Dy ekspertë për të përcaktuar nëse vetëvrasja e djalit erdhi si pasojë e vrasjes së Faik Myrtajt

Dita

Dy ekspertë u urdhëruan sot nga Gjykata Administrative për të përcaktuar dëmin moral dhe material që i është shkaktuar familjes Myrtaj nga vrasja e kryefamiljarit të saj në 21 Janar Faik Myrtaj – pas padisë që kjo familje ka bërë ndaj Gardës së Republikës dhe Ministrisë së Brendshmepër dëmshpërblim.

Këta ekspertë do të përcaktojnë nëse vetëvrasja e djalit të Faikut ka ardhur si pasojë e vdekjes së të atit.

Për sa i përket dëmshpërblimit, përfaqësues të Gardës së Republikës kanë pretenduar se dëmshpërblimi duhet t’i kërkohet autorit të vrasjes, ish-komandantit, Ndrea Prendi, dhe institucionit që e kishte punësuar, Ministrisë së Brendshme.

Por sipas avokatit të familjes Myrtaj kjo kërkesë nuk qëndron.

Gjykata i la afat dy javor ekspertëve për të përpiluar raportin.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *