 14 shtatorit 1998.
E njëjta teknikë po përdoret edhe sot nga PD “e Bashës”. Pse? Sepse është po ai lidership i vjetër me në krye mjeshtrin e dhunës revolucionare në demokraci, komunistin-antikomunist Sali Berisha. Dhe komunistët-antikomunistë janë shumë të rrezikshëm pikërisht se e maskojnë dhunën revolucionare komuniste me fraza demokratike, revolucionin bolshevik dhe revolucion “paqësor”. Ata e kanë provuar me fakte të panumërta në këto 25 vjet, ndër të cilat 16 në pushtet, se nuk kanë asnjë dedikim për demokracinë por keqpërdorim atë si gjethe fiku për të maskuar hallatet e gjakimit të tyre të pafjetur për pushtet. Gjendja e mjeruar e shtetit dhe e demokracisë liberale në Shqipëri është një dështim ku ata kanë pjesën kryesore të kontributit.
Si të gjithë komunistët edhe për komunistet antikomuniste si Berisha e K°, çështja e pushtetit mbetet çështja më kryesore. Ata janë të gatshëm të rrënojnë shtetin, vetëm që të arrijnë dhe të mbeten në krye të pushtetit. Ç’do rol apo kontribut tjetër jashtë pushtetit është i papajtueshëm për ta. Sepse nuk e pranojnë demokracinë. Ose e pranojnë si një të keqe të domosdoshme, të përkohshme, vetëm sa për të kapur pushtetin që e duan përjetësisht. Por kur demokracia, vota, nuk ia u jep këtë shans ose, edhe kur ia u rrëmben këtë shans, atëherë i drejtohen dhunës revolucionare që e rrënon demokracinë.
Ky është pikërisht kriptokomunizmi, komunizmi i fshehur që Berisha dikur e denonconte tek kundërshtarët e tij për të maskuar veten. Pikërisht ky është rreziku kryesor për demokracinë shqiptare sot së cilës nuk i duhet një antikomunizëm-komunist, as një antikomunizëm-fashist apo nazist por një antikomunizëm demokratik me rrënjë te liria. Dhe nuk janë ish-komunistët, ata që u rropatën gjithë jetën e tyre në frontet më të vështira ku i degdisi Partia, ata që kanë bërë divorcin me një regjim totalitar, me atë burg të madh sa vetë Shqipëria që me izolimin total, censurën dhe gjymtimin e informacionit, kish gjymtuar deri edhe lirinë dhe aftësinë e shqiptarëve për të menduar dhe reflektuar, pra edhe të komunistëve. Rreziku malinj sot janë “demokratët” si Berisha, komunistët antikomunistë që denonconte Havel, ujqit e vjetër të diktaturës dhe servilët e udhëheqjes që ngroheshin në oxhakët e Byrosë Politike, që kanë hedhur mbi kurriz lëkurën prej deleje të demokracisë. Që e luftojnë komunizmin me llafe kazani por që në praktikë, zbatojnë mësimet leniniste për dhunën revolucionare.
Dhe është e trishtueshme qe një ujk plak i politikës së stërvjetër si Berisha, që ia ka ngulur dhëmbët kaq herë në qafë demokracisë shqiptare duke i shkaktuar plagë të pashërueshme, që nxit me urrejtje, përçarjen Jug e Veri mes shqiptarëve dhe vrull revolucionar në turmat që i shet si “populli”, arrin të ngrejë një debat fals dhe idiotesk, kinse antikomunist, për marrjen nga një ish-sigurims të një medaljeje që ai vetë ja ka sanksionuar me ligj. Është tragjike, fyese e turpshme për një pjesë të shqiptarëve që arrijnë të manipulohen nga ky sharlatan patologjik pushtetesh dhe pasurisht groteske, qe ndërsa “Lufton” simbolikisht komunizmin, zbaton realisht teorinë e tij të revolucionit dhe të marrjes me dhunë të pushtetit.
E ndërsa nxit turmat për dhunë dhe shkatërrim të institucioneve përgatit edhe alibinë duke paralajmëruar se “populli” mund të dalë “jashtë kontrollit”. Një alibi kjo e njohur me “vullnetin e popullit” me anë të së cilës janë justifikuar krimet e të gjithë diktaturave dhe autokratëve. Të mos harrojmë se pikërisht këtë taktikë djallëzore zbatoi ai edhe ne grushtin e armatosur të 14 shtatorit. I mbushi turmat (ashtu si mbushet një armë) me urrejtje ndaj qeverisë duke ulëritur se Azemin e vrau Fatos Nano. Dhe ndërsa me gojë thoshte ta varrosim Azemin, ja bënte me sy turmave dhe ca fanatikëve berishistë të armatosur brenda tyre, që të merrnin arkivolin e tij dhe të varrosnin me dhunë qeverinë.
Kësaj loje hitleriane me demokracinë të këtij komunisti antikomunist i duhet dhënë fund. Demokracia dhe liria në Shqipëri duhet te çlirohen nga ky makth 25 vjeçar. Gjë që nuk mund të arrihet pa vënë para drejtësisë komunistin antikomunist dhe klanit të tij që s’di ku të fshehë pronat (se paret i kanë degdisur jashtë) për krimet që ka bërë ndaj demokracisë, njerëzve dhe pronës publike. Gjë që është e lidhur ngushtë me reformën në drejtësi të cilën ai jo rastësisht rreket ta pengojë me destabilitet politik, me zgjedhje të parakohshme. Për të rrëmbyer përsëri pushtetin që si komunist antikomunsit, si autokrat i konfirmuar nuk mund te mos e përdorë kundër demokracisë, lirisë dhe drejtësisë. Pra, edhe kundër Shqipërisë!

Ka kohe qe shkrimet ish profesorit te ML & PPSH zotit Andrea Stefani jane bere bajate.
Pse o derbardhe ngaterron nazi-salizmin me stalinizmin..apo eshte moda sot e tregetareve te mediave si puna juaj.
Berisha eshte neo fashist dhe xhaferrdevist..kujto 21 janarin
Berisha eshte mafjoz nderkombetar kujto gerdecin
Berisha eshte tradhetar..kujto detin e grekut dhe varrezat e tyre.
Berisha eshte kanibal qe mbrohet hapur nga te huajt.Mjafton 21 Janari 2011 eshte ngjarja me horror e ndodhur ne historine e Shqiperise pasi jo vetem qe u vrane barbarisht 4 veta te filmuar “live” por vrasesit dhe urdher dhenesit po perdhosin akoma te vraret duke perfituar nga impotenca e qeverise re,hipokrizia e luve @ arvizive dhe indiferentizmi i opinionit publik.
Midis pales vrasesve dhe pales se te vrareve ne 21 janar ishte nje albiter qe e quajne Aleksander Arvizu i cili ne ate kohe bashke me Wolfarthin dhe Sekuin benin treshen e gjyqtareve qe federata e Usa dhe e Be kishte caktuar ne ate vend.Por a e kane bere mire punen keto qe jane me teper majore sherbimesh sekrete dhe gjenerale biznesi dhe pak dipllomate ne vende”stateless” si Shqiperia ?
Shume veta e dine dhe pak e thone se ne 1991-1992 u be kalimi nga nje vend me sistem dikatorial ne nje sistem ambasdorial ku ne thelb nuk ka ndonje ndryshim pervec nje fjale te re qe quhet demokraci qe sherben si vello per te mbuluar ate qe ka ndodhur 22 vjetqe faktikisht quhet eleminimi i shtetit shqiptar duke e shendrruar protektorat me poshte se te nje vilajeti te perandorise osmane.
Mbasi u uzurpua levizja studentore e 90′ deri ne votimet e 31 marsit 1991 gjithcka ishte bindese ne rrugen e progresit.Fatkeqesisht me pas nga elemente dhe segmente antishqiptare , antikomuniste histerike,nga udbashe serbe dhe andarte greke te te gjitha vendeve zbarkuan ne Shqiperi dhe filluan nje invazion dipllomatik duke filluar me kunderevolucjonin e 2 prillit 1991,me grevat e urise te stimuluara,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe fushates elektorale te William Rajesonit ne votime .Ne teresi keto veprimet e mesiperme jane nje puc dipllomatik shteti qe akoma ka shume njerez qe besojne se prune demokracine apo hodhen komunizmin qe kishte marr fund me kohe.
Jane tre raste flagarante ku ambasadore amerikane kane kryer veprime per te cilat shteti amerikan duhet te mbaje qendrim ne cdo kohe dhe te kerkoje demaskimin e tyre dhe ti kerkoje falje shqiptareve.
E PARA ishte marrja pjese e Rajersonit me mashtrimin e cekut bardhe ne votimet e 1992.
E DYTA ishte deponimi I Berishes ne bodrumet e ambasades amerikane per aktin criminal te tij te 14 shtatorit 1998.
E TRETA ka te beje me ambassadorin Arvizu en kohen e te cilit kane ndodhur shume ngjarje tronditese dhe shtet-shkaterruese.
Duke filluar me 21 janarin shikojme se veprimtaria e tij eshte e dyzuar ku nga nje ane eshte kunder vrasesit Berishes kurse diten tjeter I jep decorate si burre shteti.
Nga njera ane thote qe kam qare ne 21 janar kurse nga ana tjeter glorifikon vrasesin Lul Basha si yll ne ngjitje.Biles letra e ngushellimit qe icoi familjes Nika nje vit pas masakres kishte nota hipokrizie .
Pas 21 janarit ndodhi gjeja me e pabesueshme qe nen hunden e Arvizuse jo vetem qe u terrorizuan nga VRASESI berishe presidenti,kryeprokurja,opozita,te burgosurit,te plagosurit,gazetaret por ai I eleminoi te gjithe duke vene presidentin e tij,k/prokurorin e tij,k/shikasin e tij biles dhe grabiti nen llerat e perveshura dhe brekeve te ulura te Arvizuse bashkine e Tiranes.Po ashtu u lejua me bisht ne shale te fshije menderen me ekspertizat e FBI kryevrasesi Berishe deri ne ekstrem ku ne 8 shkurt liroi vrasesit fizike te dokumentuar .
Ajo qe e nxjerr shume te dyshimte kete ambassador eshte vizita e tij E RASTESISHME ne MMB te VRASESIT LUL ku kam shkeputur kete lajm te kobshem nga shtypi shqiptar:
Arvizu takon policët, i përgëzon për profesionalizmin gjatë protestave të PS-së
Ambasadori amerikan, takim informal me efektivat e policisë së Shtetit
04 mars 2011 17:13
Pak minuta para nisjes së një proteste të organizatës rinore të Partisë Socialiste para Ministrisë së Brendshme, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj ministrie.Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur fare rastësisht. Diplomati amerikan ka dalë nga Galeria e Arteve dhe është drejtuar nga efektivët, duke i takuar të gjithë ata që gjendeshin në shërbim në hyrje të Ministrisë së Brendshme.
Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën shume te dhunshme të 21 janarit.
TE KY LAJM ESHTE KONCETRUAR ESENCA E 21 JANARIT DHE ROLI JO I SINQERTE I A.A RVIUSE ESHTE MOMENTI QE NJE GAZETAR I QUAJTI “KINEZERIRAT” E ARVIZUSE POR ME VONE KY GAZETAR I MBUSHI POTURET DHE FILLOI ME KINEZERIRAT E NEXHMIJES
Nuk ka njeri ne planet qe beson se Arvizu kaloi rastesisht dhe do isha dakort qe nje ambassador te mashtronte pak po ja kaq shume sa qe nuk I beson as vete.
Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ka qene dhe eshte jelek anti plumbi I vrasesve Berish & Lul per masakren e 21 janarit qe per hir ten je stabiliteti poshtrues mbron dy kriminela.
Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ishte ideatori I barazimit te nje vrasesi me viktimen.
Nuk do kisha shkruar kete “rroman”sikur te mos kishte ndodhur 15 nendori 2013 ku Arvizuja nga njera ane I rrevoltuar kercenon Bash Berishen per kalimin e vijes kuqe dhe nga ana tjeter para nje pak ditesh ne vigjilje te fajit te tyre te perbashket te bulevardit Arvizu dorezohet para kembeve te pista te VRASESIT BERISHE duke bizeeduar per problemet e te emes se zeqos ne maje te thanes.
Te flasesh per 21 janarit duhen shume kohe dhe faqe pambarim por me kryesorja eshte se kjo ngjarje nuk eshte e shkeputur nga masakra 22 vjecare e kriminlit Berishe.Dihet qe ai eshte hybrid monster I secreteve jugosllave qe ne ate kohe kishin nje bashkpunim vellazeror me inteligjnecen amerikane dhe kjo eshte shkaku kryesor qe ai eshte mbrojtur dhe do te mbrohet me cdo kusht.Ne kete kontekst Berisha ka qene vetem nje kukell qe I sherbeu regjimit ambassadorial qe u instalua ne pucin e 2 prillit 1991 dhe vazhdon dhe sot.
Pa frike duhet te mendojme se dhe 23 qershori 2013 po vertetohet se ishte nje zgjidhje e bere ne bodrume ambasadash qe I vjen era e keqe e ngjlave te lalzit qe dhe per pak jave do ta shikojne shqiptaret deshtimin e saj.
Prandaj eshte koha qe Edi Rama duhet te dale nga bataku i ngjalave ku e kane futur planet e bera ne bodrumet e ambasadave se 23 qershori nuk ishte rrotacjon I zakonshem por nje permbysje e regjimit ambassadorial dhe kuislingut te tyre vrasesit Berishe per te cilen 1 miljon votat ne shqiperi dhe 1 miljon emigrantet jashte shqiperise duan koken e kriminelit serberishe
Edi Rama dhe shqiptaret e ndershem duhet te marrin shembull nga vendosmeria dhe guximi I jashzakonshem i z John Kerry i cili ne vitin 1971 sfidoi qeverine amerikane te asaj kohe duke kerkuar terheqjen nga Vietnami pasi ai i pa nga afer ca 21 janare qe ndodhnin atje ne ate kohe.Biles arriti sa dhe dekoratat e luftes ti hidhte ne oborrin e shtepse bardhe te Niksonit duke thene:
“I’m not doing this for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all.”
Kam qene shpesh nje oponent modest i zotit Mero ne artikujt e tij sa here qe behej fjale per momente ku dhe pak ore kishin ngelur per “ti prere koken” gjarperit Berishe.Keshtu ndodhi ne njevjetorin e masakres bulevardit ku erdhen me emergjence ekspertizat e FBI ne te cilen Mero Baze mendonte se i erdhi fundi killerit Berishe.
Ne ate kohe shpreha mendimin se ne baze te 20 viteve te rrenimit total kombetar te “tranzicjonit” filoserbi Berish do shpetohet nga kompetentet dhe ashtu ndodhi ku ai arriti te “sfidoje” Ameriken.Ne kete kuader nuk eshte se krimineli Berish po mbijeton nga aftesite e tij por nga hipokrizia e dipllomacise euro-atllantike dhe impotenca proverbiale e kundershtareve te tij PS-ista te cilet jane aktuale edhe sot.
Eshte e cuditeshme se zoti John Kerry ka bere nje nga aktet me te guximshe ne historine amerikane.Duke qene nje hero i luftes se Vietnamit sapo u kthye nga fushat e betejes u be nje kundershtar i vendosur i luftes deri ne Vietnam due dale hapur kunder qeverise amerikane
-Ne mars 1965 ne nje fjalim te tij duke kritikuar politiken e jashtme amerikane ai thote
“It is the spectre of Western imperialism that causes more fear among Africans and Asians than communism and thus, it is self-defeating.
-Ne prill 1971 ai behet i pari veteran amerikan qe kerkon para kongresit largimin nga Vietnami.
Vendosmeria e atij arrin deri ne hedhjen e dekoratave te luftes para zyrave te Niksonit.Me vone ne kete kuader te shtrire ne gjithe vendin ai arrestohet per nje kohe te shkurter dhe gjobitet.Ai deklaron se “I’m not doing this for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all.
Vleresoj maksimalisht qendrimin e 27 vjecarit marins John Kerry ne vitin 1971 qe ishte absolutisht I sinqerte ne krahasim me ditet e sotme posacerisht me Shqiperine.
Te pakten per vendin tone ta klasifikosh regjimin criminal te Berishes me oligarkine ne Shqiperi eshte jo vetem lapsus por dhe njelloj mbrojtje qe I behet berishes per krimet e tij.
Mesazhi i zotit John Kerry eshte jashte realitetit dhe jashte axhendes per ta rregulluar ate vend.E verteta eshte se pa denuar berishizmin dhe burgosjen e antishqiptarit Berishe llafollogjite e z.Kerry do ti mare era pa kaluar 24 ore dhe jane per konsum mediatik te pakten per Shqiperine.
Z.Kerry nuk duhet te fshehe faktin qe Sali Berisha eshte vrasesi i 4 protestuesve ne 21 janar 2013 qe pas masakres pasi prishi filmimet.nderroi tytat e armeve,perdhosi presidentin,terrorizoi k/prokuroren,lincoi kryeshikasin,fshiu menderen me ekspertizat e FBI ,poshtroi ambasdorin Arvizu. Z.Kerry nuk duhet te harroje oligarket e Podestes qe kane marre shuma perrallore per te lobuar ne Shtepine e Bardhe qe te mbyllin syte para gjakut te bulevardit.Perse Amerika zyrtare ka dy qendrime te ndryshme me revoltat e Ukraines sot nga ato te 21 janarit 2013 ne Shqiperi ?
Perse tolerohet droga e Lazaratit e Hajdarit dhe e Berishes per 8 vjet dhe tani I jepet “urdher” Edi Rames te sulmoje nje fushe te minuar te oligarkise se mafjozeve me kollare te perendimit.A mos eshte nje kurth tjeter kunder Edi Rames si komplloti i mirellogaritur me LHL ne nendor 2013?
Shteti amerikan dhe personalisht zoti John Kerry nqs nuk largojne apo denojne me ceremoni kriminelin Berishe mund te themi pa frike se Amerika e ka humbur moralisht Shqiperine ndoshta dhe me teper. Thjesht Donald lu do te jete nje kopje e gjeneralit zheleznov te viteve 60′ dhe duhet te dali dikush ti thote:
Do ta kujtoni Vloren & Shqiperine zoti gjeneral dhe nuk do ta gjeni….
Pra zoti ish profesor i stalinizmit zoti andrea
kur do beni nje artikull me titull
PSE JU ZOTI DONALD LU PO MBRONI HAPUR NAZI-BERISHIZMIN ??.
KOMENT BRILANT
Thano do bente mire ta bente kryertikull.
Respekt dhe pershendetje
ps te kujtoj dhe pozat fotografike qe beri Arviziu me Fullanin nje dite para arestimit
Avokati i gjithe horrave, krimineleve dhe cubave shqiptare
Saliu mbrohet nga SHBA se e prun vet me UDB dhe nuk mund te lepijne ate qe kan peshtyre