Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: “21 janari” në dorën e Tom Ndrecës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > “21 janari” në dorën e Tom Ndrecës
AktualitetLajm i fundit cicerr

“21 janari” në dorën e Tom Ndrecës

redaktor
Published October 31, 2013
Share
SHARE

Tom Ndreca, një prej gjykatësve më të sulmuar nga mazhoranca aktuale, do të jetë relator i një prej dosjeve më të përfolura në drejtësisë shqiptare, “21 janari”. Ndreca u përzgjodh nga shorti si relator i dosjes me tre të pandehurit, Ndrea Prendi, ish-kreu i Gardës së Republikës, ish-gardisti Agim Llupo dhe Margarit Kume, të akuzuar për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit.

Anëtar të kolegjit penal do të jenë, Shkëlzen Selimi, Artan Zeneli, Edmond Islamaj dhe Aleksandër Muskaj. Ndrea Prendi, akuzohet për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj dhe u dënua nga Apeli me 1 vit burg, ndërsa Agim Llupo u dënua me tri vite burg, për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Të dy të pandehurit në Gjykatën e Tiranës, morën pafajësinë.

Prokuroria kërkoi në Gjykatën e Lartë dënimin me 23 vite burg për Prendin dhe 25 për Llupon. Kolegji penal me në krye Ndrecën, pritet të caktojë datën e nisjes së procesit gjyqësor, që është dhe beteja e fundit e prokurorisë, për të dënuar dy të pandehurit, për vrasjet e demonstruesve para godinës së Kryeministrisë. Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj, u vranë gjatë demonstratës së 21 janarit 2011. Aleks Nika mbeti i plagosur dhe gjeti vdekjen pak ditë më vonë, në një spital në Turqi.

redaktor October 31, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
6 Comments
  • Pëllumb zaimi says:
    October 31, 2013 at 10:36 am

    Tani që e mori ne dore tom ndreca prisni se rezultati do të jetë ky: ziveri,faiku,hekurani,aleksi janë vrarë nga hiçi? Tallje me te vdekurit dhe pas vdekjes. Turp me te madh dhe nenshtrim më të madh te gjykates se larte nga politika nuk ka. Ja rezultati i vajtjes atje te zaganjoreve ketyre palaçove politiké pa integritet personal e profesional !? Populli duhet te jete gati qe pas relacionit te tom ndrecës ti shpalle kete gjykates dhe kryetarin e tij vrasesit e vertete. Dihet ajo qe do te shkarravise ky monstër juridike. Për herë te tretë në shqipëri do te rivriten 4 njerëz pas vdekjes. Ky ështe nje precedent historik që ma do mëndja se nuk ka ndodhur gjekundi,madje as ne ferr!!?

    Reply
    • miri says:
      October 31, 2013 at 11:23 am

      Me Tom Ndrecen apo pa Tom Ndrecen nje gje eshte se do te kete drejtesi per 21 janarin.

      Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    October 31, 2013 at 10:39 am

    VR!!! Tani që e mori ne dore tom ndreca prisni se rezultati do të jetë ky: ziveri,faiku,hekurani,aleksi janë vrarë nga hiçi? Tallje me te vdekurit dhe pas vdekjes. Turp me te madh dhe nenshtrim më të madh te gjykates se larte nga politika nuk ka. Ja rezultati i vajtjes atje te zaganjoreve ketyre palaçove politiké pa integritet personal e profesional !? Populli duhet te jete gati qe pas relacionit te tom ndrecës ti shpalle kete gjykates dhe kryetarin e tij vrasesit e vertete. Dihet ajo qe do te shkarravise ky monstër juridike. Për herë te tretë në shqipëri do te rivriten 4 njerëz pas vdekjes. Ky ështe nje precedent historik që ma do mëndja se nuk ka ndodhur gjekundi,madje as ne ferr!!?

    Reply
  • lisdushku says:
    October 31, 2013 at 11:06 am

    I nderuar z. Pellumb, keta po luajne lloto-sport me ndeshje te shitura me duket.Rilindja ka marre 1 milion vota,ka marre ultimatum nga nderkombetaret per ndryshimin rrenjesor te sistemit te drejtesise,ka marre sinjale te qarta nga senati Amerikan per denimin shembullor te vrasesve te 21 janarit dhe urdheruesve te tyre dhe ministria e drejtesise,kryeministri dhe parlamenti lejojne qe dosjen me kryesore te vrasjeve politike te 21 janarit ta gjykojne po ata gjykates te shitur.

    Reply
  • kujtimi itali says:
    October 31, 2013 at 11:10 am

    pa dashur te te paragjykoj z/ndreca precedentet e tij jane negative deri tani ne vendime te rendesishme gjithmone ka qene ne favorin e me te fortit, ose ai qe ka paguar me mire, ekonomi tregu eshte,! sepse po te kishte shtet ligjor edhe ndreca dote zbatonte ligjin kur zbatohet ligji i me te forteve atehere cfare ngelet. ore po hane tegjithe luge tha nreca e une perse te mos mar garuzhden ????????????????????????????

    Reply
  • fteri says:
    January 20, 2015 at 9:23 pm

    Pas kater vjetesh u kujtua prokuroria qe te beje nje mashtrim te ri ,nje fallsifikim te ri,nje krim te ri./ O’zot i madhe te marre hak mbi ju kriminele vrases dhe sehirgji./tallje e madhe me kete populnuk kal!!!…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?