21 Janari – Dita e kujtesës që po shkon drejt harrimit

J L

Bedri Islami

Botuar në DITA

 

Pak ditë më parë, ku sapo kishin filluar të ndizeshin gjakrat mes “rithemeluesve” dhe “vulëmbajtësve” brenda opozitës, pikërisht në çastin kur mendohej se gjërat ishin lënë në harresë dhe se turbullirat dhe gjëmat e brendshme do të mbetnin brenda familjes, Basha, si pjesë e atyre që dinë shumë dhe e ndjen se gjykimi mund të jetë edhe mbi të, më 13 dhjetor do të thonte se:

PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, sic u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vendosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve. Për këtë të jeni të sigurtë. Ju e patë ndërkohë që ata bënin si gorilla jashtë ne vazhdonim mbledhjen. Ngutet frikacaku dhe ngutja e frikacakut i ka kushtuar PD-së në 30 vite”.

Ishte deklarata më e habitshme nga njeriu që nuk pritej të ndodhte dhe jo rastësisht, menjëherë pas tij, u fut në lojë një ish-ministër, Imami, që askush nuk e di pse u rrek të mbronte Berishën nga ajo që sapo kishte deklaruar Basha.

Pas tij, si në agoninë e zbardhjes së fajit, u përmend edhe Berisha, i cili vazhdoi t’i qëndrojë asaj që kishte thënë edhe dikur, duke marrë në mbrojtjen e tij vrasjet dhe paralajmërimin e tij për vrasje të tjera. Ai u ribetua se kishte qenë në godinën kryeqeveritare gjatë gjithë ditës, se i kishte dërguar paralajmërime serioze për vrasje liderit të opozitës së asaj kohe, Rama, se nuk e dinte se ku kishte qenë vartësi i tij, ministri i punëve të brendshme, Basha dhe se serveri i godinës, për të cilin ishte betuar se ishte i paprekur, ishte fshirë nga një dorë e padukshme.

I ka thënë nga vetja Basha këto fjali, apo i kanë thënë t’i thotë, kjo nuk do të jetë enigmë edhe për shumë kohë. Është provuar se sa herë që Basha merr “zemër” përtej pritshmërive, dikush tjetër qëndron pas tij.

Një gazetar investigativ në Kosovë kishte guximin që haptas, pa asnjë droje të akuzonte drejtpërdrejtë Berishën si njeri i vrasjeve të 21 janarit, ndërkohë që kolegët e tij në Tiranë përdridhen si ku*va dhe lëpijnë buzët nga kënaqësia e qenies pjesë në një studio me njeriun që di gjithçka për vrasjet. Një gazetar i njohur bëri të ditur atë që e dinë të gjithë, por që, as SPAK nuk e heton, as qeveria nuk e investigon, as shoqëria civile nuk ngre zërin. Turp!

Nesër do të jetë 21 janari. Është njëra nga ditët më të trishtme dhe të përgjakura të historisë së pluralizmit në Shqipëri, e pakrahasueshme me asnjë ditë tjetër, në të cilën politike, për hir të pushtetit të saj dhe urrejtjes ndaj atyre që e kundërshtonin, për të fshehur makthin e korrupsionit dhe zhdukjen e besimit ndaj shtetit, vrau njerëz në rrugë.

Gjithçka u zhvillua në dritën e diellit, gjithçka është e njohur tashmë, me përjashtim të disa çasteve themelore, që në fakt përbëjnë edhe të vërtetën e asaj që ka ndodhur.

Është sekret i njohur se cili dha urdhër që të qëllohet në turmën e zemëruar,  e cila ishte në ikje, por nuk dihet se kush qëlloi me armën e Ndrea Prendit, ai vetë apo ndonjëri nga shoqëruesit kryeministrorë apo ministrorë. Dihet se ishte kamera e një investiguesi që zbuloi të vërtetën, pas sajesës së organizuar për të fajësuar demonstruesit, të cilët sipas Berishës dhe dy mjekëve kishin vrarë njëri tjetrin, por megjithëse dihet urdhëruesi, nuk dihet ende se kush e fshiu në mesnatë serverin qeveritar? Njeriu përgjegjës u bë deputet i Bashës dhe është në krahun e tij, çka është dëshmi, ose e besimit, ose e lidhjes së këmbëve. Ka shumë enigma, që në fakt janë të ditura dhe për të cilat, me as vrarjen më të vogël të ndërgjegjes jep kapadaillëk një njeri i shpallur tani zyrtarisht si minues i demokracisë dhe pengues i demokracisë.

A po zgjohet 21 janari apo e gjitha ishte njëra ndër shashkat e politikës? A do të ketë më në fund ndëshkim për krimin e shumëfishtë dhe a do të dënohen ata që urdhëruan, që organizuan vrasjet dhe vetë vrasësit?

21 janari është një ditë për kujtesë dhe mosharrim, por deri tani, në fakt ajo nuk ka qenë e tillë. Më shumë ka shkuar drejt harresës, përtalljes miope me gjakun, shpërblimin pazaresk dhe në fund, tallja e sistemit tonë të drejtësisë dhe e qeverisjes.

Nëse mund të jetë dikush që thotë se qeveria nuk dënon, ka të drejtë, por qeveria mbledh prova, dëshmi, analizo, dërgon për gjykim, në emrin e saj apo të institucioneve të saj, sepse qeverisja e sotme është edhe rrjedhë e gjakut të derdhur asaj dite.

Të lash duart se “nuk jam unë që dërgoj njerëz në gjyq”, në fakt do të thotë të mohosh vetveten dhe të krijosh, me dashje apo pa dashje, një strehë për krimin.

Deri tani kështu ka ndodhur. Tani që brenda selisë së atyre që ishin në pushtet në ditën e vrasjeve ka nisur akuza e shumëfishtë, faji nuk duhet të mbetet jetim.

Jo shumë kohë më parë, Gazeta DITA, e ka quajtur ditën e 21 janarit, kur nga plumbat e qeverisë Berisha dhe të ministrit të brendshëm, Basha, u vranë katër demonstrues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, si ditën e kujtesës së krimit shtetëror mbi njerëzit e pafajshëm.

E ka quajtur kështu dhe ka besuar se shumë shpejt, nën qeverisjen socialiste ajo do të shndërrohej në ditën e ndëshkimit të së keqes dhe të fajtorëve, të cilët jo vetëm vranë, plagosën, burgosën e torturuan dhjetëra e dhjetëra vetë, por edhe u tallën me sistemin e drejtësisë, me hallet e njerëzve dhe me vetë shtetin.

Pritja, që u bë kaq e gjatë dhe që po shkon drejt harrimit, si duket ka mbetur në një terrinën e saj dhe pesë vitet e qeverisjes së majtë nuk sollën asgjë tjetër, veçse shpërblimin e gjakut që u derdh, duke paguar familjet e të vrarëve dhe duke harruar një të thënë të vjetër se, “gjaku nuk bëhet ujë”.

Qeveria e ktheu në vlerë monetare, por kjo as nuk ka qetësuar familjarët e të rënëve, as nuk ka dhënë përgjigjen që njerëzit kanë pritur, nuk ka ndëshkuar askënd nga ata që realizuan vrasjet, që dhanë urdhër për të vrarë qetësisht e si monstra të vërtetë; nuk u dënuan as gardistët që qëlluan direkt në njerëz e më pas për dhjetëra ditë u strehuan në selinë kryeministrore si një kazermë ushtarake; nuk u ndëshkuan as urdhërdhënësit, të cilët gjakftohtësisht bënë vrasjet për të shpërndarë frikën si një instrument pushteti; nuk u ndëshkuan as ata që në mesnatën e 21 janarit, tinëzisht, shpejtuan të shuajnë gjithçka ishte regjistruar në serverin vëzhgues të qeverisë; nuk u ndëshkua as në një majë thoi shefi i qeverisë që mashtroi në deklaratat e tij për vrasje në mesin e demonstruesve me çadra e stilolapsa pistoletë; i cili në korridoret e selisë qendrore të pushtetit çirrej për të vrarë dhe jepte urdhër tek njerëzit pranë tij që të detyrohej shefi i gardës për të vrarë; nuk u dënua as ministri i brendshëm, që vrasjen ende e konsideron buzëqeshje pasurie.

Si të thuash, gjaku i 21 janarit i shërbeu një klase politike për të bërë rotacionin e pushtetit, jo për të vërtetën.

Megjithatë ajo mbetet si ditë e kujtesës.

Përse mbetet e tillë?

Së pari, në 21 janar, më haptas se asnjëherë tjetër në pluralizëm, pushteti dhe strukturat represive të tij, dolën haptas me një portret makabër: të vrasjes së mirëfilltë, të drejtpërdrejtë, pa asnjë shkak dhe pa asnjë rrezikim për vetë shtetin.

21 janari ishte ndoshta, manifestimi më spontan dhe më i pritshëm i mllefit njerëzor ndaj pushtetit që po vidhte haptas dhe po tallej me mjerimin. Nuk kishte ndodhur asnjëherë një manifestim i tillë, i mbushur me zemërim dhe padurim për të përmbysur, si domosdoshmëri jetike, një pushtet të krimit.

Nga dita kur u mendua për protestë e deri në ditën e saj ishte më pak se gjysma e një jave. Skandali i regjistrimit publik, i hedhur poshtë më pas nga gjykata, ishte pika e fundit e një kupe të mbushur plot, që nëse nuk derdhej në rrugë, përmes protestës, nëse do të vazhdonte të derdhej, mund të kishte pasoja të tjera.

Në një gjysmë jave, Tirana kishte para vetes protestën më të madhe të historisë së saj.

Sot, liderët e opozitës, që jo rastësisht, ishin pushteti i 21 janarit, kanë një muaj që bredhin gjithë dynjanë për të mbledhur njerëz në një sheh tiranas, për të përmbysur një qeveri, e cila edhe pse nuk është ajo që është pritur, është disa herë më e saktë, më e plotë dhe më reale se qeveria e tyre.

Shteti përmbysi të gjitha normat e ligjet. Shteti u vendos mbi njerëzit, jo si njësi drejtuese, por si masë shtypëse.

Sa herë që pushteti kërkon të ngrihet si i tillë, ai duhet larguar. Shtypja është kurdoherë e rëndë, por në një shtet që aspiron demokraci, ajo është frymëmarrëse dhe asfikson vetë shtetin. Ndaj duhet larguar.

Së dyti, në një shtet që shkon drejt diktaturës, strukturat e  saj shemben, si ndodhi në 21 janar. Vrasja e 4 demonstruesve ishte e keqja më e madhe e dukshme, por pas kësaj ishin të këqija të tjera dërmuese, që vendosën, megjithëse përkohësisht, oligarkinë politike pëdëiste dhe lësëiste, mbi njerëzit dhe jetën e tyre.

Në 21 janar shteti nuk funksionoi, jo se njerëzit e shembën atë, si kishte ndodhur në 14 shtator 1998 nga opozita e tashme shqupase, por se vetë pushteti i shembi ato për të ruajtur fuqinë e tij.

Sinjalet e shembjes së shtetit për llogari të një klase politike mjeruese, ishin dhënë që pas shpërthimit të Gërdecit. 26 të vrarët e atjeshëm për llogari të fitimeve të familjes kryeministrore kishin shkelur segmente të shtetit, por jo të gjithin.

Gërdeci ishte parafjala, 21 janari do të ishte mbarimi i vetë shtetit.

Nëse në Gërdec krimi i lidhur me politikën kishte nënshtruar disa nga strukturat e ligjit, në 21 janar ai i nënshtroi të gjitha, disa nga të cilat, si Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës, saktësisht, i skllavëroi.

Kur pushteti kërkon të vendosë diktaturën e tij ai ndërmerr hapin e tij më të madh: shembjen e shtetit. Për shefin e qverisë Berisha, në pak kohë, mendja i polli grushtin e shtetit, duke neutralizuar gjithçka dhe duke sulmuar tre nga institucionet që mendonte se ishin kundër tij: Presidentin, Prokurorin e Përgjithshëm dhe shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar. I kishte ngelur media dhe katër analistë i shpalli në grupin puçist, pa menduar se e keqja e shpalljes së të vërtetës do i vinte nga një “puçist” jashtë vëmendjes së tij, Artan Hoxha.

Një pushtet që aspiron diktaturë, duhet larguar.

Së treti, në 21 janar u dëshmua haptas, ama krejt haptas, se pushteti ishte i gatshëm të lante duart me gjak dhe për këtë të mos ndjente asnjë lloj përgjegjësie. Bile, të mburrej, të sajonte prova qesharake, të asgjësonte provat e së të vërtetës, të ngrinte dëshmues të rremë, të griste Kushtetutën, të asgjësonte prokurorinë dhe të merrte përsipër atributet e përkëdheljes dhe të shpërblimit të vrasjeve.

Gjaku i 21 janarit i duhej pushtetit të kohës për të vrarë frikën ndaj vetes dhe për të shpërndarë frikën tek të tjerët. Edhe duke u bërë pjesë e derdhjes së gjakut.

Ndoshta, si askurrë më parë, shefi i një qeverie që ishte kapur në flagrancë duke varë, do të çirrej se ai, nëse njerëzit demonstronin përballë tij, do të vriste jo tre, jo tridhjetë e tre, por edhe treqind e tridhjetë të tjerë. Shkoi edhe më tej kur, krejt haptas, kërcënoi shefin e opozitës së kohës se jo vetëm do e vriste, por edhe do i bënte fjalimin më të bukur mortor që mbahej mend ndonjëherë.

I gjithë 21 janari dhe ditët pas tij ishin në fakt ditët e gjakut. E kishin kërkuar edhe herë të tjera këtë gjak, e kishin sjellur në vatra të ndryshme, shumicën e herës tinëzisht, kishin provuar të ndiznin një luftë civile, jug – veri, kishin ngritur struktura të fshehta paraushtarake në stilin e Arkanit, kishin vrarë pas shpine, por nga 21 janari mbetet në kujtesë derdhja e gjakut e llogaritur që më parë. Prisnin vetëm çastin. Momentin. Dhe kur vunë re se demonstruesit nuk do të binin viktimë e një loje të fëlliqur e gjakderdhëse, atëherë u dha urdhri që të derdhej gjaku, pavarësisht se ku dhe se ndaj cilit do të derdhej.

21 janari është dita e kujtesës së gjakut të derdhur pasi ishte llogaritur saktësisht se duhej derdhur.

Një pushtet që planifikon derdhjen e gjakut, pa e ditur se çfarë do të ndodhë, duhet larguar.

Së katërti, qeveria socialiste erdhi në pushtet pikërisht nga mllefi njerëzor ndaj një pushteti mëkatar e vrastar. Erdhi jo se njerëzit besuan në mrekullinë ekonomike që deklaronte, por në besimin se kjo qeveri, në mos tjetër, do të bënte atë që pritej, ndëshkimin e krimit.

Për njerëzit e zakonshëm, rritja tre apo katër për qind e ekonomisë është ogurmirë, por jo jetëdhënëse. Por, ndëshkimi i krimit është jetëdhënës, pasi jep shpresën se krimi nuk do të përsëritet dhe se qeveria ka zënë mend.

Shumica qeverisëse në katër vitet e para të drejtimit të pushtetit 21 janarin e shtyu në kohë të pacaktuar; nga një çështje të saj e bëri një çështje bankare; nga një alternativë qeverisje e bëri një mënyrë shpërblimi.

Deri tani, i gjithë shfajësimi i qeverisë kanë qenë strukturat e drejtësisë. Për shumicën, ata pengonin, ata nuk hetonin, ata nuk gjykonin. Ka një të vërtetë të madhe në të gjithë këtë, por nuk është e gjithë e vërteta.

Socialistët sa herë që vijnë në pushtet janë zemërlëshuar ndaj krimeve të para qeverisësve të tyre.

Kjo ka ndodhur edhe në vitin 1997, kjo ka ndodhur edhe në vitin 2013.

Mirëpo, ata harrojnë një të vërtetë tjetër të rëndësishme: se zgjedhësit kanë të drejtën e largimit të tyre nga pushteti.

Tani, qeveria Rama 2, nuk ka asnjë mënyrë tjetër justifikimi. Vettingu ka filluar, ata vetë qeverisin, në prokurori janë shumë organizma verifikuese dhe ligjzbatuese, në njerëzit e thjeshtë ndëshkimi i krimit është bërë i padurueshëm, sepse po bashkëjetohet e bashkëpunohet me të.

Nëse 21 janari, edhe më tej, do të jetë Dita e Kujtesës që shkon drejt harrimit, e jo fillimi i ndëshkimit, atëherë, edhe nëse një ditë ikën, pak vetë do të mërziten.

E keqja e madhe nuk do të jetë largimi i tyre, por riardhja e një oligarkie politike që nuk e kanë për gjë të të vrasin, sepse ashtu ua do qejfi dhe pushteti.

Share This Article
13 Comments
  • “21 Janari – Dita e kujtesës që po shkon drejt harrimit”
    ky është dhe qëllimi i qeveriut tënd o bedri!!
    kot nuk e tha”drejtësia vonon,vonon,vonooooooooooon,por nuk harron”!
    psh e ke parasysh kur zbulohen varret e faraonëve!?
    aty zbulohet dhe drjetësia e skllevërve që i varrosnin bashk me ta!!
    pra pas 4 mijë vjetësh drejtësia del në dritë!!
    y palloshi po pret që të cofë berisha që ti rrasë gjithë “të vërtetën” atij!

  • Zoti Islami ,,, ju shpreheni se 21 Janari eshte dita me e trishte dhe me e dhimbeshme e “PLURALIZMIT ” ne Shqiperi , dhe politiqaret e anashkalojne dhe duan ta zbejne plotesisht .

    Pse kemi ne zoti Islami PLURALIZEM ne Shqiperi ?Jo i nderuar nuk ekziston fare , se po te ekzistonte do kishte ndeshkime .Do zbatohej me perpikmeri ligji dhe transparenca e ligjit .

    Ne qofte se doni Z Islami eshte e thjeshte per tja u argumentuar . Populli i neperkembur dhe komplet i vjedhur u cua ne protesta per vidion e Metes . Ku Rama perfitoi per interesat vetem te vetat dhe e pruri ne pushtet .Direkt ne cast hengri ngalen ne Gjirin e Lalazit ne vilen e Metes ,e ndertuar ne truall te vjedhur ne lalez , dhe beshtyhu mbi kufomat , i vrau per here te dyte . Vetem per interesin e kariges se kryeministrit per te ngrohur bythet e . tija .
    , :
    Bravo qe shkruani Z Islami ,por mos e permendeni fjalen “PLURALIZEM ” ne shqiperi , nuk ka ndodhur deri me sot ,e kam fjalen jo me fjale por me vepra .

    Kete e verteton vrasja dhe hedhja ne ere me dinamit special diten per diell e gjygjtarit Vlonjat Konomi , ku ai Konomi nuk duhej vrare naten ,kur gjuante per peshk , si qejfli per gjueti peshku , jo , por midis dite me diell , ne qender te Vlores , per ti dhene mesazh pronareve mbare ne te gjithe shqiperine rrini urte se fatin e gjygjtar Konomit do kini . Ku “pluralizmi ” i juaj simbas jush z Islami haron se keta jane komshinj qe te gjithe ne Gjirin e Lalzit , nje ashtu si Rama “kundershtar ” i Berishes , qe ngrohu magjen ne ate karrige te kryeministrit , dhe pa pike turpi e namuzi , na i rasi Ilir Meten me shpejtesi president te Shqiptareve dhe mbi te gjitha jashte deshires te atyre protestuesve me shumice te pa pare , qe shkuan si c.japi te kasapi ,dhe vazhdon .”PLURALIZMI ” i juaj Z Islami tallet me te gjithe mbare shqiptaret ,qe e hane pyken .

  • Pas 11 vjetesh masakra naziskine berishiste dhe lulbfashiste pothuajse eshte neperkembur duke perdhosur 4 viktimat dhe jetimet e tyre.
    *

    Artikull eshte I lavderueshem por I mungon shkaku kryesor qe eshte faktori jashtem…per shembull:
    Si ka mundesi qe ambasadori pare amerikan Rayerson te zgjidhej nga Vend Komanda e Luftes Ftohte ne Beograd dhe per fatin tone te zi ishte dhe eshte nje antikomunist me I zi se vete komunizmi 1000 here me shume.
    .
    Ose tjetra si ka mundesi qe serbisht-folesi tropojani Elez Biberoviq ishte komandanti ne hije I kuazi agersionit te dekomunistifikimit ne nje vend qe ai system kishte vdekur
    .
    Me zeza akoma si ka mundesi qe “miki” Elezit tropojani Salih behet komandanti real I bandes tropojes duke perdorur si kobure Horrin Azem Hajdari?
    .
    Pse ka aq fuqi Berisha te shurroje jetimet e 21 janarit dhe te fshije mendern me Kimen ?

    Ajo qe bie ne sy eshte deklarata e Saleh Berishes pikerisht ne “festimet” e tij pikerisht ne 21 janar I thote Kimes: A mund te me vertetoni fakte qe kam kryer korrupsion ?
    **
    Ne nje kohe qe ky ka nje vargmal me krime ku vecojne-21 janari-gerdeci-haklajt-remzi hoxha..
    Pra kemi te drejte pyesim pse Amerika zyrtare e perkedhel Berish kriminelin per shkelje financjare = non grata gallata dhe ka mbyllur hesapet per krimet e tij te perbindeshme
    Pra kemi te drejte pyesim pse Amerika zyrtare ben dallimin midis shenjtorit Lul Basha si Minister Vrases I 21 janarit me k/m monster Berishe qe tallen me non grata ?

    Kam shume per te thene e shkruar por me levizjet e fundit te dipllomacise mike me Kimin ne krye dhe te shtypit shqiptar …mund te themi se sot ne 11 vjetorin e masakres bulevardit u mbyll zyrtarisht ky krim naziskin pergjithmone.

    Me keqardhje kemi te drejte te themi se ambasadorja Kim eshte vrasese e besimit tim te Amerika dhe Larot e shtypit dhe mediave vizive jane vrases te shpreses se ky vend nuk do te rregullohet kurre..
    .
    Amerika Kimes dhe me Larot e shtypit kane vetem nje shans : Pranga Berishes dhe Devilulit te tij per 21 janarin ne te kundert Enver Hoxha nuk ka nevoje per ti ringritur permendoren
    se e kthyen ne Profet Kimetet
    me Xhaferr Deven Junior= Devilul Bashen

    • Zoti redaktor:
      Me aq sa I njoh une komentuesit e Dites asnje prej tyre nuk e mendon dhe as nuk e shpreh qe Bedriu eshte fajtor…por do te thoja I eshte lagur baruti biles I ka marre ere te keqe…do shembull ?
      Ministri brendshem I 21 janarit Lulzi Basha I eshte dizinfektuar dora e pergjakur nga Kimja qe eshte aktualisht Governore e Shqiperise…dhe ky birbo jo vetem qe eshte vrases (bedel) dhe akoam mburret si Babai I tij Sali QE VRAU SIPAS KORNIZAVE LIGJORE..
      Jo vetem kaq po Lul SERBASHA eshte menaxheri I dosjes verdhe te serbeve ( per burrelin dhe bicajn) pra nga nje ane ky spiun mbrohet nga Kimja Amerikes dhe nga ana tjeter Kupola e UCK eshte ne burg ne menyre antiligjore perballe nje prokurori amerikan..
      .
      Pra me e vogla qe duhet te beje Bedriu eshte te shkruaje nje artikull me Titull:
      “ Zonja Kim pse lazdroni spiunin serb lul basha qe eshte dhe vrasesi kryesor ne 21 janar ne nje kohe qe clirimtaret e Kosoves I mbani ne burg me prokuror amerikan…kaq mjafton
      .

  • Ate diten e kujteses pra,
    qe ka shkuar drejt harrimit,
    mos e kerkoni tjeter kund,
    vec ne ajo Kulla e Edvinit,

    Se ato njerez qe i mblodhi,
    para kryeministrise i hodhi,
    me nje Video i nderseu ju kujtohet?
    te atij qe me pas President emerohet!

    Ndaj dhe per me tutje ate 21 janar ta harroni,
    “Ajo ishte loja” sot ne Presidence e shikoni!

    • Zoti Rapsodixhital

      Te garantoj me jete se jam kunder Edi Rames per 21 janarin dhe e konsideroj impotencen e tij me te madhe se vete krimet e berishes…

      .sepse vrau perfundimisht SHPRESEN..

      Por kjo ishte dhe eshte gjysma e vogel
      e masakres 21 janarit
      .
      Gjysma tjeter ka te beje me ameriken qe po gabon si me Xhaferr deven n e vitet 50-60 se si ka mundesi qe sherbimet inteligjente amerikane jane gjunjezuar para Salimonsren qe u betua qe do vriste Edi Ramen ne 21 janar 2011 sipas kanunit Leke Dukagjinit

      Materiali i meposhtem eshte shenjterimi Enver hoxhes nga:

      shteti amerikan

      BE
      TE PERMJERRURIT POLITIKE

      Ish-kryeministri Monstër Sali Berisha ka tronditur opinionin publik.
      .
      Për të parën herë ai ka deklaruar dje se ka pasur një skenar për të vrarë Edi Ramën më 21 janar të 2011.
      .Duke folur dje në studion e Sokol Ballës, Berisha deklaroi hapur se një ditë para kishte urdhëruar 5 snajperë që të qëllonin për vdekje kreun e opozitës të asaj kohe dhe sipas tij, kjo bëri që Rama të mos ishte në protestë. Berisha ka rrëfyer se i ka dërguar mesazh Ramës përmes një zyrtari të SHBA. “Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur më kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar. Pas disa ditësh erdhi një zyrtar amerikan i dërguar nga Klinton dhe më thotë, më kërkon: “A ka mundësi të mos vish nesër në zyrë?” I them absolutisht, se është ditë pune, po edhe të mos ishte, do isha në zyrë. Me tha: “S’bëhet nami se nuk je”. I thashë: “A të të jap mesazhin për Ramën? Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga të katërt anët dhe unë në mes dhe do goditet, vetëm po nuk e shpoi plumbi”. “Ti po thua,- tha, Shqipëria e shek 19”.
      Më vjen keq i thashë, Shqipëria e shek 21. Unë për zjarrvënës do bëj atë që më takon të bëj. I thuaj se një postë policie po e prekën, në mënyrë absolute s’do kthehet në Shqipëri i gjallë. Ia kanë thënë, që po të lëvizte në atë mënyrë do qëllohej, u zhduk në 21 janar si ajo e pulës. Funksionoi”, deklaroi ai. Më tej ai ka përmendur dhe Kanunin.
      . Ai deklaroi se është rritur me frymën e Kanunit dhe prandaj nuk ka aspak frikë. “Prindërit e mi, 50 vite më parë, pavarësisht se ishin besimtarë myslimanë, Kanunin e Lekës e kishin si diç- ka hyjnore, pasi kështu ishte në tërë Veriun

      EPILOG:

      NESE BASHKESIA NDERKOMBETARE
      NUK DENON SALI SATANAIN
      KY TOLERIM ESHTE SHENJTERIM I ENVER HOXHES DHE KOHES TE TIJ…

      • Shenjterimi i Enver Hoxhes mbetet vetem ne mendjet e mykura te enveristeve te cilet seleksionimi natyral i pakeson, tok me ate, shenjterimin pra.

        • Kardian !

          Vere llogjiken ne perdorim..

          Enverin e kane shenjteruar jo veprimet e tij apo deshira ime..

          E shenjteruat ju KARDIANET qe akoma nuk e kuptoni se pikerisht korbi berishe i thote kukuvajkes Kim

          Me jepni vetem nje prove qe kam jam i korruptuar ne nje kohe qe ka bere krime kunder njerzimit..
          .
          Dhe Ediramuti pikerisht ne 21 janar 1997 eshte rrahur si qen me shufra hekuri qe edhe pse i di naziskinet qe e rrahen si halabak ka mbyllur sqepin..biles trurin e gazidedes Visho Ajazin e ka bere ambasador ne Nato
          .
          Pra Kardian nese nuk te eshte mbushur mendja mund te na tregosh se ku kam gabuar..sepse jeni ju kardianet-berishianet-lubashianet-ilirmuterit ediramonstrat e deri te kukuvajka Kim qe mbuluan pergjithmone 21 janarin masakren naziskine te fuckdemonkracise

  • Shumekush flet per masakren e 21 Ja-
    narit , tregojne me gisht edhe vrasesin,
    terroristin dhe kryemafiozin e Ballkanit ,
    SaliSerbBerishen duke Kerkuar me in-
    stim dhe vendosmeri qe SPAK te nisin
    hetimet per kete ngjarje, ashtu si dhe

    per Gerdecin, ngjarje keto qe kane tron-
    ditur mbare opinionin shqiptar pergjate
    ketyre 11 viteve . Mirpo cfare po ndodh
    SPAK-un tone qe me aq shprese e pris-
    nim ne 95% e shqiptareve qe vetem cel-
    sat e kashtes kemi ne dore Ai merret
    thjeshte me hetimin e “nje arke peshku”
    dhe mire ben qe merret me kete kur be-
    het fjale per “ekzekutive” por kjo eshte
    fare minimaliste kur kemi perballe gji-
    gandet e korrupsionit, kur kemi perballe
    hajna me ze e figur (D.P) kur po na ver-
    bon syte : gangsteri “El Capone” I shek.21,
    njeriu me i urryeri I gjithe shqiptareve, me
    perjashtim te horrave te Mamurrasit dhe
    Milotit e ca tropojane askush nuk e ndjek
    me kete fosil te “Epokes se Gurit”! Dhe Ky
    Sali Berishovici i nje milion krimeve njeri me
    makaber se tjetri deri me sot nuk po i hyn
    asnje gjemb ne kembe ?! I ashtuquajturi
    SPAK me ne krye njeriun e kafeneve dhe
    te barxoletave as po e ve ujin ne zjarr per
    ato probleme qe vertete shqetesojne shqip
    taret : Hetim, gjykimi,denim, konfiskimi i
    krimineleve dhe mafiozeve, ne krye te kesaj
    LISTE qendrojne Vicidolasi dhe Cepani ! Si
    fillim mjaftojne vetem keta te dy qe te hapin
    siparin e politikaneve qe do t’i pasojne ! Me
    kete hap qe SPAK me sa duket nuk ka kellqe
    t’i realizoje do te qetesonte te 95% te shpirtra-
    ve te shqiptareve dhe do te ngulte “gurin e qo-
    shes” ne Drejtesine e Vertete ! Deri tani, megji-
    these kupola politike ne pushtet deklaron se
    SPAK ka arritur suksese, ndersa Zonja e nder-
    ruar KIM, ambasadore e SHB- s po ben ceshte
    e mundur t’i inkurajoje te MAJMURIT e SPAK-ut,
    perseri ata s’duan t’ja dijne as per ambasadoren,
    as per Blinkerin, as per Reekerin por vazhdojne
    avazin e tyre duke u marre me “panairin e kotesi-
    rave”, marrin turravrapin per hetimin dhe gjykimin
    e halabakeve e horrave te rrugeve sepse ashtu
    i teket nje grupi apo levizje shoqerore per te vene
    qellimisht SPAK- un qe te mos merret me problemet
    themelore por me gjera te rendomta. Banda Sali Be-
    rishes dhe Ilir Metes cdo dite sajon nga ndonje slibi
    dhe kete e bejne qellimisht per te largusr vemendjen
    eSPAK-it nga rrjedha kryesore e ngjarjeve: “Demi ka-
    pet prej briri”, thote populli ndersa SPAK-u e ka kapur
    “Demin nga bishti” ! Kete s’e durojne shqiptaret,zoterinj !
    Kjo eshte nje fyerje e rende kur i thua shqiptareve “Dale
    sa t’na vije ‘DOSJA’ nga Amerika” pastaj do te veprojne
    duke e ditur se Amerika kurre nuk i dorezon DOSJET qe
    mund te qendrpjne 10-20-50 deri ne nje 100 vjet pa dekla/
    sifikuara dhe kete Muteberet e SPAK-ut e dine fare mire
    por bejne naivin, te paditurin ! Kete e di edhe Monstra e
    Vicidolit prandaj u hedh trute e gomarit JENICEREVE te
    tij duke klithur ne cdo tubim se kerkon nga Amerika (Blin-
    ker)’vetem nje fakt korrupsioni dhe ly sharlatan do te ter-
    hiqet nga politika sepse e di fare mire qe Amerika ka ligjet
    e saj persa i perket sekreteve shyeterore

  • Tash jemi gjithe fajtor etj etj na thot Dita ne redaksionalin e saj!

    Jo bash ashtu!
    Jeni fajtore vetem ju qe votuat nje here e s’pat asgje te hajrit per kete pune! po e rivotuat prape ate qe i dergoj njerzet n’ate bulevard e qe i permend vetem kur ka nevoje per ta per marketing ! Edhe ju qe e mbeshtetet deri sot perkunder nje mal me premtime bosh! Jeni ju qe nuk ia rikujtoni cdo dite se jo vetem nuk e mbajti premtimin per Drejtesi po i promovoj ato gardista edhe ma nalte!
    Jeni ju jo vetem bashkfajtor po edhe hipokrit pa kufi ne kete histori tragjike per familjaret po edhe per kombin , kur shihet ashiqare se vlen asgje populli per pushtetaret po vetem perdoret si lecke qe mundet me u derguar nga nje tabor ne nje vrasje te sigurt nga tabori tjeter!
    Faj nuk eshte per te gjithe e i te gjitheve po turpi eshte per ne te gjithe per domethenjen e kesaj harrese e kesaj ngjarje!
    Deri kur to durojme te neperkembemi nga nje klase te degjeneruar si popull e si shtet?
    Deri kur?!

    • lilo
      më pëlqen ky komnet!!
      në radhë të parë për gjuhën,perfekte për tu mësuar për një kohë kaq të shkurtër,por sidomos për lidhjen e llogjikës!!
      lil,si ka mundësi që brënda një viti të bëhet një ndryshim i tillë??
      ke dikë që ti korigjon gramatikën,por si duket dhe llogikën!!
      për të dyja nuk je shquar asnjëhrë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *