Për dëshmorët e 21 Janarit

redaktor

Pesë dëshmorët e Janarit,
pesë vjet që hanë dhe,
Sot Berisha në Kuvend,
akoma lëshon rrufe!

Dhe ministër Lulëzimi,
asnjë hap prapa s’u kthye,
tash-mbas vrasjeve që bëri,
ësht’ dhe kryetar partie!

Dhe fatin e Edi Ramës,
tani që të gjithë e dinë,
sivjet mbushen Tre Janarë,
që po drejton qeverinë!

Që atëherë ngritëm zërin,
se i dinim mirë këto,
këtu çdo gjë mund të priste,
vetëm Drejtësia Jo!

Reforma që bëhet sot,
tok viktima-gjakatarë,
duhej të kish nisur udhën,
që në Shtatorin e Parë!

Që në Shtatorin e Parë,
kur u bë kjo qeveri,
se vatani qe i etur,
së pari për Drejtësi!

Po Drejtësisë asnjëherë,
qeveria nuk ju qas,
ndaj dhe keq edhe më keq,
u bë në vitet më pas!

Nëse Shtatorin e Parë,
për reformën do nxitonin,
sot-Saliu dhe Lulashi,
sigurisht s’do bilbilonin!

Për njëmijë e një arsye,
kjo reformë gjithmon’ u shty,
gjersa veten Sala-Luli,
e morën për bukuri!

Një milionë që votuam,
i donim në një qeli,
pas tri vjetësh-ata duan,
të kthehen në qeveri!

Në faktorë të politikës,
sërish u kthyen këtu,
pikërisht për këtë tagër,
i takon dhe zoti Lu!

Veç humorit për “shuplakat”,
që Rama nga xhepi nxori,
them se s’i përdori kurrë,
Një milionë votat që mori!

Herë e parë që po tenton,
që rrugën e duhur gjeti,
vrasësi e akuzon,
se po bëka një grusht shteti?!

Po gjëmon maskarallëku,
injoranca e vërtetë:
“Po si bëka një grusht shteti,
kur pushtetin e ka vetë?!”

Si janë kokolepsur punët,
s’besoj një reformë me vlerë,
kaq shumë sa janë futur hundët,
s’do votohet asnjëherë!

Por po kthehem ku e nisa,
tek ajo që vlen së pari,
për mua si “Provë e zjarrit”,
ësht’ Njëzet e Një Janari!

Do vijnë zgjedhjet e reja,
dhe Sovrani do votojë,
PD-në që vrau njerëz,
PS-në që s’i dënojë!

Mbetet dhe një vit e gjysmë,
ndaj s’më duket e pamundur,
“Rilindja” të shkundet mirë,
të kapi Kohën e Humbur!

Share This Article
5 Comments
  • Po per cfare reforme thua?
    o Arben o vargetare,
    mos haro se e ke Meten,
    te pare e mbi te pare!

    Mos haro se ke dhe Meten,
    si mburoje e Sulltanit,
    ne duel ka dale me Ramen,
    vec per koken e shejtanit!

    Mos haro more, ne bllok,
    te shenoshe Ilir mistrecin,
    mostruozin Skrapelli,
    nipin e Sulo bodecit…!

    Rama eshte fare i vetem,
    ndaj nuk di nga ta filloje,
    ne se do perballet djathtas,
    plumbi, gjoksin do ti birroj!

    Ai plumbe do te bjere,
    plote mbi nje milion Shqiptare,
    ndoshta gjaku qe do te derdhet,
    do krijije nje oqeane!

    Ne se do te kthehet majtas,
    ne anen e vegjelise,
    ka rrezik ta mbyse lumi,
    vorbulla e pakenaqsise!

    Ne se ne duele me Meten,
    do te dale vet, Ai,
    rrezikon qe Shqiparia,
    te mos kete as Qeveri!

    Rama ket’ pune e di mire,
    ndaj e la Lu-ne, te lire,
    te vije verdalle sa te doje,
    qe ky popull ta shikoje!

    Qe shqiptari ta shikoje,
    per cdo dite me syte e tij,
    qe sovrani ta kuptoje,
    kete pseudo demokraci!

    Meta i ka fshehur rrenjet,
    ne tunel poshte oqeanit,
    ndaj dhe Lu-ja shkone e falet,
    vec ne strofullen e shejtanit!

    Eshte dhe kjo nje arsye,
    qe Lulashin e rinovone,
    zeri me nuk po i cfoket,
    zgjedhje te rreja kerkone!?

    Po shpresone “ylli ne ngjitje”
    ne pushtete serish ta sjellin,
    ata qe pazare bejne,
    pikerishte me kriminelin!

    Se besoj kete magji,
    kurr nuk qe degjuar me pare,
    te vije Basha ne pushtete,
    Fiks, ne 21 Janare!!!

    Per kete si ve faj Bashes,
    po Rames me shume te tjere,
    qe na e kthyen reformen,
    ne mburoje per kriminele!

    Bene pazare dite e nate,
    si ta mbulojne shejtanin,
    nuk menduan asnje caste,
    sa shume po dhunojne sovranin!

    Dale nga dale po qaset dita,
    kur krateri te vershoje,
    qe shqiptari te rrembeje voten,
    per Lirine te votoj!

    Jemi vertete te zhgenjyer,
    me kete “demokraci”,
    kemi plote 25 vjete,
    qe jetojme ne skllaveri!

    Mos shpresojme nga mysafiret,
    qe na vijne e na shkojne,
    ata jane vec fitila,
    qe me shume po na thermojne!

    Rama eshte verte rrethuar,
    nga te liqe e te pa bese,
    per popullin serish Ai, mbetet,
    dielli, dhe e vetmja shprese!

    Nje mendim e kisha une,
    qe me keq, te mos e pesojme,
    te bashkohemi gjithe sa jemi,
    perkrahe Rames te qendrojme!

    Une nuk jam socialist,
    e nuk jam as teknokrate,
    une jam nje njeri i thjeshte,
    qe mbaj emrin Demokrate!

  • “… Atje, tek guri me vere
    Nje nga nje do ven’ te tere!…”
    Gjithe te “Djathtet” e pegere.

    Nga e majta ke do zere
    Te kush do vihet gesher?!

    Cili shkon,nga shkon gaveta!
    Vcan ujku Ilir meta!…

  • Dita qe shpresuam
    nuk na erdhi kurrrr,
    tash dhe kjo gazete,
    eshte nje konjekture!!!

    Kembejme ndonje llafe,
    dhe mendimin tone,
    kush eshte emigrante,
    kete e kuptone!!!

    Na u hoqe “Dita”
    si esnafe leter,
    papritur dhe kjo,
    u kthye ne anen tjeter!!

    Si me pare komentet,
    tash me si botone,
    neve humbim kohen…
    Dita, injorone!!….

    Ah! moj “dite” shpresoje,
    ne “nate” te mos jeshe kthyer,
    se per bese do behesh,
    gazete e urryer…..!

    Eshte me mire per ty,
    te pranoshe gabimin,
    te rrespektoshe fansat,
    tu botoshe shkrimin!

    Se fansi se ka,
    kaq probleme per ty,
    shkone ne media tjeter,
    gjen shoke dhe aty!

    Them per ty do jete,
    nje disfate tjeter,
    me komentet tona,
    ti e mbush gazeten!

    Por ne s’mund te themi,
    fjalet qe do ti,
    se ndryshe do te quhej,
    vec teknikraci!

    Ne nuk mund te shkruajm,
    ashtu si ju doni,
    tu lepijme ju,
    qe te na botoni!

    Mos u beni ju,
    si ai qe shame,
    qe kur u be mbrete,
    vrau vete babane!

    Besoj me kuptuat,
    ku e pac qellimin,
    eshte me mire per ty,
    korigjo gabimin!

  • Shqip. Troç. Bukur. Te lumte z. Arben Duka! Po shihet ashiqare se te dy partite dhe varteset e tyre vetm po i nderrojne vendet: Pozite – Opozite! Per t’i prere gjerat shqip e siç duhet, patem vetem nje Enver Hoxhe, i paste dheu drite!…

    DRENICA E KUQE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *