“21 Janari”, eksperti i pavarur: Plumbi që vrau Veizin s’ishte rikoshet

anazapta

Eksperti deklaroi se predha (plumbi) nuk kishte mundësi të merrte me vete dy ashklat e pemës të gjetura në këmishën e viktimës, gjë që ishte pretenduar më parë nga eksperti i thirrur nga mbrojtja

Ziver Veizi nuk u vra nga një plumb rikoshet. Ky është përfundimi në të cilën ka arritur eksperti i prokurorisë, Dritan Zoto, i cili hedh poshtë kështu dëshminë e ekspertit të policisë, i cili pretendoi se plumbi që vrau Ziver Veizin 21 janarin e vitit 2011 në fakt kishte qëlluar më parë një pemë dhe pastaj kishte vrarë pjesëmarrësin në protestë.

Në dëshminë e tij para Gjykatës për Krime të Rënda, eksperti Dritan Zoto deklaroi se predha (plumbi) nuk kishte mundësi të merrte me vete dy ashklat e pemës të gjetura në këmishën e viktimës, gjë që ishte pretenduar më parë nga eksperti i thirrur nga avokatët mbrojtës të çështjes, të cilët pretenduan se plumbi ishte rikoshet.

Në seancën e zhvilluar në dhomën penale të Gjykatës se Tiranës për ngjarjet e 21 Janarit, eksperti privat u shpreh se dy ashklat e pishës të gjetura në këmishën e Veizit nuk kanë shoqëruar predhën që e goditi për vdekje, duke arritur në përfundimin se në fakt protestuesi është vrarë nga një qitje direkt mbi të.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *