21 janari, Fatos Klosi: Po vonon reforma në drejtësi

editor

Ish shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi është skeptik për zbardhjen e së vërtetës së plotë për vrasjet e 21 Janarit tre vjet më parë. Në këtë intervistë në DITA, ai thotë se Berisha kur ishte në pushtet punoi me ngulm ta kishte nën kontroll tërësisht gjyqësorin dhe për fat të keq vazhdon ta kontrollojë ende…

Zoti Klosi, a duhet të kemi ende shpresë se do të zbardhet e vërteta e tragjedisë së 21 Janarit dhe se fajtorët do të vihen para përgjegjësisë penale?

E shoh shumë të vështirë. E them këtë sepse kjo duhej bërë menjëherë, që në ditët e para kur ndodhi ngjarja. Hekuri rrihet sa është i nxehtë, thotë populli. Kjo nuk u bë dhe mendoj se është bërë qëllimisht. Sali Berisha ka punuar fort gjatë qeverisjes së tij që ta kishte nën kontroll gjyqësorin dhe ia ka arritur qëllimit. Prandaj dhe e shoh shumë të vështirë zbardhjen e së vërtetës. Kanë kaluar tre vjet që nga dita kur ndodhi tragjedia, sistemi i drejtësisë është po ai, gjyqtarët janë po ata. E si mund të besojmë se ata do të zbardhin të vërtetën? Po të kishin vullnet dhe dëshirë ata do ta kishin bërë me kohë këtë. Unë jam pesimist në ndëshkimin e përgjegjësve të tragjedisë së 21 janarit…

Po ç’duhet bërë në këto kushte? A duhet të përmbysur ky sistem drejtësie që kemi?

Fjala ‘përmbysje’ më duket një fjalë e madhe. Unë do të thosha se jemi të vonuar me fillimin e ndryshimit të këtij sistemi. Nëse flasim për reformë në drejtësi, ajo duhej të kishte filluar me kohë me krerët e këtij sistemi. Kështu nuk ecet. Kjo maxhorancë i ka të gjitha mundësitë që ta bëjë këtë. Për më tepër gëzon mbështetjen e fuqishme të atyre që e kanë votuar dhe, për më tepër, është e inkurajuar edhe nga ndërkombëtarët për ta bërë këtë.

 

Foto LSA: E veja e Aleks Nikës vrarë në 21 janar, sot gjatë homazheve për 3 vjetorin

Share This Article
2 Comments
  • Per reformen ne drejtesi frikacaket e PS ofojne vetem fjalen “duhet”. Duhet te behet kjo e duhet te behet ajo por se kush ka per ti bere dhe kur do te behen keto , askush nuk ka bythe te marri pergjegjesi mbi vete.

  • Kur autori i shkrimit ishte Kryetar SHIK-u, oficere te policise shtetit vrane ne mes Tiranes deputetin Azem Hajdari, me makina policie , pasi i bene disa atentate me pare dhe autoret e vrasjes u qeruan nje e nga nje. Te tille reforme do Klosi ne drejtesi qe te kete prap mundesi te qeroje kundershtaret politike si me pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *